Ditët e fundit, një delegacion me zyrtarë të bujqësisë nga vendet e Europës Qendrore e Lindore bëri një vizitë në provicën e madhe bujqësore Henan të Kinës për të shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë moderne. Ndër pjesëtarët e delegacionit ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, zoti Martin Mici. Gjatë qëndrimit në Henan pjesëtarët e delegacionit vizituan kompaninë e njohur të prodhimit të makinerive “Yituo”.
Sanjiangyuan, që në gjuhën kineze ka kuptimin “Burimi i Tre Lumenjve”, është një burim i rëndësishëm ujor në Kinë. Ai ndodhet në provincën Qinghai dhe është vendburimi i lumit Jance, Lumit të Verdhë dhe lumit Lancang (Mekong).
Përdorimi i objekteve olimpike të Pekinit jep përvojë të vlefshme për Lojërat Olimpike të Parisit
Me mbajtjen e Lojërave Olimpike të Parisit, vëmendja globale po përqendrohet gjithnjë e më shumë në përdorimin e objekteve olimpike pas këtyre lojërave. Me përshpejtimin e urbanizimit dhe mungesën në rritje të burimeve, mënyra se si mund të përdoren në mënyrë efektive objektet olimpike, për t'i shërbyer zhvillimit afatgjatë urban, është bërë një çështje e rëndësishme me të cilën duhet të përballen qytetet organizatore në vende të ndryshme.
Prodhimi modern me përbërës bio i ilaçeve
Për sëmundje, zakonisht pimë ilaçe kimike ose ilaçe tradicionale, si barna në formë lëngu. Këtë herë do të vizitojme një ndërmarrje në Pekin, ku prodhohen ilaçe tradicionale kineze në një mënyrë inovative që përfshin përbërës bio...
Makina me vetëdrejtim
Nuk e dimë me çfarë udhëtoni ju çdo ditë. Sot në Pekin do të shohim nga afër disa mjete me sistem modern vetëdrejtimi. Ejani me ne për një udhëtim mjaft "teknologjik",
Përqafimi i Botës: Kina dhe hapja e saj
Hapja dhe bashkëpunimi janë prirjet e pashmangshme të epokës. Ato jo vetëm që mund të nxisin zhvillimin e një vendi, por janë edhe çelësi i begatisë së përbashkët globale. Le të shkojmë krah për krah, të përballemi së bashku me sfidat, të eksplorojmë më shumë mundësi për bashkëpunim dhe të kontribuojmë për ndërtimin e një bote më të hapur dhe me dobi të ndërsjellë.
Nata e ndritshme, fenerët karakteristikë dhe ushqimet e shijshme i bëjnë të gjithë të shijojnë bashkë bukurinë e natës në Changan. Le të citojmë bashkë poezi klasike dhe të festojmë bashkë Festën e Fenerëve! Video nga Gala-ja e Festës së Fenerëve e CMG-së.
"Shikoni Galanë e Festës së Pranverës dhe Mirëpritni Vitin e Loong-ut"
Grupi Mediatik i Kinës publikoi videon promovuese të Galasë së Festës së Pranverës 2024, "Shikoni Galanë e Festës së Pranverës dhe Mirëpritni Vitin e Loong-ut". Këto kukulla balte të bëra prej CMG-së do t'ju sjellin gezim dhe lumturi në fillimin e Vitit të Loong-ut.
Makaoja mbështet zhvillimin e integruar me cilësi të lartë në Zonën e Madhe të Gjirit
Sivjet është 24-vjetori i kthimit të Makaos në atdhe. Si një nga qytetet kryesore në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao, Makaoja do të intensifikojë përpjekjet e veta për të zhvilluar teknologjinë e lartë dhe industri të tjera dhe do të luajë një rol më të rëndësishëm në ndërtimin e Korridorit të Risive Tekniko-Shkencore në Zonën e Madhe të Gjirit, duke ndihmuar në zhvillimin me cilësi të lartë të kësaj zone.
Ibisi me kreshtë, një mrekulli ekologjike e mëkëmbur nga pragu i zhdukjes
Sipas raporteve të fundit, numri aktual global i ibisëve me kreshtë ka arritur në 11 000 dhe niveli i kërcënimit ka kaluar nga “i rrezikuar në mënyrë kritike” në “i rrezikuar". Tani ky shpend ka një prirje të mirë të rritjes së numrit dhe zonës së habitatit. Komuniteti ndërkombëtar u mrekullua, duke thënë që "kjo është një mrekulli ekologjike”.
Zona e Tregtisë së Lirë të Shangait fillon sërish pas një dekade
Si një “fushë prove” e rëndësishme për reformën dhe hapjen në epokën e re, Zona Pilot e Tregtisë së Lirë të Shangait i shërben në mënyrë të palëkundur strategjisë së hapjes së Kinës dhe me guxim rinovon dhe praktikon në promovimin e investimeve dhe liberalizimin e lehtësimin e tregtisë.
Vitet e fundit, Kina ka marrë pjesë aktive në organizatat e bashkëpunimit rajonal dhe mekanizmat shumëpalësh, si dhe ka mbrojtur e praktikuar në mënyrë aktive konceptin e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella. Si vendi më i madh në zhvillim në botë dhe një anëtar i rëndësishëm i APEC-ut, Kina do të vazhdojë t’i japë një shtysë të fortë rritjes ekonomike të rajonit Azi-Paqësor, duke forcuar bashkëpunimin për nxitjen e zhvillimit të ndërlidhur rajonal dhe arritjes së rezultateve të favorshme për të gjithë.
