Lajmifundit.ks

Lajmifundit.ks Lajmifundit.KS është gazetë e cila do t'ju mbaj të informuar sa ma shumë që është e mundur për ngjarjet më të rejat në Kosovë , Rajon dhe Botë.

Vuçiq: I kam thënë Scholzit se nuk e njohim KosovënPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para fillimit të Sam...
23/06/2022

Vuçiq: I kam thënë Scholzit se nuk e njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para fillimit të Samitit të BE-së.

Vuçiq theksoi se është mirënjohës për mbështetjen e BE-së, por se sot nuk pret ndonjë gjë të veçantë.

“Iku koha kur shtetet e pavarura dhe të lira mund të shantazhoheshin. Ne erdhëm këtu te një mik. Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit. Së bashku me miqtë tanë nga rajoni, ne do të luftojmë për atë të ardhme evropiane, por duke respektuar veten. Ta bëjmë këtë. Se ne jemi të frikësuar dhe se jemi shumë të vegjël, e disa janë shumë të mëdhenj, lëreni me kaq, këto janë histori për fëmijë të vegjël”, u shpreh Vuçiq para mediave.

Vuçiq bëri të ditur se i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz, se nuk pritet të ketë njohje të Kosovës nga Serbia.

”Unë i thashë atij që ne nuk e presim atë, punë të mbarë!”, deklaroi Vuçiq.

Pak para samitit, Presidentja Osmani diskuton me Presidentin Macron.
23/06/2022

Pak para samitit, Presidentja Osmani diskuton me Presidentin Macron.

Profesori u mbylli njësha 83 nxënësve, Zeka: Ky profesor duhet të dërgohet në Shtime.Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka kriti...
11/06/2022

Profesori u mbylli njësha 83 nxënësve, Zeka: Ky profesor duhet të dërgohet në Shtime.

Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka kritikuar mësuesit në vendin tonë. Me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se ka mësues që nuk e meritojnë këtë titull.

Zeka, për këtë rast foli, pasi 83 nxënës të klasës së 12’të të shkollës “Ali Hadri” në Pejë, nuk do të mund të hyjnë në Testin e Maturës, si pasojë e 1-shave të lënë nga një profesor i vetëm.

“Ky profesor duhet me u dërgu ne Shtime”, shkroi Zeka.

Në Shtime ndodhet, Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik.

“Mjerte femijet tane sa mesuesi i pamerituar jep mësim”, shtoi ai.

Nxënësit që në gjithë gjeneratën ishin 131 ankohen se vlerësimi nuk ka qenë i duhur, derisa kërkojnë të merren masa për ta ndryshuar këtë gjendje.

me këtë rast po merren edhe në Drejtorinë e Arsimit në Pejë.

Formacioni i mundshëm ‘anti-Izrael’ – Nga mbrojtja në sulm, Reja bën pesë ndryshime nga sfida me IslandënShqipëria do të...
10/06/2022

Formacioni i mundshëm ‘anti-Izrael’ – Nga mbrojtja në sulm, Reja bën pesë ndryshime nga sfida me Islandën

Shqipëria do të përballet me Izraelin sot (e premte) në orën 20:45 në “Air Albania”, me synimin për të marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, që do t’i ngjiste kuqezinjtë direkt në vendin e parë me 4 pikë.

Pas startit me barazim në Islandë të hënën, trajneri Reja ka bërë provat finale për formacionin pasditen e sotme, teksa ndryshe nga Reikjaviku, pritet të bëjë plot 5 zëvendësime, ose gjysmën e formacionit.

Kështu në mbrojtje pritet të ulet në stol Marash Kumbulla, për t’i lënë vendin Frederik Veselit, i cili do të plotësojë treshen me Ismajlin e Gjimsh*tin, të cilët do të vendosen para portës së mbrojtur nga Etrit Berisha.

Në mesfushë konfirmohen Balliu nga e djathta dhe Hysaj nga e majta, ndërsa në qendër Abrashi do të ketë në krah dyshen e Empolit Asllani-Bajrami, të cilët marrin vendet e Gjasulës dhe Çekiçit.

Ai që ndryshon tërësisht është reparti i sulmit, pasi Cikalleshi vuan nga një gjendje gripale, ndërsa Seferi do të ulet në stol, për t’u lënë vendin dyshes Broja-Uzuni, të cilët nuk ishin në dispozicion për sfidën në Islandë, përcjell SS.

