Blogmedia është platformë dixhitale që operon në shperndarjen e lajmeve dhe informacioneve të
Address
Lagja "Kongresi I Elbasanit", Bulevardi Aqif Pasha, Pallati 45
Elbasan
3001
Website
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when Blogmedia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Videos
Shortcuts
Category
Rreth nesh
Tre vjet pasi kishim lancuar blogun tone te pare, pas mbylljes se tij nga ana e moderatoreve te Facebook per arsye ende te paqarta, vendosem te nisim keshtu nje rrugetim te ri ne kategorine e medias online. Sigurisht, dicka te ndryshme nga postimet qe ishim mesuar te shperndanim per lexuesit ne faqen e meparshme, koherente me blogjet e themeluesve me te suksseshem ne SHBA, itali dhe Britanine e Madhe, duke integruar aty nje rrjet gazetaresk qe perfshin te gjitha mjetet e informimit dhe komunikimit masiv. Ka qene nje periudhe keshillimesh dhe pune intensive me profesioniste te medias online dhe web marketing ne Shqiperi dhe Itali, per te sjell tek te gjithe lexuesit tane rruget me te shkurtra dhe efikase ne informimin interaktiv, i cili me avancimin e teknologjise se informacionit eshte kthyer sot ne liderin e larmishmerise se shperndarjeve te lajmit dhe artikujve online neper glob. Qellimi yne eshte t'i ofrojme lexuesve nje faqe te lire dhe te pavarur nga instancat politikberese dhe rrethet e biznesit, duke i qendruar besnike lirise se fjales, e cila eshte e pakontestueshme per karakterin e ketij projekti. Eshte kjo periudhe "lufte" cinike ne rrjetet sociale, midis qeverise dhe mediave online, pa te cilat do te perballeshim ende me terrin informativ, qe na coi ne krijimin e nje faqeje te re si Blogmedia, duke iu permbajtur me rigorozitet aktivitetit te qytetareve si gazetare terreni apo qytetareve si kendveshtrues dhe opinioniste te aktualitetit ekonomiko-politik. Eshte nje lufte dominante mes gazetarise dhe politikes, qe nga koha e mandatit te pare te Z.Berisha si Kryeminister, e deri sot me Z.Rama ne postin e tij, ku "Fjala e lire" shihet si shigjete helmuese ndaj te gjithe atyre qe jane perfshire ne korrupsion dhe krim, te cilet padyshim i tremben drejtesise dhe te vertetes. Nese e ndjeni veten pjese te ketij projekti, ne ju ftojme te bashkepunojme sebashku, duke krijuar nje terren informativ te gjere dhe te nevojshem per lexuesit dhe te pasionuarit e medias.