Fshati Kobajë Prizren

Fshati Kobajë Prizren Faqe e fshatit e menaxhuar nga banorët e fshatit.

Njoftim:Miqtë dhe dashamirët tanë, bashkëshortja e Mursel Kasam Bislimaj  (Seranda Hoxhaj Bislimaj) vajza e Besim Hoxhaj...
07/11/2023

Njoftim:
Miqtë dhe dashamirët tanë, bashkëshortja e Mursel Kasam Bislimaj (Seranda Hoxhaj Bislimaj) vajza e Besim Hoxhaj nga fshati Vlashnje që më 07.11.2023, ndërroi jetë, varrimi i të ndjerës bëhet me 08.11.2023 me drekë (12:00) në varrezat e fshatit Kobajë, Zoti e shpërbleftë me Xhenet.

Qytetarë të nderuar të fshatit Kobaj!Ju njoftojmë se sot me datë 11.08.2023 me fillim në ora 18:00 tek shkolla “Naim Fra...
11/08/2023

Qytetarë të nderuar të fshatit Kobaj!
Ju njoftojmë se sot me datë 11.08.2023 me fillim në ora 18:00 tek shkolla “Naim Frashëri” në Vlashnje, do të mbahet dëgjim publik,ku mund ti drejtoheni me kërkesat tuaja kryetarit të Prizrenit z. Shaqir Totaj dhe bashkëpunëtorëve të tij!
Në këtë takim ju mund të shprehni pakënaqësitë, kërkesat dhe idetë tuaja!
Një ndër projektet që është prioritet mbi prioritete, e që na ka munguar me vite është asflatimi i rrugës Kobaj-Prizren, e cila do t’ia lehtësonte një nxënësi shkollimin, një punëtori punën dhe një pensionisti marrjen e pensionit!
Shpresojmë që dikush nga bashkëfshatarët do ta kërkoj realizimin e këtij projekti jetik për vendbanimin tonë!

NJOFTIM PËR PËRVJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT NEXHAT FANAJ, AJDIN RRAMANAJ DHE BEAMIR MEMAJTë nderuar bashkëluftëtarë, t...
27/07/2023

NJOFTIM PËR PËRVJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT NEXHAT FANAJ, AJDIN RRAMANAJ DHE BEAMIR MEMAJ
Të nderuar bashkëluftëtarë, të nderuara familje të Dëshmorëve dhe Martirëve, të dashur qytetarë, ju ftojmë që nesër më 28 korrik të na bashkangjiteni për nderime pranë varrezave të Dëshmorëve në Landovicë me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të Dëshmorëve Nexhat Fanaj e Beamir Memaj dhe 24 vjetorit të rënies së Dëshmorit Ajdin Rramanaj në ora 10:00 në Landovicë, pas Homazheve në Landovicë do të vizitohet lapidari dëshmorëve në fshatin Kobajë, pastaj vazhdojmë në vendin e rënies heroike të tyre në Malet e Koretnikut tek Lugu i Gjeraqines, duke nderuar këta Dëshmorë nderojmë Heroizmin e të gjithë Dëshmorëve të Kombit.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Respekt për familjet të tyre!
Nderim për luftëtarët e lirisë!
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Urime festën e Kurban Bajramit! Kjo festë le të na motivojë për forcimin e besimit tonë, për realizimin e qëllimeve të l...
28/06/2023

Urime festën e Kurban Bajramit!

Kjo festë le të na motivojë për forcimin e besimit tonë, për realizimin e qëllimeve të larta njerëzore dhe devotshmërisë, për sigurimin e progresit në këtë botë dhe shpëtim për botën e amshuar.
Uroj që Kurban Bajrami të kalojë në harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo besimtari.

Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë Ju dhe familjet tuaja!

Njoftim:Miqtë dhe dashamirët tanë , që më 29.05.2023, (Elbasan Sadri Vorfaj) ndërroi jetë, varrimi do të behët me datë: ...
30/05/2023

Njoftim:
Miqtë dhe dashamirët tanë , që më 29.05.2023, (Elbasan Sadri Vorfaj) ndërroi jetë, varrimi do të behët me datë: 31.05.2023 me drekë në ora 13:00 në fshatin Kobajë, Zoti e shpërbleftë me Xhehnet.

