Vrunduj Ndjenjash

Vrunduj Ndjenjash Different love perception!

04/01/2022

Paris, Munich apo Dubaj
Shpirti vdes ne trup te saj.

13/12/2021

Nuk ka rendesi ku ajo ndodhet. Vjeshta eshte kudo njelloj. Ajo ka vello me ngjyra te verdha e disa te tjera. Por e verdha mbizoteron. Sa xhelozi. 🥺 sa dashuri. Vjeshte!

04/05/2021

Dashurohu me një grua të përulur. Lëreni të shkojë në shtrat pa grim dhe të ngrihet natyrale.

Dashurohu me atë grua që dëshiron të bëjë gjithçka me ty dhe që gjen gjithçka te ti, që të bën të qeshësh edhe nëse jeni në një vend publik, por asaj nuk i bëhet vonë për të tjerët.

Dashurohu me gruan që dëshiron të të shohë duke përparuar dhe të ndihmon ta realizosh, kujdeset për ty, të respekton, por mbi të gjitha, të mbështet në vendimet e tua dhe të ndihmon të jesh një burrë i shkëlqyeshëm në jetë.

Dashurohu me një grua me ëndrra dhe ambicie të mëdha, e cila ka qëllimet e saj të qarta dhe të përcaktuara.

Dashurohu me gruan që të beson me sytë e mbyllur, sepse këto janë gratë që kanë vërtet rëndësi.

12/04/2021

... të të dua në heshtje…
Sepse brenda në heshtje,
Unë s’gjej refuzim.
.. të të dua në brengën time…
Sepse brenda saj, askush s’të zotëron dot veç meje.
.. të të adhuroj nga larg…
Sepse largësia, mund t’më mbrojë prej dhimbjes.
.. të të puth me erën…
Sepse era puth më lehtë se buzët e mia.
..të të mbaj në ëndrrat e mia…
Sepse në to, ti nuk ke fund

10/04/2021

Njeriun e kap monotonia ndonjëherë më dëshirë e ndonjëherë pa dëshirë. Vjen ashtu pa pritur si një pjesë e jetës. Pa pritur duket sikur emocionet vdesin. E bashkë me to, mbyllen në sirtarët e pa dukshëm ëndrra fëmijërore apo edhe më shumë. Sa e habitshme është jeta.
Të mundojnë gjëra në shpirt që nuk i shpreh dot. Dhimbje e madhe e mbjellë në zemër. Shigjeta të flakta që gjak nxjerrin. Të bëjnë çdo ditë të vdesësh nga pak. Të nxjerrin lotin nga zemra. Eh, askush nuk e di. Askush s'mund ta shohi. Të "vrasin" njerëz që i do. Ti vrasin njerzit që i do. E ndonjëherë nuk mundesh të bësh asgjë. Sikur gjithçka të kish qënë e shkruar. Dhe nëse pa pritur do të shkruash diçka të keqe për të nxjerrë atë inat dreqi që po të ha shpirtin, përsëri diçka brenda teje të pengon së ke frikë që dikush do e "kuptojë" metaforën tënde.
Mbyllur në një dhomë me xhama nga ku mund të shohësh gjithë qytetin, përsëri nuk kënaqesh. Sepse shpirti yt ka fluturuar në mendime, kujtime apo gjëra të tjera të bukura. Njëkohësisht e ardhmja që çdo mëngjes të bën konfuz bëhet e zbehtë e kur të ngryset s'e di më a do i thuash më ndokujt "mirmëngjes".
Njerzit të pështyjnë e të ulin, por ti qëndro i/e fortë. Zoti, "shpirti yt" do të çoj atje ku e ke vendin tek ai apo ajo që e ke vendin. Tek ai vend. Në atë nivel ekonomik. Se kur shpirti yt, "zoti" do të bëhet një me mendjen tënde atëherë s'do të ketë forcë të të ndali.

E.N.

23/03/2021

JETA

Sa e dua giithe jeten!
Se atje gienj te verteten,
Yjte, henen, hapesiren,
Te mugetit, naten, diten,
Mengjeze, djellne, driren,
Mbremjen dh' ate erreciren;
Naten, kur esht' e qetuar
Edhe gjesendi s'degionet;
Qiellin kur esht' i edruar
E hapesira ndritonet,
A kur hapen here-here
Ret' e zeza sten1 nd'ere;
Vapen, vjeshten, dimrin, veren,
Rete, shine dhe lumenjte,
Gjemim, mjergulle, Perrenjte,
Deoren,
bresherin' e eren'
Malet, fushat edhe brigjet,
Grykat e gukat e shtigjet.
Oshetim6en, Pyjet,
druret'
Shkembenjte, gerxhet' e guret,
Lulet, barerat qe mbijne,
E shpeste qe fluturojne
Edhe kengera kendojne
E neper dega levrijne.
Dhe njerin' e bagetine
Dhe giithe E'eshte
ne
jete
I dua si Perendine,
Se ngado qe kthenj syte,
Shoh atje Zotn' e vertete,
Q'eshte nje e s'ka te dyte.

