meshume.net

meshume.net Më shumë informacion mbi vende, ngjarje e personazhe nëpërmjet investigimit dhe raportimit profesional
web: www.meshume.net
Kontakt: [email protected]

Meshume.net është një media e pavarur e themeluar në 11 shtator 2013 në Tiranë si një nismë gazetarësh dhe ekspertësh të rrjeteve sociale. Ne e bazojme aktivitetin mbi parimin kushtetues të lirisë së shprehjes duke synuar ti sjellim shqiptarëve në kohë dhe në mënyrë reale ngjarjet më të fundit në vend dhe më gjerë. Më Shumë, do të thotë më shumë dije mbi vende, ngjarje e personazhe nëpërmjet investigimit cilësor dhe raportimit profesional.

Riorganizimi i Partisë Socialiste dhe nisja e betejës së rradhës, ku po çalon opozita?Nga Marjon Gorica Një heshtje e ma...
03/09/2024

Riorganizimi i Partisë Socialiste dhe nisja e betejës së rradhës, ku po çalon opozita?

Nga Marjon Gorica

Një heshtje e madhe dhe diskutime të shumta kafenesh apo tavolinash të një pas njëshme kanë pushtuar pjesën më masive të qytetarëve të cilët presin me padurim dhe entuziazëm situatën e 8 shtatorit. Pa diskutim që nuk është një ditë e zakonshme mbledhjesh strukturash organizative të organeve më të lartë të Partisë Socialiste, por është një ditë vendimtare për nisjen e një beteje të gjatë.

Një betej ndryshe nga ato të tjerat, sic nuk është parë më parë, sepse flitet për një mandat të katër të socialistëve.
Por cfarë po ndodh brenda Partisë Socialiste dhe ku janë konkurentët e saj ? Cfarë po ndodh në kampin opozitar?
Jemi përballë këtyre pyetjeve të cilat kanë shumë vend për diskutim. PS kaloj në një filter riorganizimi që në bazë të saj, aty ku bëhet beteja e vërtetë elektorale, në organizatat socialsite, sic quhen qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Duke pasur më pas tek delegatët për asamblenë e kësaj partie. E tashmë drejt një rrugëtimi për caktimin dhe ndarjen e qarqeve, sic po flitet e diskutohet në media.

Edi Rama e ka faktuar më së miri që lëvizjet i bën në fund, e tashmë është mënyra e tij organizative kjo, që të vendosi pikat mbi ‘i’ për qarqet dhe nisjen në mënyrë defacto të fushatës elektorale. Sepse fushata nuk është vetëm beteja e fundit 1 mujore zyrtare, por është organzimi dhe bashkëveprimi konkret i partisë e kandidatëve me strukturat e saj, për tu konkretizuar më pas me procesin zgjedhor.
Organizim ky që është baza e cdo subjekti politik, domethenë është etapa kryesore e nisjes së një procedure për të hyrë në procesin e zgjedhor.

Por ndërkohë që Partia Socialiste ka prekur cdo strukturë të saj, duke riorganizuar të gjithë bazën, ku mendoj se është kryer 70 % e procesit të punës, opozita ku është?
Ku është opozita si një nga forcat e cilat duhet të ishte e organizuar?
Duhet të ishte duke u marrë me bazën, me individët, me zonat dhe qarqet?

A e kemi ne sot një opozitë të mirëpërgatitur e cila nuk ka nevoj të hy në këto filtra, apo opozita sot është dorëzuar me duart lartë për të hyrë në një tjetër proces zgjedhor të humbur, sepse organizimi i krahut të majtë dhe mos nisja e asnjë procesi organizativ të saj, sot na përballin me një fakt të fitores së socialistëve. Por jo një fitore rastësore.

Një fitore e cila ka nisur të merret shumë seriozisht dhe fakt janë vendimet, ndryshimet, proceset dhe riorganizmet e cdo strukture. Por me disa mangësi të cilat kanë vend e për kritika, e kritikat në këtë mes shkojnë për këdo që mendon se majat , pushtetin apo arritjet i ka personale. Faktet kanë folur që për këdo që ka menduar kështu, ka hedhur poshtë punën e mijëra e qindra socialistëve të vërtetë të terrenit, aty ku nis përgatitja për fitoret apo procesin zgjedhor.