Njoftim për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë dhe parafillor!
15/05/2023

Njoftim për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë dhe parafillor!

Doli libri "KOBAJA NDËR SHEKUJ (Monografi)"...!Orhan Bislimaj
13/05/2023

Doli libri "KOBAJA NDËR SHEKUJ (Monografi)"...!

Orhan Bislimaj

Urime Fitër BajramiMe rastin e përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, pas përmbushjes se obligimit të agjërimit d...
21/04/2023

Urime Fitër Bajrami

Me rastin e përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, pas përmbushjes se obligimit të agjërimit dhe përkushtimit të plotë ndaj të madhit Zot, gjatë këtij muaji, lutëm që Zoti tua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat e të mira e të sinqerta, të gjithë atyre që i kanë kryer këto vepra gjatë këtij muaji të bekuar.

Po ashtu shfrytëzojm rastin që të gjithë vëllezërve e motrave tona, shqiptarë muslimanë, anekënd botës kudo që janë, e në veçanti mërgimtarëve tanë, të ua urojë festën e Fitër Bajramit duke ju dëshiruar suksese dhe të gjitha të mirat në jetë.

Një informacion për të ndjeren, me datë 18.04.2023 do të bëhet varrimi me Iqindi.
17/04/2023

Një informacion për të ndjeren, me datë 18.04.2023 do të bëhet varrimi me Iqindi.

Të nderuar banorë të fshatit Kobajë !Urime Natën e Madhe të Kadrit, duke shpresuar që si çdo natë të Ramazanit edhe kjo ...
17/04/2023

Të nderuar banorë të fshatit Kobajë !

Urime Natën e Madhe të Kadrit, duke shpresuar që si çdo natë të Ramazanit edhe kjo natë të na arrijë me një adhurim e përkushtim më të madh ndaj Zotit Fuqiplotë.
Ju njoftojmë se sikur çdo vit tjetër edhe këtë vit mbledhja e Sadakatul-Fitrit( Vitrave) do të bëhet nga Imami i fshatit, prandaj të gjithë të interesuarit munden ta kryjen këtë obligim në xhamin e fshatit para namazit të Akshamit ose në namaz të Jacisë , ose të kontaktojnë Hoxhën Hedan Abidin Thaqi: +383 45 343 248 .
Dhënja e vitrave është obligim e pastrim për agjërimin tonë dhe solidaritet me nevojtarët!

, vitrat duhet dhënë deri para faljes së namazit të Bajramit, ndërsa dhënja pas Bajramit obligohet mirëpo shpërblimi nuk është i njëjtë !

Zoti Fuqiplotë ua pranoftë agjërimin, namazin, sadakan dhe çdo punë tjetër të mirë!

Njoftim:Miqtë dhe dashamirët tanë, bashkëshortja e Ismajl Osmanaj (Bademe Osmanaj) që më 15.04.2023, ndërroi jetë, për v...
15/04/2023

Njoftim:
Miqtë dhe dashamirët tanë, bashkëshortja e Ismajl Osmanaj (Bademe Osmanaj) që më 15.04.2023, ndërroi jetë, për varrimin e të ndjeres do t'ju informojmë, Zoti e shpërbleftë me Xhennet.

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit
22/03/2023

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit

NJOFTIM : Njoftojmë miqtë dashamirët dhe shokët tanë , se me datë : 07.03.2023 Ridvan (Hamdi) Bislimaj ka ndërruar jetë ...
07/03/2023

NJOFTIM :

Njoftojmë miqtë dashamirët dhe shokët tanë , se me datë : 07.03.2023 Ridvan (Hamdi) Bislimaj ka ndërruar jetë në fshatin tonë nje Mësues , njeri i paqes , i drejte , pikërisht sot me Diten e mësuesit , u beft banor i xhehnetit ,shpirti yt i drejte dhe i paster.

