Vendore

Vendore Vendore.info është një portal lajmesh që fokusohet në raportimin e ngjarjeve dhe zhvillimeve në nivel
(2)

Ky portal është krijuar me qëllim për të furnizuar një burim të rregullt dhe të besueshëm të lajmeve për komunitetin lokal dhe për ata që interesohen për zhvillimet në këtë rajon të Kosovës dhe jo vetëm. Vendore.info mbulon ngjarje aktuale në fusha të ndryshme si politika lokale, ekonomia, kultura, sporti, arsimi, si dhe ngjarje të tjera që kanë ndikim në komunitetin vendas.

Hoti: Deklarimet e O’Brien duhet të merren me shumë shqetësimDeputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e L...
14/02/2024

Hoti: Deklarimet e O’Brien duhet të merren me shumë shqetësim
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të Ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se deklarimet e O’Brien duhet të merren me shumë shqetësim.

Sipas tij, ata që s’e kuptojnë se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale, nuk duhet të jenë në krye të institucioneve.

“Deklarimet e Ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit duhet të merren me shumë shqetësim.

Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve.

Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme.
Keq. Në prag të përvjetorit të pavarësisë, do të duhej të merrnim mesazhe urimi”, shkroi Hoti.

Grenell: Ekipi i Bidenit më në fund po ndjek politikën e Trumpit për Kurtinsh i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkua...
14/02/2024

Grenell: Ekipi i Bidenit më në fund po ndjek politikën e Trumpit për Kurtin
sh i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, reaguar pas deklaratës së Ndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim në platformën X, Grenell ka thënë se ekipi i presidentit aktual, Joe Biden, më në fund po ndjek politikën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

“Ekipi i Bidenit ‘më në fund’ po ndjek politikën e Administratës Trump për Albin Kurtin e Kosovës. 3 vjet më vonë”, shkroi ai.
Ndryshe, në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien ka thënë se me qëndrimin për çështjen e dinarit, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thosha, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë ai.

“Ta ndërpresin menjëherë këtë”, “Qeverisje e dobët”, “S’bëj kërcënime të vakëta” – Fjalë të rënda nga SHBA për QeverinëN...
14/02/2024

“Ta ndërpresin menjëherë këtë”, “Qeverisje e dobët”, “S’bëj kërcënime të vakëta” – Fjalë të rënda nga SHBA për Qeverinë
Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit Jim O’Brien ka drejtuar fjalë të ashpra në adresë të Qeverisë së Kosovës rreth vendimit për dinarin. Diplomati amerikan ka kërkuar tërheqjen e vendimit derisa ka shfaqur pakënaqësi edhe me tranzicionin tre mujor të BQK-së që u shpall të hënën.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për dinarin, ka vënë në pikëpyetjet partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit ka zbuluar se ka folur disa herë me Kurtin rreth kësaj çështjeje duke lënë të kuptohet se ai s’i ka dëgjuar kërkesat. Ai ka thënë se kjo është qeverisje e dobët.

“Çështja është se çfarë problemi po synon të zgjidhë vendimi i ri. Është e drejtë e Kosovës të vendosë se çfarë valute po dërgohet në juridiksionin e saj. Asociacioni do ta zgjidhte këtë problem duke qartësuar çështjen e parave që dërgohen dhe qëllimet për të cilat do të përdoreshin. Ka mënyra tjera për ta siguruar këtë qartësi, përfshirë përmes dialogut, përmes konsultimeve joformale, ashtu si shtetet moderne u japin përgjigje këtyre çështjeve. Jo duke shpallur vendime në mes të natës pasi partnerët tuaj më të afërt ju thonë se kjo është ide e keqe dhe qeverisje e dobët”, ka theksuar diplomati.

“Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere“, ka thënë O’Brien.

Sipas tij, në deklaratën e BQK-së nuk thuhet se do të lejohet përdorimi i dinarit, por se do të ofrohet një alternativë. E për këtë, O’Brien u shpreh se duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi.

“Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe ne. Pra jo, duhet ta ndërpresin menjëherë këtë dhe pastaj të punojmë drejt zgjidhjes së problemit konkret, që ata duan të zgjidhin, ashtu siç veprojnë shtetet moderne evropiane”, ka theksuar O’Brien.

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një person dërgohet pa shenja jete në QKUKNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prish...
14/02/2024

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një person dërgohet pa shenja jete në QKUK
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se nuk dihen rrethanat e vdekjes dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.
“Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pamje nga Brezovica ku humbi jetën tragjikisht amerikania 54-vjeçareShoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikua...
14/02/2024

Pamje nga Brezovica ku humbi jetën tragjikisht amerikania 54-vjeçare
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar pamje nga operacioni i sotëm në Brezovicë, ku humbi jetën një grua 54-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

E ndjera ishte me kombësi amerikane, teksa humbi kontrollin duke skijuar dhe u zu nga një ortek bore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë”, tha Veseli.

“Është gjetur pa shenja jete shtetasja Amerikane në qendren e skijimit në Brezovicë.E ndjera ishte zën nga orteku i borës tek Folea e Shqiponjes”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.

O’Brien i qartë: S’bëj kërcënime të vakëta, nëse Kosova s’na trajton si partnerë as ne s’e trajtojmë atë si të tillëNdih...
14/02/2024

O’Brien i qartë: S’bëj kërcënime të vakëta, nëse Kosova s’na trajton si partnerë as ne s’e trajtojmë atë si të tillë
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Ai teksa foli për qëndrimet e SHBA-së shtoi se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me ta, duke theksuar se do të trajtohet njëjtë si i trajton ajo Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha ai.

O’Brien sa i përket kontakteve me Kurtin rreth çështjes së dinarit, tha se kishin komunikuar disa herë me të para shpalljes së vendimit dhe vetëm një shkëmbim të shkurtër pas shpalljes së tij.
“Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere”.

“Kjo është çështje partneriteti dhe aftësie në qeverisje. Të gjitha problemet që janë hasur që kur u shpall ky vendim, u identifikuan që në 5-10 minutat e para, pasi mësuam për të. Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin. Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim. Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin”, tha ndër tjera O’Brien për Zërin e Amerikës.

Plenkoviq për rastin e Banjskës: Për pak sa nuk nisi lufta Kosovë-SerbiKryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thë...
14/02/2024

Plenkoviq për rastin e Banjskës: Për pak sa nuk nisi lufta Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se në Kosovë “për pak sa nuk nisi lufta”.

Këtë deklaratë, ai e lidhi me rastin e sulmit terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Heroi Afrim Bunjaku, e edhe tre terroristë.

“Para katër muajsh e gjysmë ka pasur a*o tensionesh në Kosovë sa që për pak sa nuk nisi lufta mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Plenkoviq, kur u pyet nëse në takimin e partisë HDZ u fol për shërbimin ushtarak.

Ai përmendi invazionin rus në Ukrainë, sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe sulmet pasuese të forcave izraelite ndaj Hamasit, por edhe konflikte tjera nëpër botë.

“Nëse i shohim tensionet nëpër vende tjera në fqinjësinë tonë, nëse shohim kërcënimet e shkaktuara nga migrimi i paligjshëm… atëherë në fokus na vjen një fjalë – e ajo është siguria”, u shpreh kryeministrit kroat, raporton Večernji list.

Ai shtoi se gjeneratat e reja nuk dinë asgjë për aftësi të caktuara në rrethana të ndryshuara.

Prandaj, ai tha se futja e disa moduleve të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, që është diskutuar në publik kohët e fundit, nuk ishte teka e dikujt, por sjellje e përgjegjshme për shkak të mjedisit të ndryshuar të sigur

Osmani, Iowas: Faleminderit që njohët 17 shkurtin, Ditë të Pavarësisë së KosovësShteti i Iowas e ka njohur zyrtarisht 17...
14/02/2024

Osmani, Iowas: Faleminderit që njohët 17 shkurtin, Ditë të Pavarësisë së Kosovës
Shteti i Iowas e ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë vendim, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar Guvernatorin e Iowas Kim Reynolds dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate.

