18/01/2025
Më datë 18.01.2025, rreth orës 01:10, kemi pranuar një informacion për një incident zjarri në një ndërtesë banimi, ku pullazi i saj ishte përfshirë nga flakët.
Policia e NJRSH-së dhe policia e rendit nga stacioni i Ferizajt reaguan menjëherë, duke evakuuar të gjithë banorët. Pas tyre, zjarrfikësit mbërritën dhe arritën ta lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar.
Lidhur me rastin, prokurori i shtetit është njoftuar dhe nën autorizimin e tij, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.