Mitropol

Mitropol Mitropol është portal profesional me qëllim informimin e saktë.

Nënkryetari i Mitrovicës, A***n Tahiri ka nisur ditën me një kafe mëngjesi me ish-kryetarin e Mitrovicës dhe ish-ambasad...
08/08/2024

Nënkryetari i Mitrovicës, A***n Tahiri ka nisur ditën me një kafe mëngjesi me ish-kryetarin e Mitrovicës dhe ish-ambasadorin, Avni Kastrati

Konfirmohet se i vrąri në Lloznicë është Faton HajriziPersoni i vrąrë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është konfirmu...
08/08/2024

Konfirmohet se i vrąri në Lloznicë është Faton Hajrizi

Personi i vrąrë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është konfirmuar se është Faton Hajrizi dhe trupi i tij gjendet në morgun e këtij qyteti, kanë bërë të ditur burimet e KOHËS të enjten. Konfirmimi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së Fatonit.

Në morgun e Lloznicës aktualisht gjendet avokati i autorizuar nga familja Hajrizi, A***nit Koci, i cili është duke u marrë me procedurat e tërheqjes së trupit dhe transportimit në Kosovë.

Faton Hajrizi u vrą më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrąrë një polic serb dhe ka plągosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Arrestohęt një burrë në Vushtrri për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armësPolicia e Kosovës ka arrestuar një person ...
08/08/2024

Arrestohęt një burrë në Vushtrri për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës, shkruan Mitropol.

Në raportin e policisë thuhet se pas disa të shtënave me armë zjarri, nga i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, dy copë fishekë dhe dy gëzhoja.

“I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Hamza nga SHBA-ja: Ura e Ibrit duhet të hapet, por jo duke i rrënuar të gjitha urat tjera me botënKryetari i Mitrovicës,...
08/08/2024

Hamza nga SHBA-ja: Ura e Ibrit duhet të hapet, por jo duke i rrënuar të gjitha urat tjera me botën

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, po qëndron në Uashington, ku u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Michael Carpenter, i cili është asistent special i presidentit Biden si dhe drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

Nga atje, ai ka folur për zhvillimet e fundit ne veri dhe porositë që mori nga Shtëpia e Bardhë për raportet Kosovë - ShBA.

Hamza, i pyetur rreth Urës së Ibrit, ka thënë se ajo duhet të hapet. Por, sipas kryetarit të Mitrovicës, kanë rëndësi dy detaje për hapjen e urës.

"Ura mbi Ibër duhet të hapet. Ura kryesore e Ibrit është tashmë e hapur për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por duhet të hapët edhe për qarkullimin e automjeteve. Megjithatë, mbeten vetëm edhe dy detaje që duhet adresuar: kur dhe si të hapet? Janë po këto ‘detaje’ që e mbajtën të mbyllur atë kaq gjatë. Dhe, po, janë po këto detaje të cilat i pranoi edhe Kryeministri e edhe ministri i tij i brendshëm, që të dy e pranuan se nuk dinë se si ta bëjnë një gjë të tillë dhe nuk e kanë as përkrahjen ndërkombëtare. Këtë e kanë ditur edhe përpara, e dinë edhe tash", ka thënë Hamza për Express.

Sipas kandidatit për Kryeministër nga PDK-ja, veprimet e fundit të Qeverisë Kurti kanë për qëllim "spektaklin elektoral", që të largohet vëmendja nga dështimet, që sipas Hamzës, ka Qeveria Kurti në ekonomi, arsim, investime kapitale e në fusha tjera.

