Live Gjilani.com

Live Gjilani.com LIVE GJILAN.COM Live Gjilani.com
është Agjenci e pavarur e Lajmeve.

Derguar ne mesazh 👇🏻Qytetari … Pershendetje ky axha polic sla kerr pa ja bo me alarm qe u nal ne ruge e qe asnjo pa pas ...
10/09/2024

Derguar ne mesazh 👇🏻

Qytetari … Pershendetje ky axha polic sla kerr pa ja bo me alarm qe u nal ne ruge e qe asnjo pa pas nevoje snalet deri edhe ne qe kishim pune barnatore nuk na la 1min me qendru, vet shkon parkohet para krejt qatyne kerrev qe i largoj...kush din ku muj mu anku per kete gie.

👀
10/09/2024

👀

09/09/2024

LAJM I FUNDIT/ camioneta i ngarkuar me Blloka 🙏 👇

09/09/2024

Pamje nga ndërtimi dhe infrastrukturës Naimi

☎️Nr : +383 44728210

🔴 PËRSËRI VEDAT MURIQIIIIIII 💙😍🔥🔥🔥QIPRO 0 - 2 KOSOVA 👏👏👏🇽🇰
09/09/2024

🔴 PËRSËRI VEDAT MURIQIIIIIII 💙😍🔥🔥🔥
QIPRO 0 - 2 KOSOVA 👏👏👏🇽🇰

67 mjekë sivjet ikën nga Kosova, opozita thotë se sistemi shëndetësor është në prag të kolapsitLargimi i mjekëve nga Kos...
08/09/2024

67 mjekë sivjet ikën nga Kosova, opozita thotë se sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit
Largimi i mjekëve nga Kosova për të kërkuar mundësi dhe kushte më të mira pune në vende të tjera po krijon një krizë serioze në sektorin shëndetësor të vendit.
Ky fenomen ka sjellë një mungesë të theksuar të stafit në qendrat mjekësore, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Institucionet e shëndetësisë përballen me një sfidë të madhe në përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar iniciativa që mund të ndihmojnë në mbajtjen e profesionistëve të kualifikuar në vend.
Në lidhjen e ikjen e mjekëve nga Kosova është deklaruar Pleurat Sejdiu Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, ku sipas të cilit përgjatë këtij viti 67 mjekë janë pajisur me certifikate mbi te kaluarën Etike dhe Profesionale, dokument që u shërben atyre për punësim jashtë vendit.
“Nga fillimi i vitit 2024 e deri me sot janë 67 mjeke te cilën janë pajisur me certifikate mbi te kaluarën Etike dhe Profesionale dokument ky qe nevojitet për punësim jashtë vendit”, tha Sejdiu për FrontOnline.
Në lidhje me largimin e mjekëve nga Kosova janë deklaruar edhe nga opozita.
Deputeti Bekim Haxhiu ka ngritur një shqetësim të madh lidhur me ikjen masive të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, duke e cilësuar këtë fenomen si alarmant dhe kërcënues për sistemin shëndetësor të vendit. Sipas deklaratës së tij, mbi 3400 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë, stomatologë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikë mjekësorë, kanë braktisur Kosovën gjatë tre viteve të fundit. Haxhiu thekson se ky trend është në rritje dhe po vazhdon edhe në vitin 2024, duke u shndërruar në një dukuri shqetësuese për funksionimin e sistemit shëndetësor.
” Mbi 3400 profesionistë shëndetësor (mjek, stomatolog, infermier, fizioteraeput, teknik mjekësor etj.) kanë ikur nga Kosova ne tri vitet e fundit, kjo është ALARMANTE! Ikja e mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nga Kosova është shndërruar në dukuri shqetësuese për sistemin tonë shëndetësor”, tha Haxhiu.
Ai e sheh këtë situatë si një kërcënim të mundshëm për kolapsin e këtij sistemi, pasi kapaciteti për të prodhuar profesionistë shëndetësorë nuk është në përpjesëtim me ritmin e ikjes së tyre. Deputeti kritikoi ashpër Qeverinë për mosveprimin në këtë çështje, duke theksuar se mungesa e një strategjie të qartë dhe planit të mirëfilltë për të trajtuar këtë problem është shkaku kryesor i krizës. Ai kërkon një strategji të miratuar dhe mbështetje të ndjeshme për profesionistët shëndetësorë për të ndaluar këtë trend dhe për të siguruar që ata të qëndrojnë në sektorin publik në vend të kalimit në sektorin privat ose largimit nga vendi.
“Ne nuk mund të prodhojmë profesionist shëndetësor aq sa po ikin nga Kosova dhe kjo do te dërgoj ne kolaps te sistemit shëndetësor. Unë jam i shqetësuar me mos veprimin e Qeverisë për të ndaluar dukurin e ikjes se mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nga Kosova. Kjo dukuri po vazhdon me trend te rritjes edhe ne vitin 2024 dhe Qeveria këtë problem nuk është duke trajtuar as me seriozitet dhe as me prioritet. Duhet te ketë strategji te miratuar mbështetëse për profesionistët shëndetësorë për te stopuar trendin e ikjes se profesionisteve shëndetësor nga Kosova dhe nga sektori publik ne atë privat”, deklaron deputeti Haxhiu.
Dreshaj: S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për mjekët
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të madh dhe shqetësues.
Në një deklaratë Dreshaj ka theksuar se mjekët po ikin për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme të punës, dhe se nuk ka asnjë përmirësim të dukshëm në këtë drejtim.
“Largimi i mjekëve nga Kosova është brengosës, Qeveria s’po i përmirëson kushtet. Nuk po mendohet për me u rritë paga e mjekëve se kryesisht për paga e kushte të punës po ikin jashtë vendit”, u shpreh Dreshaj,
Dreshaj ka kritikuar ashpër Qeverinë për mungesën e veprimeve konkrete në përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e shëndetësisë. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë iniciativë nga ana e Qeverisë për të rritur pagat e mjekëve dhe për të përmirësuar ambientin e punës, duke e bërë të qartë se kjo është një çështje që duhet adresuar urgjentisht.
“S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për punësim për mjekët”, deklaroi Dreshaj.

