Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Prishtinë
Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës në Prishtinë. Për hapjen e kësaj zyre Oda Ekonomike e Kosovës kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në muajin korrik me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër. Marrëveshja ishte nënshkruar në kuadër të Forumit me investitorët e Gjilanit nga Diaspora, organizuar nga albinfo.ch dhe albpoint.ch.
Zyra do të shërbejë si urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe atyre në diasporë, për të gjithë prodhuesit kosovarë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që kanë ide inovative, për të kërkuar partnerë e bashkëpunëtorë biznesi në diasporën e Kosovës, raporton albinfo.ch.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u shpreh i gëzuar që po hapet edhe një derë e bashkëpunimit mes bizneseve brenda në Kosovë dhe atyre jashtë Kosovës.
Ndërsa Kryetari i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahi, u shpreh se “beson fuqishëm që ky bashkëpunim do të sjell vlera të vërteta për të gjithë dhe do të kontribuojë për një të ardhme më të ndritur për Republikën e Kosovës”.
Pamje dramatike nga Spanja. Stuhitë e forta me reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë shkaktuar vdekjen e së paku 60 personave deri tani.
Video: À Punt Oratge/X
CH-APEN vjen me tri ngjarje të festave të nëntorit në muzeun më të madh të Zvicrës, në Kunsthaus Zürich
Të shtunën, më 2 nëntor hapet ekspozita: Kosova përmes fotografisë gjatë luftës dhe sot, të fotografit të Associed Press AP, Visar Kryeziu, i cili sjell 25 fotografi të pa publikuara deri më tani nga shkatërrimet e luftës në Kosovë. Ekspozita është e para e këtij lloji në Zvicër që vjen 25 vjet pas çlirimit të Kosovës.
Muzeumi Kunsthaus ka një përfaqësim të gjerë të artit europian që nga Mesjeta e deri ne periudhën moderne, përfshirë veprat artsitike si Van Gogh, Picasso e të tjerë. Fotografitë e luftës së Visar Kryeziut të ekspozitës së titulluar *Nga shkatërrimi deri tek Speak@ODA* në muzeun Kunsthaus janë një rast unik i mërgatës shqiptare për të avancuar artin dhe kulturën në një nivel tjetër.
Kjo ngjarje do të shënohet edhe me inaugurimin e forumit Speak@ODA me 4 ekspertë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Ekspertët e brezit të ri të mërgimtarëve sjellin përvojën e tyre menaxhuese në energjetikë, digital marketing, social Media Recruiting dhe strategjinë e ruajtjes dhe krijimit të vlerës në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla
Eventi do të „ndizet“ me një performancë magjike nga „The Guitars Sisters“, që do të ofrojnë një udhëtin muzikor në kohë, duke bashkuar breza dhe rikthyer emocione të së kaluarës.
Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.albinfo.ch/shqiptaret-e-zvicres-nga-shkaterrimi-e-deri-tek-speakoda/
Shaq doing Shaq things 🫡
Video: FC Basel
Ambasadori Latifi vizitoi qendrën e të moshuarve, pronë e kosovares, Merita Pinta
Ai ka biseduar për përkujdesjen shëndetësore në Zvicër dhe për mundësinë e bartjes së këtyre përvojave dhe në Kosovë
Ambasadori kosovar në Zvicër, Mentor Latifi, i ka bërë një vizitë një qendre për përkujdesje të të moshuarve në Bad Zurzach në Aargau. Me këtë rast ai është pritur nga Merita Pinta, pronare dhe presidente bordi e firmës “Prima Pflege” në kuadrin e së cilës funksionojnë dy qendra për përkujdesje të të moshuarve, në regjionin Zurzibiet. Ekipi i Merita Pinta ofron përkujdesje shëndetësore “Inhouse” për banorët, në partneritet me kompaninë “Domum” në tri objekte ku bëhet fjalë për 97 banesa. Së shpejti pritet të hapet edhe një repart i ri për 26 të moshuar. Në këtë vizitë, diplomati kosovar është njohur nga afër me punën që bëjnë këto qendra dhe ka biseduar për sfidat në fushën e përkujdesjes shëndetësore në Zvicër si dhe për mundësinë e bartjes së këtyre përvojave dhe në Kosovë. Për më shumë, shikoni videon nga vizita e ambasadorit në qendrat për përkujdesje të të moshuarve nën menaxhimin e kompanisë “Prima Pflege” të Merita Pinta
Kosova Triumfon në Sing for Gold - The World Choral Cup, Barcelona 2024!
Xherdan Shaqiri flet pas fitores 6:1 të Baselit
Video: FC Basel
Hyrja falas për studentët që kanë Student-ID apo kartelë studentore. Konfirmimi për pjesëmarrje i obligueshëm: [email protected]
Shqiptarët e Zvicrës: Nga shkatërrimi e deri tek Speak@ODA
CH-APEN vjen me tri ngjarje në muzeun më të madh të Zvicrës, në Kunsthaus Zürich
Të shtunën, më 2 nëntor hapet ekspozita me fotografi: Kosova përmes fotografisë gjatë luftës dhe sot, të fotografit të Associed Press AP, Visar Kryeziu, i cili sjell 25 fotografi të pabilkuara deri më tani nga shkatërrimet e luftës në Kosovë. Ekspozita është e para e këtij lloji në Zvicër që vjen 25 vjet pas çlirimit të Kosovës me fotografi të papara deri më tani.
Kjo ngjarje do të shënohet edhe me inaugurimin e forumit Speak@ODA me ekspertë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Më shumë info:
https://www.albinfo.ch/shqiptaret-e-zvicres-nga-shkaterrimi-e-deri-tek-speakoda/
Linku per rezervim dhe pjesëmarrje në eventin me tri ngjarje:
https://eventfrog.ch/chapen11
Bëhen bashkë bizneset e Diasporës me ato të Kosovës
Në Cyrih, në MDS HOME, sallonin e mobilierive Kosovare, në organizim të platformës mediale albinfo.ch dhe mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity është realizuar takimi i radhës, të premten, ndërmjet kompanive të Kosovës, dhe atyre të diasporës. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambsadori i Kosovës, Mentor Latifi dhe kryetari i shoqatës së përpunuesve të drurit nga Kosova, SHPDK. Zenel Kelmendi, si dhe perfaqëusesit e kompanive partnere.
Ky është një projekt i përbashkët i kompanive nga Kosova Mobile Dekor, Shehu, dhe AMW Interiors - një bashkëpunim që ka sjellë në jetë një koncept të mrekullueshëm të dizajnit dhe cilësisë. Në këtë takim janë prezantuar modelet e suksesshme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në sektorin e ndërtimit.
Për më tepër shumë shpejt do të keni rastin të ndiqni një video reportazh nga ky takim në MDS Home, në Cyrih.
Video e realizuar për albinfo.ch nga Frrok Kolaj
“L’excellence du sourcil”, një rrëfim 10-vjeçar suksesi në Lozanë
“L’excellence du sourcil”, një rrëfim 10-vjeçar suksesi në Lozanë
Në vitin 2014 Elmije Mahalla hap institutin e saj «L’excellence du sourcil» që do të thotë "Perfeksioni i vetullës". Ditë më parë ajo ka shënuar 10-vjetorin. Albinfo.ch ka realizuar një portret të Elmijes, që ta njohim më afër rrugën e suksesit të saj në Zvicër.
Muzika e Linda Rukajt përplotëson festivalin “Kino Kosova” në Bernë
Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për adhuruesit e muzikës dhe filmit që të shijojnë artin në një ambient të frymëzuar nga diaspora shqiptare
Video: Rromir Imami/albinfo.ch