Fakulteti Juridik - Faqja Zyrtare

Fakulteti Juridik - Faqja Zyrtare Fakulteti Juridik sikurse edhe i tërë Universiteti i Prishtinës, gjatë kesaj periudhe vazhdoi procesin mësimor nëpër shtëpi private.
(106)

Fakulteti Juridik është themeluar me 23 qershor të vitit 1961 si institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe fillimisht është quajtur Fakultet Juridik-Ekonomik dhe atë gjatë periudhën 1961 – 1970 mbajti po këtë emërtim. Prej vitit 1971 e deri më sot, Fakulteti Juridik ka funksionuar si fakultet i mëvetësishëm dhe i cili ka organizuar dhe organizon studime themelore, të magjistraturës/master/ dhe

të doktoratës. Në Fakultetin Juridik studimet zhvilloheshin sipas sistemit katërvjeçar, ndërkaq studimet pasdiplomike u hapën në vitin 1974/75, fillimisht në Seksionin Administrativ-Politik dhe në atë Juridik-Civil, kurse nga viti shkollor 1984/85 edhe në Seksionin Juridik-Penal. Gjatë periudhes 1991 – 1999, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, sikurse edhe institucionet tjera të shkollimit të lartë të Universitetit të Prishtinë ishin objekt i atakimeve të forcave shtetërore serbe, të cilat rezultuan me suprimimin e dhunshëm të procesit mësimor në gjuhën shqipe dhe me largimin e dhunshëm të profesorëve, bashkëpunëtoreve, punëtorëve të administratës dhe studentëve shqiptar nga lokalet e veta. Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, fakulteti rikthehet në objektet e veta, ku edhe sot vazhdon veprimtarinë e tij. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, Fakulteti Juridik ka prodhuar kuadro të shumta, të cilët kanë dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në fushën e shkencës, gjyqësisë, administratës, politikës dhe në çështjet kombëtare. Fakultetit Juridik është institucioni i parë i këtij lloji në Kosovë që ka ofruar edukimin e juristëve ne sistemin e arsimimit ligjor dhe gjatë punës së tij shumëvjeçare, përkundër ballafaqimit me sfida të shumta ka arritur të ndërtoj reputacion konkurrues me institucionet e llojit të njëjtë në regjion dhe me gjerë. Fakulteti Juridik, sikurse edhe të gjitha fakultetet tjera të Universitetit të Prishtinës i janë qasur me seriozitet një procesi intensiv të reformimit te arsimit ligjor në pajtim me standardet me te avansuara evropiane dhe ndërkombëtare të shkollimit të lartë. Gjatë nentë viteve të fundit janë bërë përpjekje dhe hapa të mëdhenj në drejtim të aplikimit të sistemit të Bolonjës për arsimin e lartë dhe deri më tani janë bërë ndryshime të dukshme dhe seriozenë përmirësimitn të cilësisë së mësimdhënies, mesimnxenies dhe dhe vleresimit te njourive të studimeve dhe në shume fusha së drejtës dhe arsimimit ligjor në këtë institucion, duke përfshirë ndryshime rrënjësore të planëprogrameve mësimore në pajtim me legjislacioni në fuqi në Republikën e Kosovës si dhe në pajtim me standardet me te avansuara evropiane dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë. Fakulteti Juridik, përmes bashkëpunimit me partnerët e tij amerikan, ka arritur të realizoj ndërtimin e gjykatores më moderne në Ballkan për gjykime të improvizuara dhe reale, por edhe përmes ofrimit të programeve nëpër klinika ligjore, ku studentëve u ofrohen mundësi të shumta të aftësimit praktik për punë me raste të vërteta ligjore dhe përjetimin e gjykimeve reale, që u ndihmon atyre në forcimin e anës praktike të profesionit të juristit. Duke qenë pjesë e rregullt e programit të Universitetit Ndërkombëtar të Prishtinës /Universiteti veror dhe dimëror/ për të njëmbëdhjetën herë me radhë. Fakulteti Juridik ka arritur të mirëpres një numër të madhë studentësh të huaj çdo vit me afro 50 profesorë të njohur të universiteteve botërore, meqë rast u ka ofruar edhe një numri të madh të studentëve të tij, mundësinë për të përjetuar diversitetin e programeve studimore dhe ambientin ndërkombëtar të studimit. Fakulteti Juridik përmes programeve të ndryshme ka dërguar në shumë Universitete europiane dhe më gjerë studentë të cilët kanë shprehur interesim për kryerjen e një pjese të studimeve në këto universitete me të cilat Universiteti i Prishtinës ka lidhë marrëveshje mësimi dhe shkëmbimi reciprok të studentëve. Po ashtu, vlen të theksohet se ka interesim / për të gjitha shkallët e studimit / edhe nga studentë të ndryshëm të universiteteve evropiane dhe më gjerë për të studiuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Tanimë, kushtet për studime në Fakultetin Juridik janë përmirësuar dukshëm në krahasim me ato të para disa viteve dhe studentët tani, kanë më shumë mundësi të zgjedhjes si për lëndët mësimore gjatë procesit mësimor, ashtu edhe për aktivitetet tjera hulumtuese dhe arsimore. Mirëpo, duke pasur parasysh kushtet e përgjithshme të arsimimit të lartë në Kosovë, mundësitë e kufizuara për investime substanciale në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe ngritje të mjaftueshme të personalit akademik, si dhe kërkesat e vazhdueshme për rritje të numrit të studentëve, procesi i reformimit të arsimimit ligjor drejt përmirësimit të cilësisë dhe kualitetit të mësimdhënies, mesimnxënies dhe vlerësimit të njohurive të studentëve në këtë institucion, janë proces i vazhdueshëm drejt jetësimit të misionit të tij. Nga vetëvlerësimi i fundit, Fakulteti Juridik është përqëndruar në ndërtimin e institucioneve përkrahëse për studimet akademike të cilat e kompletojnë dhe e plotësojnë arsimimin e përgjithshëm të studentëve dhe përgatisin ata për tregun e punës dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të studimeve. Përpos asaj, investime infrastrukturore janë bërë edhe në këtë periudhë të raportimit, me ç’rast Fakulteti Juridik ka ndërmarrë një përmirësim përmbajtësor të infrastrukturës dhe objektit në të cilin ndodhet. Vlen të veçohet edhe renovimi dhe pajisja e amfiteatrit të madh me mjetet më bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Po ashtu, nga vetëvlerësimi i fundit, në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë, Fakultetit Juridik i janë akredituar edhe katër (3) programe moderne të nivelit master, janë të hartuara së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Evropian 1) Master në të drejtën penale; 2) Master në të drejtën kushtetuese dhe administrative; dhe 3) Master në të drejtën financiare. Një program është aprovuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e USAID-it 1) Master në kontrata dhe të drejtën komerciale; dhe dy programet tjera janë hartuar së bashku me përfaqësuesit WUS Austria: Programi Master 1) E drejta civile dhe pronësore dhe 2) E drejta Ndërkombëtare. Kjo edhe një herë tregon përkushtimin e Fakultetit Juridik për të ofruar avancim të studimeve për të diplomuarit bachelor në lëmitë më bashkëkohore të së drejtësisë. Programet tjera që ofrohen