Ndaj, sot Partia Socialiste po tregon që po hynë në një garë me riorganizim të plotë, me sytë tëk 8 shtatori, për të parë procesimin e mëtejshëm të strukturave,

Fondacioni Faizan e Medina,I sapo hapur në Tiranë, ka nderin dhe kënaqësinë t’ju ftoj në inagurimin e Medresesë së re të...
01/08/2024

Fondacioni Faizan e Medina,
I sapo hapur në Tiranë, ka nderin dhe kënaqësinë t’ju ftoj në inagurimin e Medresesë së re të kryeqytetit.

Me datë 08.08.2024
Ora 19:00
Rruga Niko Avrami, njësia 4, Tiranë.

Gjoba selektive, organet të monitorojnë oficerët e rrugores, po çedojnë si këta që po shohim në media dita ditës.Një ras...
30/07/2024

Gjoba selektive, organet të monitorojnë oficerët e rrugores, po çedojnë si këta që po shohim në media dita ditës.

Një rast i paprecedent ka ardhur në redaksinë tonë sot, për të denoncuar mbi një gjobë abuzive që një nga inspektorët e patrullës së Policisë Rrugore ka vendosur ndaj një shtetasi në mënyrë të pa drejtë.

Urojmë që ministri i sapo ardhur i brendshëm pikë së pari të bëj reprezale gjobaxhinjtë e rrugores, atë kategori që mundohet të prishi imazhin e policisë. Ata që fshihen pas shkurreve e raportojnë “shkeljet e rënda” ligjore, ndërkohë gangsterrat me Rollsa,Lambo, G class, nuk kanë guximin as ti shohin e jo më ti ndalojnë.

Sot është koha që Policia Rrugore të kthehet në normalitet, e jo në një organ gjobaxhinjsh.
A na thotë dot dikush sot, sa këshillime ka bërë policia rrugore këtë muaj?
Po muajin e shkuar?
Po para 2 muajsh?

ZEROOOO

Janë të gjithë të fshehur skutave. Nëse duam drejtësi, nis që këtu!

Rasti ynë ka të bëj me një shtetas në Bulevardin Gjergj Fishta, ditën e sotme rreth 20:45, ku efektivi që mban simbolet e shtetit tonë, hamendëson se qytetari përdor mjetin telefonik, në një kohë që automjeti ka të gjithë komoditetin për ta pasur të inkorporuar celularin.

- [ ] Nëse rasti nuk do ishte abuziv, ceshtja nuk do vinte deri këtu, por oficeri i patrullës rrugore M.H, ka “ligjin në dorë”, pra të drejtën për të kapur normën e për të rritur performancën tek eprorët e tij, ku ka arritur të ndëshkoj e ata që nuk kanë abuzuar, por me justifikimin se një gjobë 70 është.
Po inspektor! Sapo shkele ligjin me të dyja këmbët, duke e përdorur atë lër performancë, por me qendrim abuziv e të padrejtë.

I gjithë aksi tek bulevardi Gjergj Fishta monitorohet me kamera, aty mund të dali e bardha mbi të zezë, e keta NORMATIVËT e gjobave, të marin vërejtjet e merituara, sepse karriera nuk bëhet kështu.

Sot ska në asnjë vend të Europës gjobaxhinjë të kësaj kategorie.
As në Arabi nuk gjen.
Por gjen në mes të Tiranës, një pjesë që prishin imazhin e policisë rrugore, shprehet qytetari.

Duke sfiduar organet për gjobën e padrejt që ta çojné deri në fund, përtej çdo kosto, por për të vërtetën, e jo për norma ashtu sic inspektori i rrugore M.H ka kryer me automjetin tip veturë në 20:45 për përdorim celulari.

Policia Rrugore Tiranë Policia Rrugore

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when meshume.net posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Nearby media companies


Other Broadcasting & media production in Tirana

Show All