Dardania jonë

Dardania  jonë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dardania jonë, Magazine, Pristina.

Këtu do paraqiten lajme te mira nga Kosova jone -Dardania antike, po ashtu edhe do paraqiten fakte per vende te ndryshme , qyetete e fshatra te Kosovës sonë-Dardanisë sonë!

24/07/2024

Të dashur mërgimtarë,

Të gjithë ju që për arsye të ndryshme keni qenë të detyruar të hiqni dorë nga shtetësia e Kosovës, mund ta riktheni atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë.

Rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik. Ai lidhet me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për qytetarët e Kosovës, si e drejta për të votuar dhe për t'u votuar.

Kosova ka nevojë për ju. Prandaj, aplikoni sa më parë pranë konsullatave tona ose në komunën prej nga vini dhe bëhuni sërish shtetas të Republikës së Kosovës!

Urime 2 Korriku - 🇽🇰️
02/07/2024

Urime 2 Korriku - 🇽🇰️

09/06/2024

DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISH*T
Shqiptarët deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX jetonin në
shumicën e qyteteve dhe qytezave, fshatrave të Sanxhakut të
Nish*t si dhe në rajonet e përafërta. Sanxhaku i Nish*t ishte një
njësi administrative-territoriale e Perandorisë Osmane me qendër
në Nish, qytet i lashtë, qendër e Dardanisë Ilire.
Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ishin përqendruar në
Qarkun e Toplicës, i cili përfshinte rrethin e Jabllanicës,
Kosanicës, Prokuplës dhe qytetin e Prokuplës; Qarkun e Nish*t që
përfshinte rrethet e Vllasotincës, Leskocit, Nish*t dhe qytetin e
Nish*t; Qarkun e Vranjës me rrethin e Masuricës, Polanicës,
Pçinjit dhe qytetin e Vranjës dhe Qarkut të Pirotit (Nishavës).
Banorë shqiptarë kishte edhe në vende tjera, sidomos në qytete, si
p.sh. në Qupri, Paraçin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Karanovc
(Kralevë) madje edhe në Beograd.
Në Sanxhakun e Nish*t jetonin rreth 250.000 banorë shqiptarë
autokton të vendosur në mbi 700 vendbanime vetëm me banorë
shqiptarë, por edhe në të përziera ku jetonin serbë, çerkezë etj.
Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga
Perandoria Osmane, kishte filluar planet për pushtimin e tokave
shqiptare. “Naçertanija” e Ilija Grashaninit ishte një platformë
dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky
program u konstruktua në vitin 1844, ndërkohë që nisë të
realizohet gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878, duke vazhduar
më vonë në vitin 1912.
Pas 16 dhjetorit 1877, ushtria serbe do ta fillojë fushatën më
tragjike që është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan kundër
popullsisë së pambrojtur shqiptare të Sanxhakut të Nish*t.
Divizionet serbe të Danubit dhe Moravës sulmojnë popullsinë
civile, duke vrarë e masakruar pleq, gra, fëmijë etj. Ua vënë flakën
vendbanimeve shqiptare, djegin shtëpi dhe objekte të tjera të
pronarëve shqiptarë. Çdo gjë e shndërrojnë në hi e pluhur.
Serbia në këtë luftë ushtroi një spastrim masiv të popullsisë
shqiptare, ku në këtë krim u mbështet edhe nga forcat ruse.
Ushtarakët serbë për të realizuar këtë qëllim kishin përdorur
mjetet më brutale të dhunës fizik ndaj shqiptarëve. Me dhjetëra
mijëra shqiptarë të moshave të ndryshme vriten nga zjarri i
armëve, i bajonetave, nga djegiet për së gjalli, nga ngrirjet në
dëborë e akull. Togje kufomash shqiptare, shtëpi të rrënuara,
nëna të ngrira me foshnje në gji, fëmijë të uritur e të pambrojtur,
uri e skamje nga zjarret dhe nga plaçkitjet si dhe skena të
trishtueshme ishin pamjet që mbushnin Sanxhakun e Nish*t, në
qarqet e Nish*t, Pirotit, Vranjës, Leskocit, Përkuplës, Kurshumlisë
etj. Nëpër lumenjtë Moravë, Nishavë etj., notonin me qindra
kufoma shqiptare të hedhura nga forcat ushtarake. Nga vrasjet e
shumta u hapën varre masive, që nga Nishi e deri në Kurshumli.
Princi serb Millan Obrenoviq, për të arritur këtë qëllim, ushtarëve
