Rreze Pashtriku

Rreze Pashtriku Portali apo Revista jonë ka për qëllim promovimin e Talenteve të rinjë që dalin nga kjo vatër e dituris. Jini aktivë të gjithë që të jemi sa më shumë.

Fillimisht kjo faqe ishte si nje lloji tubimi i prinderve për tu informuar dhe u shkembyer mes vete për shkollë. Tash kur secila shkollë në rajon ka nxjerrur faqen e saj, neve konsiderojm që të gjitha së bashku ti Monitorojm nga këtu.

Më në fund edhe në anën tonë po vjen diçka cilësore, diçka e mirë, shumë e mirë!
07/08/2024

Më në fund edhe në anën tonë po vjen diçka cilësore, diçka e mirë, shumë e mirë!

Poezi nga Mësuesi Zaredin JusufiMësuesi i këtyre anëve që një jetë të tërë ia kushtoj nxënsve e gjeneratave.
30/07/2024

Poezi nga Mësuesi Zaredin Jusufi
Mësuesi i këtyre anëve që një jetë të tërë ia kushtoj nxënsve e gjeneratave.

Lutja KurbetqaritO Uji i bekuar i Vendlindjes simeQë më shuan etjen e më jep energjiTë pifsha për shnet e për gëzimeMe z...
16/07/2024

Lutja Kurbetqarit

O Uji i bekuar i Vendlindjes sime
Që më shuan etjen e më jep energji
Të pifsha për shnet e për gëzime
Me zjarrin e madh të mbaj në gji.

Ashtu si më mori kurbeti vrap,
Edhe ma shpejt u kthefsha prapë!

_______
P.S. Kurbetqar, mos harroni kur dilni nga dera e oborrit të pini gjysmën e gotës me uji, e gjysmën tjetër ta hedhni mas shpine në oborrë !
Kjo bëhet për faktin se nga gjysma e gotës që pini, trupi juaj do ta ruaj e do ju flladit nga malli për Vendlindjen, e nga gjysma tjetër që hidhni pas krahësh në oborr, do ju kthej ma shpejt e mundur serisht te shtepija!

sh.m

14/07/2024
13/07/2024
GjeraqinaU nis prej Hasit një gjeraqinëN'majë t'Pashtrikut shkoj e raShqipërisë nanë ju drejtueDardanisë ju kthye e i th...
10/07/2024

Gjeraqina

U nis prej Hasit një gjeraqinë
N'majë t'Pashtrikut shkoj e ra
Shqipërisë nanë ju drejtue
Dardanisë ju kthye e i tha:
Nanë e bi ju dyja jini
Këtë kufi n'mes kush ua vuni ?
Çohi shpejt, këta gurë hiqni
Menjiher ju bashkonu!
Se s'mun rrin çika me nanë
njena knej tjetra n'ate anë.
E krejt hasmit n'kamë me u çue
Kur t'jem bashkë s'kanë çka na banë!

Shkroi Nijazi Gashi

09/07/2024

Keta nxënës që po rrezatojnë në shkollën Shfmu. Dëshmorët e Hasit e kanë përfunduar shkollimin këtu e me rezultate të larta në Testin e Arritshmëris, kjo gjeneratë janë produkt i të gjithë stafit të shkollës kuptohet, por më së shumti i zonjave mësuese Arlinda Bytyqit që i kishte percjellë nga klasa e Parë e deri në të Pestën, dhe më vonë e kujdestares së tyre znj. Marta Prenkpalaj!
Respekt të pafund zonjave mësuese.

Send a message to learn more

Memoriali Porta e Lirisë-Dëshmorët e Hasit ka marrur edhe Datën për Lavdëruar e Lartësuar Lavdinë e bijve e bijave më te...
02/06/2024

Memoriali Porta e Lirisë-Dëshmorët e Hasit ka marrur edhe Datën për Lavdëruar e Lartësuar Lavdinë e bijve e bijave më te denjëta të këtyre anëve që dhanë më të shtrenjtën, dhanë Jetën, për kombin!
Gëzuar 4 Qershorin.

16/05/2024

Send a message to learn more

15/05/2024
05/05/2024

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

04/04/2024
23/03/2024
19/03/2024

NËPËR RRUGËTIMIN JETËSOR DHE KRIJUES TË POETIT, STUDIUESIT DHE PEDAGOGUT UNIVERSITAR

( Pjesë nga parathënia e librit: "Në rrënjët hasjane të Shkrimit shqip- Besim Muhadri-poet dhe studiues", botoi Adriatic Press", New York, 2024)

