Momente nga koncerti i 'Gipsy Kings' në Hardh Fest, Rahovec🍇💜
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka shpërndarë një video nga koncerti i mrekullueshëm i 'Gipsy Kings', i cili është mbajtur në kuadër të festivalit të rrush*t 'Hardh Fest', në qytetin e Rahovecit./ KultPlus.com
Ansambli Shota
Ministri Çeku: Super lajm, edhe një çmim botëror nga artistët tanë 🇽🇰
Ansambli Kombëtar SHOTA fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës.
Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit. / KultPlus.com
Hardh Fest Gipsy Kings
Një prej bendeve më të njohura botërore, Gipsy Kings performoi në Hardh Fest.
Gipsy Kings gati me hitet e tyre për publikun e vendit tonë. / KultPlus.com
Murali me portretin e këngëtares së madhe shqiptare Vaçe Zela që po realizohet nga piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco. Ky mural është duke u realizuar në Lushnjë./ KultPlus.com
"Tango Nights"- Baleti Kombëtar i Kosovës 💃🕺
/ KultPlus.com
💃 "Tango Nights" nën interpretimin e mrekullueshëm të balerinëve të Baletit Kombëtar të Kosovës. / KultPlus.com
Baleti Kombëtar i Kosovës, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës sjellë premierë në Prishtinë shfaqjen "Tango Nights", të koreografes Chiara Ajkun. ❤️💃🕺
/ KultPlus.com
Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!
Pasha sytë e ballit-o
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!
Marije Kraja në interpretimin e këngës “Turtulleshë”, këngë që më pas është interpretuar nga shumë këngëtarë. KultPlus ju sjell interpretimin e kësaj kënge, video e siguruar nga Arbana Hajredinaj. / KultPlus.com
Pamje e mrekullushme nga Mali i Korabit ⛰
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mali i Korabit me mbishkrimin se ky mal është jo vetëm një prej krenarive natyrore shqiptare, por tashmë është shëndrruar në një destinacion i të pasionuarve pas sporteve në terrene të vështira”./ KultPlus.com
Ansambli "Shota" mahnit publikun në Spanjë 💃
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota" ka marrë pjesë në festivalin spanjoll në Salamanka. Përmes kostumeve tradicionale, ritmeve dhe koreografive të pasura Ansambli ka mahnitur shikuesit e festivalit.
"Performanca është pritur me shumë entuziazëm nga publiku vendas, i cili ka pasur mundësinë të njohë dhe të përjetojë nga afër një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare", ka theskuar drejtori i Ansamblit Mehmed Xhemajli./ KultPlus.com
Këngë në muzg në kalanë e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri - gërshetim i bukur e muzikës dhe historisë së lashtë! ❤️🕍
Video: Jahnet Reineck/ KultPlus.com
Mënyra e veshjes së nuses arbëreshe 🇦🇱
Sfond 🎼: “Lule-Lule” nga grupi muzikor i fshatit arbëresh Lungro. Video: Eralda Baze/ KultPlus.com
Ambasadori gjerman në Kosovë viziton Majën e Gjeravicës
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde me aventurë në Majën e Gjeravicës.
“Çfarë aventure!
Dje, ambasadori gjerman në Kosovë u përball me sfidën e ecjes drejt majës së Gjeravicës, majës më të lartë të Kosovës.
Dita ishte e mbushur me eksperienca të pabesueshme—zgjedhja e boronicave të freskëta , freskimi me një zhytje në një liqen malor , madje edhe përgatitja e flisë tradicionale. Ishte një përzierje e përsosur e aventurës dhe zbulimit kulturor.
Mos e humbisni - shikoni videon përmbledhëse dhe rijetoni momentet kryesore të kësaj dite të mrekullueshme! Ndani mendimet tuaja ose aventurat tuaja malore në komentet më poshtë dhe bashkohuni me Ambasadorin në udhëtimin e tij të ardhshëm publik në ecje.
Faleminderit CHwB Kosova që bashkëorganizoi këtë event me ne”- thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Kosovë./ KultPlus.com
Traileri zyrtar i filmit 'PIKË UJI'
Aida, ka arritur majat e pushtetit në qytetin e saj. Para, influencë, karrierë — ajo i ka të gjitha. Por çfarë ndodh kur një krim i papritur kërcënon të shkatërrojë gjithçka? Kur djali i saj Marku përfshihet në një akuzë të rëndë, bota e Aidës fillon të lëkundet. Sa larg do të shkojë Aida për të mbrojtur të birin?
“PIKE UJI” — Një thriller emocionues që zbulon çmimin e vërtetë të pushtetit dhe dashurisë prindërore.
Në kinema nga 12 Shtatori!/ KultPlus.com
Në 100 vjetorin e tij të lindjes, Ministria e Kulturës (Shqipëri) ka përkujtuar sot me mirënjohje, Nderin e Kombit At Zef Pllumi.
Fratin françeskan, shkrimtarin dhe publicistin që përballoi vuajtjet e regjimit komunist dhe mbeti simbol i qëndresës dhe besimit.
Ndër shkrimet e tij, gjejmë jo vetëm kryevepra si “Rrno vetëm për me tregue” por edhe forcën e një shpirti që refuzoi të heshtte përballë padrejtësisë.
I përjetë kujtimi juaj, At!/ KultPlus.com
Në datëlindjen e 114-të të Nënë Terezës, kori i Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë duke performuar këngë me dedikim për nënën e botës. / KultPlus.com
Mërgime Morina dhe Fisnik Smani nën tingujt e ‘Bareshës’
Balerinët Mërgime Morina dhe Fisnik Smani, dhurojnë emocione teksa vallëzojnë nën tingujt e ‘Bareshës’./ KultPlus.com
'Si e verdhë e sëmurë' nga Norika Sefa rrëmben zemrën e Sarajevës
Pas fitoreve të njëpasnjëshme, 'Si e verdhë e sëmurë' nga Norika Sefa fiton edhe çmimin dokumentari më i mirë i shkurtë në festivalin e rëndësishëm të Sarajevës. Juria e përbërë nga Mandy Chang, Marek Hovorka, dhe Wang Xiaoshuai, kanë ndarë 4 çmime nga gjithsej 21 filma në kategorinë e dokumentarëve.
Filmi është një zhytje në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, e keqja dhe e bukura ndërthuren derisa të gjitha përzihen dhe formohet diçka tjetër.
"Si e verdhë e sëmurë" (23') është realizuar me mbështetjen e QKK-së, prodhuar nga shtëpia filmike CMB, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin e Norika Sefën, dhe distribuohet nga Square Eyes./ KultPlus.com
Moj Arbëri
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po mbahet këto ditë në Prishtinë ka sjell edhe arbëreshët: Anna Stratigo dhe Spiro Pano, të cilët sollën këngë arbëreshe për audiencën e shumtë./ KultPlus.com
'Vallja e Fajes' ❤️
Tinguj e valle të bukura shqipe të interpretuar në mënyrë të mrekullueshme nga pjesëtarët e Ansamblit Popullor Shqiptar, në Shkodër./ KultPlus.com