"Sikurse edhe dhjetëra herë më herët edhe këto ditë po dëshmojmë një ortek të manipulimeve të opinionit publik nga kjo qeveri në shkuarje. Veprimet e tyre në veri s’janë tjetër veçse një farsë e paramenduar propagandistike. Për qëllime të spektaklit elektoral, Albin Kurti sot po përpiqet që së pari t’i mbyllë disa filiale të shërbimeve publike të Serbisë, që mos të diskutojmë dështimet në ekonomi, dështimet në arsim, dështimet në investime kapitale, shkeljet e hatashme të ligjit në prokurime dhe tendera njëburimorë. Lista e dështimeve dhe e dëshpërimeve me këtë qeverisje është tepër e gjatë", ka thënë Hamza.

Në fund, Hamza e ka theksuar qëndrimin e tij për hapjen e urës, duke thënë:

"Po e përsëris, ura mbi Ibër duhet të hapet. Mirëpo, jo duke i rrënuar të gjitha urat tjera me botën, me partnerët dhe me bashkëqytetarët tonë në veri. Ura duhet të hapet si simbol i bashkëpunimit me qytetarët dhe aleatët tonë. Kështu siç po vepron kjo qeveri e papërgjegjshme, po rrezikojmë që ajo të mbetet e mbyllur edhe për një kohë shumë të gjatë. Albin Kurti nuk po e hap dot urën, veç sa po e cementon prezencën e NATO-s mbi atë urë. Nuk po forcohet sovraniteti por Qeveria e Kosovës po e kthen KFOR-in dhe EULEX-in dhe po e kthen Rezolutën 1244. Ky është zhvillim për keqardhje".

Vazhdon rikthimi i shqiptarëve në Veri, sot filluan punimet në komplesksin e pushimoreve të familjes Sadiku në Bistricë
08/08/2024

Vazhdon rikthimi i shqiptarëve në Veri, sot filluan punimet në komplesksin e pushimoreve të familjes Sadiku në Bistricë

Banjska, zv.drejtori i Policisë në veri: Urdhri ka qenë të qëllohet çdo person me uniformë dhe i armatosųrZëvendësdrejto...
08/08/2024

Banjska, zv.drejtori i Policisë në veri: Urdhri ka qenë të qëllohet çdo person me uniformë dhe i armatosųr

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku u vrą rreshteri Afrim Bunjaku.

Në diskutimin me qytetarë serbë në Komunën e Mitrovicës së Veriut për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, Elshani foli për profesionalizmin e Policisë, ndërsa u ndal te rasti i Banjskës. Ai tha se urdhri ka qenë të qëllohet çdo person me uniformë dhe me armë, por jo nëse shihen duke u futur në shtëpi.

“Në Banjska nuk ka qenë sukses që na e kemi vra dikë, sepse ne nuk kemi shku me e vra askënd. Suksesi ma i madh në Banjska ka qenë që nuk ka pasë viktima civile. Dhe qysh bëhet ajo? Me trajnime, me profesionalizëm, me pajisje, duke tentu me i rujtë njerëzit. Urdhri atë ditë ka qenë: e sheh një person me uniformë, me armë, ke me gjujtë; nëse e sheh tu hy brenda në shtëpi, s’ke me gju – se s’di çka ka në shtëpi. Dhe ashtu na ka dalë, na kanë dalë gra, pleq, plaka dhe të gjithë ata kanë qenë në gjendje të mirë”, tha ai.

Elshani tha se janë “shumë afër qytetarëve” në veri të vendit.

Sveçla: Zgjatet afati për konvertimin e patentshoferëve ile’galë serbë në RKSMinistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveç...
08/08/2024

Sveçla: Zgjatet afati për konvertimin e patentshoferëve ile’galë serbë në RKS

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është zgjatur afati për konvertimin e patentshoferëve ile’galë serbë në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës.

“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar Sveçla.

Njoftimi i plotë:

5588 qytetarë nga radhët e komunitetit serb kanë aplikuar për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ile’gale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës.

Ky proces i cili është mundësuar në të gjitha qendrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Republikën e Kosovës ka vijuar pa asnjë incident të vetëm.

Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

I falënderoj të gjithë qytetarët e komunitetit serb që kanë kryer obligimin e tyre për konvertim të patentshoferit dhe i ftoj të gjithë ata që nuk e kanë kryer këtë proces që të respektojnë afatet në fuqi.

“Theu veturat me çekan”, arrestohet dhe dërgohet për ekzaminim psikiatrik gruaja në Fushë-KosovëPolicia ka dhënë detaje ...
08/08/2024

“Theu veturat me çekan”, arrestohet dhe dërgohet për ekzaminim psikiatrik gruaja në Fushë-Kosovë

Policia ka dhënë detaje lidhur me një femër e cila është parë në një video duke thyer disa vetura me çekan në Fushë-Kosovë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se policia e ka arrestuar të dyshuarën.

Ahmeti tutje njoftoi, se e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ka pësuar lëndime, dhe ekzaminim psikiatrik.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë-Kosovë.

Pas testimeve të Urës së Ibrit, Krasniqi e Atiq pinë kafe në një lokal në pjesën veriorePas testimeve të Urës së Ibrit, ...
08/08/2024

Pas testimeve të Urës së Ibrit, Krasniqi e Atiq pinë kafe në një lokal në pjesën veriore

Pas testimeve të Urës së Ibrit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, janë parë duke pirë kafe në pjesën veriore, përkatësisht në kafenenë “C’est la Vie”.

Testimet e urës kanë filluar të enjten pasdite, ndërsa para testimeve Krasniqi dhe Atiq morën pjesë në takimin e organizuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale ku u diskutua sa i përket hapjes së kësaj ure./EO

Durmishi: Brenda dy-tri ditësh do ta kemi raportin për stabilitetin e urësKa nisur testimi i stabilitetit të urës mbi lu...
08/08/2024

Durmishi: Brenda dy-tri ditësh do ta kemi raportin për stabilitetin e urës

Ka nisur testimi i stabilitetit të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Testimi po bëhet me disa kamionë, teksa nga afër këtë proces e ka ndjekur edhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Ai ka bërë të ditur se testimi i urës do të përmbyllet sot dhe brenda dy-tri ditësh pritet raporti final i ekspertëve.

“Sot jemi këtu duke i bërë testimet për stabilitetin e urës mbi lumin Ibër. Kemi filluar para dy dite, fillimisht me matjet gjeometrike. Nuk kemi mundur ta gjejmë projektin e saj, por sot ka metoda të avancuara të cilat e bëjnë matjen e stabilitetit të saj dhe këtë po e bëjmë tani. Gjatë ditës do të përfundojë ky proces në mënyrë që brenda dy – tre ditësh ta kemi raportin final, i cili konstaton nëse ura është stabile apo jo për qarkullimin e automjeteve”, ka thënë Durmishi.

Ai ka thënë se në bazë të përvojës që ka si inxhinier, kjo është ndër urat më stabile në Kosovë, porse në qoftë se rezultatet e testimit dalin se ura nuk është stabile, atëherë konform raportit do të fillojmë një procedurë tjetër për sanimin dhe stabilizimin e saj.

“Megjithatë, në bazë të asaj çka shihet ura është stabile dhe jam i bindur se edhe raporti do ta tregojë një gjë të tillë”, ka theksuar tutje Durmishi.

Ai ka thënë se këto janë testimet e fundit, por nuk ka dhënë datë për hapjen e urës.

“Se kur hapet nuk e di, por e di që ura do të hapet sepse nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë të jetë e mbyllur. Duke pasur parasysh se sot çdo qytetar i Kosovës mund të lëvizë lirshëm në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë këtu Leposaviqin, Zubin-Potokun, Zveçanin, ashtu siç mund të lëvizin lirshëm në Shtërpcë, në Ranillugë, atëherë është e palogjikshme që kjo urë të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve”, ka nënvizuar Durmishi.

