03/01/2025
Hytbja në Teqen e Madhe e Tarikatit Alie-Halvetie e Baba Shejh Sylejmanit - Rahovec
Falënderimet, madhërimet, adhurimet tona qofshin për Allahun xh.sh., Sunduesin e gjithë botëve, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Atij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi zotërinë tonë Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij gjerë në ditën e Gjykimit.
Nata e mirë e Regaibit
Për vlerën dhe rëndësinë e “tre muajve” dhe netët e bekuara që gjenden në këta muaj, mund të thuhet shumë e më shumë, por qëllimi ynë është që me këtë hytbe sado pak t`u përkujtojmë xhematit se përkujtimi u bënë dobi besimtarëve, që të bëhen gati për ta shfrytëzuar ardhjen e këtyre muajve të bekuar. Gjendemi në muajt Rexheb, muaj i cili i paraprinë muajt Shaban, pas të cilit vjen muaji i të mirave të përgjithshme, Ramazani.
Këta tre muaj njihen si “tre muaj” me vlerë të veçantë.
- I pari, Rexhebi konsiderohet muaj i faljes nga All-llahu xh.sh. ose si muaj i mbjelljes,
- I dyti, Shabani është muaj i ndërmjetësimit për falje ose muaj i ujitjes apo i kulitvimit, ndërkaq,
- I treti, Ramazani është muaji i shtimit të begative dhe mirësive ose muaj i korrjes, muaj i grumbullimit të bereqetit.
Duke patur parasysh vlerën që kanë muajt e lartpërmendur, gjatë përjetimit të tyre, pos ibadeteve të përditshme, duhet shtuar vëllimi i punëve të dobishme dhe të mira, siç është nxënia e dijes, përkulja ndaj Krijuesit, dhënia e sadakasë, zeqatit, namazi nafile, agjërimit, etj.
All-llahu xh.sh. thotë:
وَمِنَ اللَّيْلِ فَتَهَجَّدْ بِهِ نَافِلَةً لَكَ عَسَىٰ أَنْ يَبْعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامًا مَحْمُودًا
"Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm". El-Isra 79. Ibadeti i tij ishte ngrtje e gradave, ndërsa për të tjerët ishte shlyrje e mëkatesh. Sujuti në Tefsirin e tij "Durar el Menthur" thotë: "Ajo që shtesë veçanërisht për Pejgamberin a.s.".
Pejgamberi a.s. dhe muslimanët bashkëkohanikë të tij punonin shumë për të arritur mirësitë e këtyre tre muajve, duke falur namaze nafile, duke bërë dhikër, tesbih, felenderim ndaj All-llahut xh.sh., duke kërkuar falje, duke ndihmuar të njerëzit me nevojë, etj.
Regaib, në gjuhën arabe është shumësi i fjalës “ragibe”, që do të thotë se kjo është nata e
- dhuntive,
- dhuratave,
- shpërblimeve dhe
- nxitëse për vepra të mira.
Nata e mirë Regaib, sipas kalendarit hënor, bie natën e xhumasë së parë (nata që lidh ditën e Enjte dhe të Premte) të muajit Rexhep.
Për besimtarët myslimanë, në veçanti, si çdo festë fetare e çdo besimi në përgjithësi, ka domethënie më të gjerë se emri që ajo ka. Ato manifestojnë bindshëm, me anë të mesazhit që sjellin, qëllimet dhe ndikimet në dobi të shndërrimeve pozitive të figurës njerëzore, në dobi të vetes, të familjes, të shoqërisë e të kombit. Ato shpalosin para shoqërisë njerëzore nevojën për dashurinë ndaj njëri-tjetrit, për unitetin, harmoninë, mirëkuptimin dhe vëllazërimin, nëpërmjet ndjenjës humane që buron nga Krijuesi i vetëm, nga një Zot i vetëm, ndjenjë të cilën vetë Zoti e bëri pjesë integrale të personalitetit të njeriut, duke mos e përkufizuar atë te ndonjë racë, ngjyrë apo klasë shoqërore, por duke e barazuar shoqërinë njerëzore, nëpërmjet angazhimeve moralo-qytetare, ku çdo njeriu i kërkohet të jetë shembull i dalluar i ndershmërisë dhe i përzemërsisë, ku çdo njeri të plotësojë detyrat e tij në mënyrë korrekte, të kërkojë dituri e virtyt dhe të zhvillojë një kuptim më të mirë të vetëdijes sociale, duke ushqyer ndjenjë përgjegjësie për fatet e tij, të familjes e të shoqërisë.
Çdo festë fetare është njëkohësisht edhe angazhim për mbrojtjen e nderit, të dinjitetit, të kombit e të atdheut. Fetarizimi i njerëzve asnjëherë nuk do të thotë dhe nuk duhet të kuptohet si rrugë që mënjanon cakun dhe qëllimin e përkatësisë kombëtare. Përkundrazi, fetarizimi i tyre do të thotë përmbushje e koncepteve me përmbajtje kombëtare në favor të paqes, të lirisë e demokracisë, të punës e progresit, të mbrojtjes së gjuhës, kulturës dhe vlerave që karakterizojnë dhe dallojnë një komb.
Për besimtarët myslimanë çdo festë fetare, ashtu si edhe kjo që po përkujtojmë tani, duhet të jetë shkas për reagime të sinqerta në drejtim të asaj që është bërë, të asaj që po bëhet dhe të asaj që duhet të bëhet në favor të formimit të personalitetit si besimtar e qytetar e si adhurues, gjithnjë me qëllim të palëkundshëm për të çuar përpara afirmimin e figurës njerëzore drejt qëllimeve më fisnike, duke pasur gjithnjë parasysh porosinë e Krijuesit tonë në fjalën e tij në Kur'an, ku thotë:
يَـٰٓأَيُّہَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلۡتَنظُرۡ نَفۡسٌ۬ مَّا قَدَّمَتۡ لِغَدٍ۬ۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ (١٨)
59. 18. O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni! (el-heshr: 18).
