TV1 Channel - Shkodër

TV1 Channel - Shkodër Televizioni i parë i qytetit të Shkodrës

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të zgjedhë kryepeshkopin e ri!Sot, më 16 mars 2025, do të realizohet zgjedhja...
16/03/2025

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të zgjedhë kryepeshkopin e ri!

Sot, më 16 mars 2025, do të realizohet zgjedhja e kryepeshkopit të ri pas vdekjes së Anastas Janullatos. Procesi do të zhvillohet në Qendrën Sinodike pas Liturgjisë Hyjnore dhe do të ndjekë rregullat e Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kryepeshkopi i ndjerë, Anastas Janullatos, udhëhoqi Kishën Ortodokse për më shumë se tri dekada, duke kontribuar në ringritjen e saj pas periudhës komuniste dhe duke hapur mbi 400 famulli, si dhe themeluar Akademinë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" në Durrës.

Parashikimi i Motit për Sot:Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa, duke sjellë mot kryesisht të vranët n...
16/03/2025

Parashikimi i Motit për Sot:

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa, duke sjellë mot kryesisht të vranët në territorin Shqiptar. Vranësirat do të zhvillohen dhe do të sjellin reshje, të cilat do të jenë në formë shtrëngate dhe herë pas here mund të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe stuhi breshëri.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët e lokalë, ndërsa skaji verior dhe verilindor i vendit do të ketë rrebeshe të izoluara.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, me vlera që luhaten nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht deri fort, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim deri në 4 ballë në brigjet detare.

15/03/2025

EDICIONI I LAJMEVE OA 20:00

Perfundon me rezultatin 1-2 e gjithe ndeshja, Vllaznia-Skënderbeu. Skenderbeu shenoi i pari golin e avantazhit  me ane t...
15/03/2025

Perfundon me rezultatin 1-2 e gjithe ndeshja, Vllaznia-Skënderbeu. Skenderbeu shenoi i pari golin e avantazhit me ane te Nasser në minutën e dhjetë, nderkohe qe ne pjesen e dyte eshte Qato qe barazon ne minuten e 49-te, por ne te 82-ten, Nasser shenon golin e avantazhit dhe te dytin personal per korçaret qe largohen nga Shkodra me tre pike te arta.

Minuta e 82-te. Skenderbeu kalon ne avantazh me te njejtin futbollist, Nesser, i cili regjistron dopieten e tij ne kete ...
15/03/2025

Minuta e 82-te. Skenderbeu kalon ne avantazh me te njejtin futbollist, Nesser, i cili regjistron dopieten e tij ne kete ndeshje

Minuta e 49-te. Barazohet rezultati ne "Loro Boriçi". Eshte Klinto Qato qe shenon nje supergol. Vllaznia-Skenderbeu 1-1
15/03/2025

Minuta e 49-te. Barazohet rezultati ne "Loro Boriçi". Eshte Klinto Qato qe shenon nje supergol. Vllaznia-Skenderbeu 1-1

Pjesa e dytë e ndeshjes, Vllaznia-Skënderbeu nis me një ndërrim në radhët e kuqebluve. Largohet nga fusha e lojës Jago d...
15/03/2025

Pjesa e dytë e ndeshjes, Vllaznia-Skënderbeu nis me një ndërrim në radhët e kuqebluve. Largohet nga fusha e lojës Jago dhe aktivizohet Gruda. Rezultati, Vllaznia 0 dhe Skenderbeu 1

Pjesa e parë e ndeshjes, Vllaznia-Skënderbeu mbyllet me rezultatin 0-1. Për korçarët, golin e avantazhit e shënoi Naser ...
15/03/2025

Pjesa e parë e ndeshjes, Vllaznia-Skënderbeu mbyllet me rezultatin 0-1. Për korçarët, golin e avantazhit e shënoi Naser në minutën e dhjetë

Superliga e Basketbollit meshkuj-Sonte, ora 20:00 në “Qazim Dervishi”, klasikja e kosh*t, Vllaznia-Tirana. Me kuqeblutë,...
15/03/2025

