17/07/2024
Sot, Urdhri i Punonjësve Socialë zhvilloi një takim me anëtarësinë në Elbasan për të diskutuar në lidhje me problematikat e punonjësve socialë, edukimin në vazhdim dhe praktikën profesionale.
Gjatë këtij takimi, punonjësit socialë ngritën disa çështje të rëndësishme ku puna e Urdhrit duhet të fokusohet jo vetëm në lidhje me marrëdhënien që anëtarët kanë me Urdhrin, por edhe në aspektet e rregullimit të profesionit me protokolle të veçanta të ndara sipas sektorëve ku punonjësit socialë janë të punësuar.
Gjithashtu, u theksua nevoja për një strukturë më të mirë të protokolleve profesionale që do të ndihmojnë në standardizimin e shërbimeve dhe rritjen e cilësisë së punës në fusha të ndryshme, si shëndetësia, arsimi, shërbimet sociale dhe drejtësia. Këto protokolle do të sigurojnë që praktikat më të mira të ndahen dhe të zbatohen në të gjithë vendin, duke përmirësuar kështu rezultatet për komunitetet që shërbehen nga punonjësit socialë.
Gjatë këtyre ditëve, Urdhri do të zhvillojë takime në të gjitha qarqet e Shqipërisë me punonjësit socialë për të diskutuar në lidhje me ecurinë e Urdhrit dhe vendosjen e prioriteteve në interesin më të lartë të punonjësve socialë. Këto takime synojnë të krijojnë një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm ndërmjet anëtarëve dhe Urdhrit, për të siguruar që të gjitha zërat të dëgjohen dhe të merren parasysh në hartimin e politikave dhe strategjive të ardhshme.
Ky projekt u mbështet nga UNICEF Albania permes projektit “Askush të mos mbetet pas”, dhe financuar nga Swiss Development & Cooperation.
This project is supported by UNICEF through the project “Leave No One Behind” and financed by Swiss Development & Cooperation.
Albania