25-vjetori i EPOPESË së UÇK-së!
05/03/2023

25-vjetori i EPOPESË së UÇK-së!

Urime 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës.Shteti i Kosovës u ndërtua mbi sakrificën e madhe ndër vite të s...
17/02/2023

Urime 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Shteti i Kosovës u ndërtua mbi sakrificën e madhe ndër vite të shumë burrave dhe grave që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për të arritur në këtë ditë.

Kosovën ta ruajmë si sytë e ballit.

Urimet më të përzemërta nga “Fshati Kobajë Prizren”, në këtë datë historike.

Gëzuar Vitin e Ri 2023!  Për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut!  Qoftë një vit i mbarë dhe i qetë!  Qoftë v...
31/12/2022

Gëzuar Vitin e Ri 2023! Për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut! Qoftë një vit i mbarë dhe i qetë! Qoftë viti i rikthimit të shpresës dhe prosperitetit! Qoftë viti i ndryshimeve të mëdha, për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e të gjithëve! Shëndet dhe jetë në familjet tuaja! Me respekt Fshati Kobajë Prizren.

Apel për të mos hedhur mbeturina!  Të dashur bashkëfshatarë, miq të fshatrave përreth, jemi dëshmitarë të një realiteti ...
08/12/2022

Apel për të mos hedhur mbeturina!

Të dashur bashkëfshatarë, miq të fshatrave përreth, jemi dëshmitarë të një realiteti të pakëndshëm.
Na shqetësojnë skena të tilla që po rrezikojnë sjelljen e një morie problemesh natyrore dhe njerëzore. Duke marrë shkas nga një gjest i turpshëm që bën secili prej nesh, do t'ju lusim dhe do t'i bëjmë thirrje të gjithë fshatit apo banorëve të rrethit që mund të vizitojnë fshatin Kobajë të ndërgjegjësohen dhe të mos "njollosin" hijen e fshatit. Nga kjo sjellje e pahijshme e hedhjes së mbeturinave, rrjedhin një sërë faktorësh jo të dobishëm për komunitetin: kundërmon erën e keqe, ndotjen e mjedisit dhe nuk përjashton mundësinë e përhapjes së ndonjë problemi më serioz. Ndaj, dëshirojmë të shprehemi se nuk është turp të mësosh si të sillesh me mjedisin pasi është një detyrim moral.Shtrohet pyetja, sa na kushton nëse nuk e hedhim?! Jemi shumë të vetëdijshëm që nuk e kemi luksin të kemi kosha plehrash, por të paktën kemi detyrimin që për hir të respektit tonë dhe të brezave të tjerë të mund të përmirësohemi.
Shpresojmë vërtet që ky artikull të mos bjerë në vesh të shurdhër.

Mbrojtja e natyrës duhet të jetë prioriteti i të gjithëve...!

Vlenë vetëm për fshatin Kobajë, Prizren!FTESË (për bashkëpunim)Të nderuar banorë të fshatit Kobajë!Siç e dini, tash e sa...
04/12/2022

Vlenë vetëm për fshatin Kobajë, Prizren!

FTESË
(për bashkëpunim)

Të nderuar banorë të fshatit Kobajë!
Siç e dini, tash e sa kohë jam duke e shkruar monografinë e fshatit Kobajë, prej themelimit të tij e deri sot. Shyqyr Zotit, kemi arritur në përfundim dhe me disa prej jush, nga të gjitha kabilet, mjaftueshëm kemi komunikuar gjatë kësaj kohe.

Por, megjithatë po kërkoj edhe njëherë publikisht që nëse dini ndonjë gjë me rëndësi për fshatin, që e keni dëgjuar prej prindërve, gjysheve e gjyshërve, e që ju ka bërë përshtypje, mundësisht m’i dërgoni, sa më parë për evidentim, çfarëdo që të jetë ajo.

Posaçërisht i mirëpres FOTOGRAFITË E VJETRA.

