04/04/2024
Nga data 5 prill do të fillojë regjistrimi i Popullsis , Ekonomive Familjare dhe Banesave .
Do të regjistrohen të gjithë personat, që jetojnë ose kanë për qëllim të jetojnë në territorin e Kosovës për më shumë se 12 muaj.
Nëpërmjet një forme të veçantë të Regjistrimit do të regjistrohen edhe anëtarët e familjes, që jetojnë jashtë territorit të Kosovës për më shumë se 12 muaj.
Regjistruesit do të shkojnë derë më derë për grumbullimin e të dhënave.Tẽ dhënat e grumbulluara do të jenë konfidenciale dhe anonime.
Hapeni derën regjistruesit të regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave kur ai apo ajo të ju viziton juve për intervistim në shtëpinë tuaj dhe kontriboni në këtë proces me rëndësi kombëtare.
Në fshatin tonë do të jenë të pranishem 3 regjistrues me qarqe të caktuara .
Planifiko të ardhmen, Regjistrohu!