Porta Tiranës

Porta Tiranës PORTA TIRANËS
(1)

Merr fund dilema! Ja kush do ta prezantojë këtë edicion " Big Brother Vip Albania "Duket se ka marrë fund dilema! Ledion...
14/11/2023

Merr fund dilema! Ja kush do ta prezantojë këtë edicion " Big Brother Vip Albania "

Duket se ka marrë fund dilema! Ledion Liço do të
prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother Vip Albania”. Siç u përfol, këtë vit reality-show i famshëm nuk do i besohet prezantueses Arbana Osmani.

Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

Vendin e saj këtë vit do ta zërë Ledion Liço i angazhuar së fundmi si producent në “Top Channel”. Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.

Defekt në motor, avioni i linjës  Tiranë-Bolonjë detyrohet të ulet menjëhere në BariUlje emergjente në Bari për fluturim...
03/11/2023

Defekt në motor, avioni i linjës Tiranë-Bolonjë detyrohet të ulet menjëhere në Bari

Ulje emergjente në Bari për fluturimin e Albawings AËT 229 Tiranë-Bolonjë, për shkak të një defekti në motor.

Avioni ka pësuar defekt ndërsa ishte në fluturim në njëmbëdhjetë mijë metra mbi detin Adriatik, në lartësinë e Gargano.

Ndodhia ishte në orët e vona të mëngjesit të 3 nëntorit: në orën 13.12, ku avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto të ulët preku pistën e Karol Wojtyla në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. Boeing 737, i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

Dea Mishel i kërkon ish të dashurit të rikthehen përsëri bashkë?Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë. Që ...
23/10/2023

Dea Mishel i kërkon ish të dashurit të rikthehen përsëri bashkë?

Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë. Që pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, Dean e kemi parë në shumë projekte dhe së fundmi në rubrikë “Influencer” tek emisioni “E Diell”.

Si blogere Dea është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, duke treguar shumë nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi nga një video e postuar në Instastory, ndjekësit mendojnë se Dea dëshiron një rikthim me ish të dashurin e saj, me të cilin është ndarë para disa muajsh pas një lidhjeje disa vjeçare. Kjo për shkak të muzikës që ka vendosur në video, tekstin e të cilës Dea e ka konsideruar shumë të bukur duke e vënë në dukje në postim.

A e dini nëse do të kthehesh?
Unë kurrë nuk kam njohur dikë si ti,
Preferoj të humbas dikë sesa të përdor dikë
Ndoshta është një bekim në maskim (Unë e sh*ta shpirtin tim për ty)
Unë shoh reflektimin tim në sytë e tu

Nora Istrefi dhe Laureta Macedonsi bashk ne një dasmë, ja çka bëjnë për inat te njëra-tjetrës!Një ditë më parë u zhvillu...
23/10/2023

Nora Istrefi dhe Laureta Macedonsi bashk ne një dasmë, ja çka bëjnë për inat te njëra-tjetrës!

Një ditë më parë u zhvillua një dasmë në Prishtinë, ku ne mesin e mysafireve të ftuar ishin edhe ish bashkëshortja këngëtarja Nora Istrefi dhe ish e dashura e Robert Berishes, Laureta Macedonsi.

Që të dyja ishin të rregulluara mjaftë bukur dhe veshur me shije, shkruan InfoKosova.
Teksa Nora kishte zgjedhur një fustan ngjyrë të errët e të gjatë, Laureta kishte zgjedhur të vesh një fustan ngjyrë ari.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se Nora po vallëzonte nën shoqërinë e Jehona Sopit bashkë me vajzat e tyre, në anën tjetër Laureta ishte duke vallëzuar me shoqet e saj.

Në këtë video janë shkëputur disa fotografi teksa shihet që të dyja vallëzonin për inat të njëra-tjetrës dhe duke ‘vjedhur’ njëra –tjetrën me sy./InfoKosova/

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se Nora po vallëzonte nën shoqërinë e Jehona Sopit bashkë me vajzat e tyre, në anën tjetër Laureta ishte duke vallëzuar me shoqet e saj.

