Diell-online.al

Diell-online.al Portal informativ me larmishmeri lajmesh mbi politiken, kroniken, socialen, dossier te rejat me te f
(17)

Kurbinasit kërkojnë kryetar bashkie për popullin jo për shtetin Nga Ahmet Zani/Pasditen e së shtunës sheshi kryesor në q...
26/03/2023

Kurbinasit kërkojnë kryetar bashkie për popullin jo për shtetin

Nga Ahmet Zani/

Pasditen e së shtunës sheshi kryesor në qytetin e Laçit ishte i tejmbushur me qytetarë kurbinas. Ishte një miting elektoral, ndërsa pritej të vinte lideri i së djathtës Sali Berisha. Disa pjesmarrës ishin në pritje të takoheshin me Berishën të dëgjonin programin.
Deputeti kurbinas Kastriot Piroli ndodhej jashtë ambjenteve të sallës, takohej me simpatizantët dhe qytetarë të ndryshëm. Kastrioti i afrohet të përshëndetet me një të moshuar, besoj se nuk e njihte, në shenjë respekti i shtërngon dorën, i moshuari e ndalon të pyes deputetin: përse gjithë këto njerëz, thua në të vërtetë i moshuari nuk kishte shumë informacion për zgjedhjet vendore. Deputeti Piroli ja kthen ashtu me të qeshur si gjithnjë, si dhe e ka zakonin e tij në paraqitjen e një njeriu tradicional, pa komplekse.
Xhaxha më vjen keq që nuk ju njoh- ja kthen deputeti, këtu bëhet një prezantim për kandidatët në zgjedhjet e drejtuesve të rinj në bashki. Ndërkohë i moshuari ja ndërpret fjalën deputetit, duke ja kthyer: Kam dëgjuar, se janë zgjedhjet dhe kemi një djalë Miloti, Behar Haxhiu di që është. Bashkëbisedimi zgjat për disa minuta, ndërsa deputeti Piroli e dëgjon me vemendje, pasi ai i prezantohet se është nga Malësia e Kurbinit, i drejtohet Kastriot Pirolit: Dëgjo ore bir, unë dua të flas me traditën kurbinase-vijon biseda ndërmjet të moshuarit dhe deputetit Piroli. Në sofrën e Kurbinit sipas zakonit uleshin burrat e mençur, ata që dinin të zgjidhnin çeshtje mjaft të rëndësishme. Ishin të zgjedhur nga disa fise të njohura, burrat që vendosen dhe ligje gjë që nuk ekzistonin. Kurbini ka nxjerrë burra, dhe si të tillë duhet te qeverisin Kurbinin. Të mos humbim traditën e sofrën kurbinase, lutem dërgoja këtë mesazh atyre qe jane mbledhur, mbase e ka harruar ndonjëri. Ka shumë rëndësi se duan të zgjedhin të parin e këtij vendi. Mos lejoni të ndryshoni traditën, ka burra Kurbini- ishin fjalët e të moshuarit nga malësia e Kurbinit.
Asnjë forcë politike nuk mund të ndryshojë traditat kurbinase, vlerat e të parëve të cilët kanë shkruar histori. Ky njeri që me plotësisht të drejtë, pa ndonje qëllim politik, nuk ka dashur të nxisë zjarrin politik, por atij dhe shumë personave të tjerë që e njohin mirë traditën e Kurbinit. Ndjen keqardhje të nëpërkëmben, nga persona aspak të mandatuar nga vota e shenjtë. të shkatërrojnë një traditë, nga një qeverisje pa denjitetin e përzgjedhjes së atij qdo te drejtoje nje popullate prej 70.000 banoreve.
Teksa ishte zgjim ajo cka percolli i moshuari, nje histori qe duhet reflektuar, Kurbinit nuk i mungojne intelektualet njerez qe dijne te japin mesazhe dhe te ruajne traditen, njerez qe do te qeverisin te nxjerrin nga varferia njerezit, te stabilozohen me banesa te reja te demtuarit nga termeti. Ka intelektualë Kurbini madje dhe burra te zote që përdorin investimet në shërbim të komunitetit.
Gjëja më emcoionuese është për qeverisjen vendore gjate katër viteve, me alenacat e vetqeverisjes, duke rritur më shumë numrin e familjeve në nevojë, me ato te pastreha, nga demët e tërmetit 2019, njerëz që kishin halle, pa shtëpi, jetonin në çadra dhe dyert e bashkisë nuk ju hapen.
Nuk ishte në krye njeriu i duhur, nuk ishte i zgjedhuri i kurbinasve, ndaj fjalët e mençura të të parëve tanë, atyre që shkruan histori, po vijnë në kujtesën e çdo qytetari kurbinas.
Janë shembuj si në dritën e diellit, ja ç'na kujtoi ky njeri teksa deputeti e përshëndeti pa e njohur.
Dy të moshuar në fshatin Mali i Bardhë, prej më shumë se tre vitesh kanë trokitur në dyert e bashkisë dhe nuk morën një përgjigje. Një shembull ky i çiftit të moshuarve, sa janë të detyruar të braktisin vendin e tyre nga kushtet e vështira, mos vemendja e qeverisë vendore. Nëse do të bëjmë një bilanc treguesi është i lartë nga familjet e pastreha, dhe këta njerëz thuajse kanë humbur çdo shpresë për t'u strehuar. Në dyert e bashkisë gjendin vetë forcat e policisë që përzenin çdo hallexhi.
Një fakt tjetër tregues i punës së papërgjgjshme në drejtimin e bashkisë është e banorëve në lagjen "Demokracia" Mamurras. Kamionët e mëdhenj i dëmtuan banesat e disa banorëve, fëmijët në rrezik, rrugët e coptuara, vetëm nga qëllimet e përfitimeve në bizneset dhe shfrytëzimin e guroreve në kodrat e qytetit.. Në fillimin e këtij viti banorët morën premtimin e rehabilitimit të rrugës së lagjes, por si shpërblim këta banorë morën presionin dhe kërcënimet e policisë. Janë mesazhe inkurajuese që kurbinasit nuk harrojnë lehtë padrejtësitë. Thënja e të moshuarit Kurbinqs, kujdes mos harroni traditen.