“Faleminderit që u bashkuat me ne për të ngritur lart flamurin tonë dhe për të festuar miqësinë tonë të qëndrueshme dhe partneritetin strategjik, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë dita ditës”, shkroi Osmani në X.

Cameron: Izraeli mund të jetë në shkelje të ligjit ndërkombëtar nëse mohon ndihmën për GazënSekretari i Jashtëm britanik...
14/02/2024

Cameron: Izraeli mund të jetë në shkelje të ligjit ndërkombëtar nëse mohon ndihmën për Gazën

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i kërkoi të martën Izraelit të sigurojë që ndihma humanitare të arrijë në Gaza, duke paralajmëruar se do të ishte në shkelje të ligjit ndërkombëtar nëse nuk e bën këtë.

“Meqë ata janë fuqia okupuese në Gaza… ata duhet të sigurohen që ndihma humanitare, ushqimi, uji dhe strehimi të jenë në dispozicion të njerëzve në Gaza”, tha Cameron gjatë kohës së pyetjeve në Dhomën e Lordëve.

Vetëm një pikë ndihme po hyn në Gaza që kur Izraeli e vendosi territorin nën një rrethim të plotë pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, duke ndaluar furnizimin me energji elektrike, ushqim dhe ujë në enclave, raporton CNN.

Izraeli që atëherë ka filluar të lejojë hyrjen e disa ndihmave, por punonjësit e ndihmës dhe OKB-ja thonë se ky është një proces i gjatë dhe i mundimshëm. Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Ndihmën Emergjente, Martin Griffiths, e ka përshkruar procesin si “në të gjitha termat praktike, të pamundur”.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka thënë se mesatarisht 95 kamionë ndihma në ditë hynë në Gaza midis 10 tetorit dhe 1 shkurtit, nga 500 kamionë komercialë dhe ndihmash një ditë para luftës.

Cameron gjithashtu i kërkoi Izraelit të “ndalojë dhe të mendojë përpara se të vazhdojë me ndonjë operacion në Rafah”, ku më shumë se 1.3 milion palestinezë të zhvendosur besohet se janë të grumbulluar në strehimore të improvizuara.

“Njerëzit që janë në Rafah në shumë raste kanë lëvizur tashmë tre, katër ose pesë herë. Dhe nuk është e mundur të lëvizin përsëri, ata nuk mund të shkojnë në veri sepse do të ktheheshin në shtëpitë që janë shkatërruar. Ata nuk mund të shkojnë në jug, sepse kjo do të përfshinte hyrjen në Egjipt, të cilin askush nga ne nuk dëshiron ta shohë dhe egjiptianët nuk duan ta shohin“, tha Cameron.

Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e sekretarit të Sigurisë KombëtareRepublikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë...
14/02/2024

Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e sekretarit të Sigurisë Kombëtare

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë votuar për shkarkimin e shefit të emigracionit të presidentit amerikan, Joe Biden. Çështja më pas do të shkojë në Senat, ku do të mbahet gjykimi ndaj sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, i cili është anëtari i parë i kabinetit amerikan që po përballet me këtë procedurë në pothuajse 150 vjet.

Konservatorët në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, fajësojnë sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, për rritjen e hyrjeve ilegale nga Meksika, që ata e kanë cilësuar si “katastrofë humanitare”.

Ligjvënësit miratuan dy akuza ndaj tij, përkatësisht atë për “refuzim të vullnetshëm dhe sistematik” për të zbatuar ligjin e imigracionit dhe “shkelje të besimit të publikut”.

Ky ishte tentimi i dytë i republikanëve ndaj Mayorkas, pas përpjekjet e para për të nisur procedurat për shkarkimin e tij dështuan javën e kaluar.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 214 vota për dhe 213 kundër për procesin që në anglisht njihet si “impeachment” dhe çështja tani do të kalojë Senat, ku pritet të mbahet gjyqi.

