Radio Dukagjini është radiostacion privat, komercial, i cili transmeton
programin në rrjetin tokësor dhe internet 24 orë.
Çdo gjë filloi në vitin 1999. Programi i parë eksperimental që përmbante vetëm muzikë dhe sigla filloi me frekuencen 106.3, me datën 16 shtator 1999. Ndërkohë vetëm javë më vonë, 3 tetor, filloi transmetimi i parë me skemë programore të rregullt, transmetuar nga ora 08:00 e mën
gjesit deri në orën 01:00 pas mesnate që përmbante kryesisht programe muzikore, programe foljore dhe kontaktuese. Në këto fillimit e arta e plot entuziazëm pjesë e Radio Dukagjinit ishin një
numër i vogël i të punësuarve por që puna e tyre kurorëzoi sukseset e
njëpasnjëshme. Në vitin 2001 Radio Dukagjini nga një radio lokale kalon në një radio
kombëtare e cila vetëm pas një viti në sondazhin e parë të zhvilluar nga
agjensioni amerikan Irex për media është shpallur radio më e degjuar në
Kosovë dhe e tillë vazhdon të jetë edhe sot. Pikerisht nga viti 2001 Radio Dukagjini krijon dhe transmeton nga dy
studio, në Prishtinë dhe Pejë. Programi i Radio Dukagjinit është i organizuar në këto sektore:
- Redaksia e programeve informative
- Redaksia e programeve zbavitëse
- Redaksia e programeve muzikore
- Detapartamenti i sh*tjes dhe administrata
- Produksioni
Me një audiencë në mbarë botën, falë zhvillimit të teknologjisë, me një
gërshëtim të përvojës së të punësuarve të parë dhe me të rinjëve të fundit, me programe për të gjithë. Jo vetëm kaq. Me një sukses të palëkundur kemi punuar dhe arritur që dëgjuesi të jetë pjesë aktive e Radio Dukagjinit, duke besuar në ne, me vlerësimet, kritikat, sugjerimet dhe propozimet e tyre. E gjitha kjo dëgjohet dhe përjetohet me dashuri përveç në frekuencat si në hartë gjithashtu edhe në të gjitha rrjetet sociale. Dhe kur Radio Dukagjini shënon çerek shekulli punë, e gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin tuaj dëgjues të dashur dhe të gjithë ju
bashkëpunëtorë. Tashmë në këtë institucion po krijohet brezi i tretë dhe vlenë të përmendet që udhëhiqet nga një grua, Edita Doli-Muhaxhiri. Prandaj gjëra të mëdha ndodhin atëherë kur bashkëveprojmë!