Ekspozita e gjashtë Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) e mbajtur aktualisht në Shangai ndriçon vëmendjen në një koleksion të larmishëm produktesh dhe teknologjish të reja nga e gjithë bota.
Gjithsej 69 vende dhe tre organizata ndërkombëtare marrin pjesë në ekspozitën e vendit, 64 prej të cilave janë vende të përfshira në Iniciativën “Një brez,një rrugë”.
Një stendë e veçantë në pavijon demonstron zhvillimin e trenit të mallrave Kinë-Evropë, i cili lehtëson bashkëpunimin e biznesit dhe tregtisë dhe nxit rritjen ekonomike si në Kinë ashtu edhe në Evropë.
Shpenzimet gjatë pushimeve tregojnë gjallërinë e tregut kinez të konsumit
Më shumë se 53.5 milionë udhëtime pasagjerësh vlerësohet se janë kryer nëpërmjet rrjetit kinez të transportit të martën, me një rritje prej 52.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas Ministrisë së Transportit të Kinës.
Një shifër e ngjashme e vëllimit të udhëtarëve ishte edhe të hënën. Për të trajtuar kulmin e udhëtimeve gjatë pushimeve, mbi 11 000 trena u vunë në qarkullim të martën, midis të cilëve gati 900 janë trena të përkohshëm.
Më tepër se 16 milionë veta udhëtuan me tren të martën, në ditën e pestë të pushimeve të Festës së Mesvjeshtës dhe të Ditës Kombëtare që zgjasin nga 29 shtator deri më 6 tetor. Vëllimi njëditor i udhëtarëve arriti mbi 16 milionë për pesë ditë me radhë gjatë periudhës së pushimeve.
Linjat e sapohapura hekurudhore gjatë pushimeve përfshijnë hekurudhën me shpejtësi të lartë Guangzhou-Shanwei, hekurudhën me shpejtësi të lartë breglumore Shangai-Nanning dhe hekurudhën me shpejtësi të lartë Fuzhou-Xiamen, të cilat kanë pasur një fluks të madh udhëtarësh.
Nëpërmjet hekurudhës me shpejtësi të lartë Guangzhou-Shanwei, e cila ka qenë në funksionim vetëm për një javë, janë kryer tashmë rreth 238 000 udhëtime pasagjerësh në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong - Makao, me një mesatare të përditshme prej 59 trenash në qarkullim gjatë periudhës së ngarkuar.
Ndërkohë, nga ata që kanë zgjedhur të udhëtojnë me mjetet e tyre, më tepër se 59.6 milionë udhëtime rrugore llogaritet se janë bërë të martën, 55.4 për qind më shumë se në njëjtën ditë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve me anije u shtua me 136 për qind, duke bërë 1.45 milionë udhëtime.
Tregu kinez i konsumit po gjallërohet, teksa pushimet tetëditore po u japin një nxitje të fortë shpenzimeve.
Sipas
Shtimi i bashkëpunimit kulturor dhe turistik në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" kthehet nga vizion në realitet
Në vitin 2013 Kina propozoi nismën "Një brez, një rrugë". Qysh nga ajo kohë, Rruga e lashtë e Mëndafsh*t, me moshë mijëravjeçare, është bërë përsëri e begatë. Deri në vitin 2022, Kina dhe 142 vende bashkëndërtuese të "Një brez, një rrugë" kanë nënshkruar marrëveshje ose memorandume në fushën e turizmit kulturor dhe kanë krijuar aleancën ndërkombëtare të Rrugës së Mëndafsh*t të teatrove, muzeve, festivaleve të artit, bibliotekave, galerive të artit etj., duke formuar një model të larmishëm dhe ndërveprues.
Relikte kulturore që enden jashtë atdheut
Është një fakt i pranuar përgjithësisht se reliktet kulturore janë gjurmët e qytetërimit të vendeve. Çdo muze duhet të kujdeset mirë për të gjitha reliktet kulturore për të parandaluar dëmtimin e tyre. Për një kohë të gjatë, çështja e përkatësisë të relikteve kulturore që janë grabitur ka qenë një temë e nxehtë diskutimi.
"Bisha mitike orientale" nga Marko Polo
Përveç pandave, çfarë imazhi tjetër kafshësh mund t'ju kujtojë Kinën? Përgjigjja mund të jetë: Luani! A keni parë luanë të fuqishëm prej guri ose shfaqje të mrekullueshme të Valles së Luanit?
Ejani me Zamirin në Xinjiang - Qyteza ujore në mes të shkretëtirës
Në Wuerhe të Karamait, Zamiri ka bërë një aventurë nën diellin e fortë për të kërkuar elemente të qytezës ujore Wuzhen në shkretëtirë, po ku ai ka gjetur edhe më shumë se Wuzhen...
Jiaohe,“Relikte perfekte” në Rrugën e Mëndafsh*t
Pas Olimpiadës Dimërore të Pekinit, Zamiri dhe Skito takohen sërish bashkë me fansat e radios “Ejani”. Këtë herë Zamiri shkoi në Turpan të Xinjiang-ut të Kinës Veriperëndimore. Në këtë qytet ka shumë vende që ia vlen t’i vizitosh, por koha nuk mjafton. Prandaj, Zamiri zgjodhi Jiaohe, që ka relikte të lashta që dëshmojnë historinë e Rrugës së Mëndafsh*t e që quhen edhe si “relikte perfekte”...