“Përveç shpalljes së luftës, impeachment është padyshim autoriteti më serioz që i është dhënë Dhomës dhe ne e kemi trajtuar këtë çështje në përputhje me rrethanat”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

“Pasi që sekretari po refuzon të bëjë punën e tij për të cilën është konfirmuar në Senat, Dhoma duhet të reagojë”, shtoi ai.

Por, Biden menjëherë kundërshtoi këtë vendim të ligjvënësve në Dhomë duke e cilësuar si “akt flagrant antikushtetues që ka vënë në shënjestër një nëpunës të nderuar publik në mënyrë që të luhen lojëra të ulëta politike”.

Herën e fundit që Dhoma kishte votuar për nisjen e gjyqit ndaj një anëtari të kabinetit ishte më 1987 ndaj sekretarit të Luftës, William Belknap, që u akuzua për korrupsion.

Megjithatë, Mayorkas pritet të lirohet nga akuzat e Dhomës gjatë gjyqit në Senatin e udhëhequr nga demokratët.

Votimi ndaj Mayorkas ndodhi në kohën kur Dhoma dhe Senati po përplasen lidhur me frenimin e emigrantëve ilegalë. Në dhjetor, u shënua rekord pasi në ditë në kufirin SHBA-Meksikë u ndaluan 10.000 emigrantë ilegalë.

Çfarë është “impeachment”?

Procedura për shkarkimin e një pjesëtari të Qeverisë amerikane, apo edhe ndaj presidentit, që në anglisht njihet si “impeachment”, do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.

Procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza. Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi.
Në Senat, pastaj, duhen dy të tretat e votave për largimin e zyrtarit nga detyra.

Kapen 48 kanaçe me o***m, u dërguan përmes postës në Terminalin Doganor në PrishtinëAbuzimi me substanca narkotike nga t...
14/02/2024

Kapen 48 kanaçe me o***m, u dërguan përmes postës në Terminalin Doganor në Prishtinë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar dje në Terminalin Doganor në Prishtinë, ku në një dërgesë postare është hasur substancë e dyshuar narkotike.

Policia njofton se bëhet fjalë për 48 kanaçe me o***m, të cilat ishin porositur nga i dyshuari.

“Policia është informuar nga dogana se në një dërgesë postare që ishte porositur nga i dyshuari mashkull kosovar ka një substancë të dyshimtë. Njësitë e antidrogës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar 48 kanaqe secila me peshë nga 125 gramë me substancë të dyshuar të llojit o***m. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aksident te EULEX-i në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjesNumri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqe...
14/02/2024

Aksident te EULEX-i në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pa*ojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lagjen e Spitalit, ku një veturë ka përfunduar në shtegun e dedikuar për biçikleta.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sinjalizuesi ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë e këmbësorëve, me theks të veçantë për fëmijët që lëvizin në atë zonë.

“Çfarë aksidenti në rrugën ku është 40 km/h. Siguria e fëmijëve tanë”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Kurti e mbledh kabinetin qeveritar sot në ora 10:00Me fillim nga ora 10:00, kryeministri Albin Kurti do të mbledhë kabin...
14/02/2024

Kurti e mbledh kabinetin qeveritar sot në ora 10:00

Me fillim nga ora 10:00, kryeministri Albin Kurti do të mbledhë kabinetin qeveritar.

Pas mbledhjes, ai bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia marrin pjesë në përurimin e projektit të MRI, në Spitalin Regjional në Prizren.

Si ta mbijetoni Ditën e të Dashuruarve nëse jeni pa partnerSot shënohet Dita e Shën Valentinit, ndaj jemi të bombarduar ...
14/02/2024

Si ta mbijetoni Ditën e të Dashuruarve nëse jeni pa partner

Sot shënohet Dita e Shën Valentinit, ndaj jemi të bombarduar me skena çiftesh të dashuruar nga të gjitha anët. Ata që aktualisht janë pa partner ndihen gjithnjë e më të vetmuar. Për ta, Dita e Shën Valentinit është veçanërisht sfiduese, sepse romanca që “ndihet” në ajër është vetëm një tjetër kujtesë se nuk kanë një partner në krah.