Trajneri Silvinjo për Brojën : SKUADRA  QE FITON NUK NDRYSHOHET .Për fat të keq më duhet t’ju j*p një lajm jo të mirë dh...
14/10/2023

Trajneri Silvinjo për Brojën : SKUADRA QE FITON NUK NDRYSHOHET .

Për fat të keq më duhet t’ju j*p një lajm jo të mirë dhe t’ju them se Broja nuk do të luajë nesër. Ai ka një dëmtim, një problem… (hesht për disa sekonda)… (psherëtin)… Nuk e ndien që mund të luajë nesër. Ka pasur një bisedë mes doktorit tonë Sensina dhe mjekëve të Çelsit dhe mund t’ju them se lojtari nuk do të luajë. Nuk është stërvitur me ne as dje”, tha ndër të tjera Silvinjo një ditë para ndeshjes kundër Çekisë.

Mirëpo, për shkak të historisë që ka pasur Broja me Kombëtaren shqiptare, përplasjeve të vazhdueshme me ish-trajnerin Reja, disa nga më dyshuesit: ore Broja ishte vërtet i dëmtuar apo jo? Përgjigjja është PO. Sulmuesi ndiente vërtet një shqetësim dhe duke qenë se ai vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe sfilitës, askush nuk ka dashur të rrezikojë. Por a është i kënaqur stafi me Brojën dhe mbi të gjitha me qasjen që ka ai ndaj ekipit? Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se raporti nuk është si me pjesën tjetër të skuadrës. Dhe pikërisht për këtë, shumë gjëra do të varen nga ndeshjet në vazhdim.



PROBLEMET Mund të duken banale, por stafit nuk i ka pëlqyer që Broja ka prenotuar dhomë ngjitur me prindërit e tij në grumbullim. Rregull i brendshëm i stafit të Kombëtares që me sa duket vetëm nga ai është thyer. Së dyti, pranë stafit kuqezi ka zëra që ai nuk e ka pritur mirë lënien në stol. Silvinjo udhëtoi 10 ditë më parë drejt Londrës për t’i paraprirë kësaj situate dhe t’i shpjegonte Brojës që pavarësisht se ishte kthyer nga dëmtimi i gjatë, ai nuk mund ta fuste titullar për shkak se skuadra që fiton nuk ndryshohet. Burime bëjnë me dije se Silvinjo ia ka bërë të ditur se është shumë i rëndësishëm, por në këtë moment nuk mundet që të bëjë ndryshime. Mësohet se Broja nuk ka bërë polemika, por këto fjalë nuk i kanë shkaktuar lumturi, të cilën ai nuk ka ngurruar edhe ta vërë në dukje…

DILEMA PËR TË ARDHMEN
Broja është një futbollist i jashtëzakonshëm që mund t’i shërbejë Shqipërisë për 12-13 vitet e ardhshme. Nuk e ka fshehur kurrë egon që ka dhe ndoshta për këtë arsye ka mbërritur në këto nivele. Opinioni publik, media dhe specialistët u rreshtuan krah tij kur Edi Reja nuk e aktivizonte, ndonëse ai ishte vendimtar në pak minuta që luante. Mirëpo situata tani ka ndryshuar dhe Broja, së pari, nuk mund të vërë në një peshore Silvinjon me Rejën. Ky i fundit nuk e aktivizonte titullar sepse nuk ishte i bindur, ndërsa braziliani nuk po e aktivizon sepse nuk mund të “cenojë” një skuadër që po e kualifikon Shqipërinë në mënyrë spektakolare në Europian. Në këtë këndvështrim është mirë që edhe Broja të respektojë jo vetëm vendimet e trajnerit, por të ketë një qasje më “tolerante” edhe kur nuk është i zgjedhur në formacion. Ai është talent absolut, por vendin askush nuk e ka me tapi…

Luiz Ejlli në krah të Benet Becit, publikon foto: Më ndihmoi kur të gjithë më kthyen kurrizin!Kur na ndajnë edhe 3 ditë ...
10/05/2023

Luiz Ejlli në krah të Benet Becit, publikon foto: Më ndihmoi kur të gjithë më kthyen kurrizin!

