In BlissCam, you can easily video chat with interesting people all over the world online, and meet many interesting strangers here. Departamenti i Kimisë është një nga Departamentet më të rinj si njësi përbërëse e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Veprimtaria e tij është e lidhur fillimisht me Departamentin Biologji-Kimi ku si rrjedhojë e zhvillimeve si në përgatitjen e programeve të reja të s
tudimit ashtu dhe angazhimin me problematika të ndryshme të veprimtarive mësimore dhe shkencore doli si domosdoshmëri ndarja dhe krijimi i Departamentit me problematikë tërësisht të përcaktuar. Aktualisht Departamenti jep kontribut kryesisht në programet e studimit:
1. Bachelor në Biologji-Kimi;
3. Master Profesional në Mësuesi për lëndët Biologji–Kimi, me profil minor në Edukim shëndetësor dhe mjedisor”;
4. Master Profesional në Analist prodhimi;
Organizimi i Departamentit mbështetet në bazë të objektivave për të realizuar procesin mësimor dhe kërkimor të tij. Veprimtaria e tij kryhet në bashkëveprim me departamentet e tjera të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe në atë të departamenteve në Universitete të tjera. Aktualisht Departamenti përbëhet prej 7 pedagogësh, ku gjysma janë me grada dhe tituj shkencorë. Në përputhje me rregullat mbi të cilat funksionon institucioni ynë veprimtaria e tij realizohet mbi bazë e grupeve mësimorë kërkimorë të cilët aktualisht janë:
- Grupi i Kimisë i cili ndalet ne aspekte të kimisë teorike, mjedisit dhe probleme të mësimdhënies së kimisë teknologjisë dhe diturisë së natyrës në shkollë;
- Grupi i Teknologjisë i cili shqyrton aplikimet e kësaj shkence në teknologji probleme të ndotjes industriale etj;
Ecuria normale e punës mësimore kërkimore të kësaj strukture shihet në përputhje me nevojat e tregut ndaj dhe përbërjet e grupeve janë fleksibël në përputhje me problemet mësimore kërkimore me të cilat ballafaqohet. Personeli ndihmës mësimor (laborantët).