Pikërisht te dyshja sulmuese janë edhe sytë e kuqezinjve për ndeshjen ndaj Izraelit, pasi edhe në Islandë të hënën skuadra krijoi jo pak, por vuajti në finalizim, duke mos shkuar dot përtej barazimit 1-1.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Ismajli, Gjimsh*ti, Veseli; Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Hysaj; Broja, Uzuni

[LAJMI I FUNDIT]Vuçiq i befasuar nga Scholzi: Askush në Evropë më herët s’e ka përmendur njohjen reciprokePresidenti i S...
10/06/2022

[LAJMI I FUNDIT]

Vuçiq i befasuar nga Scholzi: Askush në Evropë më herët s’e ka përmendur njohjen reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i befasuar me deklaratën që kancelari gjerman, Olaf Scholz dha të premten në Prishtinë. Pas takimit në Beograd, ku Scholz shkoi pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, Vuçiq ka thënë se e ka befasuar deklarata e liderit gjerman se në Bashkimin Evropian shtetet s’mund të hyjnë pa e njohur njëri-tjetrin.

“Kemi folur për tema në të cilat s’pajtohemi, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. I kam theksuar se jo gjithçka është përmbushur nga marrëveshja e Brukselit, por edhe mora mesazhin nga Scholzi që tha se duhet të merren hapa më të vegjël të rëndësishëm që të gjendet një zgjidhje e madhe në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Vuçiq. I pyetur për t’i komentuar deklaratat e Scholzit në Prishtinë, Vuçiq ka thënë se “asnjëherë më herët s’ka dëgjuar për termin njohje reciproke, por për marrëveshje të përgjithshme të normalizimit të raporteve”.

“Askush më herët s’ka folur për njohje reciproke përveç amerikanëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë, pos asaj që kemi dëgjuar sot në konferencën në Prishtinë. Kjo ‘njohja reciproke’ është befasi edhe për ne. Gjermania është e fuqishme e ne jemi të vegjël”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se “gjërat po kthehen kundër Serbisë”.

Po ashtu, Vuçiq ka thënë se Shcolzi kërkoi “në mënyrë shumë të qartë dhe të prerë” nga Serbia që t’i vendosë sanksione Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë për media në Prishtinë, tha se Kosova e meriton liberalizimin e vizave...
10/06/2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë për media në Prishtinë, tha se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe e ka përkrahjen e Gjermanisë në këtë drejtim.
Foto: Michael Kappeler/dpa

Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres...
10/06/2022

Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media.
Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë.
Vielen Dank, Bundeskanzler Scholz.

12/02/2021
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në Kanal10, ka folur për kandidaturën e tij për president të Kosov...
20/08/2020

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në Kanal10, ka folur për kandidaturën e tij për president të Kosovës.

Ai thotë se, ka pasur takime edhe me udhëheqësit e koalicionit qeverisës, por siç thotë ai edhe me udhëheqësit e PDK-së.

“Kam pasur takime me udhëheqësit e PDK-së, me z.Thaçi, i cili ende ka afërsi me këtë parti”, thotë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se kandidimi i tij për president, është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.

“Saherë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në Kanal10, se me 2 shtator duhet të synohet njohja reciproke mes...
20/08/2020

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në Kanal10, se me 2 shtator duhet të synohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Hoti duhet të thotë në takimin e 2 shtatorit se ka shkuar për njohjen finale.

‘’Ka një seri temash ekonomike që Kosova dhe Serbia i kanë të definuara, ato mund të përfshihen në një pako, shpresoj që të ketë kurajo politike për një marrëveshje finale për marrëveshjen reciproke dhe të kërkojmë njohjen’’ ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se, njohja nuk nënkupton se duhet të ketë kompensim ndaj njëri-tjetrit.

“Njohja reciproke është akt politik i dy shteteve, pastaj të gjitha temat e tjera mund të bisedohen pastaj, por fillimisht duhet që të ketë njohje, sepse pa njohje nuk mund të zgjidhen ato tema’’ tha në Prime Time, Haradinaj.