të vet serbë u kishte shpërndarë proklamatë, në të cilën thuhej:
“... sa më pak shqiptarë që të mbetën në territoret e çliruara nga
Turqia, aq më shumë do të kontribuoni për shtetin. Sa më shumë
shqiptarë të shpërngulur, aq më të mëdha meritat për atdhe”.
Dhuna dhe shfarosja e shqiptarëve bëhej në mënyrat dhe metodat
më mizore dhe barbare, për çka dëshmojnë edhe vetë serbët. Një
mësues, dëshmitar i kohës shkruan: "... Në acar dhe të ftohtë të
madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të
zhveshur e të zbathur që kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta
me përplot mall.....Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në
Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajt dhe qetë tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë sepse qerre kishte pak. Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria…” . Udhëpërshkruesi serb, Sreten Popoviq, ndër të tjera, shkruante: "Ato netë, shumë familje
shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh
pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në
shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur
edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit". Në një burim tjetër thuhet: “Me
ndjekjen e arnautëve, disa fshatra në ato anë mbetën plotësisht të
shkreta. Disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte
kush t’i tregonte, prandaj ato fshatra të shkreta të Sanxhakut të
Nish*t - Prokuplë, Leskoc, Vranje duhet të popullzoheshin”.
Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq, shpjegon qëllimet e qeverisë
serbe për pushtimin e territoreve në Jug. Ai shkruan se dëbimi i
shqiptarëve u bë me qëllim “që Serbia të bëhej shtet i pastër
nacional” dhe të krijohet mundësia “që aksioni serb në të ardhmen
të drejtohej kah pjesët e Kosovës”.
Pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia kishte dërguar ekipe për ta
popullzuar atë pjesë me kolonistë para se të mbahej Kongresi i
Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër
të tjera shkruanin: "Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare,
tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk
mund të formohen komuna“. Mirëpo, përkundër kësaj, Serbia
zyrtare filloi me nxitim kolonizimin e vendbanimeve të Sanxhakut
të Nish*t me elementin sllav të sjellë nga viset e ndryshme si,
Serbia, Mali i Zi, Bosnja etj. Pushteti dhe kolonët e rinj serbë
plaçkitën tërë pasurinë e shqiptarëve.
Në territorin e Kosovës shqiptarët muhaxhirë u vendosën në
fshatra dhe qytete. Pati lëvizje të mëdha, ku nga fshatrat kaluan
në qytet, ose prej një fshati në fshatin tjetër. Ata u vendosën kryesisht në trevat rreth kufirit me Serbinë e sotme, në territorin e
rrafsh*t të Kosovës, Llapit, Anamoravës etj. me shpresë se një ditë
do të kthehen në vendlindjen e tyre. Shumë familje shqiptare
muhaxhire u vendosën edhe në territorin e Maqedonisë, e shumë
prej tyre përfunduan jashtë Kosovës, tej Bosforit, në shkretëtirat e
Anadollit e më gjerë deri në Siri. Tani është një përvjetor reflektimi
për brezat që stërgjyshërit e tyre u detyruan të lënë vatrat dhe
gjithë çfarë kishin para dhunës së ushtrisë së Serbisë.
E kaluara nuk duhet harruar. Krimi, vendbanimet dhe pronat e
Sanxhakut të Nish*t nuk do të harrohen nga shqiptarët. E drejta
për pronën është një e drejtë e patjetërsueshme, ajo kurrë nuk
vjetërsohet.

Prof. dr. Jusuf Osmani

Heroi jonë - SKANDERBEG!
05/05/2024

Heroi jonë - SKANDERBEG!

Gjergj Kastrioti 🇦🇱 Gjithashtu në Bashkinë San Basile në Itali - Komuna Arbërore 🇦🇱 🇮🇹

🇦🇱🇪🇺🇺🇸

Urime 7 Marsin , dita e mësusesit pa të cilët ne nuk do të ishim këtu ku jemi, urime  per mësusesit e viteve 1991-1999 t...
07/03/2024

Urime 7 Marsin , dita e mësusesit pa të cilët ne nuk do të ishim këtu ku jemi, urime per mësusesit e viteve 1991-1999 te cilët ne kohet me te veshtira na dhuronin dije e shpresë , shendet për ta dhe familjet e tyre.

