21/09/2022
“Në fillimin e ndeshjes, ne nuk i kushtuam vëmendje dhe kujdes lojës tonë, në këso lloj përballjeve, duke i dhenë konfidencë dhe relaksim kundërshtarit tonë, të cilët filluan të gjuajnë të shenojnë pa presion. Ishim të butë dhe tejet komod, kjo na kushtoj në pjesën e parë pasi ata na shenuan 53 pikë, që është e papranueshme për neve. Pjesën e dytë në luftuam, unë jam vërtetë i kënaqur me performancën e ekipit tim në pjesë-lojën e dytë, sepse luftuam shumë dhe asnjëherë nuk u terhoqem, duke vazhduar atë deri sa e gjetëm një menyrë për ta fituar gjithë ndeshjen. Nuk ishte aspak lehtë, por jam i lumtur që e arritem” - shprehet trajneri Can Sevim për Art Motion.
Pyetjes së gazetarës, për përballjen e rradhes kryetrajneri Sevim u pergjigj. “Unë e njoh shumë mirë trajnerin Aziz Bekir nga Turqia gjithashtu dhe unë e di se si ai luan, sulmin dhe mbrojtjen dhe nuk do të jetë lehtë, sepse ata kanë humbur dy ndeshjet e para dhe tani do të bëjnë cdo gjë të fitojne të tretën, megjithatë kjo për neve do të jete ndeshja e parë para shikuesve tonë dhe une besoj se do ta fitojmë këtë ndeshje, për t’i vazhduar seritë e fitoreve”.
Can Sevim