Lushnja WEB

Lushnja WEB Ketu do te diskutohet gjithcka qe i perket qytetit tone... Denoncime Online,Komunikime zyrtare, Kerkesa ndaj nje administrate dhe gjithcka tjeter...
(4)

Formacioni zyrtar i Kombetares Shqipetare ❤️🇦🇱
15/06/2024

Formacioni zyrtar i Kombetares Shqipetare ❤️🇦🇱

E dime qe sot Lushnjaret qe jetojne dhe qe kan shkuar ne Gjermani jane te shumte, ndaj presim fotot dhe videot tuaja ne ...
15/06/2024

E dime qe sot Lushnjaret qe jetojne dhe qe kan shkuar ne Gjermani jane te shumte, ndaj presim fotot dhe videot tuaja ne mbeshtetje te Kombetares Kuq e Zi ❤️🇦🇱❤️

•Përjetësisht me ty Shqipëri

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në Lushnje, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se një motorr...
28/05/2024

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në Lushnje, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se një motorrist i cili shpërndante pica ka përplasur një kombësore në vijat e bardha. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar këmbësorja dhe motorristi. Gjithashtu dy të plagosurit janë dërguar në spital.

28/05/2024

🇦🇱 Francez, 28 vjeç është rrobaqepës dhe stilist nga Lushnja, i cili po kërkon të krijojë markën e tij pasi prej disa vitesh po e perfeksionon këtë zanat.

Shikoni videon për të zbuluar pse vendosi të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri 👇

Kapet në flagrancë hajduti në Lushnjë, 22-vjeçari hyri në një banesë, policia e arreston.  U kap në flagrancë duke në ba...
27/05/2024

Kapet në flagrancë hajduti në Lushnjë, 22-vjeçari hyri në një banesë, policia e arreston.

U kap në flagrancë duke në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 22-vjeçari.

Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas, se po tentohej të vidhej në banesën e tij, në lagjen “Skënder Libohova”, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti:
E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Policisë e kapën 22-vjeçarin në flagrancë, në mbrëmje, në katin e dytë të banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

RROGOZHINA/EGNATIAEgnatia eshte ekipi sportiv i qytetit te Rrogozhines,nje qytet me 22.148 banore. Nje ekip i cili prej ...
26/05/2024

RROGOZHINA/EGNATIA
Egnatia eshte ekipi sportiv i qytetit te Rrogozhines,nje qytet me 22.148 banore. Nje ekip i cili prej dites qe eshte marre ne administrim nga Dermozi ka filluar te j*p leksione per cdo qytet sport dashes, se si duhet te administrohet nje ekip sportiv.
EGNATIA sot hyri ne librin e Art te futbollit Shqipetar ku u shpall Kampione e Superliges Shqipetare.

Urime qytetit tone fqinj per kete sukses madheshtor.

👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻

Përroi i qytetit 😍
25/05/2024

Përroi i qytetit 😍

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohen për sh*tje droge në zona të ndryshme të qytetit. B...
25/05/2024

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohen për sh*tje droge në zona të ndryshme të qytetit. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasi me inicialet I. B., 61 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi V. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Berat Djimsiti, futbollisti i pare i Kombetares Shqipetar qe ngre lart Kupen e Uefa Europa League ❤️❤️🇦🇱🇦🇱
22/05/2024

Berat Djimsiti, futbollisti i pare i Kombetares Shqipetar qe ngre lart Kupen e Uefa Europa League ❤️❤️🇦🇱🇦🇱

Sylvinho Lushnjari 😂🙏🏻❤️
21/05/2024

Sylvinho Lushnjari 😂🙏🏻❤️

60 VJETORI I NDARJES NGA JETA TË DËSHMORIT TË FUSHËS SË BLERTË SHQIPTARE ABDURRAHMAN ROZA HAXHIU NGA Kevin HAXHIUAbdurra...
20/05/2024