Nga Mëhill Velaj

Shkak i botimit të këtij libri me punime të zgjedhura në fushën e studimeve letrare, por edhe të vlerësimeve të veprës së Besim Muhadrit, të këtij krijuesi dhe studiuesi letrar, por edhe profesori universitar, u bë promovimi i katër librave të tij në ambientet e Federatës Panshqiptare “Vatra”, më 29 janar 2023, i organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe “Vatra”. Ishte një ndër promovimet më të organizuara dhe më relevante të bëra ndonjëherë në “Vatër”, ku përveç shumë të tjerëve, për katër veprat e Besim Muhadrit folën krijues dhe studiues eminentë të komunitetit shqiptarë këtu në Amerikë.
Librin “Në rrënjët hasjane të shkrimit shqip” e kemi konceptuar në katër kapituj:
- Në kapitullin e parë kemi bërë një hyrje dhe studim në pika të përgjithshme për Besim Muhadrin;
- Në të dytin kemi prezantuar punimet e lexuara në ditën e promovimit të librave të Besimit në “Vatër”, më 29 janar të vitit 2023;
-Në pjesën e tretë, punime vlerësuese të autorëve të ndryshëm, të cilët ndër vite e kanë përcjellë veprimtarinë e këtij studiuesi dhe krijues, si Prof, Dr. Agim Vinca, prof. Prend Buzhala, Dr. Nexhat Çoçaj, Dr. Alban Dobruna, akademik Mehmet Halimi, profesor Halil Haxhosaj, profesor Pal Ndrecaj, Prof. Besim R. Cengu, Prof. Dr. Agron Fico, Dalip Greca, Murat Gecaj etj.;
- Në kapitullin e fundit, të katërtin, kemi përzgjedhur disa nga punimet studimore të Besim Muhadrit të botuara nëpër revista shkencore, por edhe në librat e tij të kësaj fushe.
Libri po botohet në 60-vjetorin e lindjes së autorit dhe 30-vjetorit të botimit të librit të tij të parë.
Poetit, studiuesit dhe profesorit Besim Muhadri i dëshirojmë shëndet dhe suksese në punën e tij krijuese dhe shkencore.

Shkruan: Zekerija IdriziSheh Bedri Osmanollaj, në kohët më të liga për kombin, kur krisnin e gjëmonin pushkët dhe topat ...
23/01/2024