Monografia është gjithëpërfshirëse:
- Historia e vendbanimit të parë me emrin ‘Korbinc’, në dy anët e Drinit të Bardhë;
- Vendbanimi i kohës së neolitit te ‘Mrizi i Kobit’
- Themelimi i fshatit ekzistues prej një babe e nëne, në Kobin e vjetër dhe shpërngulja në Kobin e ri, si dhe gjeneaologjia e tij prej fillimit e deri sot, duke evidentuar çdo anëtar me emër;
- Tradita e kultura në përgjithësi (veshjet, dasmat, lindjet, vdekjet, festat, etj);
- Fillimet e arsimimit e edukimit dhe jeta fetare;
- Kullat dhe organizimi familjar e shoqëror;
- Kontributi kombëtarë në ballin kombëtar dhe në luftën e UÇK-së
- Burimet e ekzistencës e të mirëqenies;
- Toponimet gjeografike;
- Etj.

Ideja është që ta kompletojmë sa më shumë që është e mundur, se apet ikin boll. Mundësisht, lajmërone njëri tjetrin!

Afati për dërgimin e materialeve është deri 15 dhjetor 2022.

Ju faleminderit paraprakisht!

Orhan Bislimaj👏🏼

28 Nëntori - Dita e Flamurit 🇦🇱 Festa që zgjon krenarinë kombëtare dhe rrit dashurinë për atdheun. Datë që shënon ngjarj...
28/11/2022

28 Nëntori - Dita e Flamurit 🇦🇱

Festa që zgjon krenarinë kombëtare dhe rrit dashurinë për atdheun. Datë që shënon ngjarjet me sublime të popullit shqiptar me luftën ndër shekuj për liri.

Është një ndër ditët më të ndritshme dhe më me vlerë të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë.

Kjo ditë edhe një herë na mëson dhe na përkujton, se si duhet dashur, sakrifikuar dhe luftuar për vendin, kjo është, dita në të cilën ne nderojmë të rënët dhe kontribuesit për pavarësinë e Shqipërisë.

Për të gjithë shqiptarët të ndarë në shumë shtete, të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe Gjaku, urime të përzemërta Festën e Pavarësisë...!🖤❤

Njoftim:Miq , shoke,sot ka nderruar jete:Lirije (Gashi) Osmanaj, Bashkeshortja eAtnan Qazim Osmanaj, vorrimi i te ndjere...
26/08/2022

Njoftim:
Miq , shoke,sot ka nderruar jete:
Lirije (Gashi) Osmanaj, Bashkeshortja e
Atnan Qazim Osmanaj, vorrimi i te ndjeres behet më.27.08.2022 ne fshatin Kobaje, me Dreke.
Ngushellime, familjes!

NJOFTIM PËR PËRVJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT TË NEXHAT FANAJ, AJDIN RRAMANAJ DHE BEAMIR MEMAJ   Të nderuar bashkëluftët...
27/07/2022

NJOFTIM PËR PËRVJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT TË NEXHAT FANAJ, AJDIN RRAMANAJ DHE BEAMIR MEMAJ

Të nderuar bashkëluftëtarë, të nderuara familje të dëshmorëve dhe martirëve , të dashur qytetarë, ju ftojmë që nesër më 28 korrik të na bashkoheni në nderime pranë varrezave të Dëshmorëve në Landovicë me rastin e 24 vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit Nexhat Fanaj dhe 23 vjetorit të rënies së Dëshmorit Ajdin Rramanaj në orën 10:00 në Landovicë, pas Homazheve në Landovicë, do të vizitohet lapidari i dëshmorëve në fshatin Kobajë, pastaj vazhdojmë në vendin e rënies së tyre heroike në Malet e Koretnikut tek Lugu i Gjeraqines, duke nderuar këta Dëshmorë nderojmë Heroizmin e të gjithë Dëshmorëve të Kombit.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Respekt për familjet e tyre!
Nderim për luftëtarët e lirisë!
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Njoftim:  Miqtë dhe dashamirët tanë, që më 12.07.2022, Bashkëshortja e Mubarek Rramanaj (Merita 'Hoxhaj' Rramanaj) ndërr...
12/07/2022

Njoftim:
Miqtë dhe dashamirët tanë, që më 12.07.2022, Bashkëshortja e Mubarek Rramanaj (Merita 'Hoxhaj' Rramanaj) ndërroi jetë, varrimi i të ndjerës do të bëhet me 13.07.2022 me Drekë, në varrezat e Fshatit KOBAJË, Zoti e shpërbleftë me Xhennet.