Kur na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet vendore, duket se Luiz Ejlli, këngëtar dhe fituesi i BBV-së, e ka të qartë se kë do të mbështesë për garën për kryebashkiak në Shkodër. Artisti ka publikuar një foto me kandidatin e Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin. Ai ka zgjedhur të dalë në mbështetje të Benet Becit, për të cilin edhe më parë brenda shtëpisë së BBV-së ka shprehur mirënjohjen ndaj tij.
Por edhe vetë Beci ka publikuar një foto nga takimi i madh, ku ishin të rinj. Përveç Luiz Ejllit i pranishëm ka qenë edhe këngëtari tjetër shkodran Frederik Ndoci, i cili edhe ai ka shprehur hapur mbështetjen për Becin.

Lart e më lart. Është njeri i mirë, më besoni se dhe juve do t’ju ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka”, dëgjohet të thotë Luizi për kandidatin socialist.
Kujtojmë se Luiz Ejlli e ka falënderuar më parë publikisht Becin, pasi sipas tij ai e ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, kur të gjithë i kishin kthyer kurrizin.
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi.

Kërkesa e lartë e të huajve shtrenjton bregdetin me 40%Rritja e kërkesës nga të huajt ka shtrenjtuar edhe këtë vit deri ...
16/04/2023

Kërkesa e lartë e të huajve shtrenjton bregdetin me 40%

Rritja e kërkesës nga të huajt ka shtrenjtuar edhe këtë vit deri në 40% çmimet e apartamenteve dhe vilave në bregdet. Rritje më të madhe kanë shënuar çmimet e pronave në resortet e reja në Vlorë dhe Sarandë. Apartamentet në këto projekte po sh*ten 3,500 euro për metër katror. Bregdeti shqiptar vijon të jetë i paprekshëm për shumicën e shqiptarëve, ndërsa ka dyndje të nordikëve, gjermanëve, anglezëve dhe italianëve për blerje pronash, për t’i dhënë me qira.Shtrenjtimi i çmimeve të vilave dhe apartamenteve në bregdet po vijon edhe në vitin 2023. Në apartamentet e reja në zonat rezidenciale në Vlorë dhe Sarandë, sipas agjencive të pasurive të patundshme, çmimet e apartamenteve janë rritur 40% më shumë krahasuar me 2022.
Në bregdetin e Durrësit dhe Qerretit, çmimet e pronave në vijën e parë janë shtrenjtar 15%. Agjencitë e pasurive të patundshme pohuan se arsyet kryesore të rritjes së çmimeve janë kërkesa e lartë nga të huajt dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit.
Në resortet turistike, që kanë nisur punimet këtë vit, si në Orikum të Vlorës apo Sarandë, çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror.
Rritje të lartë ka edhe për çmimet e vilave. Vilat elitare në bregdet po sh*ten me çmimin e 1,6 mln eurove, 33% më shumë se vjet.
Shtrenjtohet Durrësi, Golemi dhe Qerreti 15%; Me çmim ekonomik, vetëm ndërtimet e para 15 viteve
Edhe këtë vit, çmimet e apartamenteve në zonat bregdetare të Durrësit kanë vijuar tendencën e rritjes.
Shtrenjtimi më i lartë është për pronat në vijën e parë të ndërtimit, që kanë arritur nivelin maksimal prej 1,500 euro/m² nga 1,300 euro që u sh*tën vjet (rritja 15%).
Në vitin 2021, maksimumi i çmimit për ndërtimet e vijës së parë p.sh., në zonën e Shkëmbit të Kavajës arrinte deri në 750 euro.
A***n Gjuzi, broker i agjencisë imobiliare “Century 21 EON” në Durrës nënvizoi për “Monitor” se çmimet në vijën e parë bregdetare të zonave si: Durrës, Plazh, Golem, Shkëmbi i Kavajës dhe Qerret janë rritur 100 deri në 200 euro.
Z.Gjuzi shton se rritja është ndikuar nga kërkesa e lartë për këto prona dhe oferta e ulët. Sipas tij, pronat po blihen kryesisht nga çekët, polakët apo shqiptarët e diasporës, me qëllim investimi dhënie me qira.
“Vjet, çmimi maksimal për ndërtimet e reja me pamje nga deti në vijën bregdetare të Durrësit dhe Qerretit arrinte deri në 1,300 euro/m², këtë vit është 1,500 euro/m².