- Poezi nga Naim Frashëri

08/03/2021

Habilaj

TRISHTIM HĂ‹NOR

Të mirat gra, që kur doni një burrë,
Fisnikërisht, e ktheni atë në baba.
Ndodhë që dhe u godasin me gurë,
Ju godasin, burrat që keni në krah.

Të mirat gra që zbrisni yjet poshtë,
T'i ndizni në shtrat kur jepni veten.
Ndodhë t'ju tundin në dorë si gotë,
E pastaj ju flakin, sa shuajnë etjen.

Të mirat gra, që vraponi me ngutë,
Kur pritja ju drithërohet në mjekër.
Ndodhë që u përdhosin:-Prostitutë,
Prisje mua në portë, apo një tjetër!?

Të mirat gra që lini pas dhe mëritë,
E prapë jepeni duke mbytur inatin.
Ndodhë që dhe në shtrat zënë pritë,
Pasi zgërlaqen, me plumb u vrasin.

Të mira nëna, mos harroni, së pari,
Kur të shihni djalin që u burrërua.
T'i thoni se do ngriheni nga varri,
Që ta pështyni, nëse vret një grua.

[ Sokrat Habilaj ]

14/02/2021

Edhe pse thonë se koha hakmerret me harresë ndaj kujtimeve, dashuria ime për ty kurrë nuk do të zbehet.
Ajo që bëhet për hir të dashurisë është përtej të mirës dhe së keqes.
Kisha dashur që kurrë të mos përfundojnë ato ditë. Çdo gjë që e kuptoj, unë e kuptoj vetëm për shkak të dashurisë.

13/02/2021

Ti meriton dikë që të do në çdo rrahje të zemrës, dikë që mendon se çfarë po bën, se ku je, me kë je dhe nëse je mirë. Ty të duhet dikush që të mund të ndihmojë të realizosh ëndrrat dhe të të mbrojë nga frikërat e tua. Ty të duhet dikush që të trajton me respekt, do çdo pjesë tënden, veçanërisht të metat. Ti duhet të jesh me dikë që të bën të lumtur, shumë të lumtur.
Cecilia Ahern

03/03/2019

Ndjenjat nuk jane si brumi qe te luash me to e ti gatuash si te duash. Ato jane te pacmueshme dhe mizore njekohesisht. Nese do te vrasesh perdor ndjenjat. Nese do te duash d**e, perdor ndjenjat.

06/05/2018

Vrundujt e ndjenjave vdesin kur jane te pa kontrolluara!

22/10/2016

-Mos u deh, te lutem...
Thone qe pija trondit shume tryeza familjesh!

29/09/2016
14/09/2016

Te gjithe dashurojne virtytet, une dashurova mangesite e tua! Kjo gje me hapi nje lufte brenda qenies sime!

21/06/2016

Mungesa e origjinalitetit, vetem kjo e merr ne qafe femren!

Dostojevski

07/05/2016

Kam mall për ty,
Ah, c'a malli kam!
Do pres ditën e trëndafilit...
Kur un' ty të të kem pran'.

Ergys Shahu

27/04/2016

"Një grua që dashuron,i adhuron veset,madje edhe poshtëristë e njeriut të cilin e dashuron.
As ai vetë nuk do t'i gjente dot ato justifikime që gjen ajo për poshtërsitë e tij.
Kjo do të thotë shpirtmadhësi,është ajo që e merr në qafë femrën."
(Fjodor Dostojevski )

27/04/2016

"Ka caste te rralla ne jete kur nje dere hapet e kur jeta ju ofron nje takim qe nuk e prisnit me. Ajo e qenies plotesuese qe ju pranon sic jeni, qe ju merr ne teresi, qe merr me mend dhe pranon kontraditat, frikerat, ndjesite tuaja, inatin, perroin me balte te erret qe ju rrjedh ne mendje. Dhe qe e qeteson ate. Ai qe ju zgjat nje pasqyre, ne te cilen nuk keni me frike te shiheni. [...]
Mjafton nje cast. Nje veshtrim. Nje takim. Per te tronditur nje ekzistence. Njeriu i duhur,ne castin e duhur. Kapricoja, bashkefajtore me rastesine. [...]
Ka caste ne jete kur nje dere hapet dhe kur jeta juaj shket ne drite. Caste te rralla, kur dicka shkycet ne brendesine tuaj. Rrini pezull ne mungese te peshes, ia mbathni ne nje autostrade pa radar. Zgjedhjet behen te kthjelleta, pergjigjet zevendesojne pyetjet, frika ia le vendin dshurise.
Duhet t'i keni njohur keto caste.
Rralle zgjasin."
-Guillaume Musso

