Podcast pararendës (sekuencë) #standupcomedy #bar Gent Hazizi
EXCLUSIVE HOME OF BEST DJs
Radioshow-t e Dj-ve më të mirë botërorë, ekskluzivisht çdo javë, vetëm në City Radio Network • 88.0 FM
#dj #radioshow #exclusive #radio #gezojejetenme88en
Follow @cityradioalbania_88.0
FESTA TË GËZUARA, ME RADION MË TË GËZUAR!
#cityradioalbania #gezojejetenme88en #happynewyear #2024
FESTA TË GËZUARA,
ME RADION MË TË GËZUAR!
URIMET MË TË GËZUARA,
NGA KANALI MË I GËZUAR!
#CityTV #christmas #wish
Komente fyese, qëndrime të kundërta dhe shumë reagime të zhurmshme kanë shoqëruar këto ditë “dramën” e krijuar nga aktori i humorit Albano Bogdo, me protagoniste Beatrxi Ramosajn dhe vëllanë e saj Albanin.
Vazhdës së Vipave që reaguan pas ofendimit që aktori i humorit iu shtua edhe aktori i humorit Elvis Pupa. I cili nuk vonoi të reagojë pas “refuzimit” të Bogdos për një ndjesë publike ndaj këngëtares me arsyetimin se ajo që kishte bërë nuk ishte gjë tjetër veçse ushtrim i lirisë së fjalës.
Në reagimin e tij nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram, Pupa ka thumbuar hapur aktorin. Duke u shprehur se: “Mënyra sesi një njeri e përdor lirinë e fjalës tregon shumë për karakterin e atij njeriu”.
Më herët edhe vetë Beatrix reagoi duke thënë se Albano nuk ofendoi atë por vajzat shqiptare dhe se po ndërmerr masa ligjore ndaj tij.
@elvispupa
Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja ka publikuar së fundmi një video argëtuese me djalin e tij, Dard.
Babë e bir kanë vendosur të argëtojnë ndjekësit në Instagram duke kënduar nga makina. Sigurisht, postimi ka marrë pëlqime dhe komente të ëmbla dhe jo vetëm nga ndjekësit e aktotori por edhe nga personazhe të tjerë të famshëm.
Kujtojmë se aktori është bërë baba për herë të parë në vitin 2029.
@gazpaja
Familjeve në Filipine iu dhanë 10 minuta për t’u ribashkuar me të afërmit e tyre të stërvitjes ushtarake, por me një kusht: Ushtarët u ndaluan të flisnin ose të ndërvepronin me të dashurit e tyre si pjesë e stërvitjes së tyre.
Ribashkimi unik ndodhi në ditën e fundit të një programi trajnimi gjashtëmujor për gardianët aspirues të burgut.
Amaretat me gjalpë, nga Pastiçeri LIKA. E Ëmbla, këtu e ka Shtëpinë!
4 shije të ndryshme, bashkë në paketimin e ri.
Këngëtari i njohur Bruno Pollogati i njohur edhe si Bruno Revolt apo së fundmi si Bruno i #BBVK pas pjesëmarrjes së tij në Big Brother Vip Kosova.
Mbrëmjen e djeshme, Bruno ishte i ftuar në CityNight Radioshow në Cityradio ku ka rrëfyer të 'pathënat' e tij në reality show, përjetimet dhe 'përfitimet' nga ajo eksperiencë televizive si dhe ka zbuluar ekskluzivisht projektet e tij të reja në muzikë.
Gjatë intervistës, këngëtari ka zbuluar se tashmë është nën menaxhimin e një prej moderatorëve më të njohur në kosovë, Meriton Mjekiqi.
Bruno gjithashtu ka premtuar një sërë bashkëpunimesh të reja duke zbuluar njërin prej tyre, aty me këngëtaren e njohur kosovare Yllka Kuqi. Ky do jetë bashkëpunimi i tij më i ri pas atij me Nora Istrefin që ishte pa dyshim një sukses.
Më tej ai ka zbuluar edhe marrëdhënien me anëtarët e grupit 'Revolt Klan', ku shprehet se ata ruajnë ende raportet dhe madje mund të vijnë me këngë të reja.