04/10/2023

4 Tetor 1895 lindi “Shote Galica”

S***a (Qerime) lindi në Radishevë të Drenicës, një krahinë në zemër të Kosovës. Ngaqë ishte vajzë që erdhi në jetë pas gjashtë vëllezërve, i ati u gëzua shumë për lindjen e saj. Ajet Haxhia në librin e tij “Shotë dhe Azem Galica”, thotë se madje ai qëlloi me pushkë, çka nuk ishte zakon në ato anë. Ai e thirri Shotë me përkëdheli që në fillim, pa e ditur se emri i saj do të shndërrohej në një simbol për kujtesën tonë kombëtare. Sa u rrit pak S***a, ai e merrte me vete në odën e burrave dhe në kuvende, në të cilat flitej për trimëri e urti, por edhe merreshin vendime të rëndësishme për kohën. Aty ajo mësoi veçanërisht për luftërat e përgjakshme që shoqëruan Lidhjen e Prizrenit, për betejat e shumta legjendare në mbrojtje të tokave shqiptare. Ajo mësoi gjithashtu se Kosova ishte e pushtuar, se malet dhe grykat e saj ishin kthyer herë pas here në shesh luftimesh të përgjakshme për liri. Ajo pati fatin e lumtur të shihte me sytë e vet trima si Isa Boletini e Hasan Prishtina me shokë.

Deri në fund të jetë së saj ajo ruajti të njëjtat parime atdhedashëse! Kujtimi i saj do jetë i përjetshëm.

