Gazeta Zarfi Info

Gazeta Zarfi Info Gazetë Online

Stafi kujdestar i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës!
01/01/2024

Stafi kujdestar i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës!

01/01/2024

Rastet nga lëndimet piroteknike në Spitalin e Pejës kanë rënë dukshëm, flet Dr. Bekim Ramaj – Kirurg kujdestar

01/01/2024

Fëmija i parë i vitit 2024 në Spitalin e Pejës është vajzë, Flet Dr. Besim Nikqi – Shef i repartit Gjinekologjik në Spitalin e Pejës

29/12/2023

Promovimi i librit “Qetësia e jetës”, e autores Gentijana Shala

11/12/2023

Pranimi i donacionit të pajisjeve Llaptop, printer dhe SMART TV-DONACION nga KFORI ITALIAN për SHOQATEN E GRUAS “JETA” në Komunën e Deçanit

"POLITIKA E GJELAVE"  - ÇKA PAS SULMIT TERRORIST OKUPUES Aksioni terrorist i xhandarmaris dhe Listesë Serbe ku mbet i vr...
02/10/2023

"POLITIKA E GJELAVE" - ÇKA PAS SULMIT TERRORIST OKUPUES

Aksioni terrorist i xhandarmaris dhe Listesë Serbe ku mbet i vrar polici Afrim Bunjaku dhe një i plagosur, u mundësua me dashje apo pa dashje nga dëtyrimi i ndërmjetsuesve të dialogut Borel dhe Lajçak të përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare që Qeveria e Republikës s’ Kosovës të reduktoj numrin e policisë në veri të vendit.

Ndodhi çka ndodhi ,Polica e Kosovës me profesionalizem dhe kompetencë e ndaloj një agresion dhe okupim të një njesiti ushtarak të xhandarmarisë dhe Listes serbe, me çka e demaskoj Politiken shoviniste të Beogradit - Vuçiçit.

Pas keti agresioni, Qeveria e Republikës të Kosovës duhet ti pezullojë të gjitha aktivtetet rreth dialogut me Serbinë deri sa të mos kryhen te gjitha hetimet ne koordinim me shtetet e kuintit dhe te zbulohet të gjithë kriminelet, të pastrohet tereni nga armet e sjellura nga Serbia, pa marrr në kosiderat a gjendën në objektet fetare, institucionale apo private.

Të obligohet Vuçiçi si komandant suprem të pranoj se ky arsenal armesh është dal nga depot e formacionve ushtarake e policiore serbe, ku ka shkel rezoluten 1244 të KS, të dorezohen të gjithë kriminelet dhe të perfshirët në kriminalitet, të plagosurit dhe të kërkuarit nga sulmi i fundit nga kisha e fshati Banjësk.

Kryetarët e katër komunave dhe kuvendet komunale në veri t’i realizojn të gjitha detyrat ligjore dhe Kushtetuese në menyrë qe qytetarët t’i gëzojn të gjitha të drejtat qytetare. Kryeministri Rama të thrras urgjentisht mbledhjen e Keshillit te Sigurimit.

Aver HUSAJ

QMG  sot ka  prezantuar të gjeturat dhe rekomandimet nga ‘’ Hulumtimi mbi zbatueshmërinë institucionale dhe ligjore të K...
29/09/2023

QMG sot ka prezantuar të gjeturat dhe rekomandimet nga ‘’ Hulumtimi mbi zbatueshmërinë institucionale dhe ligjore të Konventës së Stambollit në Kosovë”

Në organizim të Qendres për Mirëqenien e Gruas ,sot në komunën e Pejës u bë prezantimi i Hulumtimit mbi zbatueshmërinë institucionale dhe ligjore të konventës së Stambollit në Kosovë.

Prezantimin e këtije hulumtimi e bëri Ardita Bala , drejtoreshë e Qendrës për Mirëqenien e Gruas.