60 VJETORI I NDARJES NGA JETA TË DËSHMORIT TË FUSHËS SË BLERTË SHQIPTARE ABDURRAHMAN ROZA HAXHIU

NGA Kevin HAXHIU

Abdurrahman Roza Haxhiu i njohur si Roza Haxhiu lindi në qytetin e Lushnjës,në lagjen "Kongresi i Lushnjës" në vitin 1930. Djali i patriotit Bajram Haxhiu i cili ishte një nga anëtarët e komisionit kombëtar të posaçëm inisiator të thirrjes dhe organizimit të Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare Shqiptare në Diasporën e Shqiptarëve të Egjiptit Qerim Haxhiu.Futbolli për Rozën ishte një ëndërr që nisi që fëmijë në fushën e blertë të vendlindjes dhe që do të përfundonte po aty në fushën e blertë europiane nga një goditje me takë futbolli në kokë gjatë lojës. Roza Haxhiu ishte një futbollist dhe trajner i shquar shqiptar në vitet 50-60. Ai luajti si futbollist me “Traktorin” e Lushnjes,“Besën” e Kavajës,Partizanin,Dinamon dhe kombëtaren shqiptare.Gjithashtu Roza Haxhiu ishte edhe Trajner i shquar me Traktorin e Lushnjes.Në vitin 1945-1947 Roza Haxhiu u aktivizua me ekipin e të rinjëve të “Traktorit” të Lushnjes ku u dallua si titullar.Dilaver Toptanit i cili ishte inspektorë i fizkulturës,mësues,trajner dhe futbollist në Lushnje në vitet 1947-1949 kur pa cilësitë e mëdha të Roza Haxhiu-t do ta dërgonte për specializim si trajner në Tiranë në një kurs që drejtohej nga kuadro sovjetik (rusë).Gjatë kampionatit të vitit 1948-1949 emri i Rozës i kalon kufijtë e Lushnjes.Haxhiu në vitin 1950 shkëlqeu si mesfushor tek “Besa” e Kavajës.Në vitin 1951 Roza do të luante për herë të parë në ekipin e Partizanit. Në vitin 1953 trajneri i saj Loro Boriçi e futi Roza Haxhiu-n në formacionin e ekipit të futbollit të kombëtares shqiptare që merrte pjesë në Bukuresht në Festivalin Botërorë të Rinisë dhe Studentëve. Në vitin 1955 Roza luante ne ekipin e Dinamos dhe në fund të ndeshjes Dozha e Budapestit-Dinamo futbollisti i shquar hungarez Suza ka thënë për Rozën:-“Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit europian”.Futbollisti i talentuar Roza Haxhiu ka dhënë një kontribut të madh edhe në kombëtaren Shqiptare dhe veçanërisht në fitoret ndaj Çekosllovakisë dhe Polonisë.Në vitin 1957 në finalen e kampionatit të 20-të kombëtar që zhvillohej midis dy ekipeve kryeqytetase (derbi) Partizani-Dinamo Roza Haxhiu bëri golin e tretë.Tifozët e Partizanit e festuan në mënyrë madhështore në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” fitoren e kampionatit gjithashtu ata ngritën në krah futbollistin e talentuar dhe golashënuesin e ndeshjes A.Roza Haxhiu.Ky moment tepër i veçantë është fiksuar edhe në një fotografi. Në Leipzig të Gjermanisë Roza Haxhiu me ekipin e Partizanit në vitin 1958 dha maksimumin e tij në fitimin e medaljeve të argjendta. “1958” për Rozën ishte vit i suksesit të madh por gjithashtu do të ishte dhe tepër i rëndë kjo e fundit pasi ai gjatë një ndeshje miqësore që zhvillonte me ekipin e Partizanit në Bullgari gjatë lojës u godit me takë futbolli në kokë.Goditja me takë do ti shkaktonte një sëmundje të pashërushme por Roza nuk u largua nga futbolli por me zemër,dëshirë dhe pasion vazhdoi të ishte në fushën e lojës edhe si trajner edhe si futbollist deri sa ndërroi jetë.Në vitin 1959 luajti përsëri me “Dinamon” e më pas kthehet atje ku e nisi ëndrrën e tij në fushën e blertë të vendlindjes.Këtë herë Roza Haxhiu do të ishte Trajner dhe Futbollist njëkohësisht në ekipin e Traktorit të Lushnjes. Ekuipazhi sportiv i konsoliduar nga Abdurrahman Roza Haxhiu triumfon në Kampionatin e Kategorisë së Dytë duke u shpallur kampionë në 1960. Emri A.Roza Haxhiu është shënuar me “shkronja të arta” në historinë e futbollit lushnjarë si i pari Trajner që e futi ekipin e qytetit të Lushnjes në Kampionatin e Kategorisë së Parë. Në Maj-Korrik 1963 