Mehaj: Një efektiv të Njësisë Speciale e krahasoj me 50 ushtarë të NATO-s
08/09/2024

Mehaj: Një efektiv të Njësisë Speciale e krahasoj me 50 ushtarë të NATO-s

A e synon Vjosa Osmani edhe një mandat si presidente e Kosovës?Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë pë...
08/09/2024

A e synon Vjosa Osmani edhe një mandat si presidente e Kosovës?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për mandatin e dytë si presidente.
“Ende nuk e kam vendosur një gjë të tillë të them shumë sinqerisht sepse ka shumë faktorë që duhet me u shqyrtu. Si do të rrjedhë uji, lumi i politikës, është shumë herët ta themi tash për vitin 2026”- u përgjigj Osmani.
Ajo tha se është duke e bërë punën me qëllimet me të mira në interes të qytetarëve të Kosovës. Osmani tutje tha se në kohën kur kishte votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, ka dalë në mbrojtje te parimeve që u ka premtuar qytetarëve dhe se nuk ka pasur marrëveshje me Kurtin për ketë çështje.
“Në vitin 2020 kur u rrëzua atëherë Qeveria Kurti 1, unë kam dalë në mbrojtje të parimeve që i kam premtu para qytetarëve të Kosovës, dhe kam votu kundër rrëzimit të Qeverisë, kundër asaj metodologjie shumë të shëmtuar që u organizu prapa shpine, pa e mendu në asnjë moment se çka do të ndodhë me mua, as nuk e kam mendu a do të më përjashtojnë partia në të cilën isha. Nuk kam pasë asnjë marrëveshje me Kurtin, as askënd tjetër”- ka thënë Osmani.
Por, a do të vazhdojë Vjosa Osmani të jetë në politikë pas pozitës si presidente?
“Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”- u përgjigj shkurt ajo.Vjosa Osmani-Sadriu ishte ushtruese e detyrës së presidentes për 137 ditë dhe për më pak se dy javë pas dorëzimit të kësaj pozite, më 4 prill 2021, ajo mori bekimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’u bërë presidente me mandat të plotë kushtetues prej pesë vjetësh.
Vjosa Osmani ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri kur u shkarkua nga pozitat udhëheqëse në këtë parti në qershor të vitit 2020.
Osmani kishte qenë një nga 3 deputetët e LDK-së që nuk e kishte votuar Qeverinë me kryeministër Avdullah Hotin më 03.06.2020.
Në zgjedhjet e mbajtura më 14.02.2021, duke qenë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje si partnere e koalicionit nga Lista “Guxo”, Vjosa Osmani është votuar nga 300 mijë e 756 qytetarë të Kosovës./kallxo.com

Dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, kush prishi punë sipas presidentes, Kurti apo Gërvalla?Presidentja e Koso...
08/09/2024

Dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, kush prishi punë sipas presidentes, Kurti apo Gërvalla?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për letrën që Qeveria ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta njoftuar rreth hapave për hartimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në maj të këtij viti.
Në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, Osmani fajin për ketë moskoordinim e ka hedhur… See more

Good Night from Prishtina 🇽🇰
08/09/2024

Good Night from Prishtina 🇽🇰

25 vjetori i Policisë së Kosovës Gjilan, 06 shtator 2024Në përvjetorin e 25-të të themelimit, Policia e Kosovës feston n...
06/09/2024

25 vjetori i Policisë së Kosovës


Gjilan, 06 shtator 2024
Në përvjetorin e 25-të të themelimit, Policia e Kosovës feston një çerek shekulli përkushtimi dhe
shërbimi për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ky përvjetor është një moment i veçantë që na fton të
vlerësojmë përpjekjet dhe arritjet e shumta që kanë kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt
dhe më të qetë.
Në këto 25 vite, Policia e Kosovës ka dëshmuar një angazhim të palëkundur në mbrojtjen e rendit dhe
ligjit, përballuar sfida të shumta dhe përmirësuar çdo ditë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Në këtë përvjetor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të bashkohen me ne në
përkujdesjen dhe respektin për ata që shërbejnë dhe mbrojnë çdo ditë.
Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësitet dhe Stacionet Policore të kësaj
drejtorie kanë pritur edhe shumë vizita si: nxënës, staf i shkollave, zyrtar të lartë komunal e qytetarë të
ndryshëm të cilët kanë pasur mundësinë të njoftohen me punën dhe përkushtimin e stafit policor, dhe të
shohin nga afër pajisjet dhe teknologjitë që përdoren për mbrojtjen e sigurisë publike. Pjesëmarrësit po
ashtu kishin gjithashtu mundësinë të diskutojnë me oficerët e policisë në lidhje me sfidat dhe arritjet e
tyre, aktivitet i cili është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes qytetarëve dhe policisë,
duke kontribuar në ndërtimin e një ambienti më të sigurt dhe më të besueshëm për të gjithë.
Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin e themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të
gjithë qytetarëve.
Urime 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës!

25 vjetori i Policisë së Kosovës  📸Foto Shpetim Vokshi Në përvjetorin e 25-të të themelimit, Policia e Kosovës feston nj...
06/09/2024

25 vjetori i Policisë së Kosovës

📸Foto Shpetim Vokshi

Në përvjetorin e 25-të të themelimit, Policia e Kosovës feston një çerek shekulli përkushtimi dhe shërbimi për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ky përvjetor është një moment i veçantë që na fton të vlerësojmë përpjekjet dhe arritjet e shumta që kanë kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të qetë.

Në këto 25 vite, Policia e Kosovës ka dëshmuar një angazhim të palëkundur në mbrojtjen e rendit dhe ligjit, përballuar sfida të shumta dhe përmirësuar çdo ditë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në këtë përvjetor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të bashkohen me ne në përkujdesjen dhe respektin për ata që shërbejnë dhe mbrojnë çdo ditë.

Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësitet dhe Stacionet Policore të kësaj drejtorie kanë pritur edhe shumë vizita si: nxënës, staf i shkollave, zyrtar të lartë komunal e qytetarë të ndryshëm të cilët kanë pasur mundësinë të njoftohen me punën dhe përkushtimin e stafit policor, dhe të shohin nga afër pajisjet dhe teknologjitë që përdoren për mbrojtjen e sigurisë publike. Pjesëmarrësit po ashtu kishin gjithashtu mundësinë të diskutojnë me oficerët e policisë në lidhje me sfidat dhe arritjet e tyre, aktivitet i cili është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes qytetarëve dhe policisë, duke kontribuar në ndërtimin e një ambienti më të sigurt dhe më të besueshëm për të gjithë.

Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin e themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të gjithë qytetarëve.

Urime 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës!