Zemaj viziton sot Bujanocin dhe PreshevënMinistri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë...
08/08/2020

Zemaj viziton sot Bujanocin dhe Preshevën

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë sot komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, ministri Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa; pastaj do të vizitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari Nagip Arifi me bashkëpunëtorë, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari i komunës, Shqiprim Aririfi.

Më pas ai do të takojë kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani.

Gjatë vizitës në Luginë, ministri Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me COVID-19.

Kjo vizitë e ministrit Zemaj realizohet me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa.

Hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, nënkryetari i Kamenicës: KFOR-i tha se kishin patrullime të përbash...
08/08/2020

Hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, nënkryetari i Kamenicës: KFOR-i tha se kishin patrullime të përbashkëta

Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka njoftuar se pas informatave se xhandarmeria serbe ka hyrë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ka kontaktuar KFOR-in, të cilët i kanë thënë se kishin patrullime të përbashkëta KFOR-i amerikan, turk dhe pala serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Jakupi ka thënë se pavarësisht kësaj ende nuk ka marrë përgjigje nga KFOR-i se përse është lejuar xhandarmëria serbe të futet në territorin e Kosovës.

“Pas marrjes së informatës se Xhandarmëria serbe futet në territorin e Republikës së Kosovës, menjëherë kam kontaktuar me KFOR, konkretisht me LMT-rajoni Lindje dhe nga ta u informova se sot me datë 07.08.2020 paskan pas patrullime të përbashkëta KFOR-i Amerikan, Turk dhe pala serbe. Po pse është lejuar që xhandarmëria serbe të futet në këtë pjesë të territorit të Kosovës ende nuk kam marrë përgjigje nga KFOR. Shqetësuese janë këto patrullime edhe nëse janë të përbashkëta. Nga kjo që u pa sot, kërkova takim urgjent me KFOR për të diskutuar dhe kërkuar që mos të përsëriten më këso ngjarjesh”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë rast ka reaguar mbrëmë edhe kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati i cili e ka quajtur këtë një provokim dhe terrorizim i qytetarëve të kësaj ane.

Ndryshe, banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës janë shprehur tejet të brengosur, për faktin se nëpër parkingun e një restoranti të këtij fshati janë parë dhe filmuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe duke kaluar.

Ndërkohë, kryetari i organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar duke thënë se është një turp i madh që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur ku xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Afër 4 mijë raste aktive me Covid-19 Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, ja...
08/08/2020

Afër 4 mijë raste aktive me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.961.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare n...
25/05/2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, ka njoftuar për lehtësimin e disa masave kufizuese, që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë COVID-19.

Vitia thotë se ashtu siç është premtuar sot është bërë rishikimi i masave.

Ai ka thënë se nga 28 maji do të ketë lehtësim të masave kufizuese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka thënë se nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat, raporton Telegrafi.

Vitia ka thënë se nga e enjtja qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga ora 5:00 derin në 21:00.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka folur edhe për mbylljen e karantinës.

“Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në vend dhe në bashkërendim me veprimet e shteteve të rajonit, por jo vetëm, edhe më gjerë”.

Vitia ka thënë se duhet të mësohemi me virusin pasi ai mund të ndryshojë.

“Virusin ende nuk e kemi mundur akoma. Ai është ende ne mesin tonë dhe nuk mund të sillemi sikur ai nuk ekziston”.

Lehtësimi i masave vjen pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për rishikimin e fazës së dytë, e cila ka filluar nga 18 maji.

Nga ana tjetër, drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se situate është më e mirë se më parë.

Ramadani thotë se Kosova ka dalë shumë më mirë se skenariot që ishin parashikuar para fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Ai ka falënderuar qytetarët dhe prijësit fetarë duke ndihmuar në mbajtjen nën kontrollë të situatës pandemike.

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që “të mundet coronavirusi” në Kosovë.

Tërnava thotë se besimtarët i kuptuan drejtë mesazhet e institucioneve kompetente duke evituar edhe faljen e Bajramit në xhami pasi sipas tij jeta e njeriut është para të gjitha gjërave.

SHTATË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR!Sot më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me...
23/05/2020

SHTATË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR!

Sot më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 306 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 7 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot më 23 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 785 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.124 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.378.403 raste të COVID-19 dhe 342.840 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!

PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

IKSHPK: Asgjë nuk ka përfunduar, virusi akoma gjendet në mesin tonëPas rasteve të fundit me COVID-19, Instituti Kombëtar...
23/05/2020

IKSHPK: Asgjë nuk ka përfunduar, virusi akoma gjendet në mesin tonë

Pas rasteve të fundit me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se virusi ende është në mesin tonë.

“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”, thuhet në shkrimin e publikuar në Facebook.

IKSHPK-ja njofton se sonte u konfirmuan 19 raste të reja pozitive në Prizren e 2 në Suharekë.

“1025 raste deri sot me 782 të shëruar!”, thekson instituti.

Nga rastet e reja IKSHPK-ja ka bërë thirrje edhe për vazhdimin e mbajtjes së maskave e distancës.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!”, është apeli i IKSHPK-së.

BIK: Përdorni mjetet elektronike për të komunikuar në Fitër BajramZyrtari i BIK-ut, Ekrem Simnica, u ka bërë thirrje bes...
23/05/2020

BIK: Përdorni mjetet elektronike për të komunikuar në Fitër Bajram

Zyrtari i BIK-ut, Ekrem Simnica, u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë që për këtë Fitër Bajram të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Ai deklaroi se për të kontaktuar me të afërmit të përdoren metodat elektronike.

“Udhëzimet që sot na dalin nga ekspertët për parandalimin e COVID-19 përputhen me mësimet fetare, në të cilat thuhet se aty ku ka pandemi nuk duhet të futet, por edhe ata që janë në ato vende të pandemisë të mos dalin nga aty për qarkullim”.

“Ne jemi duke i dëgjuar udhëzimet e ekspertëve të IKSHPK-së, MSH-së dhe organeve shtetërore që j*pin mësimet dhe porosit e tyre që ne të mos grumbullohemi dhe të mos kemi takime të afërta me njëri-tjetrin”.

“Për këtë Fitër Bajram të mos kemi vizita familjare, të përdoren metodat elektronike për të komunikuar, t’i shfrytëzojmë ato në këtë festë”, ka thënë Simnica në Klan Kosova.

Pëlqeje dhe shpërndaje këtë foto nëse je krenar/e me Policin e Kosovës.POLICE 🇽🇰👮‍♀️🚔🚨
22/05/2020

Pëlqeje dhe shpërndaje këtë foto nëse je krenar/e me Policin e Kosovës.

POLICE 🇽🇰👮‍♀️🚔🚨

Mesazh nga kjo Nënë😍😍Sot ne Ramazan pas 13 Vjet Martes më lindi djal kush më uron i dhasht Zoti të gjitha të mirat🙏🏻
22/05/2020

Mesazh nga kjo Nënë😍😍

Sot ne Ramazan pas 13 Vjet Martes më lindi djal kush më uron i dhasht Zoti të gjitha të mirat🙏🏻

Prishtina 🆚️ Partizani i Beogradit📍 Prishtina 🇽🇰🗓 1986👥 37 000 shikues
22/05/2020

Prishtina 🆚️ Partizani i Beogradit

📍 Prishtina 🇽🇰
🗓 1986
👥 37 000 shikues

Ahmeti: Të hiqen oraret e lëvizjes dhe karantina – të hapen çerdhet, shkollat e kufijtëKryetari i Komunës së Prishtinës,...
22/05/2020

Ahmeti: Të hiqen oraret e lëvizjes dhe karantina – të hapen çerdhet, shkollat e kufijtë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po kërkon që të masat e vendosur të rishikohen në përputhje me situatën e krijuar nga COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook Ahmeti ka thënë se është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike..

“Kemi qenë të parët që kemi kërkuar masat restriktive me 6 mars dhe kemi pas të drejtë. Sot, po kërkojmë që masat të rishikohen në përputhje me situatën. Nuk jam mjek, por këto masa tashmë nuk janë në përputhje me situatën, dhe për më keq nuk po respektohen nga qytetarët – e besa as që ka mundësi të zbatohen nga policia e inspektorët”, thotë Ahmeti.

Ai thotë se është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike.