Shumica e blerësve, kryesisht të huajt dhe nga diaspora, kërkojnë gjithmonë prona në vijë të parë. Ndërtimet e reja në vijë të parë janë të pakta. Për këtë arsye, çmimet janë rritur”.
Përfaqësuesi i agjencisë së pasurive të patundshme, “Century 21 EON”, shton se në Durrës ka ende prona me çmime ekonomike, të cilat preferohen më shumë nga vendasit.
“Apartamentet e ndërtimeve të 10 apo 15 viteve më parë në Golem po sh*ten me çmime ekonomike 600-650 euro/m², që parapëlqehen nga vendasit. Ndërsa ndërtimet e reja në Golem këtë vit, që shtrihen në vijën e fundit, janë me çmim 800 – 850 euro/m²”.
Po kush po blen në bregdetin e Durrësit? A***n Gjuzi pohon se krahasuar me vjet, kërkesa për prenotim blerjesh nga çekët dhe polakët që dominuan tregun është në rënie mbi 50%.
Sipas tij, kjo ka ndodhur prej pasigurisë së shpenzimeve për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Kërkesa për apartamente kryesohet më pas nga shtetasit nga diaspora, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Ndërsa nga vendasit, kërkesa është e përqendruar vetëm te banorët e kryeqytetit, blerësit nga rrethet janë të papërfillshëm.
“Të huajt po blejnë apartamente me qëllim investimi, për dhënie me qira nëpërmjet platformave ndërkombëtare. Kjo po ndodh edhe me investimet e emigrantëve të Zvicrës, diasporës apo të rajonit.
Ndërsa kërkesa nga vendasit është shumë e ulët, për shkak të çmimit të lartë. Niveli 1,500 euro për metër katror në vijën e parë të ndërtimit është një çmim i papërballueshëm për shqiptarët”, thekson z. Gjuzi.
Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se çmimet në bregdetin e Durrësit kanë arritur pikun dy vitet e fundit dhe nuk parashikohet më rritje.
Ekspertë të tregut shtuan se kërkesa nga të huajt ka rritur çmimin në Durrës. Edhe shumë apartamente sipas konstatimeve të agjencive real state në vitet 2019-2021 u blenë nga agjencitë polake dhe çeke me çmim 500 euro/m² dhe u rish*tën te shtetasit e huaj me çmim 750 euro/m².
Agjencitë imobilare e konsiderojnë këtë një faktor që ka nxitur rritjen e çmimeve të pronarët e tjerë që rishisnin apartamentet.
Rriten çmimet e apartamenteve në Durrës Yacht & Marina
Edhe pse pronat në projektin e ri “Durrës Yacht & Marina”, që pritet të zhvillohet po sh*ten në ajër, kjo nuk i ka penguar investitorët të rrisin çmimet e apartamenteve.
Sipas zyrës së sh*tjes të kontaktuar nga “Monitor”, çmimet e apartamenteve për ndërtimin e tretë 9-katësh nisin nga 1,650 deri në 2,800 euro/m².
Sipas planit të biznesit të projektit, të publikuar më herët, çmimet e sh*tjes varionin midis 1,500-2,000 euro/m² (10 deri 40% rritje).
Agjentët e sh*tjes së Durrës Yacht & Marina thanë se tashmë kanë përfunduar prenotimet e sh*tjes për dy godinat e para të apartamenteve, ndërsa projekti për godinën e re parashikohet të prezantohet në fund të muajit mars.
Sh*tjet e apartamenteve nga kompania “Eagle Hills Real Estate Development” nisën më 8 dhjetor, nëpërmjet kontratave “Marrëveshja për prenotimin e interesit” që u dhanë blerësve.
Marrëveshja parashikonte kryerjen e pagesave me këste për blerjen e apartamentit.
Konkretisht, 40% e vlerës së apartamentit e ndarë në 3 këste do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit, si: 20% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Sh*tjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.
Pjesa tjetër e vlerës së apartamentit do të paguhet, sipas skemës: 15% e vlerës para ose pas përfundimit të strukturës, 20% të çmimit do të paguhet para ose pas vendosjes së xhamave dhe 5% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së sh*tjes për transferimin e titullit të pronësisë së pronës.
