16/02/2016
Oferte e perfunduar me daten 19 shkurt 2016.Prej 20 shkurtit eshte oferta e re..
TiBO ♥ U
TiBO IPTV shpërblen të gjithë klientët besnikë këtë Shën Valentin.
Operatori më i madh IPTV në Shqipëri TiBO, lançon këtë Shën Valentin, ofertën “TIBO TE DO”;
Nga data 14 Shkurt, të gjithë klientët besnikë të cilët riabonohen në TiBO IPTV do të marrin gjithsej 14 muaj DHURATË: 1 muaj më shumë për TV dhe 13 muaj abonim në “TiBO mobile TV”.
Duke qenë se kjo ofertë përkon me periudhën e të dashuruarve, TiBO IPTV tregon edhe një herë se i do të gjithë pa përjashtim dhe mendon si për klientët ekzistues ashtu edhe për të rinjtë për të sjellë në shtëpitë e tyre pikërisht produktet dhe dhuratat që ata kanë më shumë nevojë.
Në lidhje me këtë fushatë komunikimi, stafi kreativ i TiBO IPTV shprehet se është frymëzuar pikërisht nga klientët: “ne kryejmë studime të herë pas hershme për të kuptuar vështirësitë që klientët ndeshin gjatë rrugës, por edhe për të kuptuar se për çfarë kanë nevojë, çfarë i çlodh dhe i argëton më shumë ata. Prandaj TiBO i paraprin dëshirave dhe kërkesave të tyre me risitë dhe ofertat që nxjerr herë pas here në treg. Kjo në mënyrë që jo vetëm klientët tanë ekzistues të jenë të kënaqur, por që edhe klientët e rinj të gjejnë veten sa më mirë në produktet dhe ofertat e TiBO IPTV.”
Të gjithë shqiptarët anembanë globit mund ta gjejnë veten në paketat TiBO, pasi në të përfshihen evente dhe programe të të gjitha llojeve dhe mundësi argëtimi për të gjitha moshat.
Në bazë të 2 paketave televizive të ofruara nga TiBO IPTV janë kanalet e platformës Digitalb Familjare dhe Premium të cilat ofrohen përmes pajisjes super inteligjente TiBO box. TiBO IPTV diferencohet në treg nga një sërë shërbimesh on top si: kanalet shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kanale ndërkombëtare të zgjedhura, eventet sportive më të rëndësishme të sezonit, mbi 1000 evente në TiBO on Demand, 30 kanale në Catchup TV, aplikacione dhe lojra pa fund. Të gjitha këto brenda një blerjeje të vetme, pa asnjë pagesë shtesë.
Më shumë detaje në lidhje me ofertat, produktet, shërbimet e TiBO dhe të tjera janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.tibo.tv.
TiBO të do, prandaj di si të mbajë miqtë e vjetër dhe të mirëpresë të rinjtë.
KOMUNIKIM PËR MEDIAT
Datë 12 Shkurt 2016