Qendra për Mirëqenien e Gruas si pjesë e programit rajonal "SMART Balkans", se bashku me organizatën SOS Hotline Për Gratë dhe Fëmijët Viktima të Dhunës Niksic, (Mali i Zi) dhe Forumi i Gruas Elbasan (Shqipëri) po zbatojnë së bashku projektin ndërkufitar të quajtur "Zbatimi i përmirësuar i Konventës së Stambollit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor ".

Projekti kontribuon në aderimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian:

a) duke fuqizuar OJQ-të e grave për të monitoruar në mënyrë aktive zbatimin e Konventës së Stambollit;

b) duke siguruar një bashkëpunim më të fortë multisektorial ndërmjet sektorëve qeveritarë dhe joqeveritar, për mbështetje më të mirë për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, të gjitha nëpërmjet harmonizimit të kuadrit legjislativ, social dhe kulturor me standardet që dalin nga ratifikimi i Konventës së Stambollit.

Kontingjenti italian dhuron material informatik për arsimin fillor U permbyll edhe një projekt i Bashkëpunim Civil dhe U...
29/09/2023

Kontingjenti italian dhuron material informatik për arsimin fillor

U permbyll edhe një projekt i Bashkëpunim Civil dhe Ushtarak (CIMIC), ku ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) u angazhuan në dhurimin e tabelave multimediale interaktive për katër shkollat fillore të komunë se Hanit të Elezit.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Gabriele V***a, së bashku me Kryetarin e komunes, Mehmet Ballazhin dhe Drejtorin e arsimit të kësaj komune.

Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm midis celulës së CIMIC të RC-W dhe Drejtorit te arsimor të Hanit të Elezit, synon të forcojë procesin e trajnimit për të rinjtë, duke pajisur objektet shkollore me teknologji moderne që plotësojnë nevojat e popullsisë në aspektin arsimor.

Donacioni hyn te aktivitetet e shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që kontingjenti italian kryen çdo gjashtëmujor.

Kontingjenti Italian i Forcave të Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të qete dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Në shenjë nderimi për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i rënë sot në krye të detyrës për mbrojtjen e atd...
24/09/2023

Në shenjë nderimi për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i rënë sot në krye të detyrës për mbrojtjen e atdheut, Lëvizja VETËVENDOSJE -qendra në Pejë , ndezën qirinjë para Stacionit të Policisë në Pejë.

Vritet një polic në veri, plagoset një tjetër
24/09/2023

Vritet një polic në veri, plagoset një tjetër

Visit the post for more.

Shënohet Dita e Tolerancës Ndërfetare në Pejë si aktivitet tradicionalNënkryetari i Komunës se Pejës z.Fatmir Asllani i ...
21/09/2023

Shënohet Dita e Tolerancës Ndërfetare në Pejë si aktivitet tradicional

Nënkryetari i Komunës se Pejës z.Fatmir Asllani i shoqëruar nga Nënkryetari për Komunitete z.Mirzet Džogović, Drejtoresha e Kulturës Znj.Xhenet Syka dhe Drejtoret e Drejtorive te tjera, fillimisht i kanë pritur ne zyrën e takimeve përfaqësuesit e të gjitha bashkësive fetare te Komunës se Pejës, përfaqësues nga OSBE, KFOR dhe nga OJQ që merren me aktivitete ndërfetare, ku kanë biseduar për frymën e bashkëpunimit te mirë qe e kanë bashkësitë fetare ne Komunën e Pejës dhe me gjerë,kjo si rezultat i vazhdueshëm i përkushtimit edhe institucional nga Komuna e Pejës.

Aktivitetet kanë vazhduar ne qendër të qytetit me maratonën e paqes nga vajzat e sportit shkollor te Pejës, për t’a përmbyllur me fluturimin e pëllumbave të bardhë si simbol i paqes të shoqëruar me tingujt e muzikës nga Kori i fëmijëve nga Shkolla e Muzikës “Halit Kasapolli” ne Pejë.