Megjithatë, siç shpjegojnë ekspertët, kjo nuk është arsye për të rënë në dëshpërim dhe letargji, si dhe për t’u ankuar për fatin vetjak, sepse ndjenja e vetmisë, e cila është veçanërisht e theksuar në këtë ditë, mund të kapërcehet

Pesë këshilla të dobishme se si ta kaloni më lehtë ditën e Shën Valentinit nëse jeni pa partner:

Pranoni situatën tuaj
Hapi i parë për të kapërcyer ndjenjat e vetmisë në ditën e Shën Valentinit është të pranoni situatën tuaj. Në vend që të përqendroheni te mungesa e partnerit, përpiquni t’i pranoni vetes se është krejtësisht normale të jesh beqar ndonjëherë dhe se nuk do të thotë që nuk je i denjë për dashuri dhe vëmendje. Pranimi i situatës suaj mund t’ju ndihmojë të lironi stresin dhe presionin që vjen me ndjenjën e vetmisë.

Bëje veten të lumtur
Në vend që të prisni që dikush tjetër t’ju befa*ojë, mund ta përdorni ditën e Shën Valentinit si një mundësi për t’i dhuruar vetes një ditë të veçantë. Përkëdhel veten me ushqimin, librin ose filmin tuaj të preferuar, vizitoni vendin tuaj të preferuar, lexoni, shikoni filma… Nëse asgjë tjetër atë mbrëmje, hapni një shishe verën më të shtrenjtë që kurseni për raste të veçanta dhe kënaquni duke përkëdhelur veten.

Lidhu me njerëzit e dashur
Edhe pse Dita e Shën Valentinit tradicionalisht festohet me partnerë, nëse jeni beqarë kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur me miqtë dhe familjen. Organizoni një darkë me miqtë ose familjen, ndani dashurinë me ata që doni dhe që ju duan. Edhe daljet me një miq mund të jenë një alternativë e mirë, por shmangni lokalet që janë të destinuara për çifte dhe ku gjithçka është e mbushur me zemra dhe shprehje patetike dashurie.

Ndihmoni të tjerët
Të ndihmosh të tjerët mund të jetë një përvojë jashtëzakonisht përmbushëse, veçanërisht kur ndihesh vetëm. Merrni parasysh të dilni vullnetar në komunitetin tuaj lokal ose të ndihmoni dikë në nevojë. Shikoni përreth jush, nuk jeni i vetmi, ka kaq shumë njerëz të vetmuar të të gjitha moshave që ndihen njësoj si ju.

Meditoni
Së fundi, Dita e Shën Valentinit mund të jetë një mundësi për t’u përkushtuar ndaj zbulimit të vetvetes dhe rritjes personale. Merrni parasysh të praktikoni meditim, yoga ose introspeksion për të njohur më mirë veten dhe për të punuar në mirëqenien tuaj emocionale. Vetë-njohja mund të jetë çelësi për të kapërcyer vetminë dhe për të krijuar një marrëdhënie më të thellë dhe më autentike me veten dhe njerëzit e tjerë. Të gjitha këto mund të jenë hapa kyç për të krijuar një festë pozitive dhe përmbushëse të Shën Valentinit edhe kur jeni vetëm ose pa një partner romantik.

Rusia synon të largohet nga OSBE-jaParlamenti rus do të votojë më 21 shkurt për pezullimin e pjesëmarrjes së shtetit në ...
14/02/2024

Rusia synon të largohet nga OSBE-ja

Parlamenti rus do të votojë më 21 shkurt për pezullimin e pjesëmarrjes së shtetit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha kreu i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.

