15/12/2022
Gabimet e hapave politik të qeverisë kësaj vjeshte
Është për të u habitur, se si qeverisja, e re i ka hyrë ndryshimeve politike dhe udhëheqjes së shtetit si në ekzekutiv,legjislativ, gjyqësor dhe sidomos bisedimeve në Bruxell.
Shkruar nga : Xhevat BEKTESHI
Përkundër një arsimimi dhe edukimi që kemi marrë nëpër bankat e institucionet tona shkollore, si ato me nivele të mesme dhe universitare, historia na ka mësuar se në qendrat evropiane jemi në gojën e mikut ”ujk” .D.m.th., aty neve duhet të shkojmë me kujdesin e dijen më të mirë dhe urtësinë më të madhe.Aty kësaj radhe, Borell-i na e beri me dije se neve, s`jemi të barabartë gjë që edhe gjyshërit tanë e kanë ditur, e lëre më në në ditët e sotme.
Por, ja ende nga ne ka, që në Bruxell shkojnë, kokën lart si tyrylyfa deri sa kësaj radhe na e beri me dije Borell-i, se këtu nuk jeni vetëm të negociojmë, por duhet të keni parasysh edhe shtëpinë e nikoqirit dhe forcën vendimmarrëse të sajë.
Ne në hapat e algoritmit politike, ketë vjeshte bëmë gabime nga qeveria Kurti.Bëmë gabime, si në basketboll kur bëhet trehapëshi dhe bëhet gabimi në hapa.
Hapi i parë marrëveshja me letërnjoftime,marrëveshje e cila nuk ishte as “fitore e Pirros”, por neve nuk e bëmë të madhe.
Kur BE dhe SHBA, i dërguan emisarët e vet për të filluar afrimin e marrëveshjes finale mes neve dhe Serbisë dhe doli në sipërfaqe propozimi franko-gjerman,qeveria Kurti po thuaj se e injoroi një iniciativë të tillë dhe filloi të merrej me tabelat e makinave për serbët, të cilët ende mbanin tabela të prodhuara në Serbi, me ligjet e ish sistemit shovinist serb.
Gabimi dytë u bë me tabelat,të cilat ne shkurt të këtij viti u kaloi mandati. Qeveria Kurti, filloj të merrej me to, që për fillim do ishte e natyrshme, por kur në Kosovë ishte Eskobar-i emisari amerikan i cili solli mesazhin për të bërë shtyrjen e çështjes se tabelave e të merremi me marrëveshjen finale dhe paqësimin mes Serbisë dhe Kosovës me ç ‘rast u aktualizua propozimi për marrëveshje finale.
Aq me shumë, mesazhi tregonte se edhe sekretari amerikan Blinken, kishte telefonuar Kryeministrin Kurti që punën e tabelave t’a shtynte për 10 muaj ashtu që mos të jetë pengesë e bisedimeve.
Por qeveria Kurti siç thuhet për kurtuazi, doli me propozim befasues, kinse po dimë diç dhe bënë një vendim ligjor të një periudhe 6 mujore, të ndarë në tri faza se si do t’i çasemi punës se tabelave dhe dënimeve që do pasonin për mosrespektimin e tyre.
Pa pritur fare atë natë, serbet u tërhoqën nga institucionet qendrore qeveritare dhe shtetërore me ç ‘rast Lista serbe me qëndrimet e saja u tërhoq nga institucionet e Kosovës, bëri që edhe po thuaj se i tërë stafi policor serb në veri, të zhvesh petkun e shtetësisë së Kosovës dhe për pasojë, po atë natë me urdhër të Borell-it në pjesën veriore të Mitrovicës, të dislokohen 500 policë evropian si preventivë për siguri (që për ne i bie, kthimi i rezolutës 1244 kur merret parasysh KFOR-I,EULEX-i që janë prezentë gjithnjë ne atë pjesë te Kosovës).
Është dashur përsëri që ambasadori amerikan z.Jeff Hovenier, te ndërhyje dhe te kërkohet një afat kohor prej 48 orëve, për një marrëveshje e cila do shpëtonte situatën nga eskalimi.
MPB, urdhëroi forcat policore tëKosovës që të jenë në hapësirat e pjesës veriore të Kosovës për sigurinë e qytetareve tanë dhe tani si rrjedhojë ndodhi plagosja e një polici, me ç ‘rast vërehen kriminel serb të maskuar me arme tëcilët me napal bomba e mjete eksplozive dhe me bllokada rrugore, bëjnë shqetësime të qytetarëve dhe rrisin pasigurinë në atë pjesë të vendit.
Ndodhi takimi nëBruxel me c‘rast u dakordua situatë me punën e tabelave gjëqëd.m.th. mbetëm pa dënimet e thëna nga qeveria,pa marrëveshje pa tabela për momentin dhe pa udhëheqje legjitime të komunave në veri.
Presidentja e vendit bëri gabimin e radhës, shpalli zgjedhjet për 23 dhjetor të këtij viti, po edhe këto është dashur të shtyhen në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, për fillim pranverën e vitit 2023, d.m.th. në fillim të muajit Prill.
E reja e terë kësaj situate,është deklarata e emisarit special te SHBA z.Eskobar se qeveria e Kosovës, duhet tëmerret sa me shpejt me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
N.q.s. qeveria e jonë nuk është e gatshme të kryej këtë detyre atëherë, z.Eskobar tha se do e bëjnë vet ata d.m.th. amerikanet. Natyrisht, neve mbetemi me shpresë se një asociacion i tille, do jetë nën juridiksionin kushtetues kosovar, ashtu që Republika e Kosovës të jetë funksionale dhe të merr fryme shqip, anëkënd tokës së Kosovës.
Për përfundim, aplikimi i jonë për anëtarësim në BE, është qesharak dhe një zhgënjim politik, kur botërisht dihet se 5 shtete ende nuk na e kanë njohur mëvetësinë e Kosovës,ashtu si edhe vete institucioni i Bashkimit Evropian.