Superliga e Basketbollit meshkuj-Sonte, ora 20:00 në “Qazim Dervishi”, klasikja e kosh*t, Vllaznia-Tirana. Me kuqeblutë, edhe dy blerjet e reja, amerikanët Ashton Parker dhe Mckyroy Tucker
Pas firmosjes së tre ditëve më parë me amerikanin tjetër Ashton Parker, Vllaznia e basketit meshkuj ka firmosur mbrëmjen e djeshme edhe me basketbollistin tjetër amerikan Mckyroy Tucker. Në këtë mënyrë, duket se Vllaznia është “blinduar” pikërisht në momentin e duhur, pasi mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00 do të luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Kuqeblutë do të kenë përballë Tiranën, një rival i kaheshëm, por që sot sfida në fjalë është shumë përcaktuese për fatet e kualifikimit në fazën Play Off. Vetëm fitorja i bën punë kuqebluve, gjë të cilën pritet ta marrin edhe me mbështetjen e tifozërisë shkodrane, e cila nga emocionet e ndeshjes së futbollit Vllaznia-Skënderbeu që luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, vetem pak metra më tej, do të spostohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të inkurajuar djemtë kuqeblu drejt fitores. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Eni Llazani dhe kolegët e tij Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani është përgatitur maksimalisht gjatë javës për këtë sfidë shumë të rëndësishme, ndërkohë që me skuadrën është bashkuar edhe basketbollisti amerikan Mckyroy Tucker, një ish lojtar i kuqebluve sezonin e kaluar ku statistikat e tij me 35.7 minuta , 16,5pikë për ndeshje, 5.4 t**a në tabele, 5.1 asiste për ndeshje dhe 1.7 vjedhje topi , vlerësohen pozitive nga stafi kuqeblu. Nga sa bëhet e ditur, Tucker, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme, ku së bashku me firmosjen e e tre ditëve më parë të amerikanit tjetër Ashton Parker, forca e kuqebluve në këtë ndeshje për të mposhtur Tiranën është edhe më e madhe.

Minuta e dhjetë e ndeshjes, Vllaznia-Skënderbeu. Korçarët kalojnë në avantazh me anë të Naser, pas pasit të dhënë nga sh...
15/03/2025

Minuta e dhjetë e ndeshjes, Vllaznia-Skënderbeu. Korçarët kalojnë në avantazh me anë të Naser, pas pasit të dhënë nga shkodrani Nikaj. Vllaznia-Skënderbeu, 0-1

Nis ndeshja, Vllaznia-Skënderbeu në stadiumin “Loro Boriçi”. Formacionet zyrtare:Vllaznia: Jukaj, Jago, Stojanoviç, Bajr...
15/03/2025

Nis ndeshja, Vllaznia-Skënderbeu në stadiumin “Loro Boriçi”.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Jukaj, Jago, Stojanoviç, Bajrami, Gurishta, Qato, Krymi, Mala, Dodaj, Balaj, Çoba. Trajner: Tomas Brdariç
Skënderbeu: Alia, Prençi, Sabo, Doka, Shaqe, Dumfur, Lukuinjas, Estrela, Nikaj, Nasr, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtarë:
Arbitër kryesor: Laver Alla(Lushnje)

Vllaznia dhe Skënderbeu, gati për start. Trajnerët Tomas Brgariç dhe Ernes Gjoka, zyrtarizojnë formacionet e para. Java ...
15/03/2025

Vllaznia dhe Skënderbeu, gati për start. Trajnerët Tomas Brgariç dhe Ernes Gjoka, zyrtarizojnë formacionet e para. Java e 30-të të Superiores.

Pas pas, dhe saktësisht në orën 18:00, nis në stadiumin “Loro Boriçi” sfida e javës së 30-të të kategorisë Abissnet Superiore. Ndërkohë, që skuadrat janë në nxemje e sipër, dy trajnerët kundërshtarë, Tomas Brdariç i Vllaznisë dhe Ernest Gjoka i Skënderbeut, më herët ish trajner i kuqebluve, kanë zyrtarizuar formacionet, me emrat që do ta nisin nga minuta e parë. Në radhët e kuqebluve, të bie në sy rikthimi i sulmuesit Kevin Dodaj, i cili në dy ndeshjet e fundit e nisi ndeshjen nga stoli.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Jukaj, Jago, Stojanoviç, Bajrami, Gurishta, Qato, Krymi, Mala, Dodaj, Balaj, Çoba. Trajner: Tomas Brdariç
Skënderbeu: Alia, Prençi, Sabo, Doka, Shaqe, Dumfur, Lukuinjas, Estrela, Nikaj, Nasr, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtarë:
Arbitër kryesor: Laver Alla, Asistent 1: Erind Burgu, Asistent 2: Stivi Met-hoxha
Arbitër i 4: Eldorjan Hamiti
Var: Andi Koçi -Avar: Kreshnik Barjamaj
Delegat: Eraldi Shera -Vëzhgues: Plarent Kotherja

Gloria Shllaku, kandidate e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore (AShM), ka deklaruar tërheqjen e saj nga list...
15/03/2025