OSBE-ja, që ka 57 anëtarë përfshirë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, është pasardhëse e një organizate gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, ku angazhoheshin fuqitë perëndimore dhe sovjetike.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, OSBE-ja gjerësisht është paralizuar nga përdorimi i vetos nga Rusia.

“Është koha t’i themi lamtumirë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, tha Volodin gjatë një takimi në Dumë, dhomën e ulët të Parlamentit rus, sipas njoftimit në ueb-faqen e Dumës.

“Organizata ka mungesë të pavarësisë, është e politizuar dhe kërcen sipas muzikës së Uashingtonit. Por, më e keqja në këtë situatë është se edhe ne paguajmë para dhe ne jemi një prej lojtarëve më të mëdhenj”.

Dy dhomat e Parlamentit rus pritet të votojnë për pezullimin e pjesëmarrjes dhe ndalimit të pagesave nga Moska për OSBE-në, tha Volodin.

Me partinë Rusia e Bashkuar – parti në pushtet që mbështet presidentin Vladimir Putin – që ka shumicën në Parlament, rezoluta për pezullimin e pjesëmarrjes në OSBE pritet të miratohet.

Duma po ashtu tha se po shqyrtohet mundësia që Rusia të largohet nga organizata të tjera ndërkombëtare, por nuk saktësoi se për çfarë organizatash bëhet fjalë.

Ukraina dhe aleatët e Baltikut, që janë fqinj të Rusisë, kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin vjetor të ministrat të Jashtëm të OSBE-së që u mbajt fundin e vitit të kaluar, për shkak se në mbledhje mori pjesë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. /REL

Agjenda e Blinken/ Zëdhënësi i DASH: Shqipëria, partner kyç për përparim në Ballkanin PerëndimorZëdhënësi i Departamenti...
14/02/2024

Agjenda e Blinken/ Zëdhënësi i DASH: Shqipëria, partner kyç për përparim në Ballkanin Perëndimor
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka zbardhur detaje mbi agjendën e Sekretarit Blinken, i cili pritet të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në një konferencë për shtyp, Miller njofton se vizita e Blinken në Shqipëri riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Sipas Miller, Shqipëria është një partner kyç i SHBA për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.

Zëdhënësi i DASH e konsideroi vendin tonë një zë i fortë në mbrojtjen sovranitetit dhe lirisë së Ukrainës kundër agresionit brutal të Rusisë, si dhe një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo edhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020.

Mirëdita të gjithëve. Më falni që u vonova pak, ose në fakt shumë vonë. Do të filloj me disa komente hapëse për udhëtimet.

Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.

Biden i dërgon letër Vuçiq, e inkurajon të marrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën Presidenti i Shteteve të Bash...
14/02/2024

Biden i dërgon letër Vuçiq, e inkurajon të marrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Biden në këtë letër mes të tjerash, ka inkurajuar Serbinë që të marrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën.

Ai po ashtu ka përmendur se për normalizim të shpejtë, duhet të përfshihen edhe kompromiset po që se është e nevojshme.

Biden ka garantuar se SHBA-ja do të punojë ngushtë me Serbinë e Kosovën dhe Bashkimin Evropian në dialog.

“Inkurajoj Serbinë të bëjë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise kur të jenë të nevojshme, me synim që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet ndër të tjera në letrën e Biden për Vuçiqin.

Siç raporton mediumi serb ‘N1’, presidenti amerikan ka thënë se Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiqit, u është bashkuar 140 vendeve demokratike të botës në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që të mbetemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ta dënojmë luftën brutale të Rusisë”, vijon letra e tij.

Po ashtu, në letrën e Bidenit për Vuçiqin theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, është kyç për të ardhmen paqësore dhe të suksesshme të Serbisë dhe rajonit”.