Haxhiu caktohet për përzgjedhjen dhe përgatitjen e një grup moshe 13-14 vjeçarësh për Spartakiadën Kombëtare që zhvillohej çdo vit në kampin e pionerëve “Qemal Stafa” në Durrës. Në periudhën Shkurt-Mars 1964 Roza punoi si mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme të qytetit të Lushnjes “18 Tetori”.Goditja me takë futbolli që mori në kokë gjatë lojes i shkaktoi sëmundjen e rëndë e të pashërushme dhe kjo e fundit do ta ndante nga jeta më 19 maj 1964 në moshë tepër të re 34 vjeç.Abdurrahman Roza Haxhiu u nda nga jeta ashtu siç ai e meritonte me nderime,respekte dhe vlerësime.Mijëra sportdashës Lushnjarë e nga rrethet e tjera, banda nga Kavaja drejtonte kortezhin. Ashtu me duart e lëshuar Xha Bami (i ati) hedh vështrimin rreth e qark. Mizeri njerzish. Përkulet tek koka e arkivolit:-“Ah mor bir…Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shokë…”. Abdurrahman Roza Haxhiu përveç se një futbollist i talentuar ai ishte dhe tepër simpatik.Ai teksa vizitohej nga doktori Italian dhe infermieret e spitalit në vitin 1947 do të thirrej “che bella rosa”-“cfarë trëndafili i bukur”. Emri Roza do të përforcohej më tej edhe nga doktori Ihsan Çabej pas vitit 1950, për t’u përhapur më pas jashtë ambieneteve të spitalit dhe mbetur përgjithmonë i skalitur në mëndjen e qindra mijërave sportdashësve e më gjerë. Roza Haxhiu ka vdekur vetëm fizikisht sepse emri dhe karriera e ndritur futbollistike që ai la pas do të jenë të pavdekshme në historinë e futbollit shqiptarë.Haxhiu u nderua pas vdekjes në vitin 1971 me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm Pluralist Lushnje me Vendim Nr.124,datë 16 gusht 1991 vendosi në pikën 1 të vendimit që Stadiumit të futbollit të qytetit të Lushnjes të emërohet stadiumi Abdurraman (Roza) Haxhiu.Këshilli i Bashkisë së Qytetit Lushnje me Vendim Nr.30,datë 20 maj 1994 me votim të plotë vendosi Zoti Abdurrahman Roza Haxhiu ti jepet titulli “Qytetar Nderi”.Në vitin 1999 nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve u nderua me titullin “Nderi i Sportit Shqiptar”.Në vitin 2016 nga FSHF Federata Shqiptare e Futbollit u nderua me titullin "Pllakatë". Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta me Dekret Nr.11790, Datë 16.10.2020 i dha Abdurrahman Roza Haxhiut (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit” me motivacion: -“Në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit në qytetin e Lushnjës dhe lojën e tij të paharruar si lojtar i Ekipit Kombëtar.Një futbollist me aftësi të shkëlqyera, “dëshmor” i fushës së blertë,një sportist model,i cili u bë shembull frymëzimi për futbollistët e rinj”.Në 30 vjetorin e vdekjes 21 Maj 1994 u përkujtua në qytetin e Lushnjes legjenda e futbollit shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu.Ceremonitë e organizuara nga Bashkia Lushnje në nderim të figurës dhe veprimtarisë së A.Roza Haxhiut,nisën me një ndeshje që u zhvillua në stadiumin “A.Roza Haxhiu”.Gjithashtu në sallën e kinoteatrit u zhvillua edhe një aktivitet ku folën miqë e shokë mbi jetën dhe veprimatarinë e futbollistit legjendar Abdurrahman Roza Haxhiu.Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë futbollistë,këngëtarë e aktorë si:Vaçe Zela (këngëtare),Margarita Xhepa (aktore),Ilia Shyti (aktor),Hysni Zela (këngëtare),Kolec Kraja (futbollist),Robert Jashari (futbollist),Ismet Bellova (komentator sportiv),Ali Kastrati (boksier,fizioterapist),etj.Në maj të vitit 2007 është realizuar një dokumentarë për A.Roza Haxhiu i titulluar “Trëndafili i fushës së blertë” në Televizionin Shqiptar “TVSH” me skenar dhe regji nga Engjëll Ndocaj.Në 11 maj 2016 është realizuar emisioni Panteon nga Nisida Tufa në Televizionin “News 24” me temë “Abdurrahman Roza Haxhiu,dëshmori i fushës së blertë”.

