Pogradeci News

Pogradeci News Faqja e parë, e vetmja informative në Pogradec, e cila mbulon edhe Korçën. Seriozitet dhe informim në kohë reale. Sepse lajmi për këtë zonë mbulimi jemi ne!
(63)

Faqja e parë, e vetmja informative në Pogradec,e cila mbulon edhe Korçën.Seriozitet dhe informim në kohë reale.Sepse lajmi për këtë zonë mbulimi jemi ne !

17/08/2024

Shkolla Profesionale Shërbime, Korҫë
''Spot Promocional''

17/08/2024

Edicioni i Lajmeve 17.08.2024

Bar-Restaurant Kuinda kërkon të punësojë kamerier, paga e kënaqshme dhe sigurimet e plota. Për më shumë informacion kont...
17/08/2024

Bar-Restaurant Kuinda kërkon të punësojë kamerier, paga e kënaqshme dhe sigurimet e plota. Për më shumë informacion kontaktoni në numrin celular: +355 68 222 8806

17/08/2024

Pogradec/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Kalivaç-Pogradec", mëngjesin e sotëm, automjeti tip "Benz", furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe shkakut të aksidentit.

16/08/2024

Edicioni i Lajmeve 16.08.2024

15/08/2024

Edicioni i Lajmeve 15.08.2024

15/08/2024

...!?

14/08/2024

Edicioni i Lajmeve 14.08.2024

14/08/2024
13/08/2024

Edicioni i Lajmeve 13.08.2024

12/08/2024

Edicioni i Lajmeve 12.08.2024

12/08/2024
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngj...
12/08/2024

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.

Pogradec/Informacion paraprakRreth orës 01:10 të mëngjesit, në aksin rrugor "Pogradec-Tushemisht", shtetasi A. Ç, duke d...
12/08/2024

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 01:10 të mëngjesit, në aksin rrugor "Pogradec-Tushemisht", shtetasi A. Ç, duke drejtuar automjetin tip "Renault", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Ç, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

12/08/2024

Pogradec/ Policia kap të shumëkërkuarin Spartak Çela, pas 4 vitesh arrati
Komisariati i Policisë së Pogradecit ka mundur të arrestojë këtë pasdite një të shumë kërkuar prej 4 vitesh, ai është Spartak Çela rreth 39 vjeç, i cili në 2020 shtiu me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokrës.
Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshihet sërish.
Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e sektorit të krimeve kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit.
Ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë. Theksojmë se për 4 vite me rradhë që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, kishte mundur të fshihej shumë mirë ndaj policisë, në malsinë e Mokrës.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë KorçëNisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen ...
12/08/2024

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë

Nisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku si pasojë e një konflikti humbi jetën një 42-vjeçar, dhe për këtë aludohet se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, sqarojmë opinionin publik se:

Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja.

Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të Komisariatit Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit dhe tre shtetasve të tjerë për moskallëzim krimi, dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore që rezultuan me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë njoftim zyrtar me versionin zyrtar.

Ftojmë mediat dhe këdo që është i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarjet e ndodhura në territorin e Qarkut Korçë, që t’i drejtohet zyrës së Komunikimit me Median e Publikun në DVP, dhe jo t’i referohen burimeve jo zyrtare.

Garantojmë qytetarët dhe median se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, pushuesit, vizitorët dhe turistët.
Faleminderit.

11/08/2024

Edicioni i Lajmeve 11.08.2024

10/08/2024

Edicioni i Lajmeve 10.08.2024

09/08/2024

Edicioni i Lajmeve 09.08.2024

09/08/2024
08/08/2024

Edicioni i Lajmeve 08.08.2024

07/08/2024

Edicioni i Lajmeve 07.08.2024

06/08/2024

Edicioni i Lajmeve 06.08.2024

GJEMITËVarka e peshkimit "Gjemi" është përmendur në dokumenta më shumë se treqind vjet më parë. Zakonisht bëhej nga ahu ...
06/08/2024

GJEMITË

Varka e peshkimit "Gjemi" është përmendur në dokumenta më shumë se treqind vjet më parë. Zakonisht bëhej nga ahu ose bredhi. Ishte 4-6 metra e gjatë, 1,40-1,60 metra e gjerë, ndërsa pjesa e pasme e varkës ishte edhe më e gjerë. Varka vihej në lëvizje nga tre persona që vozisnin përpara dhe dy persona që vozisnin nga pas. Varka përdorej për peshkim por edhe për transportin e mallrave dhe udhëtarëve. Kur përdorej në ngjarje solemne, mbi të ndërtohej i ashtuquajturi "çardhak" prej druri, me një parmak rreth gjysmë metër të lartë. Thuhet se peshkatarët lundronin në liqen me këto varka edhe kur dallgët ishin mbi 4 ose 5 metra të larta.
Për këto mjete lundrimi shkrimtarit britanik John Foster Fraser (1868-1936), në librin "Pamje nga Ballkani", i publikuar në Londër në vitin 1906, shkruante:
"Ka shumë varka në liqen, në formë gondole, të shtyra me rrema të mëdha si lopatë. Çuditërisht, velat nuk përdoren kurrë në asnjë nga varkat e Ohrit (në këtë rast liqenit). Sado i shkëlqyer të jetë flladi dhe sado i gjatë të jetë udhëtimi, që ndonjëherë zgjat një ditë të plotë, e gjithë distanca bëhet me forcën e rremit. Kjo jo sepse vendasve u mungon inteligjenca për të përfituar nga velat, por sepse stuhitë janë aq të papritura dhe furishme saqë në një çast një varkë me pëlhurë mund të përmbytet."

"Varka me vozitje"

Foto të realizuara nga fotografi norvegjez Severin Worm-Petersen, viti 1922. Petersen ka qenë fotografi i Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, komision i cili asokohe erdhi në Pogradec për çështjen e Shën Naumit.

Arkivi i Muzeut të Teknologjisë, Norvegji.
Ledjan Zeqollari

05/08/2024

Edicioni i Lajmeve 05.08.2024

Address

Pogradec
07405

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pogradeci News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share


Other Media/News Companies in Pogradec

Show All

You may also like