PD e Kurbinit i beson garën për të ardhmen Behar Haxhisē! Nga Ahmet ZaniKandidati i PD  ne Primare Behar Haxhia, eshte k...
13/12/2022

PD e Kurbinit i beson garën për të ardhmen Behar Haxhisē!

Nga Ahmet Zani

Kandidati i PD ne Primare Behar Haxhia, eshte konfirmuar fitues me numer rekord votash nga simpatizantet e Kurbinit.

Po kush eshte Behar Haxhia?
Banorët e Kurbinit e njohin si njeriu aktiv, iniciator, veprues ne vlerat e tij, gjate mandatit te tij si kryetar i Komunes se Milotit ka arritur te sjelle mjaft investime per komunitetin e zones. Forces politike te se djathtes i eshte bashkuar qe ne fillimet e saj duke u aderuar si nismetar i PD ne Kurbin. Djaloshi kurbinas ne dhjetorin e vitit 90 eshte aktivizuar ne levizjet e para antikomunsite. Kontributi ne levizjet e para rinore ishte i cmuar nga Behar Haxhia, ndaj eshte vlersuar nga levizjet rinore duke kontribuar ne tere aktivitetet politike, dhe ne nismat e PD Kurbin.

Ne sajë te vlerave dhe aktivitetit te tij politik ne Kurbin simpatizantet kurbinas kane vleresuar punen e tij gjate periudhes 32 vjecare duke e votuar ne Primare si kandidatin e tyre ne zgjedhjet vendore te 14 majit. Rezultati eshte tregues i qarte i vlerave te kandidatit te se djathtes se bashkuar ne Kurbin, dhe per shume arsye votuesit jane te bindur te sjellin ndryshimin .

Behar Haxhia gjate mandatit te tij si kryetar i Komunes se Milotit solli ndryshime paresore, nga investimet e kryera ne infarstrukture, ujin e pijshem, mireqenjen e banoreve te ketij komuniteti te cilat sot ende jane prezente dhe banoret jane mirenjohes ketij ndryshimi.
Pd ne Kurbin dhe ne teresi qytetaret kurbina tashme kane nje emer ne zgjedhjet e 14 majit dhe te bindur per te arritur suksesin dhe pritshmerite ne ndryshimin. Strukturat e PD dhe banoret e Kurbinit jane te bindur nga performanca e inteletualit dhe njeriut te mire dhe punetor Behar Haxhia.

03/06/2022

Mesditën e 27 majit në fshatin malor Shosh të Dukagjinit në skajin verior të Shqipërisë, një mision kontrolli për parcela ilegale kanabisi rrezikoi të kthehej në një tragjedi, pasi nënkomisari 54-vjeçar i policisë, Rrok Frroku u rrëzua dhe rrëshqiti në një humnerë. Pas 12 orësh ...

30/03/2022

NIKOLETA KOVAÇI/ “Është shumë e vështirë të jetohet pa Arjanin! E kam pranuar që Zoti e deshi për vete. Mbase ngaqë nuk di çfarë emri tjetër t’i vë gjithë asaj që na ndodhi, po shumë të vështirë e kam, e kemi! Ne ishim vetëm dy fëmijë, dy vëllezër, shumë të lidhur me n...

Ja si iia mbathen afganet...
22/03/2022

Ja si iia mbathen afganet...

SPANJË– ‘El Pais’ ka vendosur t’i dedikojë një shkrim pritjes së emograntëve afganë në Shqipëri që ikën pasi talibanët pushtuan Afganistanin. Në një artikull të botuar, janë publikuar dëshmitë e shumë prej afganëve që janë strehuar buzë Adriatikut, në Shëngjin. Nuk ha...

Termeti u shembi shtepine, familja nga Shullazi strehohet ne ndertese te re!Nga Ahmet ZaniShkëlqim Lamajt, nga fshati Sh...
22/03/2022

Termeti u shembi shtepine, familja nga Shullazi strehohet ne ndertese te re!

Nga Ahmet Zani

Shkëlqim Lamajt, nga fshati Shullaz, i është ndërtuar banesa e re në prag të festave të fundvitit.
I rrethuar nga një mal me probleme, në familjen e tij edhe tërmeti 26 nëntorit, preku shtëpinë, duke e shkatërruar totalisht. Me dy vajzat e sëmura, kryefamiljari i paralizuar, përjetuan mjaft vështirësi, prej dy vitesh.
Manjëherë pasi janë njohur me rastin, kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara, ka vënë në lëvizje institucionet për ti ardhur në ndihmë, familjes së Shkëlqimit në fshatin Shullaz.
Në kontributin e kësaj familje, janë angazhuar dhe Caritas italian në bashkpunim me atë shqiptar.
Pranë banesës së shkatërruar, nisën punimet duke i dhuruar, banesën tërësisht të re, gjë që ka gëzuar këtë familje, duke e konsideruar ndihmën e bashkisë Kurbinit dhe familenderimi i shkon pikërisht nga familjarët kryebashkiakes Majlinda Cara, si dhe 'Caritasit' shqiptar dhe atij italian.

Nje vit pa specialistin qe i mungon Fushe-KrujesNga Ahmet ZaniBajram Karaj ndërroi jetë nje vit me pare pasi u prek nga ...
19/03/2022

Nje vit pa specialistin qe i mungon Fushe-Krujes

Nga Ahmet Zani

Bajram Karaj ndërroi jetë nje vit me pare pasi u prek nga Covid-19!
I njohur jo vetem si specialist ne bujqesi por edhe per kontributet e jashtezakonshme ne disa fusha, ai do te drejtonte per nje mandat edhe Bashkine e Fushe-Krujes ku spikati si figure me vlera te larta qytetare! Gjate atij mandati Karaj do te mbahet mend gjate per nismat qe ndermori ne sherbim te komunitetit vendas po edhe politikave sociale qe ndoqi ne bashkine e qytetit te tij!
Miqte dhe njeheresh koleget e tij e konsiderojne ikjen e tij nga kjo jete si nje humbje te madhe per shkak se zona ka humbur busullen e orientimit ne bujqesi, pas sot eshte nje sektor jetik ne rrethinat e Fushe-Krujes!
Me rastin e nje vjetorit te vdekjes se Bajram Karajt, Keshilli Bashkiak i akordoi Çertifikate Mirenjohjeje!