“Durrës Yachts & Marina” është një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku) dhe po zbaton projektin me status strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.
Projekti “Durrës Yacht & Marina” ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkaksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore. Kompania ka përfituar lehtësi të shumta si investitore, si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së sh*tjes dhe taksa e strehimit prej 3%).
Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të ketë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma.
Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.
Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro. Por, kompanive investitore u kërkohet që të mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e shesh*t të fazës 1, pra rreth 180 milionë euro, ndërsa mund të grumbullojnë të ardhura nga sh*tjet, apo të përfshijnë bashkëfinancues të tjerë.
Në Lungomare, kërkesa e lartë shtrenjton apartamentet deri 60%
Këtë vit, rritje të lartë të çmimeve të apartamenteve ka edhe për ndërtimet e reja në Vlorë.
Në zonën e Lungomares, në vijën e parë të ndërtimit, çmimet maksimale të apartamenteve kanë arritur 2,700-2,800 euro/m² sipas të dhënave të agjencisë imobiliare “Albania Property Group”.
Bëhet fjalë për ndërtime që janë në fazën e parë të zhvillimit. Këtë vit, në vijën e parë të ndërtimit në Lungomare, por për apartamente jo me pamje nga deti, çmimet variojnë nga 1,200 deri 1,300 euro/m².
Ndërsa vitin e kaluar, apartamentet në vijën e parë të kësaj zone varionin nga 1,700 deri 1,800 euro/m² (çmimet e vitit të kaluar janë dhënë nga tjetër agjenci imobiliare. Rritja 55 deri në 58%).
Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se arsyeja kryesore e rritjes së lartë të çmimeve në Lungomare është kërkesa e fortë dhe oferta shumë e ulët.
Tendenca e lartë e çmimeve për prona në vijën e parë të ndërtimeve në Lungomare është parashikuar edhe vjet nga agjentët e sh*tjeve, për shkak të kërkesë-ofertës.
Edhe këtë vit, kërkesa për prona në këtë zonë kryesohet nga të huajt për shtëpi pushimi, kurse vendasit kanë rritur kërkesën e blerjes me qëllim dhënien me qira.
Mungesa prej vitesh e ndërtimeve në zonën e Radhimës në Vlorë, këtë vit ka sjellë fluks së kërkesës për ndërtimet e reja. Në zonat e reja rezidenciale të Radhimës, ndërtuesit po i shesin apartamentet me çmime që nisin nga 1,400 – 1,500 euro/m².
Të huajt që punojnë blejnë shtëpi në Sarandë, çmimet rriten 40%
Në Sarandë vazhdon rritja e çmimeve të pronave. Vitin e shkuar, çmimi minimal për apartamentet e reja sipas agjencive mobiliare varionte nga 1,200 deri 1,300 euro/m², ndërsa çmimi maksimal arrinte deri në 1,800 euro.
Në vitin 2023, apartamentet e banimit në zonat e reja rezidenciale po sh*ten me çmim mbi 1,500 deri 2,500 euro/m². Ndërsa çmimet e pronave buzë detit, specifike për verandën me sipërfaqe të madhe apo suita rezidenciale vijojnë të sh*ten 3,000 – 3,500 euro/m².
Eron Çumani, administratori i agjencisë “Investment Property Sarandë”, thekson se krahasuar me vjet, çmimet e apartamenteve në Sarandë janë shtrenjtuar me 40%. Arsye e rritjes të çmimeve është kërkesa e shtuar nga të huajt, por edhe shtrenjtimi i kostove të ndërtuesve nga lëndët të para.
“Në Sarandë, çmimet e apartamenteve në ndërtimet e reja variojnë mbi 1,500 euro, nga 1,200 – 1,300 euro/m² që u sh*tën vjet.
Çmimet maksimale janë nga 1,500-2500 euro/m². Ndërsa për disa prona me pozicion të favorshëm pranë detit, me verandë, pra suita, çmimet variojnë 3,000 – 3,500 euro/m².