Shkruan: Zekerija Idrizi
Sheh Bedri Osmanollaj, në kohët më të liga për kombin, kur krisnin e gjëmonin pushkët dhe topat në luftën shqiptaro-serbe në Kosovë vitet 1998/99, ne dyt kemi bashkëvepruar në rrafshin e aktiviteteve kombëtare, duke organizuar demonstratat dhe tubimet e ndryshme për sensibilizimin e opinionit mërgimtar shqiptar në Berlin dhe më gjerë. Bashk e kemi vizituar njëri tjetrin në klub, në xhami dhe në teqen “Yjet e Ehli Bejtit”.
Ju përcolla me vëmendje në emisionin “Kojshia Show” me Sadri Imerin. Ju, në përgjigjet tua, shpërfaqët një vetëdije dhe ndërgjegje të lartë kombëtare, duke respektuar simbolet dhe personalitetet tona markante kombëtare. Ju lumtë! Me këtë ju tregoni karakterin tuaj të fuqishëm kastriotik skënderbegian dhe gjakun e ADN-në arbërore shqiptare.
E tërë veprimtaria e mistikëve të mëdhenjë sufistë shqiptarë ka qenë thellësisht kombëtare që nga periudha e Rilindjes Kombëtare e deri në ditët e sotme. Dihet kontributi kolosal atdhetar i vëllezërve bektashinjë Frashëri: Abdyli, Samiu dhe Naimi. Dihet madje edhe kontributi kapital në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të Hoxhë Imer Prizrenit. Më pastaj edhe kontributi kapital i Shejh Ahmet Shkodrës, Shejh Muhjedinit Shehut të Rahovecit, Shejh Malës (Maliqit) etj.
Qëndrimin dhe karakterin tuaj të fortë kombëtar ju e mbështetni në personalitetin gjigant të të dashurit të Perëndisë Imam Aliut, i cili ishte me karakterin më fisnik njerëzorë dhe luftëtar i pamposhtur. Madje ju keni edhe shembëlltyrat ideale të martirëve të fesë dhe atdheut, Imam Hasanit dhe dëshmorit Imam Hysejnit. Së këndejmi edhe kudo shteteve të Lindjes dhe në Gadishullin Ilirik mistikët sufinjë kanë treguar dashuri të thellē ndaj besimit në Zot, ndaj kombit dhe Atdheut.
Gjatë periudhës së apathejdit racist millosheviqian dhe përgjatë luftërave shqiptaro-sllave të gjitha teqetë dhe zavijet në Kosovë u shndërruan në Vatra Atdhedashurie duke dhënë një kontribut madhorë në sferën kombëtare, respektivisht, në luftën tonë për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim kombëtar.
I dashur Shejh Bedri, si në gëzime, ashtu edhe hidhërime, si në kohë paqeje ashtu edhe në kohë luftërash ne ishim bashkë dhe në lartësinë e detyrës në shërbim të kombit dhe atdheut. Së këndejmi edhe miqtë më të mirë i kam nga mesi i sufinjëve nga Hasi historik i Prizrenit, nga Rahoveci dhe nga Gjakova.
Ne, njëkohësisht, në kohë paqeje do të vazhdojmë edhe betejat tona me unin tonë individual, sepse beteja me egot e sëmura dhe shpirtërat djallëzorë në vetvetet tona është lufta më e shenjtë në besim dhe fe.
Te ne prore duhet të funksionojë parimi i shenjtë besimor: “Vdis përpara se të vdesësh realisht!” Do të thotë, duhet t’i ndrydhim e t’i flakim tej nga shpirtërat tanë qejfet dhe kapriciot vetanake, egocentrizmin, xhelozinë, hakmarrjen, egocentrizmin dhe mizantropinë (çnjerëzoren). Vetëm në këtë mënyrë ne bëhemi dashnorë të flaktë të Perëndisë dhe qytetarë dinjitozë, konstruktivë e produktivë të kombit, atdheut dhe fesë.
Siç dijmë ne dyt, misticizmi ose sufizmi islamik është ajka e fesë dhe besimit, respektivisht, ajo është komponenta imanente shpirtërore e fesë. Pa elementet mistike e spirituale feja rrezikon të zhbëhet e zhduket.
Të gjitha shërbesat dhe ritualet fetare që s’kanë shpirtëroritet ato nuk pranohen te i Madhi Zot! Definitivisht, ne gjithçka, çdo vepër tonën duhet ta bëjmë nga dashuria hyjnore dhe për të përfituar kënaqësinë e Zotit, i qofshim falë!
Ne bashkërisht kemi luftuar të gjitha rrymat dhe grupimet radikale e fundamentaliste të një islami politik. Besimtarët tanë, shimica dërrmuese e tyre, janë paqësorë dhe universalë. Dhe ne e ruajmë po sikur sytë e ballit harmoninë, dialogun dhe vëllazërinë tonë shqiptare pa dallim feje. Vëllezër jemi që të gjithë: myslimanë, katolikë, ortodoksë e prorestantë. Ne, madje-madje, jemi tolerantë edhe ndaj vëllezërve tanë ateistë e aganostikë.
Shejh Bedri, ne do të vazhdojmë edhe më tej të bashkëpunojmë në rrafshin kombëtar atdhetar dhe atë besimor fetar, duke ngjeshur dhe konsoliduar radhët tona dhe duke i unjësuar shqiptarët drejt sendërtimit të idealeve tona madhore kombëtare.
Ne, njëkohësisht, përmes aktiviteteve tona të përbashkëta kombëtare dhe fetare i kemi çrrënjosur suksesshëm të gjitha çarjet, përplasjet, fërkimet dhe fragmentarizmat krahinore, fisnore, fetare, partiake dhe ideologjike. Nuk ka mes nesh botëvështrime të llojit: “Jo ti je me Shejh – jo ti je me Hoxhë!”; “Jo unë kosovar, ti nga Shqipëria, ai nga Lugina e Preshevës, e ata tjerët nga Mali i Zi e nga Shqipëria!”; “jo unë LDK, ai AAK, tjetri PDK, e tjerët LPK e LKÇK!” etj.
Për fund, i dashur Shejh Bedri, të përshëndes shpirtërisht, idealisht, dhe vëllezërisht shqiptarisht dhe të uroj shëndet dhe suksese të shumta në jetë!
ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT DHE SHQIPËRINË ETNIKE – NATYRALE!
ZOTI JU BEKOFTË MIK DHE KOLEG I DASHUR!
Me respekt të thellë:

Berlin/Shkup

Televizioni gjerman i cili është në  rrjet të televizioneve publike i ka bërë një promovim të bukur dhe të sinqert aktua...
14/01/2024

Televizioni gjerman i cili është në rrjet të televizioneve publike i ka bërë një promovim të bukur dhe të sinqert aktualitetit në Kosovë, përmes aktivistës shumvjeçare në Has dhe më gjerë, zonjës mësuese Marta Prenkpalaj.

In einer der ärmsten Regionen Europas im Kosovo unterrichtet Martha als Lehrerin.

10/12/2023
22/11/2023

Lexues të dashur, dashamirë të kësaj faqeje.
Faleminderit që na ndiqni (përgjigje mesazheve të Juaja private), Pyetjes pse nuk shkruajm më shpesh, e për Temat aktuale ??
Neve nuk është që nuk shkruajm, e mbi të gjitha qe nuk e përcjellim aktualitetin kombëtar.
Por neve nuk merremi në ketë faqe me politikat ditore.

02/06/2023

Teksi & Muzika: Besim MuhadriShoqëruar me çifteli: Baki XhaferiIncizimi: Studio Helix - Prizren (Istref Krasniqi)

Kënga është e mirë dhe ka respektuar diversitetin fetar në Has!
03/05/2023

Kënga është e mirë dhe ka respektuar diversitetin fetar në Has!

- http://smarturl.it/ONIMAGold AG ft Bajram Gigolli - HASJANTeksti e muzika: Gold AGOrkestrimi: Alban FURTUNAVideo: MAX ProductionConnect with Gold AG...

Address

Lagja Morine
Prizren
20100

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rreze Pashtriku posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Rreze Pashtriku:

Videos

Share

Category


Other Magazines in Prizren

Show All

You may also like