(19 maj 1964-19 maj 2024/60 vjetori i ndarjes nga jeta të futbollistit,trajnerit të shquar lushnjar A.Roza Haxhiu ).

RAFAELA BENDO FITORE DHE ARRITJE TË DYFISHTËFitore të dyfishta në  paraqitje për Rafaela Bendo vajza nga Lushnja në kamp...
20/05/2024

RAFAELA BENDO FITORE DHE ARRITJE TË DYFISHTË

Fitore të dyfishta në paraqitje për Rafaela Bendo vajza nga Lushnja në kampionatin ndër-ekipor të kategorisë K18 që u zhvillua të dielën në ambientet sportive të Agios Kosmas në Greqi.

Atletja gjashtëmbëdhjetë vjeçare e Unionit të Gjimnastikës fitoi të dy lojërat ku mori pjesë. Të dielën në mëngjes ai fitoi 400 metra me lehtësi relativisht. dhe pasditen e të njëjtës ditë fitoi edhe garën 800m.

Është e jashtëzakonshme që në të dy garat ajo arriti performanca individuale. Në 400m performuan 57 ́ ́49, duke vendosur një rekord të ri personal (58 ́15 të vjetra). Performanca është më e mira në Greqi për moshën (2008) dhe është vetëm 19 milimetra e sekondës larg limitit (57 ́30) për pjesëmarrjen në kampionatin pan-evropian në kategorinë e tij. Por edhe në 800m Rafaela me një performancë prej 2 ́16 ́63, arriti një rekord personal 1 sekondë (të vjetra 2 ́17 ́ ́75).

Atletët shoqëroheshin nga trajnerët e tyre të Libanit Gjeorgji dhe Kosta Gion, të cilët u thirrën nga komiteti organizator i SEGAS dhe gjithashtu i dhanë çmime Rafaela Bendo.

20/05/2024

Lushnjë/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, shtetasi R. S., rreth 68 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

19/05/2024

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

18/05/2024
16/05/2024

Njoftim

Ka humbur 1 celes makine Mercedez Benz para 3 ditesh.
Kush e ka gjetur ose e gjen ju lutem na kontaktoni .

12/05/2024
08/05/2024

Nje ndjekse e jona kerkone ndihmen e te gjitheve ne!!
Diten e diele ne lagjen "Skender Liboohva" ose ndryshe "Lagja Morri" eshte humbur nje portofol femrash,ngjyre kafe ku ne brendesi ka pasur:Karte ID,Patente,Karta Banke. Te gjitha dokumentat kane qene ne emer te shtetases me iniciale E.Q.

Eshte i lutur kush i ka gjetur ose ka informacion te na kontaktoj.
Faleminderit 🙏🏻🙏🏻

08/05/2024

Per nostalgjiket e hekurudhes ne Lushnje 😅😍

04/05/2024

Kisha e Shën Gjergjit - Lushnje
.. Dritë nga drita e perëndisë...

Një ndër vlerat e çmuara të harmonisë fetare në Shqipëri është gëzimi për festat e njëri-tjetrit! Uroj për të gjithë shq...
04/05/2024

Një ndër vlerat e çmuara të harmonisë fetare në Shqipëri është gëzimi për festat e njëri-tjetrit!
Uroj për të gjithë shqiptarët pa dallim, Pashkë të Gëzuara, lumturi dhe vetëm të mira në familjet tuaja!

