MOMENTA HOSTORIKA NGA SHPALLJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS
MOMENTE HISTORIKE NGA SHPALLJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Me 17 shkurt 2008, parlamenti i Kosovës shpalli pavarsinë e Kosovës.
Pas shpqlljes së pavarsisë, në një konferencështypi presidenti amerikan Bush, deklaroi;
“-Mirëmëngjesi. Të dielën, populli i Kosovës shpalli pavarësinë e tij. Ata i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara njohjen diplomatike. Dhe dje, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur
Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha grupeve etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor. Janë vlera që Amerika i kërkon te një mik. Dhe së shpejti, ne do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”,
NDËRRON JETË ANËTARI I GRUPIT ARTISTIK ASHIKËT E XËRXËS, SAHIT KRYEZIU
Sot, në orët e para të ditës, familjarët njoftojnë se ka ndërruar jetë Sahit Kryeziu.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e dielë, 26 janar 2025 në ora 16:00, në fshatin e tij të lindjes në Xërxë.
Sahiti ishte njëri nga anëtarët e grupit artistik Ashikët e Xërxës, me të cilët dha kontribut të çmuar në fushën e kulturës shpirtërore shqiptare në përgjithësi duke marr pjesë në eventet më të rëndësishme kulturore.
Së fundmi, emrin e Sahit Kryeziut e gjejmë edhe në studime folklorike ku radhitet mes artistëve më të mëdhenjë, me pjesëmarrjet e tij në festivalet kryesore kombëtare folklorike si REVISTA E FOLKLORIT BURIMOR SHQIPTAR në Drenas, FESTIVALI KOMBËTAR I FOLKLORIT në Gjitokastër e shumë të tjerë.
NUK ËSHTË LIONEL MESSI POR DONJETA HALILAJ
NUK ËSHTË LIONEL MESSI POR DONJETA HALILAJ
Me këtë gol spektakolar nga futbollistja anadrinase e Beshiktash*t Donjeta Halilaj filloi përmbysja e rezultatit ndaj Fatih Vatan, ekip ky i cili ishte duke udhëhequr ndeshjen me rezultat 1-0. Fundi i ndeshjes zyrtarioi shifrat 2:1 në favor të Beshiktash*t.
Donjeta Halilaj e cila është duke zhvilluar edicionin e dytë garues me klubin turk të Beshiktash*t, gradualisht, me punë, përkushtim dhe profesionalizëm, është shëndrruar në lidere të ekipit të saj si brenda dhe jashtë fushave të blerta.
Këtë sezon vjeshtor, pak ditë më parë, Donjeta ka shënuar gol kundër ish kampiones në fuqi, ekipit të Galatasaray duke bërë që ekipi i Beshiktash*t të arrijë fitore minimale 1:0.
Ajo poashtu ka shenuar golin e dytë edhe në derbin tjetër përballë ekipit nikoqir të Fenerbahqes për rezultatin final 0:2.
Donjeta është lojtare e padiskutueshme e 11-shes së parë edhe e Kombëtares së Kosovës për femra ku ka gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm në lojë.
Me këto rezultate Donjeta Halilaj është pretendente serioze për çmimin Sportiste e vitit në komunën e Rahovecit për vitin 2024, çmim të cilin e ka fituar edhe vitin e kaluar.
Goli i futbollistes anadrinase Donjeta Halilaj në derbin Besiktas – Galatasaray
Goli i vetëm në këtë ndeshje i shënuar nga futbollistja anadrinase e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Halilaj.
KUR SHPIRTI FLET
Video e një fëmije shqiptar, emigrant në Greqi, ku shpreh dëshirën e tij për të jetuar jetën në shqipëri, po bën xhiron e botës.
Kush flet më sinqerisht se fëmijët?!
A duhet ti kushtojmë më shumë vëmendje të jetuarit në trojet tona?!