🇦🇱🇪🇺🇺🇸

16/07/2023

HARRESA HISTORIKE:
Debimi dhe gjenocidi serbe ndaj shqiptareve ne sangjakun e Nish*t dhe rrethe te tjera
Çlirimi I viseve te pashallakut te Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800 e deri nevitet 1875 ishte e drejt legjitime serbe..Mirpo,ne anen tjeter, ajo largoi popullaten joserbe nga ato treva.Keshtu sipas nje shenimi historiografik nga periudha 1800 e deri ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartepermendura dhe nga Lugina e Moraves,siq thot aty,rreth 150.000 banor shqiptare.
Regjimet e dinastis se Obrenoviqeve (1817-1903) vazhduan politiken teroriste shtetrore ndaj shqiptareve e boshnjakeve, e gjat’30 te shekullit XIX, me qellim te spastrimit etnik. Ne frymen e kesaj politike,qeveria e Principates se Serbis urdheroi me 1832 qe gjdo shqiptari dhe boshnjaku, qe kapet ne territorin e Serbis,ti meshohen nga 25 te rena me shkop,ndersa me 1834 urdheroi qe te perdoret ushtria per t’iu djegur fshatrat.
Pushteti serb me 1856, me marveshjen e Paqes se Parisit kishte fituar njefar te drejte qe ti largoj te gjith shqiptaret nga qytetet Shumadise,si dhe nga Hercegovina.Me 2 Mars 1865 Knjaz Mihaili kishte nxjerr ligjin per kolonizimin e te huajve.Me ate ligj territoret te cilet i posedonin shqiptaret,sidomos nga Sanxhaku i Nish*t dhe i Pirotit u serbizuan(jane kolonizuar menjeher pas Kongresit te Berlinit,sepse ketu Serbia pranohet si shtet.
Duhet theksuar se shqiptaret deri kah fundi i shekullit XIX qene te vendosur ne shumicen e qyteteve dhe qytezave,fshatrave te Sanxhakut teNish*t e me gjer.pjesa derrmuese e familjeve shqiptare ishin perqendruar ne qarkun e Toplices(Rethi iProkuples,Dobriqit,Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli),Qrkun e Vranjes(pjes rethit e te Pustarekes dhe Jabllanicers,rrethi i Leskocit,Polanica,Gerdelica,Masurica,Pqinja,Inogos htetj.),si dhe ne qarkune e Nish*t e disa edhe ne at te Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera,e sidomos ne qytete,si psh.ne Qupri,Paraqin,Uzhic,Krushec,Aleksinc,Karanovc(Kral eve) e deri te beogradi.
Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nish*t, ishte e vendosur kryesisht ne keto vendbanime:
-Alikinci,Alabana,Arbanashka,Arbanashci,Araqa,Hasan ovci;
-Balltiqi,Barllova,Bajshtica e Eperme,Bajshtica e Poshtme ,Balinovci,Baca,Banjska,Bajqiqi,Bajqinca,Buci,Boro va,Banja e Repanjes,Bajqinovci,Bardyzi,Banja,Babviqevci,Babat ica,Babishevci,Banjabara,Bajra,Batushica,Barlova,B erila,Bedila,Bellanica,Belibregu,Bellotini,Bellobr egu,Bellanovci,Berxhika,Beselica,Berbatofci,Bellpo la,Belegu,Bubavci,Berjana,Beashtica e Poshtme,Binovci,Bllaca,Boka,Borovci,Borinci,Bojnik u,Bunovci,Bogujevci,bujanovci,Bugujevci(ne rrethin e Jabllanices),Buzhurana,Breznica,Bresternavi,Brallo va,Brajshori,Branina,bresi,Brezniqiqi,Breznica,Bul latovci,Buqinca,Bublica,Bufca,Burevica,Burinci,Bud eci,Bumbereku,Bullaini,Bukollrami,Bukozhani,Bukova gllava,bushtrani,Buqinca,Byqmeti i Eperm,Byqmeti i Poshtem,Byqmeti i Mesem,Bugunuvci;
-Cervaneku,Cernoverni,Cerrcavci i Eperm,Cerrcavci i Poshtem,Cerrnatova;
Çestelina,Çiftliku,Çokoti,9nje ne qarkun e Nish*t e nje ne Jabllanic),Çukovci;
-Dankoviqi,Devotini,Dedinca,Devqa e Eperme,degermeni,Dediqi,Dekutina,Deshullovci,Dedis hka,Dikovci,Dllugojnica,Dobratiqi,Debrejance,Dobra sheva,dobridolli,Dragideli,Dragusha e Eperma,dragusha e Poshtme,Dranica,Dragobuzhda,draganci,drevina,Dreno va,Drenci,Drenovci,Dubrava,Dubranja,Dubnica,Durnja ci,Dubova,Dugidelli,Dugolluka,Dublica,dukati,Druga levci,Dubulevi;
-Gazdara,Gajtani,Gabinca,Graica,Granica,Gesolica,Ge gla,Gerguri(ne Jabllanic),Gerguri(ne rrethin te Prokuples),Gojnofci,Gopnja,Gollaku,Govori,Grabofci ,Gragoqevci,Grabovica,Gerbafci,Grebolica,Gllasovik u,Gllasnoviqi,Gradni,Gunjaraku,gurivica,Gubetini,g urgurofci,gurgurova,Gurgora;
-Gjemnica,Gjelekari,Gjelekara,Gjaka e Eperme,Gjaka e Poshtme,Gjukella,gjorgjefci,Gjushica,Gjingjusha,Gj urkofci,Gjurefci,Gjikolli,Gjurgjefci;