Edita Tahiri: Kurti e Gërvalla të strukur në shtëpi, Hamza rihapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për KosovënIsh kryenegociat...
08/08/2024

Edita Tahiri: Kurti e Gërvalla të strukur në shtëpi, Hamza rihapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla po qëndrojnë “të strukur në shtëpi”.

Ajo ka shtuar se kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, rihapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën.

Tahiri ka thënë se ende s’dihet se cili shtet është i rëndësishëm në kokën e Kurtit antiamerikan.

“Kryeministri i strukur n’shpi, Ministrja e jashtme po ashtu- Bedri Hamza keto dite rihapi dyerte e Shtepise se Bardhe per Kosoven – po skishte si te jete ndryshe Kur per Kurtin ishte shtepi e ngjyrave tjera, ai kurr nuk e ka pare rendesine Amerikes per Kosoven dhe shqiptaret – ende sdihet cili shtet eshte i rendesishem ne koken e Kurtit antiamerikan…”, ka shkruar Tahiri.

Pensionohet punëtori teknik shumëvjeçar i shkollës "Migjeni", Mahmut IstrefiSot është pensionuar punëtori teknik shumëvj...
08/08/2024

Pensionohet punëtori teknik shumëvjeçar i shkollës "Migjeni", Mahmut Istrefi

Sot është pensionuar punëtori teknik shumëvjeçar i shkollës "Migjeni", Mahmut Istrefi, shkruan Mitropol.

Me rastin e pensionimit shkolla ka organizuar një ceremoni nderimi në shenjë mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e tij në punë.

Postimi i plotë:

Sot përshëndetemi me punëtorin teknik të shkollës z.Mahmut Istrefi, i cili pas shumë vitesh shërbimi po pensionohet. Ai ka qenë një shtyllë e fortë për shkollën tonë, gjithmonë i gatshëm të ndihmoj dhe të siguroj që ambientet tona të jenë në gjendje të shkëlqyer.
E falenderojmë për përkushtimin e tij dhe i urojmë shëndet dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës!

08/08/2024

Momente nga testimi i urës me kamionët e “Bageri Company”⬇️

08/08/2024

Video nga momenti kur Veton Elshani ia sqaron aktivistit të partisë “Demokracia Serbe” rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Sot gjatë ditës në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore u mbajt një takim me qytetarët e kësaj zone, takim ky në të cilën vec kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zv.drejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani, shkruan “Mitropol”.

Gjatë këtij takimi, një aktivist i partisë “Demokracie Serbe” u “shtye” verbalisht me Elshanin pas arrestimit të kryetarit dhe nënkryetarit të kësaj partie, Aleksandër Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq, pasi të njejtit penguan zyrtarët në punën e tyre gjatë momentit kur po kryhej lyerja e mureve poshtë Urës së Ibrit ku mes tjerash ndodhej i vizatuar edhe një flamur kombëtar serb me tre ngjyra dhe refuzuan urdhrat e Policisë së Kosovës.

Aktivisti kundërshtonte faktin e lyerjes së flamurit dhe arrestimin e zyrtarëve të partisë së tij nga persona në rroba civile.

Elshani i sqaroi atij se lyerja e mureve të Urës u bë me lejen e Komunës së Mitrovicës Veriore, ashtu siç muret u lyen edhe në pjesën jugore dhe se arrestimi i Arsenijeviq dhe Veljkoviq veç policëve me uniformë u asistua nga zyrtarë të Inspektoriatit të Policisë së Kosovës./Mitropol/

Serbët protestojnë para stacionit të Policisë në veri pas arrestimit të Aleksandër ArsenijeviqDhjetëra qytetarë serbë ja...
08/08/2024

Serbët protestojnë para stacionit të Policisë në veri pas arrestimit të Aleksandër Arsenijeviq

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur para stacionit policor në pjesën veriore të Mitrovicës pas arrestimit të kryetarit dhe nënkryetarit të partisë “Demokracia Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq, njofton “Mitropol”.

Përfaqësues nga partia Demokracia Serbe janë duke biseduar me zëvendëskomandantin e PK-së për rajonin e Veriut, Veton Elshani për momentin.

Zyrtarët policor po ruajnë hyrjen e stacionit policor në veri.

Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kujtojmë se në këto momente po bëhet edhe testimi i Urës së Ibrit për kalim të kamionëve dhe se sot u mbajt edhe një takim mes Komunës së Mitrovicës së Veriut me qytetarët në objektin e kësaj komune.

Foto: Alternativa

Veprimet e fundit në veri nga Qeveria, BE paralajmëron masa të reja ndaj KosovësZëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë ...
08/08/2024

Veprimet e fundit në veri nga Qeveria, BE paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se pas veprimeve të fundit nga Qeveria e Kosovës, mund të shtohen masa të reja ndaj Kosovës.

Ai tha se masat paraprake u vendosë për shkak të shumë hapave që çuan drejt përshkallëzimit, ndërsa tani ato mund të shtohen.

“Masat u vendosën vjet për faktin se shumëçka po ndodhte që çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, ka thënë ai në konferencën e së enjtes.

Stano ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet me ndërkombëtarët.

“Ua kemi bërë të qartë qëndrimin tonë Kosovës, në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë Qeverisë në Prishtinë që të mos angazhohet në këto seri hapash të pakoordinuar, negativ dhe të njëanshëm. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do të konsiderojmë të marrim nëse situata nuk ndryshon”, ka thënë Stano.

Kamionat e Bageri Company hypin mbi urë për ta testuar qëndrueshmërinëNë Mitrovicë, sot ka nisur edhe testimi i qëndrues...
08/08/2024

Kamionat e Bageri Company hypin mbi urë për ta testuar qëndrueshmërinë

Në Mitrovicë, sot ka nisur edhe testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit.

E gjithë kjo po bëhet nën masa të përcjelljes nga policia, meqë kjo urë është paraparë për hapje qarkullimi nga qeveria e vendit.

Mbi këtë zhvillim të pakënaqur janë shprehur qytetarët serbë, të cilët e kanë kundërshtuar këtë paralajmërim përmes protestave.

08/08/2024

🔴 Një grua në Fushë Kosovë dëmton disa vetura me çekan, thotë se u parkuan keq

Video: Fushë Kosova City

Nis testimi i Urës së Ibrit me kamionë, prezentë forca të policisëKa nisur testimi i Urës së Ibrit me kamionë nga autori...
08/08/2024

Nis testimi i Urës së Ibrit me kamionë, prezentë forca të policisë

Ka nisur testimi i Urës së Ibrit me kamionë nga autoritetet e Kosovës. Të pranishëm janë edhe forca të policisë dhe KFOR-it.

Ekipi i KosovaPress raporton se katër kamionë janë për testim, derisa atje situata në këto momente paraqitet të jetë e qetë aktualisht.

Elshani: Sa i përket sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllurZëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për r...
08/08/2024

Elshani: Sa i përket sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut në takimin me qytetarë të Mitrovicës së Veriut që ka nisur para pak minutash në objektin e Komunës, ka thënë se në pjesën Veriore ka shumë probleme dhe ato dihen.

Elshani ka përmendur edhe temën e Urës së Ibrit, duke thënë se si Polici e Kosovës e pyesin veten se pse ura është e mbyllur, dhe iu ka thënë të pranishmëve se do të ishte mirë të tregonin se pse mendojnë se ura duhet të mbetet e mbyllur.

Numri dy i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut ka thënë se sa i përket aspektit të sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, meqë Policia e Kosovës do të kishte gjetur forma të ndryshme për ta siguruar.

