Klubi PIKA

Klubi PIKA Pika, hapësira pika ka për qëllim përcjelljen e lajmeve, ideve, ngjarjeve, organizimeve të ndryshme për lexuesin shqiptarë. Prioritetet dhe projektet
1.

Ideja e përgjithshme dhe qëllimi

Mungesa e organizimit të studentëve në formacion të shoqërisë civile, ka qenë prezentë për vite të tëra në tri komunat shqiptare të Serbisë. Problemet politike kanë qenë gjithmonë koniunktura të cilat i kanë determinuar pashmangshmërisht lineratitetin probleme sociale dhe ekonomike. Nga këto gjendje kanë qenë të ndikuar edhe studentët, e që për fat të keq, gjatë h

istorisë së afërt të trojeve tona nuk kanë qenë as prijës e as shtytës të proceseve të ndryshimit të pretenduar e që ende është në tentativë. Kjo ka rrjedhur, me siguri nga statuti jo-universitarë i qyteteve tona, numri jo shumë i madh i studentëve por edhe mos-vetëdija për kohën, hapësirën e veprimit të tyre dhe natyrën e vërtetë të ngjarjeve të shekullit të fundit. Me rritjen e numrit të studentëve të trojeve tona si pasojë e politikës së kuotave që ofrojnë shtetet Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia si dhe studentët që studiojnë në shtetet e ndryshme të botës, shtrohet ideja e krijimit të një organizate studentore, për tri komunat shqiptare të Serbisë jugore që do të jetë domethënëse dhe operative. Fatkeqësisht, procesit të flijimit ndaj të (mos)nxënit të diturisë fastfood, nuk po i shpëton as shoqëria jonë studentore, si konsekuencë studimit jo-produktiv, të përcjellë gjatë tërë kohës me problemin e njohjes së vërtetë, dhe kritereve të njëmendta shkencore që janë të vënë nga shkencëtarët e dijeve shkencore moderne dhe klasike. Një aspekt tjetër, është edhe fenomeni i paraqitjes së shumë problemeve teknike të organizimit të ngritjes së zërit nga ana e studentëve, duke filluar nga çështja më kruciale, siç është mospranimi i diplomave të UP-së nga Beogradi, e që në mënyrë automatike na refuzohet edhe statusi i qytetarisë, me mohimin e të drejtës së punës, e drejtë kjo që garantohet me kushtetutën e shtetit dhe konventat ndërkombëtare. Pra, qëllimi i krijimit të kësaj organizate do të lindte si pasojë e dy probleme dhe situatave kryesore të lartpërmendura, me ç’rast përmes kësaj organizate dhe strukturës së organizimit të kësaj organizate, do të synohet përmasimi i standardit të përgatitjes profesionale të studentit dhe zhvillimit të mendimit kritik, në forma të ndryshme, përmes organizimit të seminareve, kampeve dhe simpoziumeve më qëllim të edukimit të mirëfilltë dhe arritjes së qëllimit të synuar. Çështja e dytë, e cila nuk mund të kuptohet e shkëputur nga edukimi, ka të bëjë me përmasimin dhe zhvillimin e shkathtësive në organizimin shoqëror, me qëllim të influencimit të studentëve në shoqëri, përmes metodave të ndryshme, për proceset dhe ndryshimet që e përcjellin shoqërinë në përgjithësi dhe të studentëve në veçanti. Krijimi, avancimi dhe veprimi i një organizate të tillë kërkon bashkim energjish dhe koncentrimin e tyre në qëllime të përbashkëta që qëpari do t’i shërbejnë më së shumti studentëve, pastaj edhe shoqërisë në përgjithësi, sepse kjo organizatë do të trashëgohet nga gjenerata e reja, të cilat në të njëjtën mënyrë do të shfrytëzojnë beneficionet intelektuale që potencialisht do të mund t’i ofronte dhe ti dhuronte kjo organizatë. Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të studentëve në të gjitha nivelet e studimit.
2. Krijimi i mekanizmave për krijimin e kontakteve dhe arritjen e informacioneve rreth probleme studentore dhe ofrimin e alternativave për zgjidhjen e këtyre problemeve.
3. Organizimi i seminareve dhe konferencave shkencore, dhe gjithçka ka të bëjë me edukimin dhe avancimin e shkathtësive studentore.
4. Organizimi i kampanjave të ndryshme për vetëdijesim, duke filluar nga ato ekologjike e deri tek politike.
5. Aktivitete të ndryshme, pranë universiteteve përkatëse, kurse gjatë verës aktivitete të ndryshme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Këto aktivitete do të jenë sportive, artistike dhe mediatike.

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi PIKA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share


Other Media/News Companies in Pristina

Show All