Ky është edicioni i gjashtë tradicional qe është organizuar nga Komuna e Pejës ne bashkë organizim me OSBE, me moton “Rinia e Pejës ne fokus te Tolerancës Ndërfetare”. /ZIP

Kori i Fakultetit të Arteve vlerësohet me vendin e dytë në Festivalin e XI Ndërkombëtar të Korit “Music & Sea” në GreqiK...
21/09/2023

Kori i Fakultetit të Arteve vlerësohet me vendin e dytë në Festivalin e XI Ndërkombëtar të Korit “Music & Sea” në Greqi

Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) ka arritur një sukses tjetër të jashtëzakonshëm. Kësaj radhe në Festivalin e XI Ndërkombëtar të Korit “Music & Sea” në Greqi.

Në një garë me konkurrencë të fortë ndërkombëtare, në performancën e parë Kori i Fakultetit të Arteve nën drejtimin e Prof.asoc. Hysen Nimani është vlerësuar me vendin e dytë, duke treguar talentin dhe pasionin e tyre të jashtëzakonshëm në muzikë.

Ky është një moment i madh për Fakultetin e Arteve dhe një dëshmi e punës së palodhur të këtyre artistëve të mrekullueshëm. Kudo që shkojnë, personeli dhe studentët ndihenn krenarë të përfaqësojmë Fakultetin e Arteve dhe talentin e tyre muzikor.

Puna e zellshme e personelit dhe studentëve të Fakultetit të Arteve po dëshmohet çdoherë përmes çmimeve të njëpasnjëshme me të cilat po triumfon ky fakultet. /UNHZ/

Ardita Ramizi-Bala: Në plan-programin shkollor të futet lënda zgjedhore për parandalimin e dhunës
04/09/2023

Ardita Ramizi-Bala: Në plan-programin shkollor të futet lënda zgjedhore për parandalimin e dhunës

Visit the post for more.

Apel nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës për largimin e qenve endacak nga ky institucion shëndetësor "Situata me qenët en...
31/08/2023

Apel nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës për largimin e qenve endacak nga ky institucion shëndetësor

"Situata me qenët endacak në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, gjithmonë e më tepër po bëhet shqetësuese për pacientët, personelin dhe vizitorët, ndërsa pasiguria dhe ankthi vazhdojnë të jenë prezent nga ky fenomen.

Marrja e masave për largimin e qenëve endacak nga oborri i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është nevojë emergjente.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk e ka mandatin ligjor e as mekanizmat e nevojshme që të bënë zgjidhje për këtë problem që po bëhet gjithnjë e më i madh.

Apelojmë në Institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për largimin e qenve endacak dhe kështu të parandalohen sulmet eventuale ndaj qytetarëve në oborrin e Institucionit tonë si dhe krijimin e kushteve normale për punën tonë në shërbim të qytetarëve", thuhet në apelin e Spitalit.

Shkrimtarja shqiptaro -amerikane Sabije Dervishi -Veseli pjesë e “WORLD WIDE WOMEN’S ASSOCIATION”
19/08/2023

Shkrimtarja shqiptaro -amerikane Sabije Dervishi -Veseli pjesë e “WORLD WIDE WOMEN’S ASSOCIATION”

Visit the post for more.

19/08/2023

Merr flakë veranda e pishinës së trajnerit Driton Toni Kukës në lagjen “Asllan Qeshme” të Pejës, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka dëme në njerëz.

Pejë - Merr flakë veranda e pishinës "Ippon" në Asllan Qeshme
19/08/2023

Pejë - Merr flakë veranda e pishinës "Ippon" në Asllan Qeshme

19/08/2023

Motoçikleta e aksidentuar përfundoi në terasen e lokalit

19/08/2023

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Pejë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot, ka ndërruar jetë infermierja, Hidajete Krasniqi."Me pikëllim të thell...
05/08/2023

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot, ka ndërruar jetë infermierja, Hidajete Krasniqi.

"Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tënde Hidajete Krasniqi.

Infermierja Hidajete Krasniqi ka shërbyer për 44 vite ndaj pacientëve për shumë vite edhe si Kryeinfermiere e Repartit të Kirurgjisë.

Hidajete Krasniqi ka nderuar jetë sot ne moshën 62 vjeçare pas një semundje të shkurtër. Kujtimi për Motrën Hidajete Krasniqi për të gjithë që punuan me të do jetë i përjetshëm.