Mesatarisht, rritja e çmimeve këtë vit është 35 – 40%. Për një pronë bashkëkohore me sipërfaqe 65 m², çmimi i sh*tjes arrin deri në 100,000 euro, nga 70,000 – 80,000 që ishte më parë.
Shtrenjtimi nisi menjëherë pas luftës Rusi-Ukrainë, për shkak të rritjes së lëndëve të para të ndërtimit. Ndërtimet e reja janë luksoze dhe përfshijnë në rezidencën e banimit edhe ambiente palestre, SPA apo pishina. Te rritja e çmimeve ndikoi edhe shtimi i kërkesës.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, pati bum kërkesash për blerje pronash nga ukrainasit që ndikuan te çmimi.
Ata kërkonin apartamente 1+1 apo 2+1 kur ishin familje me shumë anëtarë. Përveç konfliktit në vendin tyre, arsye e rritjes së kërkesës ishte edhe ofrimi i qëndrimit pa viza apo lehtësitë në kryerjen e transaksioneve të blerjes që u dhanë për këta shtetas”.
Z. Çumani nënvizon se kërkesa për prona në Sarandë dominohet nga të huajt, si: gjermanët, suedezët, holandezët, danezët, anglezët, italianët.
“Qëllimet e blerjes së pronës janë gjithëpërfshirëse, si nga dhënia e tyre për qira, pasi çmimet e qirave mujore dhe ditore janë rritur 20 deri 40%, por edhe si shtëpi e dytë për pushime”.
Blerësit potencialë, sipas tij, janë ata të moshës mbi 40 vjeç deri në 70 vjeç që zgjedhin prona luksoze, ndërsa grupmosha e blerësve 35 deri 40 vjeç dominohet nga nomadët dixhitalë, kryesisht të profesioneve IT.
“Të huajt që investojnë shuma mbi 100,000 euro për prona janë nga vendet perëndimore dhe e kanë për qëllim banimi. Këta shtetas aplikojnë edhe për leje qëndrimi njëvjeçare.
Kërkesa është rritur edhe nga nomadët dixhitalë, që kanë elasticitetin e të punuarit online”.
Sipas llogaritjeve të agjencisë, kthimi i investimit për pronë në Sarandë, nëpërmjet qiradhënies, është 10 deri në 15 vjet.
Z. Çumani thekson se me përfundimin e projekteve strategjike brenda 5 viteve, çmimet e apartamenteve në Sarandë do të arrijnë sa në Montekarlo, gjithmonë nëse tendenca e blerjeve do të orientohet nga të huajt.
Kush kryeson për kthimin e investimit nga qiraja
Në indeksin e disa qyteteve bregdetare në rajon, Europë dhe botë të listuara nga “Monitor”, qyteti i Dubait renditet i pari për kohën më të ulët të kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies për blerjen e pronave në zonën e qendrës.
Rendimenti bruto i qirasë, që është totali i qirasë bruto vjetore, pjesëtuar me çmimin e shtëpisë për këtë qytet është 11%. (Sa më e lartë të jetë vlera, më mirë është).
Pas Dubait, referuar të dhënave nga Numbeo, më i leverdishëm për kthimin e qirasë me afat të shkurtër është edhe qyteti i Majamit në SHBA me 9,4% për një pronë që blihet në qendër.
Më pas renditen qytetet si Saranda dhe Budva, me rendiment bruto 6%; Dhërmiu 5,7%; Tivari, 5,1%; Vlora, 5%; Durrësi 4,7%; Sanremo, 4,6%; Barcelona, 4,3%; Selaniku, 4,2%, Montekarlo 3%, Nisë, 3%; Rimini 3,5% dhe Dubrovniku, 2,7%.
Në Dubai, indeksi i rendimentit të qirasë mbetet i favorshëm për shkak të çmimit të sh*tjes dhe qirasë së lartë.
Agjencia e pasurive të patundshme “Falcon”, që ofronte portofol të gjerë pronash në Dubai, tha se çmimet e apartamenteve luksoze nisin nga 3,000-3,500 euro/m², ndërsa qiratë fillojnë minimumi nga 6,000 euro.
Drejtuesi Sokol Çili pohoi se koha optimale e kthimit të investimit nga qiraja është 5 deri në 10 vjet dhe kjo është një ndër arsyet pse shumë individë, kryesisht sipërmarrës, po investojnë në Dubai.
Ndërsa në Montekarlo, indeksi i rendimentit të qirasë bruto është i ulët 3%, për shkak të çmimeve të larta të sh*tjes. Sipas një vëzhgimi të “Monitor”, çmimet për apartamentet e reja në qendër nisnin nga 26,000 euro/m², ndërsa qiraja mujore, nga 4,700 euro./Monitor

