01/04/2024
Ekspozita e bashkëshortes së emisarit Escobar në Beograd “ngrit dyshimet”
Ekspozita e Elizabeth Escobar në Beograd: koinçidencë apo rastësi?! Kjo ekspozitë vë në pah më së miri miqësinë e Escobarit me Vuçiqin dhe Serbinë. Ministria e Jashtme e Serbisë promovoi zyrtarisht një ekspozitë të organizuar në bashkëpunim me Elisabeth Escobar, bashkëshorten e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor. Sipas asaj se çfarë deklaroi bashkëshortja e Gabriel Escobar se ajo qenka një artiste dhe thotë se ka jetuar në ”Rusi, Argjentinë, Republikën Çeke, Itali, Portugali, Bolivi, SHBA dhe aktualisht në Serbi”. Dhe nga kjo del se ajo dhe Escobar kanë miqësi më Serbinë të cilët e flasin mirë gjuhën serbe. Por ajo mes tjerash thekson se “mezi pres t’ju ndihmoj në këtë proces”. Kujt?! Sigurish ka menduar në proceset politike, sepse ekspozitat nuk konsiderohen si procese. Vërtetë a është kjo një rastësi apo koincidencë që kjo ekspozitë të ndodhë bash këto ditë kur po bëhen përvijime të mëdha politike midis Kosovës dhe Serbisë ku në qendër të vëmendjes është edhe emisari i DASH Gabriel Eskobar i cili me qëndrimet e tij gati skandaloze më shumë po i “laritet” Vuçiqit duke mos dëgjuar nga ai asnjë të vërtetë, por gënjeshtrat e tij kundër Kosovës më ç’rast Escobar, tha edhe vetë se ”pozita e serbëve në Kosovë nuk është e mirë ”duke i komentuar barrikadat në bllokimin e rrugëve në veri të Mitrovicës të vendosura sipas skenarit të vetë Vuçiqit me ndihmën e kriminelit Radojçiq