28/07/2021
Vendos Albin Kurti: Shtetasit e Serbisë mund të qëndrojnë 90 ditë pa vizë në Kosovë
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshim plotësimin e vendimit për kushtet e hyrjes së shtetasve të huaj, kalimit transit dhe qëndrimit në Kosovë pa vizë të shtetasve të huaj, shkruan Lajme_Shqip24h
Ajo që bie në sy është se ky vendim në pikën 4 të saj përveç shteteve tjera edhe shtetasve të Serbisë u mundëson të qëndrojnë në Kosovë për 90 ditë pa pasur nevojë të pajisen me vizë, me letërnjoftim biometrik valid.
“Miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kushtet e hyrjes, kalimit transit, qëndrimit në territorin e Republikës së Kosovës dhe regjimin e vizave në Republikën e Kosovës, nr. 15/158 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 29.11.2013 si në vijim:
3. Bartësit e dokumenteve të udhëtimit për të huaj dhe dokumenteve valide të udhëtimit të lëshuara në bazë të Konventës për Statusin e Refugjatit (1951) dhe Konventës për Statusin e Personave pa Shtetësi (1954), të lëshuara nga vendet anëtare të BE-së dhe Zonës Schengen, si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia, Japonia, Zelanda e Re, lirohen nga nevoja për t’u pajisur me vizë kosovare për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 15 ditë pa vizë.