-Hergaja,Huruglica e Eperme,Huruglica e Poshtme;
-Igrishta(e Vranjes),Igrishta( e Pusta Rekes),Ivankulla,Ivanja,Izumna;
-Jabuqa,Jakofci,Jashanica e Eperme,Jashanica e Poshtme,Jellashinca;
-Kamenica,Katundmorina(rrethi i Nish*t),Komotena,Kumareva,Kallabofci,Katuni,Kacaba qi,Katiqi,Kapiti,Klaiqi,Klisurica,Konjufci,Koprani ,Konxheli,Korbevci,Kodra,Konjuva,Konjuhi,Kojqiqi,K oqane,Kremenata,Kertoku,Krivaqa,Krushevica,kerqmar a e Eperme,Kerqmara e Poshtme,Kovanlloku,Kutllovci i eperm,Kutllovci i Poshtem,Kuqi,krushevica,Kutllova,Kutllat,Kozmaqi,K oznica,Kordinci i Poshtem,Kordinci i Eperm,Kastrati,Kallabovci,Kalimanca,Koshareva,Konj ina;
-Legatica,Lebofci,Levqa e Eperme,Lebana,leci,Leskovabara,Lepanja,Leboshtica, Letovnishte,Leturna,Lumeqi,Lepenica,lipovica,Lusha ;
Llallinca,Llazalla,Llapashtica,Llozana,Llozna,Llop etinca,Llugiqi,Llumnica,Llukova,Llugari;
-Manistirishta,Masurica,Magashi,Mazareqi,Maleivci,M akovci,Magova,Magarenja,marovci,maqedonci,Maqesten a,Magjera,Maqina,Maqkovci,Matarova,Matajevci i madh,Matajevci i Vogel,merqezi,Megja,Maqkovci,Mekishi,Merofci,Mesgr aja,Megjuana,mehanja,Mealica,Mernica,Medveci,(Merq a,Mellova,Merveshi,Mekishi,Meshica,Merkonja,Merlak u,Merkoviqi),te gjith keta emra ne kllapa jan me (e paza pas M),Megjurova,Milina,Miroqica,Mikullofci,Mikulani,M irovci,Miroshevci,Milivojci,Miskiqi,Mirosllavi,Mir inca,Mihalica,Molla e Kuqe,Momqilli,Mugosha,Muzaqa,Muqena,Muleviqi;
-Novosella,Neredovci i Eperm,Neredovci i Poshtem,Negosavla,Novosella( nje ne qarkune e Toplices e nje ne at te vranjes),Neveda,Nelaku,Nesushta;
-Orlishte,Orana,orlana,Oraqi,Obertinca,Obllaqina,Os trogllava,Obarda,Orashci;
-Paqarada,Parada,Pasjaqa,Pasjaqa(Nish),Pavllovci,Pa llata,Pashici,Petrovci,pevatica,Perunika,Pestishi, pestini,Petrila,Pertata,Peqenci,Pokofci,Pervetica ,Peroshtica,Pllana e Madhe,Pllana e Vogel,Plakova,Plloqniku,perkatesishtPllashniku i Eperm,Pllashniku i Poshtem,Poterzhani,Popofci,Popova,Poturqoi,Pareqi, Pollomi,Pollomi(nje ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples),Prebeza e Eperme,Prebeza e Poshtme,Prekoqna,Pretreshnja,Prekodelli,Prekedini, Prevallci,Preboji,Preseka,Prekopqellnika,Prekopuca ,Prekorogja,Prekashtica,Preobrazhenja,Preopollci,P iskala,Pishteva,Pustoshillova,Pustovojllovci,Pukov ci,Pupovica;
-Qyqalla,Qunglla;
-Radeci,Radovci,Rabovci,Rafuna,Rakovica,rashka,Rash ica,Rastelica,raqa,rasuhaqa,Ramabaja,Ramnishta,Rav nishori,Ravnareka,Rashevci,Rataji,rastavica,Ruman ovci,Raputofci,Rastavica,Rasturrula,ragjenovci,Rad inovci,Ramadeni,Relinci,Reqica e Eperme,Reqica e Poshtme(ne Toplic),Teqica e Leskovcit,Retkoceri i Eperm,Retkoceri i Poshtem,Resinci,Ribinci,Rudari,rukofci,Runjiku,Rub ofci;
-Samakova,Sellova,Seoce,Sekicolli,seqinica,Selishta ,Sekiraqa,Sllavnica,Sllamniku,Sllabniku,Sllatina,S iarina,Slishani,Slivnica,Slivova,Simnica,Sinanova ,Sodarca,Skobari,Skoverqa,Statovci,Stublla,Stashil lova,Starasella,Starobanja,Surdulica,Suvidolli,Suv ojnica,Suvamorava,Sudimla,Svinjisishte,Sfirca,Svin jarina,Sfarqa e eperme,Sfarqa e Poshtme,Sagonjeva,Samarinci,Sagorjeva,Studenci,Spa nca,Smrdani,Stropska,Smiloviqi,Stullca;
-Sharprinci,shahiqi,Shqrrlinci,Shahinovci,shatra e Eperme,Shatra e Poshtme,Sharci,Shanalluka,Shuliqi,perkatesisht Shylyshi,Shillova,Shipovci,Shishmanovci,Shirokonje va,Shulemaja,Shushnjaku,Shtullca;
-Talirofci,Terstena,(Ternava e Poshtme,Ternave e Eperme,Ternava(Nish),terpeza,Terrha,Termkolli,Terb unja e Eperme,Terbunja e Poshtme,Ternavillazi) te gjith keta emra ne kllapa jan me e-paza pas T,Tena,Tihofci,Toqani,Toverlani,Toshi,topllaci,Top anica,Togaqevci,Treqaku,Trebinja,Tullari,(Jabllani c),Tullari(Prokuple),Tmava,Turjana,Tupalla,Tupalla (Nish),Turqica,Tubuzhde;
-Umi,Uzllok,Ushi;
-Vardeniku,Vardini,Vasiqevci,(Verbica,Verbova,Verbo vci,Vertopi) keta emra ne kllapa jan me e-paza pas V,Vrella,Vagermeni,Veqa,Vllasa e Eperme,Vuqaku,Vishesella,Vitosha,Vllahinja,Vllasa( e Prokuples),Vllasa(e qarkut te Vranjes),Vllahova,vova,Vojllovci i Eperm,Vodica,Vojiznova,Verbovci i Eperm,Vrezhina e Poshtme,Visoka,Vershefci,Vranovci,Vuqjaku,Vukojefc i,Vuqa,Vujanova,Vujiznova(Nish);