Gloria Shllaku, kandidate e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore (AShM), ka deklaruar tërheqjen e saj nga lista e hapur në Qarkun e Shkodrës, por ka theksuar se do të vazhdojë të marrë pjesë në garën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo e cilësoi këtë garë si të të gjithë demokratëve, pavarësisht nëse janë në listë apo jo.
Në një deklaratë për mediat, Shllaku falenderoi të gjithë mbështetësit, degën e Partisë Demokratike në Shkodër, drejtuesin politik Z. Boçi, dhe demokratët shkodranë, duke theksuar se ky vendim është marrë me besimin se synimi nuk është akomodimi privat, por fitorja e përbashkët.
"Ajo që kërkojmë është një fitore e përbashkët, jo akomodim personal. Ky është një vendim i marrë nga unë për t’i lënë vendin një demokrati tjetër, Aurel Markajt, duke synuar maksimalizimin e votave dhe rritjen e kohezionit për të mundësuar një rotacion politik në Shqipëri", tha Shllaku.
Shllaku shpjegoi se ky vendim është marrë duke marrë parasysh konfigurimin e zonave të qarkut dhe mendoi se Aurel Markaj do të siguronte një përpjesëtim më të mirë të kandidatëve në listën e Shkodrës, duke u mbështetur në origjinën, aktivitetin dhe lidhjet e tij në këtë territor.
Ajo i uroi suksese Markajt dhe shprehu mbështetje të pakursyer për të dhe kandidatët e tjerë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. "Për Shkodrën Madhështore, për Shqipërinë e përbashkët!" u shpreh Shllaku në fund të deklaratës së saj.

Administrata e ish-presidentit Donald Trump është duke shqyrtuar vendosjen e kufizimeve të udhëtimit për qytetarët e 41 ...
15/03/2025

Administrata e ish-presidentit Donald Trump është duke shqyrtuar vendosjen e kufizimeve të udhëtimit për qytetarët e 41 vendeve, si pjesë e një ndalimi të ri që do të ndikonte në lëshimin e vizave për këto shtete, sipas raportimeve nga Reuters.

41 vendet janë ndarë në tre grupe të ndryshme. Për grupin e parë, i cili përfshin 10 vende, përfshirë Afganistanin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut, do të vendoset një pezullim i plotë i vizave. Kjo masë synon të kufizojë udhëtimin e qytetarëve të këtyre vendeve drejt Shteteve të Bashkuara.
Grupi i dytë përfshin pesë shtete: Eritrea, Haiti, Laosi, Mianmari dhe Sudani i Jugut. Për këto vende do të vendosen pezullime të pjesshme për vizat turistike, studentore dhe ato të tjera imigruese, me disa përjashtime të mundshme.
Në grupin e tretë janë 26 vende, përfshirë Bjellorusinë, Pakistanin dhe Turkmenistanin, të cilët mund të përballen me pezullime të pjesshme të vizave të SHBA-së nëse qeveritë e tyre nuk bëjnë përpjekje për të adresuar mangësitë në sistemet e sigurisë brenda 60 ditëve. Ky afat është përcaktuar nga një memorandum i administratës Trump.
Një zyrtar amerikan ka paralajmëruar se lista mund të përfshijë ndryshime dhe se ndalimi i udhëtimit do të duhet të miratohet nga administrata, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio.

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nga karabinierët pasi shkeloi urdhrin e gjykatës dhe kreu vepra të tjera...
15/03/2025

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nga karabinierët pasi shkeloi urdhrin e gjykatës dhe kreu vepra të tjera penale. Arrestimi i tij ka ndodhur pasi ishte kapur teksa kishte shkelur masën e dënimit me kusht për disa vepra penale për të cilat ishte hetuar dhe gjykuar më parë.
Ngjarja ka ndodhur më 14 mars, kur shqiptari u lokalizua në Mariano Comense. Pas verifikimeve të kryera, u zbulua se ndaj tij ishte lëshuar një dënim me kusht që ishte pezulluar, dhe duhej të rikthehej në qeli për shkak të shkeljes së urdhrit të gjykatës.
I arrestuari, banues në zonën e Cabiate, u transferua në burgun Bassone në Como pas pezullimit të shërbimit të tij të përkohshëm me kusht në shërbimet sociale.
Masa që i ishte lëshuar më 11 mars, vinte pas shkeljeve të përsëritura të detyrimeve lidhur me masën alternative, të konstatuara nga karabinierët ndërmjet tetorit 2024 dhe marsit 2025. Për këtë arsye, shqiptari u rikthye në qeli pasi kishte shkelur urdhrin e gjykatës.