Bruno Revolt #revoltklan #citynight #cityradio
Sonte, në #CityNight #RadioShow i ftuar Bruno Pollogati, për një dorë gallatë/hajgare pas eksperiencës në #BBVK.
Duhet pranuar që gjendja shëndetësore e Selena Gomez në vitet e fundit nuk linte shumë vend për shaka dhe humor. Mirëpo, sipërmarrësja e njohur duket se ka gjetur sërish ekuilibrin e saj, dhe oreksin për të flirtuar dhe për t’ia kaluar mirë.
Këtë herë, e pamë në një fushë futbolli, e ulur anash me miqtë e saj, e mbështjellë me disa batanije dhe xhaketa. Ndërsa ndeshja vazhdonte, Selena dukej se vendosi të merrte masa. Ndaj, e shohim duke u përpjekur të flirtojë me futbollistët, por siç thotë ajo duhet të mos ketë shkuar shumë mirë.
Në videon që ajo ka postuar me humor e dëgjojmë duke bërtitur në mënyrë karakteristike:
“Jam beqare. Jam pak kërkuese, por dua shumë”, dëgjohet duke bërtitur ajo. Por nuk u ndal me kaq, pasi Gomez, duke postuar videon, ka shkruar në mbishkrimin “Gjërat janë të vështira miku im”.
Fansat e saj padyshim po pyesin në komente sesi futbollistët nuk u afruan me këngëtaren dhe thjesht vazhduan normalisht ndeshjen, ku shumë prej tyre shprehen se do të donin më shumë se çdo gjë të ishin në pozicionin e tyre. Ndër të tjera, kjo video vjen për të sqaruar situatën personale të Selenës, e cila muajt e fundit është parë me Zayn Malik në Nju Jork dhe në fillim të vitit me Drew Taggart nga “The Chainsmokers”.
Megjithatë, duket se asnjëri prej tyre nuk ka arritur ta mbajë gjatë Gomezin, e cila është në kërkim të personit të radhës në jetën e saj të dashurisë. Në të kaluarën ajo është shprehur se i pëlqen të jetë vetëm, por në të njëjtën kohë nuk i thotë jo marrëdhënies me personin e duhur.
Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre me një ceremoni private në Toskana Itali.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë çifti i njohur, pak kohë më parë ku zbuluan edhe datën e martesës, 17 qershor.
Ndërkohë që vetëm pak ditë i ndajnë nga një moment shumë i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, çifti duket se ka filluar me përgatitjet e dasmës, kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.
Por së fundmi Arbana dhe Eduarti ndodhen në Tiranë, nga ku moderatorja ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku Eduarti ja ka marrë këngës me çifteli.
“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana.
Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ajo e Arbanës dhe Eduartit pritët të bëjë bashkë shumë personazhe të njohur të showbizit dhe ekranit shqiptar.
Luiz Ejlli dhe Dea Mishel nuk kanë patur një marrëdhënie të mirë në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.
Dyshja kanë debatuar shpesh ashpër me njëri-tjetrin, dhe ndonëse në disa momente mund të jena shfaqur disi të afërt diçka ka ndodhur e ka krisur sërish raportin e tyre.
U duk se mes tyre nuk do kishte asnjë urë komunikimi pas formatit. Madje javë më parë bënë xhiron e rrjetit disa foto ku Luizi ishte duke folur me Jorin teksa Dea qëndron larg tyre.
Sakaq, ditët e fundit në mediat sociale po qarkullon një video që ka surprizuar goxha fansat. Dea dhe Luizi janë shfaqur bashkë teksa udhëtojnë në një makinë. Momenti nuk u ka shpëtuar kalimtarëve që i kanë fotografuar dhe i kanë shpërndarë pamjet në mediat sociale.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt të përbashkët, apo ata janë takuar për të sqaruar ndonjë gjë, por vetë protagonistët pulikisht nuk janë shfaqur bashkë ne mediat e tyre sociale.
Një i porsalindur është ushqyer me gji në Parlament për herë të parë në historinë e Italisë. Ky është djali i deputetëve të M5s Gilda Sportiello dhe Riccardo Ricciardi. Federiko i vogël, vetëm dy muajsh, ishte në Montecitorio në bazë të vendimit të juntës për Rregulloren, e cila u lejon deputeteve nëna të marrin pjesë në punën parlamentare me foshnjat e tyre dhe t’i ushqejnë me gji deri në përfundimin e një vit.
