Istogu Live

Istogu Live Na ndiqni per cdo te re rreth qytetit te Istogut

Sami Lushtaku në Shushicë, ai kërkon që PDK-ja të dale mirë me vota në istog 👍🏻Prezent ishte edhe nen Kryetari Komunës z...
04/01/2025

Sami Lushtaku në Shushicë, ai kërkon që PDK-ja të dale mirë me vota në istog 👍🏻
Prezent ishte edhe nen Kryetari Komunës z.Ali Nimanaj, dhe kandidati për deputet Shasivar Haxhijaj!

Kandidati për Deptut të LDK-së Besim Mulaj se bashku me shtabin e tij ✌🏻
04/01/2025

Kandidati për Deptut të LDK-së Besim Mulaj se bashku me shtabin e tij ✌🏻

Istogu - në këto ditë festive 😍!
03/01/2025

Istogu - në këto ditë festive 😍!

Sot Albana Haxhimustafa Murseli dhe Eliza Hoxha vizitojnë Istogun dhe Studenicën!
03/01/2025

Sot Albana Haxhimustafa Murseli dhe Eliza Hoxha vizitojnë Istogun dhe Studenicën!

✨ Nata magjike e ndërrimit të moteve në Istog! ✨🎆 Ju ftojmë të festojmë së bashku natën e ndërrimit të motmotit në një a...
30/12/2024

✨ Nata magjike e ndërrimit të moteve në Istog! ✨

🎆 Ju ftojmë të festojmë së bashku natën e ndërrimit të motmotit në një atmosferë festive dhe plot gjallëri në Parkun e Qytetit në Istog. 🎄🎶

📆 Data: 31 Dhjetor 2024
🕛 Ora: 00:00

🎉 Ejani të fillojmë vitin e ri së bashku, me gëzim dhe momente të paharrueshme! 🥳✨

Mirë se vini! 🌟

🎆 🏞️ ❄️🎄

3-shja udhëheqëse e Komunës së Istogut, uron një vit të mbar për të gjithë ✌🏻
29/12/2024

3-shja udhëheqëse e Komunës së Istogut, uron një vit të mbar për të gjithë ✌🏻

Kryeministri Kurti duke i festuar Krishtlindjet.
29/12/2024

Kryeministri Kurti duke i festuar Krishtlindjet.

KHF Istogu shënon 20-vjetorin e themelimitKlubi i hendbollit Istogu e ka shënuar të shtunën 20-vjetorin e themelimit. Is...
29/12/2024

KHF Istogu shënon 20-vjetorin e themelimit

Klubi i hendbollit Istogu e ka shënuar të shtunën 20-vjetorin e themelimit. Istogu është kampion në fuqi i Kosovës në konkurrencë të femrave, ndërsa për mbi një dekadë është prej klubeve më të mira dhe më stabile në vendin tonë.
Istogu ka katër tituj të kampionit të Kosovës, pesë Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.
Po ashtu nga viti 2017 paraqitet rregullisht në gara evropiane, ndërsa në katër raste ka kaluar nga një kundërshtar evropian.
Në ceremoni ishin prezentë edhe drejtuesit e federatës sonë, presidenti Eugen Saraçini dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Muhamet Arifi.
Të pranishëm ishin edhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, drejtues të komunës së Istogut dhe personalitete të shumta të sportit e politikës.
Po ashtu prezentë ishin edhe shumë hendbolliste e ish-hendbolliste.
Ceremoninë e hapi nikoqiri, trajneri i Istogut, Faruk Shala.
Presidenti Saraçini ka folur për të arriturat e KHF Istogut, por edhe sfidat e këtij klubi.
Të pranishmëve u janë drejtuar edhe zëvendësministrja Daulina Osmani dhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.
Në fund, nikoqiri, KHF Istogu, ka ndarë mirënjohje për bashkëpunëtorët e shumtë e po ashtu mirënjohje Post-Mortem për personalitetet që kanë ndikuar ngritjen e këtij klubi.

Reagim nga Asambleisti i LVV-së Florin Dreshaj ⤵️Ujku qimën e ndërron, por zanatin nuk e harron. Kryetari i Komunës së I...
27/12/2024

Reagim nga Asambleisti i LVV-së Florin Dreshaj ⤵️

Ujku qimën e ndërron, por zanatin nuk e harron.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, sot në mbledhjen e fundvitit të Kuvendit të Komunës së Istogut ka treguar edhe një herë një nga karakteristikat e tij të errëta, përkatësisht huliganizmin.
Këtë vite më parë e kishte shfaqur ndaj bashkëpartiakut, Besart Dreshaj, kur e ndiqte si lepurin nëpër Istog.
Sot, teksa mundohej dhunshëm ta detyroj asambleistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Niman Beqiraj të heshtë.
Dhe për këtë arsye ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! u detyruam të largoheshim nga salla.
Derisa mediumi i paguar nga qytetarët e Istogut për të transmetuar këto takime (RTV Fontana) përseri ka pësuar “probleme në transmatim”! Transmetimi ka qenë i shurdhër, kështu që qytetarët e Komunës së Istogut edhe kësaj radhe nuk munden ta shohin fytyrën e vërtetë të koalicionit LDK-PDK.