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar zyrtarisht Lëvizjen BASHKË si subjektin e parë të regjistruar për zgj...
15/03/2025

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar zyrtarisht Lëvizjen BASHKË si subjektin e parë të regjistruar për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj. Ky moment nuk është thjesht një hap teknik, por një dëshmi e seriozitetit dhe angazhimit të Lëvizjes BASHKË për një politikë të pastër dhe të ndershme. Në një skenë politike shpesh të ndikuar nga pazaret dhe llogaritë e minutës së fundit, Lëvizja BASHKË dorëzoi listat e kandidatëve 6 ditë para afatit, duke treguar kështu se nuk janë pjesë e lojërave të errëta të pushtetit.
Lëvizja BASHKË është mbështetur nga qindra aktivistë dhe përkrahës nga e gjithë Shqipëria, duke përfshirë qytetet si Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça, Kukësi dhe Saranda. Me 5.500 firma të mbledhura rrugë më rrugë, kjo forcë politike e re ka hyrë në garë si një alternativë e majtë, demokratike dhe e pakompromis në politikën shqiptare.
Kandidatët e Lëvizjes BASHKË janë qytetarë të ndershëm dhe profesionistë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, të cilët përfaqësojnë një politikë të bazuar në meritë dhe jo në klientelizëm. Ata përfshijnë:
Redi Muçi (Tiranë), inxhinier dhe pedagog
Mirela Ruko (Fier), sociologe dhe aktiviste për të drejtat e punëtorëve
Artan Kacani (Durrës), arkitekt-urbanist
Oltion Fociro (Elbasan), pedagog dhe ekspert në informatikë
Gabriel Rakaj (Shkodër), inxhinier fizike dhe kërkues shkencor
Ilir Zoto (Vlorë), avokat dhe mbrojtës i të drejtave të qytetarëve
Petro Lubonja (Korçë), profesionist në turizëm dhe aktivist i diasporës
Elio Shyti (Berat), zhvillues softuerësh dhe një nga figurat kryesore të nismës "Dua të Votoj 2025"
Alban Metallari (Kukës), inxhinier dhe kërkues shkencor ndërkombëtar
Emiljando Kita (Lezhë), politolog dhe aktivist
Besjan Kica (Dibër), fermer dhe specialist në mbrojtjen e bimëve
Klevis Bedaj (Gjirokastër), specialist IT dhe njohës i industrisë së turizmit.
Këta individë janë më shumë se emra në një listë—ata janë njerëz që kanë kontribuar realisht për të mirën publike dhe janë të gatshëm të ndryshojnë politikën nga brenda.
Në një kohë kur politika ka humbur çdo kredibilitet, mbështetja e qindra aktivistëve dhe mijëra qytetarëve që dhanë firmën dhe mbështetjen e tyre është një dëshmi e qartë e një ndryshimi të pashmangshëm. Lëvizja BASHKË është e vendosur të mos e tradhtojë besimin e qytetarëve dhe premton se më 11 maj, ndryshimi do të bëhet realitet.

15/03/2025

Vllaznia ka fituar dy tituj kampionë kombëtarë në Peshëngritje me Antonino Mullisi dhe Sajmir Lagja, të cilët janë tashmë liderë në kampionatet e të rriturve pas sukseseve të tyre në moshat e reja. Trajneri Artur Lagja shpreh kënaqësinë për këto fitore dhe thekson se ata synojnë të arrijnë medalje në Botërorin e Peru dhe Kampionatin Europian për U23.

15/03/2025

Punimet për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj – Kraje kanë avancuar me hapjen e një trasesh 6 km, ndërsa ka mbetur edhe vetëm 500 metra për të arritur në pikën turistike të Shirokës. Ky projekt, që pritet të përfundojë deri në muajin qershor, është pjesë e programit të zhvillimit të infrastrukturës dhe turizmit, dhe do të kontribuojë në rritjen e mundësive turistike në brigjet e Liqenit të Shkodrës.

Address

Shkodër

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV1 Channel - Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to TV1 Channel - Shkodër:

Videos

Share

Category

TV1 CHANNEL - Televizioni i parë i qytetit të Shkodrës

Informacion

Cilesia e edicioneve tona te lajmeve eshte nder me te lartat ne vend. Prioritet eshte ruajtja e standarteve te larta profesionale teksa teleshikuesi njihet me te gjitha zhvillimet me te fundit ne qarkun e Shkodres por edhe Lezhes.

Ky departament ka luajtur rolin kryesor ne rritjen e madhe te imazhit te televizionit. Nepermjet ndjekjes ne vijimesi dhe nga te gjitha kendveshtrimet te te gjithe problemeve kryesore eshte krijuar respekt per lajmet tona. Ekipet televizive jane kudo per te sjelle problematiken njerezore.

Madje jane zbuluar “scoop“ qe i kane dhene dimensionin te jashtezakonshem edicioneve. Ne po zgjerojme gazetarine investigative; tematiken; kronikat nga rrethet; si dhe temat ekonomike.