22/04/2016

Ti mund te perqafosh! Po mundesh tashme. Mund te ndash cdo gezim me ke ti te deshirosh! Sic ti te deshirosh, por pa mua.... mbase ty do te percillet emocion pozitiv e shpirti jot do filloj te krijoje lumturine por i imi nuk do te merret me krijimin e lumturise tende! Perqafo perqafo ke te duash... mua s'guxon!....

22/04/2016

Përqafimi: Kura më e mirë për çdo moment!
Nganjëherë ajo që më së shumti kemi nevojë është një përqafim në kohën e duhur..

21/04/2016

“Nëse sot do të kishim në botë një numër të madh njerëzish, të cilët do të dëshironin lumturinë e tyre më shumë se sa do të dëshironin palumturinë e të tjerëve, atëherë do ta kishim parajsën brenda pak vitesh”
Bertrand Russell

18/04/2016

Cdo natë biem të flemë, pa patur asnjë siguri nëse do jemi gjallë mëngjesin tjetër, por gjithësesi e vendosim alarmin e orës!
Kjo është SHPRESE!

(Web)

17/04/2016

Asnje femer nuk varet nga nje mashkull per te jetuar.
E kunderta gje ndodh me meshkujt ... ata varen nga femrat per te lindur!
| Frank

14/04/2016

Leximi redukton stresin 68% - më shumë se të dëgjuarit e muzikës apo shetitjes

13/04/2016

Vogelushe..mos nxito shumë të rritesh... Nuk është dhe aq e bukur ajo e ardhme, ku vendin e lëpirëseve do ta zënë cigaret; ku Coca Cola transformohet në Vodka; Ku pasditet nëpër kënde lojrash do kalojnë nëpër clube të çmendura; ku gjunjtë e vrarë do t'i lënë vendin zemrave të thyera...
Do të rritesh dhe ti me buzëqeshje dhe lot, por mos nxito!!!

03/04/2016

Mos lejo fitoret të të prekin mendjen, por as mos lejo dështimet të të prekin zemrën !

03/04/2016

Shqetësimi është si të jesh ulur në një karrike lëvizëse. Të bën të merresh me diçka, por nuk të çon askund.
[ Proverb anglez ]

01/04/2016

I dua sytë e tij, jo sepse me shohin mua... Por sepse shohin pertej meje...

01/04/2016

"Sa e bukur ishte! A thua vallë, e kishin lënduar kaq shumë?!"

Web

25/03/2016

Njerez qe me shume ecin mbrapa sesa perpara nuk kane se si te kalojne nga starti ne finish, por ata edhe startit i tremben, ndaj gjithnje finishi i tyre eshte vec nje start!

12/03/2016

Nuk ka me dashuri nese ne mes eshte fjalia "Cfare bleve per mua"?!

Web

10/02/2016

Banka është një vend, ku të japin hua një cadër në kohë me diell, dhe ta kërkojnë t’ua kthesh mbrapsht kur fillon shiu.
| Robert Frost |

09/02/2016

FEMER...... E godet- duron.. e vret -mbijeton.... e lendon- reziston.. ka dhimbje- sherohet. rrezohet por vazhdon te eci perseri... qan por than dhe lotet.. shembet ringrihet.. humbet shpresat por i ringjen ato.. fundoset por arrine del ne siperfaqe perseri. .. bishe por edhe e bukur.. e ftohte por edhe e dashur.. e rrezikshme por sensuale..., hidherohet por gjen kunder helmin..., ska force por e gjen fuqin..., humbet por pranon vetem fitoren..., i erren syt por ajo gjen force te shikoj... humbet shpresen por jo pergjithnje, zhgenjehet por perseri enderron, beson... Kjo eshte FEMRA! —:)

Adresse

Oslo

Nettsted

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når Vrunduj Ndjenjash legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Kontakt Bedriften

Send en melding til Vrunduj Ndjenjash:

Del

Type


Andre Forlag i Oslo

Vis Alle

Kan hende du ogsĂĄ liker