573 vjetori i kurorëzimit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti me Donika Arianitin në manastirin e Ardenicës.Foto dh...
26/04/2024

573 vjetori i kurorëzimit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti me Donika Arianitin në manastirin e Ardenicës.
Foto dhe koreografi mjeshtri Leonard Syziu

“Nuk më p***a ardhur askush të më pres…” 💔….ishte dënuar për lëndë narkotike, sot la qelinë në Rrogozhinë.Ndryshe nga qi...
24/04/2024

“Nuk më p***a ardhur askush të më pres…” 💔

….ishte dënuar për lëndë narkotike, sot la qelinë në Rrogozhinë.

Ndryshe nga qindra të burgosur që priteshin nga familjarët ai nuk mori asnjë përqafim, i vetmi urim qe i një gardiani teksa i hapi deren: “Mos e pafsh më këtë vend”.

Teksa doli shikonte i hutuar turmën e njerëzve, por sytë nuk iu kryqëzuan me asnjë që njihte.

Për rreth 2 orë qëndroi ashtu i heshtur pranë çantave me rroba, pa lëvizur thuajse fare.

Më kërkoi të bënte një telefonatë, me një numër që e kishte shkruar në dorë…

Mori të vëllanë,

“Do vij unë të të marr, por jam në punë deri në orën 4…”

Nuk pranoi në asnjë moment të lëvizte nga aty,

Do e pres, une prita kaq, smë gjen gjë dhe per pak!

22/04/2024

Nje falenderim te madh per TV Apollon qe sjell ne vemendje nje problematike jetesore per qytetaret e Lushnjes. Kemi bere shpesh here thirrje qe te vihet dore dhe Spitali Rajonal Lushnje te marr identitetin e duhur.
Shpresojme shume ne nje reagim nga institucionet perkatese.

Arrestohet një 63-vjeçar në Lushnje pasi tentoi të godasë gjykatësen e çështjes. Mësohet se 63-vjeçari me inicialet J.K ...
13/04/2024

Arrestohet një 63-vjeçar në Lushnje pasi tentoi të godasë gjykatësen e çështjes. Mësohet se 63-vjeçari me inicialet J.K ka kundërshtuar vendimin e gjykatëses pasi pretendonte se prona ishte e tij dhe se vendimi ishte i padrejtë.

Përveçse kundërshtoi vendimin, 63-vjeçari ka fyer dhe ka tentuar të godasë gjykatësen. Pas kësaj ngjarjeje është bërë i mundur arrestimi i tij dhe veprimet e mëtejshme procedurale.

13/04/2024

Aksident i rëndë në aksin rrugor Lushnje- Berat,në afërsi të Fier-Sheganit. Makina që drejtohej nga një femër me inicislet E.Ç, përplas një person që udhëtonte me motor elektrik.
Etem Bushi, rreth 62 vjeç është i plagosur dhe në gjëndje të rëndë shëndetsore. Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes.
Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit që shkaktoj aksidentin.

😅😅
10/04/2024

😅😅

10/04/2024
Në protestën e fermërëve nga Lushnja, Fieri, Berati, Vlora dhe Kavaja, hyrja eautostradës Lushnje-Fier  është larë me qu...
08/04/2024

Në protestën e fermërëve nga Lushnja, Fieri, Berati, Vlora dhe Kavaja, hyrja eautostradës Lushnje-Fier është larë me qumësht. Në shenjë protestë, fermërët kanë derdhur 30 ton qumësht të grumbulluar nga mossh*tja e një jave.

Me traktorë, dhjetëra fermerë nga rrethe të ndryshme të vendit janë mbledhur në hyrje të autostradës Lushnje-Fier për të protestuar kundër uljes së çmimit të qumështit.

Protesta zgjati 1 orë dhe nuk u shënuan incidente. Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendojnë se që prej datës 1 prill qumështi është ulur me 100 lekë të vjetra për litër.

Lushnjë/Informacion paraprakRreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për moti...
05/04/2024

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve të cilët janë konfliktuar me sende të forta dhe mjet prerës, ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. S., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit A. H., dhe E. M., për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S. Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Address

Bulevardi I Palmave, Lushnje
Lushnjë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lushnja WEB posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lushnja WEB:

Videos

Share


Other Lushnjë media companies

Show All

You may also like