“E pyesim vetën si Polici e Kosovës pse kjo urë është mbyllur , do të ishte mirë nga ju me ndëgju se pse kjo urë duhet të mbetet e mbyllme, sepse nga aspekti i sigurisë s’ka arsye. Nëse është për me siguru, ne kishim gjetë forma për ta siguru në forma të ndryshme”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se duke parë konstruktin praktik të rrugës, urës dhe të vendit, s’janë duke e kuptuar se pse Ura e Ibrit duhet të mbetet e mbyllur.

“Nuk jemi tu e kuptu pse”, shprehet Elshani.

08/08/2024
Krasniqi para serbëve në veri: Është absurde që Ura e Ibrit të mbahet e mbyllurMinistri i Administrimit të Pushtetit Lok...
08/08/2024

Krasniqi para serbëve në veri: Është absurde që Ura e Ibrit të mbahet e mbyllur

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka rishprehur edhe njëherë qëndrimin e qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit.

Në takimin konsultativ me qytetarët e komuniteti serb në veri të Mitrovicës, i cili po mbahet në objektin komunal, ministri Krasniqi ka thënë se është absurde që ura të vazhdojë të mbahet e mbyllur.

Ai ka thënë se hapja e urës nuk është kundër askujt.

“Konsideroj se jo vetëm që nuk ka arsye, po tashmë është absurde vazhdimi i mbajtjes së urës mbyllur. Sipas vet natyrës së urave, edhe kjo urë do duhet të jetë në shërbim të të gjithëve dhe hapja e saj nuk është dhe nuk do të jetë kundër askujt”, ka thënë Krasniqi.

“Jemi të bindur se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë, përkundrazi, e sforcon atë”, ka thënë ai.

Në takimin konsultativ po marrin pjesë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe zëvendëskomandati i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Po zhvillohet takimi i organizuar nga Komuna e Mitrovicës Veriore me qytetarët për diskutim të hapur, të pranishëmMinist...
08/08/2024

Po zhvillohet takimi i organizuar nga Komuna e Mitrovicës Veriore me qytetarët për diskutim të hapur, të pranishëmMinistri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani e Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq⬇️

Nis matja e Urës së Ibrit, bëhet gati terreni edhe për testimin e qëndrueshmërisë me kamion⬇️
08/08/2024

Nis matja e Urës së Ibrit, bëhet gati terreni edhe për testimin e qëndrueshmërisë me kamion⬇️

Policia arre’ston politikanin serb Arsenijeviq për “pengim të punëtorëve të komunës së Mitrovicës së Veriut”Alleksandar ...
08/08/2024

Policia arre’ston politikanin serb Arsenijeviq për “pengim të punëtorëve të komunës së Mitrovicës së Veriut”

Alleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe është arre’stuar sot në veri nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.

Ai është arre’stuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Arre’stimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Në debat do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të komunës së Mitrovicës së Veriut, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në të për “shprehur shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.

Dy raste të dhu’nës në familje në Vushtrri, arre’stohen dy personaPolicia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri ...
08/08/2024

Dy raste të dhu’nës në familje në Vushtrri, arre’stohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri për dhu’në në familje, shkruan Mitropol.

Arre’stimi i parë ka ndodhur pasi që viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Ndërkaq, i dyshuari i dytë ka sulmuar fizikisht dy viktimat pas një mosmarrëveshje.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Driton Kuka me ekipin olimpik, pas kthimit nga Parisi vizitojnë Prekazin heroik: Me përulje para dëshmorëve e martirëve ...
08/08/2024

Driton Kuka me ekipin olimpik, pas kthimit nga Parisi vizitojnë Prekazin heroik: Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit 🙏🏻 🇽🇰🇦🇱

Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, priten ndërprerje të ujit në disa lokacione në MitrovicëKompania Rajon...
08/08/2024

Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, priten ndërprerje të ujit në disa lokacione në Mitrovicë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë punime në rrjetin e ujësjellësit dhe rrjetin e kanalizimit në disa lokacione në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit priten ndërprerje të përkohshme të furnizmit me ujë të pijes.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM
Mitrovicë,