Federata e Hendbollit të Kosovës e vlerësoi edhe një herë me çmimin “Trajneri i Vitit” z.Faruk Shala.
27/12/2024

Federata e Hendbollit të Kosovës e vlerësoi edhe një herë me çmimin “Trajneri i Vitit” z.Faruk Shala.

Në 6-vjetorin e rënies së tij heroike, u kujtua me nder dhe respekt heroi i Kosovës, ish luftëtari i UÇK-së, polici Izet...
27/12/2024

Në 6-vjetorin e rënies së tij heroike, u kujtua me nder dhe respekt heroi i Kosovës, ish luftëtari i UÇK-së, polici Izet Demaj, i cili dha jetën në krye të detyrës për mbrojtjen e qytetarëve dhe të ligjit. Emri dhe sakrifica e tij do të mbeten gjithmonë të gdhendura në zemrat e të gjithë atyre që e njohën, si shembull i guximit dhe përkushtimit. Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Në Staradran veq drutë edhe kandilat bajnë punë në këtë natë të ftohtë dimri! Telat për t**e! Rrezik nga tensioni i rrym...
25/12/2024

Në Staradran veq drutë edhe kandilat bajnë punë në këtë natë të ftohtë dimri! Telat për t**e! Rrezik nga tensioni i rrymës!

Banorët e Istogut protestojnë për energji elektrike - qytetarët u mblodhën ë 'Banje të Pejë', i pranishëm edhe kryetari ...
24/12/2024

Banorët e Istogut protestojnë për energji elektrike - qytetarët u mblodhën ë 'Banje të Pejë', i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Ilir Ferati | PAMJE 👇

📍Nënshkrimi i marrëveshjeve për implementimin e masave në sektorin publik, vazhdon me Komuna Istog. Drejtori Menaxhues i...
24/12/2024

📍Nënshkrimi i marrëveshjeve për implementimin e masave në sektorin publik, vazhdon me Komuna Istog.

Drejtori Menaxhues i FKEE-së, Driton Hetemi dhe Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, nënshkruan marrëveshje për objektin e çerdhes “Gëzimi Ynë”.

Me një investim rreth 206 mijë euro, në këtë ndërtesë do të implementohen këto masa të efiçiencës së energjisë:

✅Izolimi i mureve te jashtme dhe kulmit
✅Ndërrimi i dritareve dhe dyerve të jashtme
✅Instalimi i pompës termike
✅Ndiçimi LED efiçient

Ky është 1 nga 17 projektet që do të implementohen në 6 komuna, të mundësuara nga buxheti i Qeveria e Republikës së Kosovës, me skemë kthyese nga komunat.

Këto janë 50 bizneset që përfituan nga pakoja 60 milionëshe e Qeverisë së Avdullah Hotit në vitin 2020.Ne subvencionojmë...
23/12/2024

Këto janë 50 bizneset që përfituan nga pakoja 60 milionëshe e Qeverisë së Avdullah Hotit në vitin 2020.

Ne subvencionojmë qytetarët, ju oligarkët!

🔴 LAJMI I FUNDIT nga Qeveria Kurti: Nga 100 euro për secilin pensionist e fëmijë
22/12/2024

🔴 LAJMI I FUNDIT nga Qeveria Kurti: Nga 100 euro për secilin pensionist e fëmijë

🔘Pastrimi i rrugëve tek Parku në Istog ,ne Gurakoc , në Bellopoje , si dhe në Fshatin Uqë , nga punëtoret e zellshëm të ...
21/12/2024

🔘Pastrimi i rrugëve tek Parku në Istog ,ne Gurakoc , në Bellopoje , si dhe në Fshatin Uqë , nga punëtoret e zellshëm të K.R.M “Ambienti”Istog 👏🏽

🔳 Komuna e Istogut ndalon përdorimin e telefonave📱gjatë procesit mësimorLajmi i plotë ⬇️Drejtoria për Arsim në Komunën e...
20/12/2024

🔳 Komuna e Istogut ndalon përdorimin e telefonave📱gjatë procesit mësimor

Lajmi i plotë ⬇️

Drejtoria për Arsim në Komunën e Istogut të premten mbajti një mbledhje të rëndësishme me drejtorët e shkollave, përfaqësues të Këshillit të Prindërve, kordinatorët e cilësisë së shkollave, psikologët dhe pedagogët e shkollave. Në këtë takim u diskutua zbatimi i vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë procesit mësimor.
✅ Ky vendim do të zbatohet në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar. Ky ndalim vlen si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit, gjatë orëve të mësimit.

🎯 Drejtoria për Arsim do të monitorojë nga afër zbatimin e këtij vendimi dhe apelon për bashkëpunim nga të gjitha palët për të krijuar një mjedis sa më të përshtatshëm dhe efektiv për procesin mësimor.

Address

Istog
31000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Istogu Live posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share