Urime festën e Kurban Bajramit! Në emër të Fshatit Kobajë Prizren, të gjithë besimtarëve të fesë islame Jua uroj festën ...
09/07/2022

Urime festën e Kurban Bajramit!

Në emër të Fshatit Kobajë Prizren, të gjithë besimtarëve të fesë islame Jua uroj festën e Kurban Bajramit.
Në këtë ditë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet gjithandej, Jua përcjell urimet vëllazërore, me dëshirën që të keni shëndet, mirëqenie dhe vetëm suksese.
Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit e solidaritetit, prandaj le të shprehim devotshmërinë dhe humanitetin tonë, vlera këto që e kanë shoqëruar kombin tonë ndër vite.
Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë Ju dhe familjet tuaja!

NJOFTIM!
04/06/2022

NJOFTIM!

Njoftim: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Naim Frashëri" Kobajë.
16/05/2022

Njoftim: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Naim Frashëri" Kobajë.

03/05/2022

ARKIVI - Fshati Kobajë Prizren 1975.

Të nderuar besimtarë të fesë islame,më lejoni që në emër të Fshatit Kobajë Prizren , t’Jua uroj festën e Fitër Bajramit....
02/05/2022

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

më lejoni që në emër të Fshatit Kobajë Prizren , t’Jua uroj festën e Fitër Bajramit.

Besoj se kjo ditë e shënuar do të na motivojë për forcimin e besimit, mendjeve dhe zemrave tona drejt qëllimeve të larta humane.

Kjo festë, të gjithë besimtarët e fesë Islame i afron pranë njëri - tjetrit, për të shprehur vlerat njerëzore si respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve dhe për të një të ardhme më të begatë.

Edhe një herë nderimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët myslimanë, paçin mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet që i kanë kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Urime Fitër Bajramin për të gjithë Ju dhe familjet tuaja!

Njoftim:Këshilli i Bashkësisë Islame.Ju njoftojmë se ezani i sabahut falet në ora 04:54, ndërsa namazi i Bajramit sipas ...
01/05/2022

Njoftim:Këshilli i Bashkësisë Islame.

Ju njoftojmë se ezani i sabahut falet në ora 04:54, ndërsa namazi i Bajramit sipas njoftimit të Kbi-Prizrenit, në ora 06:09.

Urime të gjithëve muaji Ramazan!
01/04/2022

Urime të gjithëve muaji Ramazan!

5, 6 dhe 7 mars janë shënime frymëzuese të historisë sonë. Janë ngjarje unike dhe do të jenë histori të paharrueshme.  L...
05/03/2022

5, 6 dhe 7 mars janë shënime frymëzuese të historisë sonë. Janë ngjarje unike dhe do të jenë histori të paharrueshme.

Lavdi të rënëve të familjes Jashari!
Lavdi të gjithë Dëshmorëve!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ajdin RramanajAi u lind më 03.01.1982 në fshatin Kobaj, komuna e Prizrenit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe nuk...
30/01/2022

