Radio Dukagjini

Radio Dukagjini Radio Dukagjini - zani që ju ndjek... Tash, kur e përmbledhim punën 13 vjeçare të Radio Dukagjinit, me kënaqësi konstatojmë se ia dolëm. Dhe jo vetëm kaq.

E filluam seriozisht edhe pse pak të vetëdijshëm se do të arrihet ky sukses. 13 vjet pas, kuptojmë sa i rëndësishëm, sa me peshë dhe sa i suksesshëm ishte investimi ynë. Ia dolëm të jemi pjesë e çdo shtëpie, çdo familje, çdo institucioni. Dhe më e rëndësishmja: Arritëm të jemi pjesë e Kosovës. Pjesë e suksesshme e Kosovës, e nismave të asaj kohe, që me gjithë vështirësitë që e përcjellin një kolek

tiv, rezultoi me shumë sukses. Ndoshta ishte një fillim entuziast, por si çdo nismë me emrin “Dukagjini”, korri sukses. Filloi në Pejë me një staf të vogël. U zgjerua edhe në Prishtinë, poashtu me staf të kufizuar. Ishim radio lokale, hodhëm një hap më shumë përpara dhe u transformuam në kombëtare. Sot dëgjohemi në mbarë botën, falë zhvillimit të hovshëm të teknologjisë. Dhe jo vetëm teknologjisë! Falë edhe punës së dhjetra të punësuarve në Radio Dukagjini. Me idenë: Gjithmonë në kërkim të të rejave në shërbim tuajin, planifikuam dhe realizuam, me entuziazmin e pashoq të ekipit, një radio popullore, e cilësuar nga të gjitha sondazhet në vend dhe rajon si RADIO ME POPOLLORE NE 10 VJETET E FUNDIT. Ne jemi gjithmonë ON AIR.E nisëm për ta vazhduar së bashku! Ju faleminderit që egzistoni! Me zemër,
RADIO DUKAGJINI

Adresse

Andreas-Hammer-Gasse
Leutasch
8054

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Radio Dukagjini erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Radio Dukagjini senden:

Teilen