Ordinanca Specialistike Gastroenterologjike & Infermieria - Ratkoc
Dr. Gazmend Zeka - Gastroenterolog
Ahmet Latifi - Infermier
U MBAJTËN GARAT ME KËRCIMET NGA URA E SHENJTË
U MBAJTËN GARAT ME KËRCIMET NGA URA E SHENJTË
Në brigjet e lumit Drini i Bardhë, në Urën e Shenjtë, me organizimin e klubit të "Kërcyesit e Urës" dhe me mbështëtje të komunës së Gjakovës, sot u mbajtën garat tradicionale, kërcimet nga Ura e Shenjtë.
Me pjesëmarrëjen e afro 20 garuesëve, me kërcimet e tyre atraktive që shfaqën për shikuesit që ishin prezent u arritën këto rezultate:
Kërcime në stil dallëndyshe nga trampolina(10m)
1. Astrit Berisha🥇
2.Zigur Gashi🥈
3.Shkelqim Selimi🥉
Kërcime në stil në këmbë nga Ura
1. Berat Krasniqi🥇
2.Zigur Gashi🥈
3.Hysen Sylmeta🥉
Kërcime në stil dallëndyshe nga Ura
1.Vedat Krasnqi🥇
2.Florid Gashi🥈
3.Shkelzen Goqi🥉
Në këto gara pas 20 vjetësh karrierë, për herë të fundit si kërcyes aktiv Florid Gashi u pensionua nga ky sport, pas një karriere me shumë suksese si kampion i këtij sporti.
ELEMINOHET BALLKANI
Ballkani eliminohet nga Conference League ❌
Larne kualifikohet pasi fitoi në penallti 4-1
Nga 3 penallti të Ballkanit, vetëm anadrinasi Krenar Dulaj shënoi
FARDI Fest
FARDI FEST
Për nder të mërgimtarëve, të premten, më 2 Gusht 2024, duke filluar nga ora 18:00 për të vazhduar deri në ora 23:00, në Kompleksin Memorial në Gradish (fshati Xërxë), buzë Drinit të Bardhë, do të organizohet festivali i argëtimit dhe i traditës FARDI Fest.
Festivali pesë orësh, do të ketë këtë përmbajtje;
🔸 Lojëra tradicionale - Lojërat që ju kanë sjell gëzim brezave të kaluar.
🔸 Muzikë dhe Performanca - Koncert kulturor dhe artistik.
🔸 Ushqime tradicionale - Shijet e kuzhinës tradicionale anadrinase.
🔸 Artizanate unike - Mjeshtëria e artizanëve anadrinas dhe punimet e tyre të mrekullueshme.
Festivali organizohet nga shoqata FORUMI ANADRINI - FARDI.
FILLON REGJISTRIMI
FILLON REGJISTRIMI I NXËNËSVE NË SHKOLLA TË MESME, SHML “12 MAJI” E FILLON VITIN E RI SHKOLLOR ME INFRASTRUKTURË TË KOMPLETUAR
Nga nesër, e mërkurë 10 korrik, për të vazhduar edhe të enjten dhe të premten përkatësisht me 11 dhe 12 korrik, do të bëhet regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme të komunës së Rahovecit, ngjajshëm si ato në nivel vendi.
Për t’u regjistruar në klasën e dhjetë, nxënësit duhet të paraqesin dëftesën origjinale të shkollës fillore dhe Çertifikatën e lindjes.
Një nga risitë e këti fillimviti është kompletimi i infrastrukturës shkollore nga shkolla e mesme “12 Maji” në Ratkoc e cila shkollë viteve të fundit e fillonte vitin me mungesa infrastrukturore dhe me ekipe punëtorësh nëpër objekte, duke dobësuar ndjeshëm cilësinë e punës së shkollës.
Për të parë nga afër kushtet e kësaj shkolle, para fillimit të vitit të ri, redaksia e portalit Anadrini PRESS vizitoi këtë shkollë ku xhiroi ambientet dhe mori disa komente nga stafi i shkollës.
Nga nesër, 8 prill 2024
Comodita Home edhe në QTX Mall në Xërxë