-Zagragja,zaravinja,Zllatokoni,Zakishenje,Zuqa,Zlla ta,Zubuvci,Zebica;
-Zhapska,Zhegrova,Zhdelova,Zhinipoyoku,Zhitorogja,Z huqa,Zhuqi.
-Qytetet:Prokupla,Kushumlia,Leskoci,Vranja,Nishi,Sh arqoj-Sheherqoj(Piroti),Bellapallanka,Tërni.
Gjithsej:551 vendbanime.
Mirpo ekzistojn edhe vendbanime te tjera.Numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime.
Procesine e kolonizimit te trojeve shqiptare me elementin sllav dhe te shpernguljes me dhum te shqiptarve per realizuar transformimin e hartes etnike ne favor te vet,Serbia dhe Mali i Zi gjat periudhave me te reja historike,kane vazhduar te zbatojn sidomos nga vitet e Krizes Lindore(1875),respektivisht qe nga lufta ruso-turke(1877-1878),kur Serbia pushtoi Sanxhankun e Nish*t,ku benin pjes edhe viset etnike shqiptare si ;Toplica,Kushumlia,Vranja,Masurica,Krahina e Leskocit,Prokupla etj.Serbia ushtroi nje gjenecit masiv ndaj popullsis shqiptare,qe u mbeshtet edhe ne forcat ruse.ushtaraket serb per te realizuar ket qelllim kishin perdorur mjetet me brutale te likuidimit fizik te shqiptarve duke mos kursyer as femijet,grat e pleqet.Mbi 35.000 shqiptar te moshave te ndryshme gjeten vdekjen nga zjarri i armeve,i bajonetave , nga djegjet per se gjalli,nga ngrirjet ne debor e akulli.Pati edhe shum nena te ngrira me foshnje ne gji.Pastaj ata plaqkiten,dogjen e shkaterruan shum fshatra shqipatre.Djegjet e shkatrrimet e shtepive te shqiptarve qen te pa llogaritshme gati te gjitha fshatrat shqiptare u ben shkrum e hine kulm te dimrit te ashper.vetem ne njeren nga lagjen e qytetit qene ber shkrum e hi 300 shtepi shqiptare.Grabitjet e pasurive ishin masive duke nisur qe nga stolit e deri te mobiljet,shtroj-mbuloj,veshjet,parat,drithrat,bulmetrat,bagtit etj.
Kolonizimi dhe shfarosja e shqiptarve behej ne menyrat dhe metodat me mizore dhe me barbare,per qka deshmojn edhe vet serbet;
“Disa familje shqiptare iknin dhe terhiqeshin ne lugin e lumit te Moraves Jugore,neper te ftoftit t madh,pran rruges neper gryken e Gerdelices deri te Vranja dhe Kumanova,shiheshin femij te hedhur dhe te vdekur dhe pleq te ngrir.terheqja ka qen tragjike,kuajt dhe qet terhiqeshin ngadale qerret neper borë,sepse qerre kishin pak.Disa femij te hedhur,te humbur apo gjysm te vdekur nga lodhja dhe uria kane qen te enjtur dhe te fryr si daullja,disa i linte shpirti ateher kur tanet i ushqenin ose pas ngrenjes”(Te dhenat nga Stefan L.Popoviq-Putovanje po Novoj Serbie,(Udhtimi neper Serbin e Re) Beograd,1950,fq.345).
Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq,shpjegon qellimet e qeveris serbe per pushtimin e territoreve ne Jug.Ai shkruan se debimi i shqiptarve u be me qellim”qe Serbia te behet shtet i paster nacional dhe te krijohet mundsi qe aksioni serb ne te ardhmen te drejtohet ka pjeset e Kosoves”.
Me ndjekjen e shqiptarve disa fshatra ne ato an mbet plotesisht te shkreta,disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush ti tregonte.Nga keto vise per nje koh te shkurter u be pastrimi etnik mbi 700 fshatrave e vendbanimeve shqiptare me nje popullsi rreth 300.000 veta.Ne vend te tyre u vendosen serbet dhe malazezet besnik te regjimit.
Popullata e debuar shqiptare nga Sanxhaku i Nish*t,kryesisht u vendos ne territorin e Kosoves se sotme,disa u vendosen ne territorine e maqedonis e shum prej tyre te mjer perfunduan jasht kosoves,pertej Bosforit,ne shkretetirat e Anadollit e me gjer.
Disponojm edhe me te dhenat e fshatrave ne Kosovë,ne te cilat u vendosen kjo popullat.
Per te dhana me teper,mund te gjeni tek libri:”KOLONIZIMI SERB I KOSOVES” te autori Jusuf Osmani.
Debimi i shqiptarve nga Sanxhaku i Nish*t 1877-1878 nga autori Dr.Sabit Uka.
Vendosja dhe pozitat e shqiptarve ne Kosov,1878-1912 nga autori Dr.Sabit Uka.