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, si njësi akademike e Universitetit, është institucion publik i shkollimit të lartë, i cili organizon dhe zhvillon studime universitare, pasuniversitare dhe të doktoratës, organizon dhe aftëson kuadro të reja profesionale dhe shkencore. Fakulteti Juridik përveç programit Bachelor në Drejtësi ku studenti e merr gradën Jurist i Diplomuar, ka edhe studimet në programin Master në Drejtësi në drejtimet: Penal, Kontrata dhe e Drejta Komerciale, Kushtetues – Administrativ, Financiar, Ndërkombëtar, Civil - Pronësor dhe në përfundim të secilit prej këtyre programeve studenti merr gradën Master (LL.M.). Gjithashtu, Fakulteti Juridik ofron studime edhe në programin Doktoratë në Drejtësi, me drejtimet Kushtetues – Administrative, Penal, Civil, Financiar, Ndërkombëtar, dhe me përfundimin e secilit prej këtyre programeve studenti merr gradën shkencore doktor i shkencave juridike (Dr.sc) në lëmin përkatës. Fakulteti Juridik, përveç këtyre programeve të parapara, aktualisht nuk ofron program tjetër.

Address

Agim Ramadani
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti Juridik - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Fakulteti Juridik - Faqja Zyrtare:

Share

Category