Istogu Online

Istogu Online Istog Median

Ibrahim Rugova, nga sot, përjetësisht në qytetin e tij të lindjes, ne Istog.Istog, e gëzofshi shtatoren në ditën e Tij t...
02/12/2020

Ibrahim Rugova, nga sot, përjetësisht në qytetin e tij të lindjes, ne Istog.

Istog, e gëzofshi shtatoren në ditën e Tij të lindjes!

01/12/2020
Vrellè!
27/11/2020

Vrellè!

26/11/2020

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës mbështet planet e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike!

Sot, mbajta një konferencë virtuale me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga 25 shtete të ndryshme të botës (SHBA, Evropë dhe Australi). Pas referimit për organizimin e rrjetit global dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe investime në Kosovë, u arrit pajtueshmëria që takimi vjetor i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare të mbahet në Prishtinë në fillim të vitit 2021.

Nga qershori i këtij viti, Qeveria ka arritur të kursejë dhe realizojë një buxhet prej rreth 365 milion euro për pakon emergjente dhe pakon për rimëkëmbjen ekonomike. Nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike prej 87 milion euro, mbështetje financiare direkte kanë përfituar 36 mijë e 679 biznese me 206 mijë e 582 punëtorë.

Me këtë rast kam paralajmëruar edhe për fillimin e përgatitjeve për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 182 milion euro, për vitin 2021. Po ashtu, bazuar në rekomandimet e asociacioneve të biznesit, Qeveria do të shqyrtojë edhe ndryshime të tjera, përkatësisht një pako të re fiskale gjatë vitit 2021.

Afaristët nga Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, duke pasur parasysh vështirësitë e të bërit biznes në kohë të pandemisë Covid -19, i dhanë mbështetje Qeverisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave që ndihmojnë sektorin privat në rrethanat e krijuara.

Mirëpres gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë aktive e zhvillimit të afarizmit në Kosovë, duke theksuar mundësitë e krijuara për investime nga marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington dhe nga ndihma përmes projekteve zhvillimore të BE-së për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 27 miliardë eurove, për 5 vjetët e ardhshme.

25/11/2020
25/11/2020
25/11/2020

Me mikun e Kosovës, ambasadorin gjerman, z. Joern Rohde, diskutuam sa i përket situatës epidemiologjike dhe sfidave aktuale.

Gjermania është shtet mik i Kosovës, në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, ashtu është edhe tash, në kohë pandemie, me ndihmë e përkrahje pa rezervë.

Mirëpresim bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të Gjermanisë dhe të ambasadorit, z. Rohde për të ofruar ndihmë, donacione si dhe përvoja në menaxhimin e situatës epidemiologjike.

Jemi falënderues ndaj Gjermanisë, taksapaguesve gjermanë dhe miqësisë që shtetit tonë i jep krah shteteve të lira e demokratike në Evropë e më gjerë!

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!

25/11/2020

Njoftim !

Njoftohen të gjithë tregtarët dhe qytetarët e Komunës së Istogut se nesër ( e enjte ) do të funksionojë vetëm tregu i gjelbër brenda rrethojave të saj ku furnizimi dhe hyrja në treg do të behët nga hyrja kryesore e tregut për shkak të realizimit të punimeve në rrugë, rreth tregut dhe palestrës sportive.

18/11/2020

Mbledhja e Shtabit Emergjent

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka kryesuar sot mbledhjen e radhës së Shtabit Emergjent Komunal, në të cilën u diskutua lidhur me gjendjen aktuale shëndetësore në Komunën e Istogut, ku Shtabi Emergjent vlerësoj se gjendja është e mirë dhe nën kontroll.

Gjendja e përgjithshme është si vijon : deri më tani kanë qenë 196 raste pozitive në total, prej të cilave 145 janë të shëruar, 42 raste janë aktive dhe 13 raste të vdekjeve me Covid 19.

Shtabi Emergjent u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Respektoni këta hapa : Vendosni Maskën, Ruani Distancën dhe Pastroni Duart Rregullisht.

16/11/2020

Arrihet marrëveshja për zhbllokim të llogarive të Telekomit

Sot kemi arritur me sukses të zhbllokojmë llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës dhe është nënshkruar një marrëveshje me operatorin ekonomik “Dardafone.net”.

Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë.

Kjo marrëveshje për zhbllokim të llogarive do të përcillet edhe nga një Marrëveshje Mirëkuptimi për Subvencionim të Kushtëzuar për Investime në operacionet vitale mes Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit.

Kjo marrëveshje që tashmë e kam nënshkruar unë dhe Bordi i Telekomit, do të bëjë zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj.

Me këtë marrëveshje mirëkuptimi, Telekomi ka marrë obligime për të investuar në teknologjinë e tyre, duke filluar nga implementimi i plotë i kodit shtetëror +383.

Gjithashtu, në zotimet e Bordit të Telekomit, kjo ndërmarrje do të punojë për të shkurtuar shpenzimet.

Duhet bërë e ditur që Telekomi i Kosovës do të kthen këto mjete të subvencionimit në llogarinë e Qeverisë së Kosovës.

Haki Rugova: Vizituam punimet në parkun e qytetit. Punët po ecin mirë dhe Istogu shumë shpejtë do të ketë edhe një hapës...
16/11/2020

Haki Rugova: Vizituam punimet në parkun e qytetit.

Punët po ecin mirë dhe Istogu shumë shpejtë do të ketë edhe një hapësirë të bukur për qytetarët.