Në aspektin psikologjik kjo është shumë e rëndësishme,
- sepse besimtari hyn në një parapërgatije shpirtërore dhe
- e drejton veten e tij drejt adhurimeve, përgjegjësive individuale dhe familjare duke urdhëruar të mirën e duke ndaluar të keqen.
Në këtë natë hazreti Emineja mendohet që ta ketë kuptuar që është shtatzënë më profetin tonë, Muhammedin, a.s.
Gjithashtu sipas mendimeve të dijetarëve islam, në këtë natë All-llahu xh.sh., e ka begatuar profetin Muhammed, a.s., me dhunti dhe dhurata shpirtërore shumë të çmuara. Edhe profeti ynë i dashur e ka lavdëruar dhe falënderuar All-llahun, xh.sh., me lutje, teube dhe namaz.
All-llahu xh.sh. në natën e Regaibit u jep muslimanëve mirësi dhe begati të panumërta. Profeti ynë i nderuar në një hadith të transmetuar nga Enesi, r.a., thotë: “Kujdes, përpiqu të rrish zgjuar në natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep, të mos e kalosh atë në shkujdesje, sepse melaqet e asaj nate i kanë vënë emrin Regaib!”.
Ndërsa në disa thënie të tjera , për rëndësinë e kësaj nate, Profeti Muhammed s.a. thotë: “Ai që e vlerëson natën e Xhumasë së parë të muajit Rexhep (nata e Regaibit), All-llahu i Madhëruar nuk e dënon në varr.” (Saadet-i Ebedije)
Dhe Profeti Muhamed a.s. thote: “Lutja që bëhet në këtë pesë netë nuk kthehet mbrapsht: njëra prej tyre është "Në natën e Regaibit". Nga Ibn Asakir.
Njeriu në jetën e tij herë pas here hyn në një proces ndryshimi. Dhe është tepër e rëndësishme që drejtimi i këtij ndryshimi të kthehet kah e mira, e dobishmja dhe e drejta. Ja, pikërisht ditët dhe netët e mira na hapin dyert dhe na ndihmojnë duke u bërë pretekste për një ndryshim pozitiv në jetën tonë.
Ditët dhe netët e shënuara në fenë Islame janë kohë shumë të begata, ku dhuntitë dhe dhuratat hyjnore shfaqen në sasinë më të madhe nga ana ideore dhe shpirtërore. Entuziazmi ideor dhe shpirtëror i ditëve dhe netëve të mrekullueshme që shtrihen si rrugëlidhje, porta apo katapulta, të cilat formojnë tek njeriu një ndjesi krejt ndryshe, i bashkon e i bën një myslimanët. Shpirti rreh krahët më ndryshe përtej përjetësisë, çdo gjë futet në sinfoninë e gjatë të jetës së universit, gjokset i pushton një fëshkërimë lutjesh dhe kërkesash, që nuk mund të shprehen dot me gjuhën tonë të varfër.
Për çdo sëmundje apo dhembje që mund të kemi në trupin tonë, ne menjëherë interesohemi dhe shkojmë për vizitë tek mjeku. A nuk është e drejtë të përpiqemi me po aq forcë për të shpëtuar nga gjynahet që na errësojnë botën, na ngushtojnë shpirtin dhe na hapin plagë në zemër? Nëse jemi të bindur për këtë, atëherë le të mendojmë pak ç’mund të bëjmë! Përpjekja për të shpëtuar nga gjynahet në literaturën Islame e merr emrin teube dhe istigfar (pendim dhe falje). Ky veprim përveç se bëhet me gjuhë dhe me zemër, ka edhe disa kohë të veçanta ku fokusimi është akoma më i madh dhe më i përshtatshëm.
Adhurimet që bëhen në ditët dhe netët e mira mund t’i përmbledhim si më poshtë:
1) Pendesë, zikër dhe përpjekje për të hequr dorë nga veset dhe shprehitë e këqija.
2) Këndim Kur’ani; meditim mbi jetën, vdekjen dhe botën e amshueshme.
3) Përpjekje për kryerjen e kazave të farzeve të lëna në të kaluarën dhe shlyerja e detyrimeve.
4) Agjërim dhe salat e selam për Profetin Muhamed a.s.
5) Dhurata për fëmijët, ndihmë për të varfërit, vizita në varreza, dhurata për veprimtari të dobishme dhe për institucionet bamirëse.
6) Lutje për falje, për veten, për prindërit dhe të gjithë myslimanët.
O Zot, ne të besojmë vendet tona në parajsë. Pra, bëjini ato vende të së vërtetës në praninë e një Mbreti të fuqishëm, në kopshtet më të larta të parajsës tuaj më të lartë, o Më Bujari, O Zot, ne të besojmë mbledhjen tonë, andaj vendose atë nën hijen e fronit tënd në ditën kur nuk do të ketë hije përveç hijes sate. O Zot, ne të besojmë peshoren tonë, ndaj peshoje me çfarë të duash. O Zot, ne të besojmë hyrjen tonë në parajsë
Pra bëje atë për shkak të bujarisë dhe bujarisë sate, jo punës sonë, o Mëshirues i Mëshiruesve. Amin All-llahume Amin.
03.01.2025
Me respekt
Shejh Besim Shehu
BSH