Madje në parlament është krijuar edhe një vend i posaçëm për këtë gjë. “Është hedhur një hap i rëndësishëm, mbi të gjitha sepse përfaqëson një precedent dhe një mesazh për vendin dhe për të gjitha gratë”, tha Gilda Sportiello.
Vendimi u mor pas një propozimi të paraqitur nga vetë Sportiello dhe u miratua nga Dhoma në legjislaturën e kaluar.
Veprimi i saj u prit me duartrokitje në sallë. “Më në fund kemi gjetur një mënyrë për të punuar në heshtje të përsosur. Që nga kjo seancë debuton në klasë Federico i vogël, djali i koleges, Gilda Sportiello (M5s) që për herë të parë, me unitetin e grupeve, është këtu me ne. Urimet më të mira për Federico për një jetë të gjatë, të lirë dhe të qetë”. -tha nënkryetari i Dhomës, Giorgio Mulé, i uroi mirëseardhjen mysafirit të vogël në Montecitorio.
“Që tani e tutje, nëse institucionet më të larta italiane lejojnë punonjëset femra të ushqejnë fëmijët me gji në vendin e punës, asnjë gruaje, cilido qoftë profesioni i saj, nuk do t’i mohohet më kjo e drejtë”, shkruan deputetja. “Asnjë nënë nuk do të duhet të detyrohet të ndërpresë gjidhënien për t’u rikthyer në punë. Është thelbësore që kjo të mbetet vetëm dhe ekskluzivisht një zgjedhje e gruas”.
Niveli i detit po rritet për shkak të ndryshimeve klimatike. Shumë qytete bregdetare janë në rrezik në rritje nga përmbytjet. Arkitektët po përpiqen t'i përgjigjen këtij zhvillimi me ide të reja, si qytetet lundruese. Por ky koncept nuk është pa probleme.
Arkitekti Koen Olthuis po ndërton një qytet lundrues në Maldive, të ftohur në mënyrë të qëndrueshme me ujin e detit. Në Holandë, Sacha dhe Jan jetojnë në një pjesë ujore të lagjes Steigereiland. Ai bazohet në një vepër të komplikuar inxhinierike - por gjithashtu varet nga bashkëpunimi dhe solidariteti. Nëse njëra shtëpi është shumë e rëndë, ajo ngre shtëpinë ngjitur. Megjithatë Sacha dhe Jan e pëlqejnë natyrën e saj bashkëpunuese. Të gjithë banorëve të lagjes lundruese u pëlqen të jetojnë pranë ujit, jo shumë larg nga zemra e Amsterdamit.
Në Gjermani, një projekt i Universitetit të Kielit shkon edhe më tej. Biologia Martina Mühl po hulumton mundësinë e zbatimit të akuakulturës shumë afër shtëpisë, në mënyrë që banorët të mund të përdorin furnizimin e tyre të freskët lokal të peshkut dhe ushqimeve të detit.
Hamburgu dhe Bremeni i janë përgjigjur baticave në rritje duke ndërtuar pjerrëta gjithnjë e më të larta. Por së shpejti edhe kjo nuk do të jetë më e mjaftueshme për të përballuar ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike. Ky dokumentar tregon alternativat e mundshme ndaj nyjeve dhe se si mund të jemi në gjendje të përballojmë rritjen e nivelit të detit në të ardhmen.
Në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku thuhet se është momenti kur është hedhur në erë diga Nova Kakhovka. Nëse kjo pamje është e vërtetë, përgënjeshtron pretendimet se nuk ka pasur shpërthim.
Mendohet se rusët kanë hedhur në erë digën për të ngadalësuar kundërsulmin e Ukrainës
Kryetari i rajonit të Khersonit, Oleksandr Prokudin akuzoi Rusinë për kryerjen e “një akti tjetër terrori”.
Në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale, ai paralajmëron se niveli i ujit në lumin Dnipro do të jenë “kritike” brenda pesë orëve. Evakuimi i banorëve ka filluar ndërsa u është bërë thirrje banorëve në bregun tjetër tashmë nën kontrollin rus të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.