Fokusi i masave duhet të jetë:

– Mbrojtja e personave të rrezikuar nga sëmundjet kronike dhe ata të moshës mbi 60 vjet;

– Izolimi i rasteve pozitive dhe kontakteve potenciale;

– Rregullat për hapësirat e mbyllura, posaçërisht në gastronomi;

– Rihapja e çerdheve dhe rihapja graduale e shkollave (klasat 1-5 fillimisht);

– Maskat si mbrojtja primare nga një shpërthim eventual;

– Të hiqen oraret e lëvizjes;

– Të hiqet karantina nga Qendra e Studentëve dhe të kthehemi në vetizolim detyrues;

– Të hapen kufijtë me shtetet që nuk kanë krizë epidemiologjike me prioritet Shqipërinë.

Faza e dytë nuk ka kuptim te zgjas dy jave.

Humbjet ekonomike tashmë janë shumë të mëdha. Do te na duhen ide kreative për tu përballë me humbjet që do të zgjat me muaj.

Ndërsa ne si komuna duhet shpejt të lëvizim drejt qyteteve më të pastra me më pak kerre e më pak ndotje.

Tash koha te merremi me pasoja.



Nuk respektuan orarin e lëvizjes, policia ndaloi mbi dymijë persona brenda dy muajveVendi ynë është duke vazhduar të për...
22/05/2020

Nuk respektuan orarin e lëvizjes, policia ndaloi mbi dymijë persona brenda dy muajve

Vendi ynë është duke vazhduar të përballet me pandeminë COVID-19, ndërsa si masë parandaluese ndaj virusit tash e dy muaj qytetarëve iu është kufizuar lëvizja, orari i lëvizjes ndryshoi disa herë, ndërsa tani në fazën e dytë të lehtësimit të masave, qytetarëve iu lejohet të dalin dy herë në ditë nga dy orë, paradite dhe pasdite.

Mirëpo, për gjatë kësaj kohë shumë qytetarë nuk e respektuan orarin e tyre të lëvizjes, kjo bëri që Policia e Kosovës të ndërmarrë masa të nevojshme.

Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se deri më datën 20 maj, kanë ndaluar 2 mijë e 425 persona, disa prej tyre janë dërguar në mbajtje e disa janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia bën të ditur se referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19, kanë hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”,

“Bazuar në procedurat e parapara ligjore ne koordinim edhe me organet e drejtësisë, Policia e Kosovës për moszbatim te vendimeve ndaj pandemisë, deri më date 20.05.2020 ka iniciuar 1379 raste ndaj 2425 personave”.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar mbi 1 mijë persona me coronavirus, ndërsa 772 prej të infektuarve janë shëruar, kurse 30 persona kanë humbur jetën

Foto e shkrepur nga Mendim Rugova
22/05/2020

Foto e shkrepur nga Mendim Rugova

Shpërndaje nëse je Krenare me ushtarën tonë të ndershme 👍🏻😍😍😍
22/05/2020

Shpërndaje nëse je Krenare me ushtarën tonë të ndershme 👍🏻😍😍😍

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani janë takuar për të shijuar një iftar të përba...
21/05/2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani janë takuar për të shijuar një iftar të përbashkët, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ky takim, dëshmon edhe njëherë për raportet e mira mes Kurtit dhe Osmanit

Arrestohet për fajde, kërkonte 43 mijë euro më shumë se borxhiPolicia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, ...
21/05/2020

Arrestohet për fajde, kërkonte 43 mijë euro më shumë se borxhi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në veprën penale ‘fajde’.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari i kishte dhënë një personi 55 mijë euro, i cili kishte arritur të ia kthej 58 mijë euro.Mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për të dyshuarin. Ky i fundit i kishte kërkuar edhe 40 mijë euro shtesë.

“Dyshohet se një person kishte marrë nga i dyshuari një shumë prej 55,000.00 €. Ai kishte arritur t’ia kthente 58,000.00 € të dyshuarit, ndërsa i dyshuari në formë të interesit-kamatës ka kërkuar nga viktima edhe 40,000.00 € të tjera që do të thotë se fitimi jo-proporcional është në vlerë prej 43,000.00 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.Me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, me masa të fshehta është bërë simulimi i veprës penale, ku i dyshuari ka pranuar 5 mijë euro të tjera.“I dyshuari, pas pranimit të parave bazuar në simulimin e veprës penale, është ndaluar nga hetuesit policor të NJHRKEK-Gjilan, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar paratë që janë përdorur për simulim të veprës penale (5,000.00 euro)”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.I dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndalur për 48 orë.