03/09/2024

SB KAZAZI
NE NDERTOJME ME KUALITET PER ENDRRAT TUAJA!
Gjilan Lagja Bojanina

Ushtrine e Kosoves 🇽🇰 Photo by: Agron Istrefi
26/08/2024

Ushtrine e Kosoves 🇽🇰


Photo by: Agron Istrefi

09/08/2024

🌲Restaurant Pisha🌲

FAST FOOD TE CIMA 📞 +38349252900
02/08/2024

FAST FOOD TE CIMA

📞 +38349252900

Oficeri policor Fatlind Hajrullahu triumfon ne Kosova Nogi SuperFights!Nen patronatin e komunes se Podujeves kete vit u ...
29/07/2024

Oficeri policor Fatlind Hajrullahu triumfon ne Kosova Nogi SuperFights!

Nen patronatin e komunes se Podujeves kete vit u organizua edicioni i dyte i evenimentit Kosova Nogi Superfights.

Aty u ftuan 22 luftetar nga Kosova, Shqiperia, Gjermania, Norvegjia dhe Finlanda, ku gjithsej u zhvilluan 12 Luftra.

Pas nje organizimi fantastik dhe nje pjesmarrje masive e audiences dhe shikuesve, nuk mungoi spektakli pasi qe u zhvilluan luftra tejet te ashpra dhe mjaft interesante.

Nder luftetaret e ftuar ne kete eveniment ishte edhe Fatlind Hajrullahu nga Gjilani i cili luftoi kunder Xhudistit Drin Hadri nga Prishtina ne kategorine -80 kg. ku pas 8 minutave lufte Fatlind Hajrullahu u shpall fitues dhe triumfoj aty.

Fatlind Hajrullahu si sportist profesional ne sportet luftarake vazhdon te marre pjese ne gara vendore dhe nderkombetare duke treguar nje shpirt luftarak dhe duke arritur suksese te njepasnjeshme.

Me date 26.07.2024, ne seminarin e Brazilian Jiu-Jitsu qe u mbajt ne 038 Fight Club, nga Nick Domgjoni dhe Behar Avdulah, te dy keta me shirit te zi ne BJJ, Fatlind Hajrullahu u gradua me shirit te kalter ne kete sport nga trajneri i tij Art Sahiti ku te dy premtojne perkushtim edhe me te madh ne te ardhmen.

Zgjidhja më e mirë se cka me porositë n'pauzë😍⁨049 252 900⁩ 📞Delivery & takeaway🚗
28/07/2024

Zgjidhja më e mirë se cka me porositë n'pauzë😍

⁨049 252 900⁩ 📞
Delivery & takeaway🚗

19/07/2024

‼️Lokacioni për tek vendi juaj i preferuar FAST FOOD TE CIMA

E tani që lokacionin e din, çka po pret, veq me porositë tka met

📞 +38349252900

Mobil shop BlertoniNr.044332745 Ju mirpresim zgjidhje ki sa t’dush. ✅📱
13/07/2024

Mobil shop Blertoni

Nr.044332745

Ju mirpresim zgjidhje ki sa t’dush. ✅📱

12/07/2024
Beki Systems Montim i sistemit të kamerave dhe alaramve ☎️ +38344-781-139
11/07/2024

Beki Systems Montim i sistemit të kamerave dhe alaramve

☎️ +38344-781-139

Shoqata "Hendikos" dhe Shoqata e të Verbëreve të Gjilanit protest para zyrës së Kryetarit.📸 : Shpetim Vokshi
08/07/2024

Shoqata "Hendikos" dhe Shoqata e të Verbëreve të Gjilanit protest para zyrës së Kryetarit.
📸 : Shpetim Vokshi

Zgjedhni ALDER Home për shtëpinë tuaj Plotëso ambientin tuaj🤩Nr.+38344515058Nr. +38345868404
06/07/2024

Zgjedhni ALDER Home për shtëpinë tuaj
Plotëso ambientin tuaj🤩

Nr.+38344515058
Nr. +38345868404

30/06/2024

Para pak çasteve, një aksident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ende nuk dihet se a ka persona të lënduar,

////LiveGjilan.com

Gjilani jonë🇦🇱😍🎥 : Shpetim Vokshi
29/06/2024

Gjilani jonë🇦🇱😍

🎥 : Shpetim Vokshi

28/06/2024

Sheshi

27/06/2024

Këto janë pamje të reja pas reshjeve të shiut👇

Address

Gjilan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Live Gjilani.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Live Gjilani.com:

Videos

Share

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Gjilan

Show All

You may also like