Nga Granit Jahaj. Unë si qytetar dhe si sportistë i Istogut propozoi që palestra e re e sporteve të emërohet ''Labinot A...
16/11/2020

Nga Granit Jahaj.

Unë si qytetar dhe si sportistë i Istogut propozoi që palestra e re e sporteve të emërohet ''Labinot Aliaj''!

Palestrës së sporteve në Istog do ti përshtatej shumë emri ''Labinot Aliaj!
Labinotin të gjithë në Istog e kemi njohur si një djalë me shumë energji, i palodhshëm dhe gjithmonë ishte pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin në qytetin tonë.

Labi ishte shumë aktivë në aktivitetet sportive.
Labi ishte pjesë e tifozerisë istogase ''Gjimmat'' ku thuajse në ç'do ndeshje që luante FC Istogu, Labi ishte në tribuna duke e përcjellur dhe duke i pëkrahur djelmoshat istogas.
Labi për vite me radhë ishte pjesë e pandashme e FC Istogut, Labi e deshti aq shumë klubin e Istogut sa që ishte prezentë edhe në stërvitje.

Labi i deshti me zemër të gjitha klubet e Istogut.
Labi për vite me radhë ishte pjesë e klubit të hendbollit të femrave ''Istogu''.
Labi dha kontribut të madh për KHF ''Istogu'', ishte mbeshtetës i madh i vashave istogase.
Labi u angazhua shumë për gjetjen e sponzorëve të klubit.
Njëri ndër sponzorët kryesor të klubit 'ALFA-I' u afrua në klub me ndërjmetësimin e Labit.
Labi ishte i palodhshëm për këtë klub, udhëtonte bashkë me klubin në ç'do cep të Kosovës, duke i përkrahur moralisht vashat istogase në secilën ndeshje.
Sukseset e KHF 'Istogu', titulli i kampionit dhe kupa e Kosovës, e gëzuan tej mase Labin!

Labi shpesh herë shkonte për të përcjellur stërvitjet e klubit të karates “E&E WAZARI'' këtu në Istog.

Labi sa herë kishte organizime nga ana e tifozerisë istogase ''Gjimmat'' ishte ndër të parët që vraponte për sigurimin e autobusëve, sigurimin e tupanit dhe sigurimin e fishekzjarrëve.

Labi ishte pjesëmarrës edhe në aktivitetet humanitare që organizoheshin në qytetin tonë.
Labi ishte pjesëmarrë në shumë aktivitete të organizuara nga: ''Let's Do It'' - Ta Pastrojmë Kosovën!

Me një fjalë Labi ishte i gjithëanshëm!

Të gjitha këto aktivitete të lartëcekura Labi i ka bërë në mënyrë vullnetare, Labi ka shpenzuar shumë energji dhe shumë mjete financiare për klubet e qytetit tonë!

Më ketë shkrim i drejtohem kryetarit të komunës, z.Haki Rugova, drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport në Istog, z.Drin Sadikaj, që në mbledhjen e radhës të kuvendit komunal të diskutohet për këtë qështje.

Ky propozim nuk është vetëm ide e imja, por për këtë propozim kam folur me shumë sportista të Istogut dhe të gjithë ishin dakord me këtë propozim.
Në ditët në vazhdim, do ta organizojmë edhe një peticion ku do ti mbledhim nënshkrimet nga të gjithë sportistët dhe sportdashësit istogas, në lidhje me këtë qështje.

Labi ka bërë shumë për qytetin e Istogut, e ka dashur me zemër këtë qytet, ka bërë shumë për klubet sportive, andaj ka ardhur koha që Istogu dhe të gjithë NE sportistët istogas të bëjmë diqka për Labin!

Labi e meriton që salla e sporteve këtu në Istog ta mbajë emrin e tij ''Labinot Aliaj''!

Të nderuar specialistë,Kjo është ditë e madhe për juve, ditë e gëzueshme për Ministrinë, për mua si ministër dhe është l...
16/11/2020

Të nderuar specialistë,

Kjo është ditë e madhe për juve, ditë e gëzueshme për Ministrinë, për mua si ministër dhe është lajm i mirë për qytetarët dhe shtetin.

Sot, e konfirmoj për Juve këtu dhe për opinionin se specialistët po punësohen në sistemin publik shëndetësor.

Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, nga nesër do të hap konkursi për specialist të pa punë.

Kërkoj që të ndjekeni të gjitha procedurat e rekrutimit dhe konkursi të jetë i transparent.
Armatës së mjekëve, po i shtohet profesionalizmi, përkrahja e cilësisë së përkujdesjes.

Dua t’jua kujtoj se para disa ditëve, edhe 1500 kolegë tuaj më të rinj, iu bashkuan kuadrit specialistik.

Pra, nga sot, nuk ka më as mjek, as specialist në rrugë. Mjekët, 1.500 tashmë janë regjistruar në specializim dhe të gjithë mjekët specialistë janë të punësuar.

Edhe në të ardhmen, nuk do të lejoj që asnjë mjek të jetë i papunë, të gjithë specialistët do të kenë vend në spitale.

Specialistët do të punësohen në institucionet publike shëndetësore ndërsa mjekët do ta fitojnë specializimin.

Nuk ka mundësi të jetë ndryshe.

Duhet të kemi mjek sipas nevojave dhe numrit të banorëve.

Nuk mund të presim ngritje të cilësisë pa mjekët e angazhuar, andaj, çdo mjek dhe mjek specialist, do të punësohet.

Ky nuk është premtim, është zotim!

Ne nuk do të ndalemi!

13/11/2020

Address

Istog
31010

Telephone

+38349525978

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Istogu Online posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Istog

Show All