Prej nesër Posta e Kosovës do të fillojë me shpërndarjen e Asistencës Sociale Nga nesër Posta e Kosovës do të fillojë me...
21/05/2020

Prej nesër Posta e Kosovës do të fillojë me shpërndarjen e Asistencës Sociale

Nga nesër Posta e Kosovës do të fillojë me shpërndarjen e Asistencës Sociale.

Posta e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se prej nesër, më datë 22.05.2020, nga ora 11:00, do të fillojë me shpërndarjen e Asistencës Sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve për muajin maj 2020.

Mjetet financiare mund t’i tërheqni si zakonisht në sportelet e Postës së Kosovës në të gjitha komunat.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që gjatë tërheqjes së mjeteve të respektoni rregullat e distancës fizike, dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Thaçi: J*p dorëheqje nëse më kërkohet nga Gjykata KushtetuesPresidenti i vendit Hashim Thaçi, tha për Rubikon se nëse Gj...
21/05/2020

Thaçi: J*p dorëheqje nëse më kërkohet nga Gjykata Kushtetues

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha për Rubikon se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, ai do të mbajë përgjegjësi për dorëzimin e dekretit për mandatimin e Hotit.

“Unë do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha partitë politike duhet ta respektojnë, shoqëria duhet ta respektoj dhe duket të mësohemi t’i respektojmë vendimet edhe kur nuk na pëlqejnë. Me besim të plotë dhe të rekomandimeve të të gjithë këshilltarëve kam vepruar në këtë drejtim, mendoj që kam të drejtë, por Gjykata Kushtetuese është ajo që e jep verdiktin, jo unë askush tjetër. Nga ana ime çfarë do që të jetë vendimi do të jetë i respektuar”, tha Thaçi

Presidenti ka theksuar se mban përgjegjësi të plotë me vendimin që mund të nxirret nga Gjykata Kushtetuese, të cilat thotë se i merr përsipër.

“Jam i gatshëm t’i marr përsipër pasojat siç kam qenë i gatshëm t’i marrë përsipër edhe përgjegjësitë me dekretimin e Hotit, jam i gatshëm t’i marrë përgjegjësitë e vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese. Unë nuk jam nga ata që kam ikur nga përgjegjësitë dhe këtë e deklaroj edhe publikisht para qytetarëve, por do të ishte me interes që të gjithë ta respektojnë sepse është në interes të shtetit”, tha ai.

“Do t’i respektoj në plotësi vendimet e Gjykatës Kushtetuese, unë besoj në vendimmarrjen time, por në të njëjtën kohë zotohem për respektim të plotë të Gjykatës Kushtetuese”.

I pyetur se a do të j*p dorëheqje nëse Gjykata Kushtetuese vendosë se është bërë shkelje me dorëzimin e dekretit, Thaçi tha se ky është një çmim të cilin ai është i gatshëm ta paguaj.

“Nuk e di çfarë vendimi do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese, nuk i di opinionet e tyre, ata duhet t’i lëmë të qetë, por nëse duhet me pagu çmim presidenti i vendit vetëm që vendi të ecë përpara”, theksoi presidenti Thaçi.

Thaçi: Garda Vullnetare Shqiptare nuk ekziston, e shpiku Kurti për t’i bërë presion KushtetuesesPresidenti i vendit Hash...
21/05/2020

Thaçi: Garda Vullnetare Shqiptare nuk ekziston, e shpiku Kurti për t’i bërë presion Kushtetueses

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se ka kërkuar hetim për ‘Gardën Vullnetare Shqiptare’ dhe sipas të dhënave zyrtare ajo është vetëm fiktive.

“Unë nuk jam në garë si president me asnjë lider politik, e as me kryeministrin, është një nxitim nga ana e tij në formulimin e këtij postimi”.

“Unë jam konsultuar me të gjitha organet dhe instancat e sigurisë dhe mbrojtjes në Republikën e Kosovës, një organizatë e tillë nuk funksionon, pra është fiktive. Nga ajo që unë e kam pranuar, nga të dhënat zyrtare që unë i kam pranuar, nga instancat e shtetit të Kosovës më është thënë kështu”.

Thaçi shoti në Rubikon se nuk dëshiron të komentoj postimin e kryeministrit Kurti për kërcënimet e Gardës Vullnetare Shqiptare ku ndër të tjera Kurti kishte përmendur edhe presidentin.