Pusho e qetë Motra Hidajete Krasniqi", thuhet në njoftimin e Spitalit.

31/07/2023

I vihet flaka deponisë ilegale në Tabje të Pejës

25/07/2023

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë nën asistencën e njësiteve tjera policore në kuadër të Drejtorisë rajonale të policisë në Pejë ka realizuar planin operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë me automjete si dhe parandalimi i ngasjes pa pajisje dhe pa dokumente adekuate të motoçikletave”.

Plani në fjalë është realizuar për dy ditë më radhë me datën 21 dhe 22.07.2023 nga ora 22:00 deri në orët e mëngjesit, gjatë realizimit të këtij plani janë lëshuar rreth 100 fletë gjoba dhe janë konfiskuar disa motoçikleta pa dokumente përkatëse.

Njёsitet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, do tё vazhdojnё edhe ditёve ne vijim nё rregullimin e komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve.

Tanimё kemi fluks të madh të automjeteve në rrugët e vendit dhe mu për ketë apelon tek secili vozitës që të kenë kujdesin maksimal dhe të respektojnë rregullat në komunikacion.

Video: Kosovo Police

Haxhilerët nga qyteti i Pejës arrijnë shëndosh e mirë në qytetin e Pejës.
12/07/2023

Haxhilerët nga qyteti i Pejës arrijnë shëndosh e mirë në qytetin e Pejës.

10/07/2023

Taksisti i njohur nga Peja "Paja-Daja" nisi iniciativën vullnetare për rregullimin e rrugëve në pjesën e Rugovës: "Po e bëjë për hirë të ALLAHUT dhe Turizmit të Pejës"

Faza testuese e trafikut në rr. "Lekë Dukagjini" në Pejë! Foto: Labi Beqiri
09/07/2023

Faza testuese e trafikut në rr. "Lekë Dukagjini" në Pejë!

Foto: Labi Beqiri

Komuna e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- stacioni në Pejë, nga sot kanë filluar me fazën testuese të ndryshi...
09/07/2023

Komuna e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- stacioni në Pejë, nga sot kanë filluar me fazën testuese të ndryshimit të qarkullimit në trafik në drejtimet një-kahore në disa rrugë lokale në qytet.

"Ky plan ka për qëllim realizimin e qarkullimit sa më të lehtë dhe evitimin e ngarkesave në trafikun urban nga mjetet motorike", njofton ZIP.

Kjo fazë testuese do të zgjas deri më datën 16.07.2023.

Ky është personi që dje humbi jetën aksidentalisht në Pejë.Ngushëllime familjes, Gjocaj!
08/07/2023

Ky është personi që dje humbi jetën aksidentalisht në Pejë.

Ngushëllime familjes, Gjocaj!

Nën patronatin e presidentës së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër me fillim në ora 09:30 do të fillojnë aktivit...
05/07/2023

Nën patronatin e presidentës së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër me fillim në ora 09:30 do të fillojnë aktivitetet për shënimin e 25 vjetorit të Betejes së Loxhës .

Dega e LDK-së në Pejë  mbajti sot Kuvendin e 10-të Zgjedhor.Kuvendi e rikonfirmoi Gazmend Muhaxherin kryetar të degës ed...
02/07/2023

Dega e LDK-së në Pejë mbajti sot Kuvendin e 10-të Zgjedhor.

Kuvendi e rikonfirmoi Gazmend Muhaxherin kryetar të degës edhe për katër vite të ardhshme.

Kuvendi po ashtu zgjodhi edhe kryesinë e re dhe 32 delegatët që do ta përfqësojnë degen e Pejës në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

VJEN PROJKETI MË I RI NGA KËNGËTARJA ADEA SHABANAJ
01/07/2023

VJEN PROJKETI MË I RI NGA KËNGËTARJA ADEA SHABANAJ

Visit the post for more.

Address

Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Zarfi Info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gazeta Zarfi Info:

Videos

Share


Other Media/News Companies in Pejë

Show All