Kiara Tito flet për herë të parë : Më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtitE ftuar në “Fan Club”, ish-banorja u pë...
26/03/2023

Kiara Tito flet për herë të parë : Më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit

E ftuar në “Fan Club”, ish-banorja u përlot duke thënë se tashmë i duket sikur i ka ikur një pjesë e shpirtit.
“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.
E pyetur nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se nuk ishte penduar për asnjë gjë që ka bërë brenda shtëpisë.
Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.
“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është më se normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”.

"Forca kampion. Jemi me ty, ne të besojmë,"!Mesazh nga ajri për LuizinNuk ndalojnë reagimet në rrjet për "Big Brother VI...
12/01/2023

"Forca kampion. Jemi me ty, ne të besojmë,"!
Mesazh nga ajri për Luizin

Nuk ndalojnë reagimet në rrjet për "Big Brother VIP Albania 2". Siç duket edhe në foton e mëposhtme, piloti i famshëm Arbër Xhaja që dërgonte mesazhe edhe në edicionin e vjetshëm, është ngritur sërish në qiell me një mesazh për këngëtarin Luiz Ejlli.

"Forca kampion. Jemi me ty, ne të besojmë,"-shkruhet në posterin e krijuar për të.

Këngëtari Luiz Ejlli i tregoi moderatores Kiara Tito se vuante nga një sëmundje e rrallë. Por, natën e "prime" e mohoi duke u shprehur se në fakt është një miku i tij duke shkaktuar shumë bujë në rrjet. Versionin e vërtetë këngëtari nuk ka pranuar ta tregojë me pretendimin se dëshiron të ruajë privatësinë e personit që vuan vërtetë.

10/12/2022

Një shqiptare nder 25 grate leader më të sukseshme në SHBA në fushën e Teknologjisë Financiare