Ajdin Rramanaj

Ai u lind më 03.01.1982 në fshatin Kobaj, komuna e Prizrenit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe nuk mundi të vazhdonte studimet me gjithë dëshirën për shkak të rrethanave në të cilat ndodhej në arsimin kosovar dhe shqip. Si fëmijë ishte një djalë simpatik, shumë i urtë, i shoqërueshëm dhe i dashur nga të gjithë. Ai ishte fëmija i parë radhazi mes tre djemve të familjes së Selam Rramanaj. I lindur dhe i rritur në një familje patriotike heroike të kombit. Ajdin Rramanaj që në fëmijëri do të frymëzohej nga idealet e pastra të dashurisë së atdheut dhe sakrificës për çlirimin e popullit të tij. Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ajdini së bashku me miqtë do të rreshtohen në radhët e saj.Nga qershori i vitit 1998, kur për herë të parë në shtabin vërrinit do t'i qëndisin rrobat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, dëshmorit të kombit Ajdin Rramanaj. Si një nga ushtarët më të rinj të UÇK-së, do të angazhohet për transferimin e armëve nga Shqipëria në Kosovë. I diktuar nga rrethanat e luftës, Ajdini më 03.01.1999 do të kalojë në fshatin Retinë të Rahovecit në brigadën 125 të zonës operative të Pashtrikut. Si pjesëtar i njësisë speciale të brigadës më 03.03.1999 nën komandën e Isen Rexhepit ka kaluar në pjesën e Vërrinit.Ndërsa më 11.03.1999 në fshatin Jeshkov bënë një betejë të ashpër kundër ordhit serbe kur themelet e lirisë ranë heroikisht nën dëshmorë. pas kësaj beteje shokët e tij kthehen në bazën në Retinë, ndërsa Ajdini i ngushtuar nga mungesa e armëve do të marrë rrugën e vështirë për në Shqipëri për municione dhe armatim. Kreu ushtrime shtesë fizike dhe luftarake nëpër qendrat e Kukësit, Kolsh*t, Kalimash*t dhe Cahanit. Nëpër malet e Koretnikut kthehet në Kosovë te miqtë e pushkës ideale. Nga malli për atdheun, ai u trondit thellë në shpirt, teksa pa ordhit serbe të sillet si pronarë shtëpish në vendin tonë. I tërbuar dhe më tej nga spastrimi i popullsisë dhe i tokës së përgjakur. Dëshmori i kombit Ajdin Rramanaj në mëngjesin e datës 14.05.1999 do të presë çetnikët serbë dhe në afërsi të shtëpisë së tij do të lërë të vdekur dy kriminelë dhe do të plagosë disa të tjerë. por se kjo betejë me të gjitha sukseset të Ajdinit do të mbetet fatale për të. Kur fatkeqësisht pushkatohet për vdekje dhe bie heroikisht në një përballje të drejtpërdrejtë. Paramilitarët, të revoltuar nga dhimbja, djegin shtëpinë ku u zhvilluan luftimet për të mbuluar gjurmët dhe për të marrë trupin e pajetë të Ajdinit dhe për ta dërguar te murgu i spitalit të Prizrenit. E tërhoqën zvarrë që andej me një kamion dhe për shtatë vjet nuk dihej asgjë për të. Pas shumë kërkimeve të vazhdueshme, varri i Ajdinit gjendet në varrezat e qytetit të Prizrenit dhe më pas rivarroset te miqtë e tij idealë. Pikërisht në varrezat e dëshmorëve në Landovic.

Nexhat FanajKa lindur më 25.09.1965 në fshatin Kobajë.Shkollën fillore e kreu në Nashec. Pasi mbaroi shkollën në moshën ...
30/01/2022

