Gjilani SOT

Gjilani SOT Veçanti në lajm e saktësi e korrektësi në Informim .....

PDK ndërtoi dy banesa sociale për 53 familje në Gjilan, Alban Hyseni dështimin provon ta shes si sukses, pa u skuqur far...
11/09/2024

PDK ndërtoi dy banesa sociale për 53 familje në Gjilan, Alban Hyseni dështimin provon ta shes si sukses, pa u skuqur fare

Komunikata e PDK-së në Gjilan:

Komuna e Gjilanit nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se banimi i përballueshëm i premtuar nga Albin Kurti po jetësohet.
Gjatë fushatës premtuan banim të përballueshëm për 4000 persona ndërsa tani në fund të mandatit po tregojnë që kanë dështuar në realizimin e këtij projekti. Jetësimi nënkupton ndërtimin e banesave në fund të mandatit dhe jo fillimin e saj e cila edhe sikur të kishte përfunduar me sukses prapë nuk do të dhurohej falas për qytetarët.

Premtuan banim të përballueshëm për 4000 mijë persona dhe në fund rezultati është zero.

Qeverisja lokale dhe qendrore është e specializuar vetëm në një fushë, në atë të propagandës. Të vetmit që për dështimet dhe mos-përmbushjen e premtimeve nuk kërkojnë falje, por provojnë të njëjtën ta shesin si sukses.

Gjatë qeverisjes së PDK-së u ndërtuan dy banesa për banim social. Të paktën 53 familje nga viti 2010 jetojnë në banesat sociale të ndërtuara gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit. Financimi u bë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe u dhuruan falas për familjet në nevojë.

Qyteti i Gjilanit është lënë nën mëshirën e fatit nga Albin Kurti dhe Alban Hyseni. Fillimisht i sh*tën shtrenjtë fjalët por nuk do të mund ta shesin përsëri mashtrimin.

11/09/2024

Projekti për renovimin e palestrës së sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan

✅ I promovuar më 14 janar 2024.
⛔️ Me kosto të ndryshuar të projektit në shkurt 2024.
❌ 2.4 milion euro buxhet nuk po shfrytëzohen nga komuna për këtë projekt
❌ Stadiumi nuk po ndërtohet dhe kjo palestër nuk po renovohet.

Të paaftë për qeverisje, të papunë, të papërmirësuar në veprime, injorojnë zyrtarët profesionistë dhe ekspertët e fushës, fajlsojnë të tjerët, viktimizohen para qytetarëve të Gjilanit.Dështimi ka emër dhe mbiemër VV.

10/09/2024

Alban Hyseni në 2021 premtoi që brenda vitit të parë do ta ndërtonte stadiumin. Sot jemi në vitin 2024 e gati 2025. Qeshni pak!

Alban Hyseni i lë pa paga doktorët e rinj, të paktën që dy muaj nuk janë ekzekutuar pagatOrganizata "Islamic Relief Koso...
10/09/2024

Alban Hyseni i lë pa paga doktorët e rinj, të paktën që dy muaj nuk janë ekzekutuar pagat

Organizata "Islamic Relief Kosova", ka një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar me Komunën e Gjilanit për projektin e shëndetësisë në punësimin e doktorëve në qytetin e Gjilanit.

Procedurat e rekrutimit janë nën kompetencën e organizatës "Islamic Relief Kosova", financimi bëhet bashkë me Komunën e Gjilanit.

Doktorët e rinj që janë pranuar së fundmi dhe kanë filluar punën të paktën qe tre muaj, janë ankuar se që dy muaj kanë mbetur pa paga.

Ata janë shprehur të zhgënjyer me trajtimin nga Komuna e Gjilanit.

Nga organizata "Islamic Relief Kosova", i kanë informuar doktorët se të paktën që katër muaj e gjysmë, Komuna e Gjilanit nuk i ka transferuar mjetet në llogarinë e tyre. Ata kanë thënë se përgjegjësia bie në terësi mbi Komunën e Gjilanit. Një projekt që është bashkëfinancim, Komuna e Gjilanit nuk e përfill.

Kryetari i Komunës derisa angazhohet për rregullimin dhe orkestrimin e konkurseve në shëndetësi për militantët e tij, fillimisht duhet të interesohet për fatin e doktorëve të rinj të cilët kanë mbetur pa paga.

𝐍𝐝𝐨𝐝𝐡 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢𝐭: 𝐀𝐟𝐫𝐨 𝟑𝟎𝟎 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩𝐞̈𝐫 𝟏 𝐤𝐦 𝐦𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧  Komuna e Gjilanit...
10/09/2024

𝐍𝐝𝐨𝐝𝐡 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢𝐭: 𝐀𝐟𝐫𝐨 𝟑𝟎𝟎 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩𝐞̈𝐫 𝟏 𝐤𝐦 𝐦𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧

Komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Alban Hyseni po vazhdon t’a shpërblejë me tenderë pronarin e kompanisë së akuzuar për mashtrim. Afro 300 mijë euro i janë besuar kompanisë “El-Bau” së Fatlum Pirevës. E dhënia e këtij tenderi ka alarmuar opozitën në Gjilan. Ndërkohë që sipas tyre po ndodhë “hajnia e radhës” Prokuroria po rri në gjumë.

Këto akuza i ka hedhur këshilltari komunal i Lidhjes Demokratike, Muhadin Haziri.

Sipas Hazirit, 70 mijë euro më shumë i janë dhënë kompanisë “El-Bau” për rregullimin e trases në fshatin Sefer, ndërkohë që vlera në procedurat e prokurimit ishte 231.405 euro.

“Komuna e Gjilanit p***a shpallur fitues operatorin ekonomik më te favorshum me 298731.15€ për rregullimin e trases në fsh.Sefer Në planifikimin e buxhetit ishin parapar si vlerë e parashikuar 230,000.00€ edhe atë si ndarje në proporcion me fshatrat Zhegër,Isufaj,Sefer e Shurdhan, ndërsa shpallja permes procedurave të prekurimit është bere rregullimi i trases rrugës për fsh.Sefer në vlerë 231,405.27€”, shkroi ai në Facebook.

Këto akuza i ka hedhur këshilltari komunal i Lidhjes Demokratike, Muhadin Haziri.

Sipas Hazirit, 70 mijë euro më shumë i janë dhënë kompanisë “El-Bau” për rregullimin e trases në fshatin Sefer, ndërkohë që vlera në procedurat e prokurimit ishte 231.405 euro.

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjilani SOT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Videos
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share