Ndërkohe që rastet e suksesit nga radhët e Komunitetit shqiptar në SHBA nuk janë të pakta, kjo është hera e parë që një shqiptare ja del të renditet në rradhën e më të mirave në fushën e Teknologjisë Financiare apo ndryshe e njohur si Fintech. Denada Ramnishta, u përzgjodh nga The Financial Technology Report si një prej 25 grave drejtuese në SHBA në fushën e FinTech për vitin 2022.
Financial Technology Report është një prej raporteve më prestigjoze në këtë fushë, dhe cdo vit ka 3000-5000 nominime, prej të cilave përzgjidhen vetëm 25. Përzgjedhja e Denadës në këtë listë nuk është rastësi, por rezultat i viteve të tëra përvoje, kontributesh dhe suksesesh të saja në këtë fushë.
E larguar nga Durrësi vite më parë për të kryer vitin e fundit to shkolles se mesme në SHBA, Denada diplomohet me rezultate të shkëlqyera dhe më pas kryen studimet universitare dhe pasuniversitare në institucione arsimore prestigjoze si London Business School dhe Columbia Business School. Aktualisht, Denada mban postin e Chief Growth Officer & GM tek Lendio, përgjegjëse për drejtimin ekzekutiv të zhvillimit të të ardhurave. Ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe thelbësor në rritjen graduale të Lendios në kompaninë lider në financimin për biznesin e vogël në SHBA. Përpara përvojës tek Lendio, Denada ka qenë drejtuese për zhvillimin e biznesit per American Express.
Një prej sfidave më të mëdha që Denada kaloi me sukses ishte drejtimi i përgatitjeve të Lendio-s për të marrë pjesë në Paycheck Protection Program, programin e Qeverisë Amerikane për të ndihmruar bizneset e vogla në SHBA gjatë pandemisë. Në këtë kuadër, Denada mbikqyri operacionin për financimin e 10 bilion dollarëve në kredi.
Denada dhe suksesi i saj në fushën e Fintech janë një shëmbull pozitiv dhe mjaft motivues për të gjitha të rejat dhe të rinjtë shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Fintech, ndonëse në fazat fillestare në Shqipëri dhe pak I eksploruar, orfon një mundësi mjaft të mirë për të rinjtë dhe të rejat. Sic edhe zhvillimet e kesaj fushe ne SHBA e tregojne, Fintech vazhdon të jetë një prej fushave më dinamike dhe konkuruese. Ajo gjithnjë e më shumë po bëhet pjesë jetike e zhvillimit të veprimeve të përditshme për bizneset dhe individët. Shqipëria, ashtu si pjesa dërrmuese e vendeve në Botë, nuk mund t’i shmanget këtyre zhvillimeve. Për këtë arsye njohuritë, përvoja dhe shëmbulli I Denadës duhen përdorur për t’i shërbyer formimit dhe profilizimit të të rinjve në një prej fushave më premtuese, por edhe më konkuruese sic është Fintech.

Source of the Report: https://thefinancialtechnologyreport.com/the-top-25-women-leaders-in-financial-technology-of-2022/

Gara për Tiranën tërhiqet Alimehmeti: Anëtarësia foli pro Belind KëlliçitDitën e djeshme janë zhvilluar Primaret, ndërko...
05/12/2022

Gara për Tiranën tërhiqet Alimehmeti: Anëtarësia foli pro Belind Këlliçit

Ditën e djeshme janë zhvilluar Primaret, ndërkohë që rezultatet për Tiranën nxorën në balotazh kandidatët Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Në një konferencë të përbashkët të mbajtur mbrëmjen e sotme, Alimehmeti u shpreh se mbështet kandidaturën e Këlliçit, si personi i cili mori më shumë vota nga anëtarët.
“Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë, në respekt të votës e duke falënderuar çdo votues, për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje, u numërua me transparencë të plotë.
Që në fillim kam qenë i bindur që rolin kryesor duhet ta kishte anëtarësia që dje foli pro Këlliçit. Ju kam dalë zot që sido të shkonte do t’i isha në krah. Kjo është shenja e parë, të njohësh votën e ta respektosh. Do vijojmë punët përkundrejt fitores në 14 maj”, u shpreh ai.

26/11/2022
Faturë 161 mijë euro nga restoranti i kuzhinierit të njohur! " Cilësia nuk është asnjëherë e shtrenjtë"Faturë 161 mijë e...
24/11/2022

Faturë 161 mijë euro nga restoranti i kuzhinierit të njohur! " Cilësia nuk është asnjëherë e shtrenjtë"

Faturë 161 mijë euro. Kjo ndodh vetëm në restorantin e Nusret. Kuzhinieri turko-kurd, i njohur ndryshe si Salt Bae i është kritikëve me një biftek të artë.
Në një video të pubkikuar në Instagram, shfaq një biftek të mbuluar me fletë ari 24 karat që e ka marrë nga kuzhina e një prej restoranteve të tij.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Porta Tiranës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category