Nexhat Fanaj

Ka lindur më 25.09.1965 në fshatin Kobajë.Shkollën fillore e kreu në Nashec. Pasi mbaroi shkollën në moshën 17-vjeçare, Nexhati mori rrugën e mërgimit, përveç nevojës ekonomike për të shkuar jashtë shtetit, kishte edhe synime të tjera të cilat më vonë u kuptuan. Angazhimi i tij në mërgatë ishte i pazëvendësueshëm, ai ishte tepër i përkushtuar për qëllimizimin e radhëve të UÇK-së. Ai ishte pjesë përbërëse e të gjitha veprimtarive të Lëvizjes për Çlirimin e Kosovës ku mori pjesë në organizimin e demonstratave në qytete të ndryshme të Zvicrës. Por jo vetëm sepse me kushte të vështira ekonomike Nexhati e ushtroi aktivitetin e tij në vende të tjera si Gjermani, Belgjikë, Austri dhe Holandë. Dikur ka qenë sekretar i shoqatës patriotike gryka e degës së lumes në Luzern të Zvicrës. Ka qenë anëtar i kryesisë së organizatës, vendlindjatherret poashtu në Zvicër. Në fshatin Kobaj, familja Fanaj ishte vazhdimisht nën vëzhgim, shpeshherë e persekutuar, e rrethuar, madje e arrestuar e burgosur. Angazhimi i të rinjve të Kobjan për të ndihmuar UÇK-në ishte i pandalshëm, por jo vetëm kaq, ky fshat i dha dy dëshmorë kësaj t**e. Nexhati, i lindur nga një familje atdhetare, skishte se si të vepronte ndryshe veq se të vazhdonte rrugën e të parëve për të jetësuar amanetin e tyre deri në çlirimin përfundimtar të atdheut të robëruar. Në fillim të luftës përpjekjet e tij në mërgim nuk i mjaftuan, ai u largua nga Zvicra duke lënë familjen, fëmijët që ende nuk e njihnin babanë e tyre. Lëri luksin dhe morri rrugën për në Kosovë për t'iu bashkuar luftëtarëve të UÇK-së ku këtë e bënë fillimisht në Shqipëri. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi ishin armatosur në Shqipëri kishin kaluar malet dhe fillimisht ishin vendosur në fshatin Buqe. Mirëpo, ushtria serbe kishte luhatje në këto lëvizje dhe se në këtë fshat ishin vendosur pjesëtarë të UÇK-së. Më 28 korrik 1998, pas mesnate, oficeri i quajtur Bojan Delic me njësinë e tij u nis për në fshatin Buqe. Të dëbohen ushtarët e UÇK-së të cilët pas kthimit nga Shqipëria ishin vendosur në këtë fshat. Në Buqe u vendosën Nexhat Fanaj së bashku me anëtarët e tjerë të UÇK-së. Kur Nexhati me shokun e tij kishin sjellë një kontingjent armatimi nga Shqipëria në Kosovë. Në mëngjesin e datës 28.07, pjesëtarët e UÇK-së janë takuar me ushtarët e ushtrisë jugosllave. Ushtria serbe kishte sulmuar shtëpinë e Islam Berishës dhe kishte kërkuar dorëzimin e ushtarëve të UÇK-së kur këta të fundit refuzuan dhe pati luftime të ashpra. Gjatë luftimeve ka mbetur i vrarë kapiteni serb së bashku me dy ushtarë, ndërsa Rrustem Agushi, komandanti i milicisë, i cili ishte nga Gora, është plagosur së bashku me 7 ushtarë të tjerë. Në këtë betejë me armë në dorë bien për të mos vdekur kurrë, ushtarët e parë të UÇK-së. Nexhat Qazim Fanaj i cili la dy fëmijët e tij.Dhe Behamir Rrustem Memaj, si u plagosen dhe Sami Berisha dhe Ismet Zyberi. Dëshmitarët nga fshati Buqe dhe Brezne thonë se Nexhati u plagos gjatë luftimeve dhe arriti të kalonte rrethimin por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve dhe vdiq në vendin e quajtur lugi Gjeraqins në malet e Koretnikut, ku ishte ndërtuar një lapidar nga familja e tij. Disa ditë pas betejës, familjarët morën kufomat e Nexhatit dhe Behamirit dhe i varrosën në fshatrat e tyre në Lindje. Dhe pas luftës trupat e Nexhatit dhe Behamirit u rivarrosën në varrezat e Dëshmorëve të Luftës në Landovice.

Fshati ynë Kobajë, gjithmonë ka dhënë intelektualë të shquar si: Doktorë, Profesorë, Mësues, Arkitektë, Hoxhallarë, Usht...
29/01/2022

Fshati ynë Kobajë, gjithmonë ka dhënë intelektualë të shquar si: Doktorë, Profesorë, Mësues, Arkitektë, Hoxhallarë, Ushtarë - Dëshmorë të UÇK-së....të respektuar.

