26/08/2024
Mirmengjesi Preshevë!
Me kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe, kam përmbushur një nga detyrat më të rëndësishme për qytetarët tanë, duke zgjidhur obligimet e grumbulluara që nga fillimi i vitit 2024. ✅
Sot, i jam përkushtuar mbështetjes së familjeve dhe qytetarëve tonë, përmes realizimit të këtyre iniciativave: 👨👩👧👦
- 🍼 Mbështetja për lindje dhe prindërim;
- ⚰️ Ndihmat e njëhershme për rastet e vdekjeve;
- 🗳️ Sigurimi i mjeteve për realizimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2024;
- 🎒 Pagesa e çantave për nxënësit e klasës së parë;
- 🚍 Shpenzimet e udhëtimit dhe shpërblimet jubilare për muajin mars, prill dhe maj në shkollat fillore dhe të mesme;
- 📚 Shpenzimet e udhëtimit dhe shpërblimet jubilare për përfituesit indirekt, ku komuna është themeluese.
Të gjitha këto janë realizuar me një vlerë prej 19.731.580,00 dinarë, duke u siguruar që çdo resurs i komunës sonë të shkojë atje ku ka më shumë nevojë. 💰
Ky është një hap përpara drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë dhe dëshmon përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Preshevën. Së bashku, po punojmë për të krijuar një komunitet që e mbështet dhe e respekton secilin qytetar. ✨