13/05/2024
Zëri i qytetarëve nuk hyn në Bashki
Nga Ervin Goci
Me ftese te mikut tim shume te perzemert, keshilltarit bashkiak te Pogradecit z. Arber Male, mora pjese ne nje takim konsultativ te hapur per qytetaret.
Takimi u organizua ne nje ambjent te pershtatur per kete takim.
Kete takim sot ne Bashkine Pogradec nuk e ben dot. Nuk e di se pse e kane me kaq problem, po ndoshta ngaqe qe ne hyrje gjendet nje cope hekuri me vlere te deklaruar 15 miljon leke, nderkohe qe me sy te lire nuk m'u duk se bente me shume se 500 mije lek te vjetra. Nje karakatine distopike, qe nuk e kuptoj mire nese perfaqeson vajtjen per ne Europe apo kthimin e turpshem mbrapsht. Nejse!
Z. Male, sot ne nivel lokal, mund te jete nga njerezit me aktiv qe di, qe njoh, qe ndjek, i cili ndoshta per here te pare pas shume vitesh ka marre iniciative personale per te kandiduar pa iu marre leje bajraktareve lokale dhe per te perfaqesuar zerin e qytetareve te Pogradecit.
Lufta e tij eshte e perditshme, kerkon llogari, angazhon njerez per t'u njoftuar e reaguar, ben publike gjithe aktivitetin e Bashkise, por mbi te gjitha, i vetem, e ka tundur mire Bashkine duke marre angazhime edhe me te forta per te bere transparence per çdo 200 leksh qe shpenzohet atje.
Fakti eshte qe zeri i qytetareve nuk hyn ne institucion.
Ai nuk e ka luften personale me ndokend, por kerkon qe me ane te forumit te hapur mos te lere mundin dhe djersen e qytetareve, energjite e pafundme te shkojne per dhjame qeni.
Qyteti dukshem ka disa probleme serioze, jo thjesht me transparencen, por me prioritetet.
Eshte komplet ne drejtim te paditur, i kontrolluar dhunshem nga Tirana dhe pa politika.
E gjitha per shkak te bllokimit te fjales se qytetareve.
Qyteti i zhytur mes paradoksesh, rriten takat, bien te ardhurat, shtohen turistet dhe bie numri i shtreterve te deklaruar, bie performanca nderkohe rritet artileria e propagandes, tkurren financat dhe shtohen me 2-3 here burokratet parazite fare te panevojshem duke thare buxhetet me rroga elektorale.
Paguajne 3 here me shume per nje pozicion pune, nderkohe qe studentet harxhonin 5000 leke ne dite vetem transport per te vajt ne Universitet ne Korçe.
Sa e sa gropa te tilla qe Bashkise i duken luks i madh t'i mbuloje, por qe e ka detyre paresore te mbeshtese shtresat te caktuara dhe njerez vulnerabel.
Arbri nuk pushon duke listuar e çuar problemet e bashkeqytetareve te vet ne mbledhjet e Keshillit,
Gjithmone i kam qendruar mendimit qe demokracia mesohet, kultivohet, ushtrohet ne nivel qelize, aty, ashtu, ne ato komunikimet e rendomta te perditshme, duke mbledhur njerez, duke degjuar pakenaqesite e tyre, por dhe duke marre ndonje iniciative minimale per ta ngritur zerin, per t'u mbledhur, per te komunikuar, per t'u organizuar, por mbi te gjitha duke i mbajt lidh vendasit, banoret, qytetaret me çeshtjet e qytetit dhe me institucionin.
Arbri, sot, ne Pogradec, eshte e vetmja infrastrukture qe e mban gjalle kete lidhje, por mbi te gjitha ne lartesi te detyres dhe perfaqesimit te atyre qe e kane votuar, po perleshet perdite me gjithfare abuzuesish e lakmuesish e lajkataresh, qe te ruaje pasurite e qytetit nga grabitqaret.
Per mua ky lloj lidershipi eshte stofi i politikanit qe kam per zemer, qe na zbardh faqen, qe do ndryshoje Shqiperine.
Qyteti magjik i Pogradecit meriton asgje me shume e as me pak se sa aureola e vet.
Pogradecin vetem mund ta demtosh.
Arber Male
Migen Qiraxhi