Ju urojmë suksese!
Asamblisti në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Alban Bislimaj.
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës: Jetmire Vrenezi Bislimaj.

Prandaj ne si fshat jemi krenarë për të gjithë banorët tanë, për respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Njoftim:Miqtë dhe dashamirët tanë , që më 22.01.2022, (Avdyl Destan Rramanaj) ndërroi jetë, varrimi do të behët me datë:...
22/01/2022

Njoftim:
Miqtë dhe dashamirët tanë , që më 22.01.2022, (Avdyl Destan Rramanaj) ndërroi jetë, varrimi do të behët me datë: 23.01.2022 me drekë në orën 12:00, Zoti e shpërbleftë me Xhennet.

Njoftim për të pame me rastin e vdekjes së bashkëshortes se Latif Rramanaj "IFRAIME KRASNIQI RRAMANAJ".
06/12/2021

Njoftim për të pame me rastin e vdekjes së bashkëshortes se Latif Rramanaj "IFRAIME KRASNIQI RRAMANAJ".

28 Nëntori - Dita e Flamurit 🇦🇱 Festa që zgjon krenarinë kombëtare dhe rrit dashurinë për atdheun. Datë që shënon ngjarj...
28/11/2021

28 Nëntori - Dita e Flamurit 🇦🇱

Festa që zgjon krenarinë kombëtare dhe rrit dashurinë për atdheun. Datë që shënon ngjarjet me sublime të popullit shqiptar me luftën ndër shekuj për liri.

Është një ndër ditët më të ndritshme dhe më me vlerë të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë.

Kjo ditë edhe një herë na mëson dhe na përkujton, se si duhet dashur, sakrifikuar dhe luftuar për vendin, kjo është, dita në të cilën ne nderojmë të rënët dhe kontribuesit për pavarësinë e Shqipërisë.

Për të gjithë shqiptarët të ndarë në shumë shtete, të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe Gjaku, urime të përzemërta Festën e Pavarësisë 🖤❤

Njoftim:  Miqtë dhe dashamirët tanë, që më 25.11.2021, Bashkëshortja e Latif Rramanaj (Ifraime 'KRASNIQI' Rramanaj) ndër...
26/11/2021

Njoftim:
Miqtë dhe dashamirët tanë, që më 25.11.2021, Bashkëshortja e Latif Rramanaj (Ifraime 'KRASNIQI' Rramanaj) ndërroi jetë, varrimi i të ndjerës do të bëhet me 27.11.2021 me Iqindi, varrimi do të bëhet në varrezat e Fshatit KOBAJ, Zoti e shpërbleftë me Xhennet.

Një orë, një jetë! Të dashur vëllezër dhe motra, të nderuar prindër, ashtu siç jeni të informuar edhe më herët, tash e s...
20/11/2021

Një orë, një jetë!

Të dashur vëllezër dhe motra, të nderuar prindër, ashtu siç jeni të informuar edhe më herët, tash e sa muaj është duke vazhduar çdo javë mbajtja e mësimbesimit në xhamin tonë.
Planprogrami mësimor në xhami nuk merr kohë e as nuk është ngarkesë për fëmijët, ai vetëm se shton disa njohuri bazike dhe elementare për fëmijët dhe koh paskohe përmban orë zbavitëse!

Njohurit dhe edukata e gdhendur sot tek fëmijët përmes fjalëve të Zotit dhe të Dërguarit të Tij do t'iu shërbej tërë jetën atyre dhe juve si prindër.

Presim nga ju ti inkurajoni fëmijët për pjesmarrje!

Orari:
Çdo të premte, në ora 15:00 !

Me shum respekt Hoxha i fshatit!
Hedan Abidin Thaqi

Pastrimi i rrugës nga të rinjtë e Fshatit Kobajë Vullnetarisht.
19/09/2021

Pastrimi i rrugës nga të rinjtë e Fshatit Kobajë Vullnetarisht.

Address

Prizren

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Kobajë Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category


Other Magazines in Prizren

Show All