Vëllimi i katërt “Urë”, është gati për shfletim në lidhjen www.shota.al. Falënderojmë, sipas rendit alfabetik, kontribuesi/et për punën e tyre, durimin dhe dashamirësinë për të qenë pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët:
DARDAN KONJUFCA, DRIVALDA DELIA, EDON QESARI, ELVIRA DONES, FITIM SALIHU, FLORIAN BIEBER, GRESA HASA, HASAN HASANOVIÇ, JELENA SAVIÇ, KRISTINA MILLONA, LIRI KUÇI, MERIMA OMERAGIÇ, SARA MILENKOVSKA, SELMA JAHIÇ, SERBEZE HAXHIAJ, SINDI KUÇI, SOKOL ÇUNGA
Në mënyrë të veçantë, i shprehim mirënjohje punueses grafike të revistës “Shota”, Gea Madhit dhe studios Parallelogram; programuesit Shpresim Ndrukaj, pa të cilët vëllimet tona online nuk do të ishin të mundura, si dhe Livia Stavrit dhe Egzon Sadikut, për të gjitha ndërhyrjet emergjente, në detajet plotësuese të vëllimit.
________
Disclaimer: Botimi virtual i këtij vëllimi është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e kontribuese/ve dhe revistës “Shota”, si dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.
Nga skajet drejt qendrës - Një ligjërim feminist i ndërthurur dhe transnacional
“Lulet e Shën Valentinit e 8-Marsit po na i kthejnë në lule morti. O gra, po na vrasin!”
Nga fjalimi i Liri Kuçit - mbrojtja ndaj femicidit të trajtohet si emergjencë kombëtare.
I duam të gjitha gratë e gjalla, prandaj do dalim prapë në rrugë!
REZISTENCË NDAJ SEKSIZMIT TË INSTITUCIONALIZUAR
Bisedojmë këtyre çasteve, me dy feministet nga Kosova, Liridona Sijarinën dhe Teutë Rrustën mbi seksizmin e insitucionalizuar dhe përpjekjen e përbashkët për drejtësi dhe barazi gjinore.
Ju ftojmë ta ndiqni!
Instrumentalizimi i Mizogjinisë në Politikë
Edukatë seksuale në shkolla, TANI!
EDUKATË SEKSUALE NË SHKOLLA, TANI!
Në konsultimin publik mbi Strategjinë e Arsimit 2021-2026, zhvilluar ditën e sotme në mjedisin luksoz të hotel “Plaza”, nuk u përmend asgjë përsa i përket krimeve me natyrë seksuale, kryesisht kundër vajzave të mitura. Gjithashtu, sistemi i çalë aktual mësimor, metodat e deritanishme të edukimit, si dhe fakti që shkollat rëndom nuk janë hapësira të sigurta për vajzat, nuk ishin të përfshira në asnjë nga blloqet e diskutimit.
Ministria e Arsimit vijon të heshtë ndaj mynxyrës ku është katandisur sistemi arsimor në këto 30 vite në Shqipëri; ndaj faktit që në 2021, vajzat e djemtë nuk përftojnë edukim mirëfilli mbi çështjet e gjinisë dhe seksit, sjelljet e pranueshme shoqërore, respektimin ndaj njëri-tjetrit, pranimin e diversitetit e të tjera vlera bazike sikurse në çdo shoqëri të zhvilluar.
Aktivistja Klaudina Kuçi, përkrahur nga të tjera/ë aktiviste/ë feministe/ë, ka artikuluar përmes shpalosjes së banderolës “Edukatë Seksuale në shkolla, TANI!”, nevojën shoqërore tonën për emancipim dhe çlirim gjinor. Kjo thirrje ka kumbuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përgjatë protestave sistematike me karakter feminist të javëve të fundit. Ajo është vetëm një nga kërkesat tona, së bashku me të drejtën për ekzistencën e një departamenti të Studimeve Gjinore në universitetet publike dhe lehtësimin e qasjes në arsim vajzave dhe grave, përmes reduktimit të tarifave universitare dhe krijimit të hapësirave të sigurta e të barabarta.