“Sa u përket etiketimeve të tij, unë nuk dëshiroj t’i komentoj, prandaj dëshiroj që edhe ky proces, edhe ditët e ardhshme edhe javët e ardhshme të kalojnë sa më qetë pa polemika e pa konfrontime, as ndërpartiake e as ndërinstitucionale, të mos ketë tensione as qytetare e as politike që tërë procesi të kaloj i qetë dhe të jetë i respektuar nga të gjithë”.

“Kur një çështje ngitet në nivel të tillë publik dhe politik, unë si president i vendit ndjej obligim që të informohem por edhe instancat shtetërore të vendit e kanë obligim që të më informojnë. Mendoj se edhe Kurtit ky deklarim mund t’i kthehet bumerang në të ardhmen e afërt kur e vërteta të dalë në shesh, atij ose partisë së tij”, tha Thaçi.

Thaçi beson se hetimi se kush qëndron prapa komunikatës së Gardës Vullnetare Shqiptare tashmë ka filluar, por ai e akuzoi Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se qëndrojnë prapa kësaj komunikate.

“Hetimi ka filluar por t’i lëmë organet përkatëse që të punojnë. Kurti e din që diçka e tillë nuk ekziston, një kërcënim i tillë nuk ka ekzistuar, ai e din kush e ka sajuar, cili ka qenë mesazhi i këtij improvizimi, prandaj është një lojë e ulët politike nga ana e tij dhe e njerëzve të tij përreth, sepse gjithçka buron nga selia e partisë së tij dhe nga njerëzit përreth tij”.

“Një dramë të tillë e ka sajuar personalisht ai për të krijuar një konfuzion, tension para vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe duke përmendur emra të gjykatësve, mendoj se është direkt një presion me pretendime kërcënimi ndaj tyre që të ju tregoj se ne e dimë kush po punon aty”.

“Kurti e din se unë e di, se ai qëndron me ekipin e tij pas gjithë kësaj drame”.

Nga 145 testime, vetëm një rast me COVID-19 në KosovëInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se...
21/05/2020

Nga 145 testime, vetëm një rast me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat është konfirmuar vetëm një rast me COVID-19.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Vushtrri).

Ndërkaq, nga data 08 shkurt deri më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas njoftimit, në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome

Rekomandohet hapja e qendrave të regjistrimit të automjeteveMe shtimin e masave mbrojtëse ndaj Covid-19 edhe Qendrat e R...
10/05/2020

Rekomandohet hapja e qendrave të regjistrimit të automjeteve

Me shtimin e masave mbrojtëse ndaj Covid-19 edhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve janë lejuar të punojnë vetëm për raste urgjente.

E kjo ka bërë që në rrugë të qarkullojnë shumë automjete të paregjistruara.

Kjo situatë ka ndikuar shumë edhe të kompanitë e sigurimeve te të cilat sipas drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve Sami Mazreku, të hyrat janë ulur për 50 për qind, krahasuar me muajt e parë të vitit.

Mazreku thekson se qytetarët mund të qarkullojnë pa regjistrim por jo pa sigurim, dhe se po i njëjti sigurim do të jetë i vlefshëm kur të regjistrohen automjetet pas hapjes së qendrave të regjistrimit, raporton televizioni pulbik.

Aktualisht në qendrat e regjistrimit të automjeteve mund të marrin shërbime vetëm rastet urgjente, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare se kur ato do të nisin punën me kapacitete të plota.

Më 16 mars Ministria e Brendshme ka marrë vendim që ofrimi i shërbimeve nga Agjencia për Regjistrim Civil të pezullohet përkohësisht, si masë për parandalim të Covid-19.

Edhe 14 raste të reja me COVID-19 dhe dy të shëruar në KosovëInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se j...
10/05/2020

Edhe 14 raste të reja me COVID-19 dhe dy të shëruar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, në vendin tonë.

Ndërkaq edhe dy pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 655 raste.

Të dhënat janë bërë të ditur nga IKSHPK-ja, në bazë të 200 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i Epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

“Nga data 08 shkurt deri më 10 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.934 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 884 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”

Address

Rr. Ndrec Gjoka
Pristina
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajmifundit.ks posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category

Lajmifundit.KS

Gazeta Lajmi Fundit KS



You may also like