14/03/2022

Shqipëria ime...

Nga Agim Picaku

Shqipëri, me kaq shumë dhimbje e plagë, e lodhur, e dërmuar, e zhgënjyer, e tradhëtuar... . Endesh në tunelin e moskuptimit, duke bluajtur drithin e të kaluarës...

Se sot të ka kapur për fyti paniku, varfëria, amullia, tradhëtia e bijve të degraduar që me thikë pas shpine të godasin në errësirë. Kainët e tu që po shtohen çdo ditë, janë antimodele, stresi dhe vuajtja jote e pafund për pjellat e tua bastarde. Duan të ti mbyllin rrugët që të çojnë tek shpresa e dashuria, tek vyrtytet dhe vlerat që ka trashëguar geni yt mbretërorë e fisnikërorë. Duan të të kthejnë në kohën e Sodomës dhe Gomorrës, të të veshin me lavdinë e rreme dhe hipokrite që ti s'e meriton. Më shumë se nga jashtë, lukunitë e të keqes të turren nga brenda dhe duan të të përulin e të të gjunjëzojnë, që ti ta humbasësh atë fillin magjik të ekzistencës tënde historike që të ka nxjerrë gjithmonë faqebardhë e kryelartë me çdo përballje...

Ti s'ke nevojë për asgjë, ata kanë nevojë për lavdinë tënde. Dhe ne të gjithë, bijtë e tu që nuk jemi pjesë e klanit ogurzi të Kainit, nuk do të të lëmë ta ulësh kokën o Mbretëreshë fisnike, o nuse Ilirike, o nanë Pellazgjike.

Koha e horrave plangprishës do të ikë e ti rishtas do të marrësh atë që në fakt e ke patur gjithmonë : Krenarinë dhe dinjitetin qëndrestar në të gjitha kohrat. Shqipëri, mos u dekurajo, se në fillim të mijëvjeçarit të tretë, era e historisë do të fryjë kah e mbara dhe të gjitha këto trauma do t'i përkasin një kohe pa kthim!

‘Dashuri dhe urrejtje’, artistët e rinj ‘pushtojnë’ KrujënAhmet ZaniPër artdashësit krutanë në Pallatin e Kulturës së kë...
13/03/2022

‘Dashuri dhe urrejtje’, artistët e rinj ‘pushtojnë’ Krujën

Ahmet Zani

Për artdashësit krutanë në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti është zhvilluar një aktivitet artistik, që ka patur për qëllim risjelljen e një morie artistësh të rinj në qytetin muze.
Poetja Selidona Zalla me skenarin e bazuar në filmin "Dashuri dhe urrejtje", ka sjell shfaqjen për bashkëqytetarët e saj që u prit me mjaft interes nga krutanët. Premiera është vënë në skenë nga Selidona Zalla, me artistë të rinj të përzgjedhur thuajse nga i gjithë vendi.
Filmi është realizuar në ambientet e Bashkisë dhe në pazarin karakteristik të Krujës. Në skenar janë zhvillimet e fundit të këtij qyteti, projektet në rindërtimin e tij.
Artistët e rinj në këtë premierë janë mirëpritur nga artdashësit krutanë. Aktiviteti është shoqëruar me muzike nga trevat e vendit dhe interpretime nga artistët e rinj që kanë sjellë një ditë ndryshe për vendasit.

24/06/2021

Mjeshtri, sot 34...

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Diell-online.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Diell-online.al:

Share

Category

Nearby media companies



You may also like