Gjatë ditës së sotme do të ketë punime në rrjetin e ujësjellësit në këto lokacione:

- Rr. "Emin Duraku"-Vaganicë
-Rr. "Reshat Vallqi"-Vaganicë
-Rr. " Hodo Sokoli"-Shipol
-Rr. Pajazit Boletini"
-Rr. per Zhabar të Epërm,
-Rr. "Aradha 142"
-Rr. "Vllezërit Dragaj"
-Rr. "Nexhip Dragaj"

Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrrugët:
- Rr. "Trepça-Kolloni"-Stan Tërg,
-Rr. “Bashkimi Kombëtar”,
-Suhodoll,
-Vaganicë.
Gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit priten ndërprerje të përkohshme të furnizmit me ujë të pijes.

Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin tuaj!

Avokati, Tomë Gashi publikon fotografi nga Ura e Ibrit në Mitrovicë: “Me Albinin u koordinuam, urën pe hapim, institucio...
08/08/2024

Avokati, Tomë Gashi publikon fotografi nga Ura e Ibrit në Mitrovicë: “Me Albinin u koordinuam, urën pe hapim, institucionet ile’gale të Serbisë po i mbyllim”⬇️

Në 11:00 në Mitrovicën e Veriut mbahet një takim për hapjen e urës së Ibrit, Kurti bëri thirrje që të shkojnë edhe serbë...
08/08/2024

Në 11:00 në Mitrovicën e Veriut mbahet një takim për hapjen e urës së Ibrit, Kurti bëri thirrje që të shkojnë edhe serbët

Komuna e Mitrovicës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, organizon sot një “takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale”, të cilin e paralajmëroi të mërkurën kryeministri Albin Kurti.

“Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”, kjo do të jetë tema e takimit që pritet të nisë në 11:00 në Kuvendin Komunal, siç ka shkruar Kurti.

Kurti i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në këtë diskutim në të cilin tha se ata “do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.

KFOR-i e ka shtuar praninë në dhe përreth urës së Ibrit në Mitrovicë, pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se ajo do të hapet.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë paralajmëroi të martën se nuk do të hezitojë të përballet me çfarëdo zhvillimi që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal.

“Ne nuk do të hezitojmë të përballemi me asnjë zhvillim që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke respektuar plotësisht mandatin tonë që buron nga OKB-ja. Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konstant gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të bëhet përbrenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha KFOR-i në një komunikatë për media.

Kurti, ndërkaq, insiston se ura do të hapet.

“Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, shkroi ai dje.

Paraditen e së martës, KFOR-it tha se komandanti Ozkan Ulutash ishte njoftuar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha se një inspektim teknik në urën kryesore mbi lumin Ibër do të ndodhë së shpejti.

Disa serbë u mblodhën dje për të protestuar kundër hapjes së urës.

Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka angazhuar tashmë një kompani, të cilës ia ka dhënë një kontratë 9 mijë e 640 euroshe për t’ia bërë një test urës që të përcaktohet kapaciteti mbajtës i strukturës së saj, para se ajo të hapet për qarkullim të automjeteve.

Sipas kontratës, “IPE-PROING” në fund do t’i prezantojë vlerat e matjeve nga testimi dhe do ta bëjë një vlerësim për masat që duhet të merren.

Të mërkurëm përfundi urës, aty ku ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi filloi ngjyrosja e urës nga disa punëtorë.

KFOR-i tregoi se po mban trupa në atë urë dhe po kryen patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri “për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale”.

Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë bërë të ditur ditë më parë se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë kohë. Këtë e bëri të ditur ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier para mediave të premten e javës së kaluar, pasi ambasadorët ishin në Qeveri për një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Bashkimi Europian thotë se çështja e urës mbi lumin Ibër duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel.

Address

Rruga "Agim Hajrizi"
Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mitropol posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Mitropol:

Videos

Share

Nearby media companies


Other News & Media Websites in Mitrovica

Show All