SHBA e shqetësuar për ndalimin e dinarit: Kjo tregon për paaftësinë e Qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të sajNdihmës...
14/02/2024

SHBA e shqetësuar për ndalimin e dinarit: Kjo tregon për paaftësinë e Qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka drejtuar një sërë kritikash për Qeverinë e Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurti, lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren e re, sipas të cilës pagesat me para të gatshme mund të kryhen vetëm në Euro, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien ka shprehur shqetësimin e SHBA-së për zbatimin e vendimit, duke thënë se qytetarët serbë kanë mbetur të hutuar se si të paguajnë për bukën, qiranë dhe energjinë elektrike, pas përjashtimit të përdorimit të dinarit serb.

Sipas tij, kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin.

“Kjo është çështje partneriteti dhe aftësie në qeverisje. Të gjitha problemet që janë hasur që kur u shpall ky vendim, u identifikuan që në 5-10 minutat e para, pasi mësuam për të. Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin. Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim. Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin”, ka thënë diplomati amerikan.

Rregullorja e BQK-së – e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshtimit nga serbët e Kosovës.

Të hënën, BQK-ja njoftoi se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj do të zgjasë deri në tre muaj, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje.

Të hënën, serbët protestuan në Mitrovicë të Veriut kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa.

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët do të mund të hapin llogari, pa pagesë, ku mund të bartin paratë e tyre në dinarë, të cilat më pas do të konvertohen në euro për të kryer pagesa.

“E kam thirrë në telefon, asnjëherë s’është përgjigjë”, Alba reagon ndaj deklaratave të SantianësNjë miqësi e cila u për...
12/02/2024

“E kam thirrë në telefon, asnjëherë s’është përgjigjë”, Alba reagon ndaj deklaratave të Santianës

Një miqësi e cila u përfol shumë në “BBVK” si dhe pas përfundimit është ajo mes Albes dhe Santianes.

Duket se mes tyre nuk janë “shosh*tur” akoma gjërat duke mos biseduar akoma me njëra-tjetrën.

E vetmja e cila bëri një deklaratë thumbuese ishte Santiana ku është shprehur se “Alba nuk i ka dalë qysh ka mendu, me përkrahje ndaj saj”.

Të njëjtës vendosi Alba t’i reagojë përmes Instagramit zyrtar.

Ajo ka bërë një shkrim të gjatë ku ka shpjeguar raportin me të dhe sesi është sjellë ajo edhe pas daljes nga “BBVK”.

Alba theksoi se i ka dërguar edhe rrobat e saj personale për të cilat Santi ishte shpreh se ka nevojë.

Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruseUshtria e Rusisë ka kryer sulme të reja me dronë në Ukrainë gj...
12/02/2024

Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruse

Ushtria e Rusisë ka kryer sulme të reja me dronë në Ukrainë gjatë natës, ndërkaq Forcat Ajrore ukrainase raportuan më 12 shkurt se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 14 nga 17 dronët rusë si dhe një raketë lundruese të llojit Kh-59.

Forcat Ajrore po ashtu thanë se ushtria ruse ka lëshuar raketa të llojit S-300, të cilat kanë rreze të gjatë veprimi, por nuk treguan se sa raketa të këtij lloji u lëshuan dhe nëse ndonjëra prej tyre ka goditur ndonjë cak.

Guvernatori i rajonit verilindor ukrainas të Harkivit, Oleh Synehubov, në orët e vona të 11 shkurtit deklaroi se Rusia ka sulmuar këtë rajon me raketa që janë lëshuar nga rajoni rus i Belgorodit, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Sipas raporteve preliminare, Synehubov tha se nuk ka viktima, por disa ndërtesa jorezidenciale kanë pësuar dëme.

Ndërkaq, guvernatori i Dnipropetrovskit, Serhiy Lisak, deklaroi të dielën mbrëma se Rusia ka sulmuar qytetin rajonal, Pavlorad me dronë. Nuk raportohet për viktima, por sipas guvernatorit, një pjesë e qytetit të goditur ka mbetur pa energji elektrike.

Vala e fundit e sulmeve ruse me dronë po ndodh në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po vazhdon të bëjë ndryshime në kabinetin e tij të luftës përderisa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë.

Address

Lakrishtë
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vendore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category

Nearby media companies


Other Magazines in Pristina

Show All