14/06/2023

“Faji më i madh në botë është t'i mbash anën të padrejtit e të jesh armik i të drejtit.”
― Sami Frashëri

  dhunes dhe  represionit serb, ne Kosoven Lindore!
10/06/2023

dhunes dhe represionit serb, ne Kosoven Lindore!

 Ali Ahmeti Talat Xhaferi
21/02/2023


Ali Ahmeti Talat Xhaferi

Për shqiptarët e Velesit ne Maqedonine e Veriut flitet pak…Ata shpesh pergjate historise jane detyruar ne forma re ndryshme te largohen nga kjo zone, por edh...

04/02/2023
05/01/2023

20/12/2022
13/12/2022

12/12/2022

25/09/2022

Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia.

Sami Frasheri

Një shembull i mirë nga një njeri i mirë i këtij vendi!
10/09/2022

Një shembull i mirë nga një njeri i mirë i këtij vendi!

Me Emër të Zotit
Në mënyrë që të kontribuojmë sadopak në rritjen e natalitetit në vend edhe pse ditë pushimi drejtori e ka marrë këtë vendim!

31/07/2022

Apo ndihmohen dhe përkrahen sa duhet shqiptarët në trojet etnike në Kosovën Lindore?

Ata kanë nevojë për përkrahje institucionale sidomos nga Shqipëria, ngritjen e zërit në çdo instancë nderkombtare për çdo të drejtë që po ju mohohet!
Popullit shqiptar atje po ju pasivizohen adresat!

30/07/2022

A është ikja nga atdheu zgjidhje?

Shpesh shoh statuse ' ika nga Kosova , ose ika nga Shqipëria për një jetë më të mirë'.
A nuk mjaftuan 'ikjet' e dëbimet me dhunë gjatë shekujve nga pushtuesit?! Pse tani kur jemi të lirë, kemi dy shtete , me pak punë bëhen tri apo katër.

Butrinti në dorën e tij. Richard Hodges mendon se Shqipëria është shtet artificial, aty nuk ka pasur më parë shqiptarë d...
30/07/2022

Butrinti në dorën e tij. Richard Hodges mendon se Shqipëria është shtet artificial, aty nuk ka pasur më parë shqiptarë dhe se kur i sollën shqiptarët këta i përzunë grekët nga "vorio-epiri". Ky person do menaxhojë qytetin historik shqiptar të Butrinit.

Kreu i Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin, Richard Hodges gjatë një leksioni të mbajtur vite më parë për studentët

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dardania jonë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category


Other Magazines in Pristina

Show All