Edukimi është një nga shtyllat kryesore të emancipimit, që na formëson si individë dhe shoqëri. Nëse shoqëria jonë sot është e dhunshme, patriarkale dhe toksike, faji duhet kërkuar te një sistem arsimor po i tillë, që në mos e gjeneron këtë dhunë, e legjitimon atë përmes heshtjes dhe mungesës së veprimit.
(Pamjet filmike: Citizens Channel)
Protesta vazhdon këtyre çasteve te Ministria e Drejtësisë.
"Nuk është e lehtë të lindësh vajzë në Shqipëri. Kur shteti nuk të mbron, shkolla bëhet ferr, gjykata e rrethit fantazmë, polici i korruptuar e dhunues - epo sepse shteti vetë dhunon, sepse shkolla vetë nuk edukon më dhe “drejtesia” bën padrejtësi.
Fundja kështu e bëjmë shoqërinë, njëra gjë pasqyron imazhin e sëmurë të tjetrës.
Po, edhe familjet tona kështu bëhen, trup i sëmurë i një koke të sëmurë.
Dhe kush e pësojnë? Më të varfrat, më të sëmurat, më nevojtaret e të pambrojturat. Që të gjitha vajza e gra!"
Fjala e aktivistes feministe Liri Kuçi, në manifestimin "Përdhunimi është krim" në Rrëshen.
Elbasan, 11/05/2021
THUAJA EMRIN!
Vrasja e Liljana Buzos nuk ishte thjesht “një tjetër vrasje”. Asnjë krim nuk mund të jetë vetëm një “tjetër” i radhës, në qerthullin e dhunës që grave ua shkatërrojnë dhe marrin jetën. Por vrasja e Liljanës, sikurse ajo e Fildeze Hafizit më 2017 janë mbase edhe simboli më ulëritës i dështimit kryekëput të shtetit, në garantimin e mbrojtjes së jetës së grave. Këto dy vrasje tregojnë jo vetëm intensitetin fatal të dhunës patriarkale por edhe faktin tronditës që shteti i pari nuk ka fuqi të na mbrojë sepse ky shtet është vetë dhunues teksa shteti duhet të jetë garancia e sigurisë së jetës sonë, lirisë dhe pavarësisë.
Liljana Buzos jeta iu ndërpre dhunshëm në moshën 54-vjeçare. Ajo u vra nën hundën e drejtësisë. Megjithatë, kjo grua gjeti guximin të kryente denoncimin, të niste procesin e divorcit në gjykatë, të ndiqte çdo hap legjitim për t’u shkëputur nga kthetrat e dhunës, ku një lumë grash në Shqipëri gjenden ende të ngërthyera.
Liljana u vra mu këtu ku ne ndodhemi sot dhe vrasja e saj s’mund të kalojë si numër rendor. Asnjë prej nesh s’është numër! Jetët tona s’janë nënkategori kronikash të zeza në ekran.
Liljana pati emër, fytyrë, dëshira, ëndrra, të drejta, sikurse Irvana Hyka Demiraj, Fëllënza Shirja, Dorina Alla, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Gra. Gjashtë gra. Gjashtë jetë të ndërprera nga dhuna patriarkale vetëm në 2021. Gjashtë krime.
Ne ndodhemi sot në qytetin e Elbasanit, në kujtim të Liljana Buzos dhe për të shfaqur solidaritetin me çdo grua që këtyre çasteve gjendet e ndrydhur në ferrin patriarkal. Ne u themi të gjitha grave se nuk janë vetëm, se ne jemi krah njëra-tjetrës në çdo çast.
Thërrasim njëzëri, protesojmë së bashku dhe e përkrahim njëra-tjetrën, eksperiencën e gjithsecilës e sjellim në qendër të publikes dhe e shtypjen e shndërrojmë në forcë!
#
Pse një kontratë kolektive për punëtore/ët në call center?
Sot, ora 19.00, drejtpërdrejt nga S***A në Facebook, në kuadër të muajit të të drejtave të punëtorisë, do të bisedojmë me Barbara Meçajn dhe Tonin Preçin, lidhur me kushtet e punës në call center dhe rëndësinë e organizimit sindikal në vend. Ju ftojmë të na bashkoheni!
Drejtpërdrejt nga Ballshi për 1-Maj, me ish-naftëtaret e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës.