RTV BESA

RTV BESA RTV BESA - Prizren

Lum e shyqyr, ministri i Kulturës është prizrenas! 👇Kur një ministër kulture është nga Prizreni, natyrshëm pritet që ai ...
09/12/2024

Lum e shyqyr, ministri i Kulturës është prizrenas! 👇

Kur një ministër kulture është nga Prizreni, natyrshëm pritet që ai të jetë avokati i parë i trashëgimisë së qytetit dhe, akoma më e rëndësishme, i trashëgimisë kombëtare.
Shikoni gjendjen e Xhamisë së Gazi Mehmet Pashës, apo siç i thonë prizrenasit, “Bajrakli Xhamia”, e cila nuk është thjesht një monument arkitekturor, por vendi ku nisi historia moderne shqiptare. Aty ku u mbajt Lidhja e Prizrenit, aty ku shqiptarët guxuan të mendojnë dhe të veprojnë për veten si komb. Sot, është në një gjendje që vetëm fjalët “para shembjes” mund ta përshkruajnë.

Dhe ministri? Asnjë euro, asnjë projekt, asnjë plan nuk është parashikuar për të shpëtuar këtë simbol të identitetit tonë. Ndërsa themelet e kombit plasariten nga neglizhenca, qindra mijëra euro derdhen për DokuFestin, Fondacionin Lumbardhi, apo Autostradën Biennale — që, pavarësisht rëndësisë së tyre për kulturën bashkëkohore, janë kthyer në vrima të zeza të fondeve publike, të menaxhuara nga familjarë dhe klientelistë të lidhur me subjektin politik të ministrit.

Ironia është e pashmangshme. Ndërsa trashëgimia kombëtare lëngon, projektet me lidhje familjare apo klienteliste marrin përparësi. Këto nuk janë vetëm gropa financiare, por edhe arena ku ministri dhe rrethi i tij i ngushtë shfaqin shkëlqimin e rremë të pushtetit të tyre. Dhe të gjithë në Prizren e dimë si funksionon kjo skemë, sepse qyteti është i vogël dhe njohim njëri-tjetrin.

Prizrenasit, në vend që të thonë “lum e shyqyr,” do të duhej të thërrasin “mjerë Prizreni” për një ministër që sheh vetëm interesin e “dostave” në vend të detyrës së tij për të mbrojtur krenarinë kombëtare.

Ministër, a ka mbetur ndopak nder për të ruajtur kujtesën e një kombi? Apo edhe ajo ka një çmim në skemën tuaj të klientelizmit?

Ka shkruar Blerim Saramati aktivist nga Prizreni.

SHBA i fut në listë të zezë Artan Grubin dhe gjyqtarin Enver Bexheti nga Maqedonia e Veriut 👇Departamenti i Shtetit Amer...
09/12/2024

SHBA i fut në listë të zezë Artan Grubin dhe gjyqtarin Enver Bexheti nga Maqedonia e Veriut 👇

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi listën e zezë. Nga Maqedonia e Veriut duke shtuar Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së. Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Departamenti i Shtetit Amerikan shpjegon përfshirjen e dyshes në listën e zezë, si në vijim.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thuhet në njoftim.

09/12/2024

🏙 Flux Residence Prizren – Kompleksi që ka gjithçka për ju!

✅ 477 apartamente moderne dhe komode
✅ 500 vendparkime për lehtësi të përditshme
✅ 9,000m² lokale afariste për bizneset tuaja
✅ 30 lloje apartamentesh për çdo stil jetese

Për më shumë informata klikoni në linkun më poshtë:
https://banesa.flux-ks.com
Viber&WhatsApp
📞049 807 840
📞049 503 060

Erdoğan: Sot jemi më të fortë se dje, nesër do të jemi në një pozitë edhe më të mirë 👇Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyi...
09/12/2024

Erdoğan: Sot jemi më të fortë se dje, nesër do të jemi në një pozitë edhe më të mirë 👇

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij sot është më i fortë se dje dhe se nesër do të jetë në një pozitë edhe më të mirë, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan foli pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit presidencial të mbajtur në Ankara dhe të kryesuar nga ai.

“Sot jemi më të fortë se dje, nesër do të jemi në një pozitë edhe më të mirë. Vazhdojmë të rritemi pavarësisht atyre pa vizion që duan të burgosin kombin në ujëra të cekëta”, tha presidenti Erdoğan.

Erdoğan theksoi se me politikat e saj “paqësore dhe aktive që ndryshojnë kursin e çështjeve botërore”, Türkiye i jep një formë dhe rishkruan historinë e saj dhe atë njerëzore.

Më tej, presidenti turk foli edhe për zhvillimet e fundit në Siri, ku u rrëzua regjimi i Bashar Asadit. Ai theksoi se Asadi iku, duke lënë pas një Siri me pothuajse 1 milion të vrarë, 12 milionë të detyruar në migrim dhe shumë qytete siriane të shndërruara në rrënoja.

Ai u shpreh i kënaqur për çlirimin e Munbixhit dhe Tel Rifatit nga terroristët, të cilat “më parë ishin nën pushtimin e një organizate terroriste pavarësisht premtimeve të bëra”.

“Thirrjet tona për të zgjidhur konfliktin sirian përmes dialogut u refuzuan me arrogancë nga ish-regjimi dhe nuk u vlerësua vlera e dorës së zgjatur të vendit tonë”, tha Erdoğan.

Gjysma e zemrës sonë, tha Erdoğan, është Gaziantepi, Hatayi, Şanlıurfa dhe gjysma tjetër është Afrini, Alepo, Hama, Homsi, Damasku.

“Ndjeshmëria jonë për Sirinë nuk ka qenë kurrë e fokusuar në interesa. Ne e kemi parë atë gjithmonë nga këndvështrimi i ndërgjegjes dhe dhembshurisë”, theksoi ai.

Duke folur për operacionet e Türkiyes të kryer përtej kufijve turk, presidenti Erdoğan tha se vendi i tij nuk pretendon territorin e një vendi tjetër, duke theksuar se, “Operacionet tona ndërkufitare në Siri kishin për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe atdheut tonë nga terrorizmi”.

“Nga dje, një kapitull i errët është mbyllur në Siri, ka filluar një epokë e re e ndritshme”, shtoi ai.

Presidenti turk gjithashtu u zotua se vendi i tij “nuk do të tolerojë shfaqjen e elementëve të ri terrorist përgjatë kufijve të saj”.

09/12/2024

Përjetoni magjinë festive në Abi Çarshia! 🎄

Nga 15-30 Dhjetor, Verë n'Çarshi sjell muzikë, performanca dhe artistët tuaj të preferuar: Ledri Vula, Capital T, Lyrical Son, Sabri Fejzullahu, Mc Kresha, Alban Skenderaj, Fifi, Elgit Doda, Ermal Fejzullahu, Shkurte Fejza, Gjiko, Afrim Muçiqi, Bujar Qamili, Fisnikët, Lumi B ,Edi Furra ,Bruno Revolt dhe Elita 5.

Abi Çarshia sjell ngjyrat dhe tingujt më të bukura të këtij dimri.

Ju presim me shumë dashuri!💚

Demoloi mikrofonin në sallën e Kuvendit Komunal, Gëzim Sveçla: Po më dërgojnë në mbajtje 48 orë 👇Gëzim Sveçla, asamblist...
09/12/2024

Demoloi mikrofonin në sallën e Kuvendit Komunal, Gëzim Sveçla: Po më dërgojnë në mbajtje 48 orë 👇

Gëzim Sveçla, asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, i cili sot e vandalizoi sallën e mbledhjeve të kësaj komune duke demoluar mikrofonin, është dërguar në mbajtje 48 pikërisht për shkak të këtij veprimi.

Ai veprimin e tij e ka quajtur simbolik, dhe se të njëjtin e bëri sipas tij, për të shfaqur një pazar të madh në Prishtinë.

Sveçla, ka njoftuar për këtë veprim dhe ka treguar se do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Postimi i plotë:

Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48h. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?

Veprimi im ishte për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë. Asgjë më shumë.

Por, imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte. As me thirrë nuk kanë guxu, se lëre më shumë!

Shihemi!

Haxhiu e Konjufca e mbajnë ligjeratë për luftimin e dhunës👇Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, ...
09/12/2024

Haxhiu e Konjufca e mbajnë ligjeratë për luftimin e dhunës👇

Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, ka organizuar konferencën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se dhuna mbetet sfidë në shoqërinë tonë, përkundër luftimit të kësaj dukurie.

“Dua ta shfrytëzojë këtë rast që t’ua shpreh mirënjohjen çdo gruaje, aktiviste e politikanë që kontribuon për të mbrojtur dhe për të ruajtur të drejtat e grave në Kosovë. Për fat keq dhuna mbetet sfidë në shoqërinë tonë, përkundër luftimit të kësaj dukurie”, tha Konjufca.

Konjufca ka premtuar se Kuvendi do të luaj rol kyç mbikëqyrës ndaj ekzekutivit lidhur me veprimet që ndërmerren në luftën kundër dhunës ndaj grave.

“Jemi dëshmitarë që rastet janë rritur, ashtu siç është rritur ndjeshëm edhe raportimi në institucione të sigurisë dhe drejtësisë. Në anën tjetër është përgjegjësi e jona si institucione që të ofrojmë përkrahje dhe të ofrojmë mbështetje institucionale. Kuvendi do ta luaj rol kyç mbikëqyrës ndaj ekzekutivit lidhur me veprimet që ndërmerren në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, u shpreh Konjufca.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se legjislativi është vendimtar në fuqizimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës.

“Ky fenomen i cili shpesh herë mbetet i heshtur na obligon të gjithëve që të jemi pjesë e zgjidhjes. Legjislativi është vendimtar në krijimin e kornizës ligjore që jo vetëm sanksionon dhunën, por edhe fuqizon mekanizmat për parandalimin e saj”, u shpreh Haxhiu./EO

MONI BAU | Mikser, hekur, grirëse të ushqimeve, dhe shumë produkte të tjera shtëpaike mund ti gjeni vetëm tek MoniBau!🚚 ...
09/12/2024

MONI BAU | Mikser, hekur, grirëse të ushqimeve, dhe shumë produkte të tjera shtëpaike mund ti gjeni vetëm tek MoniBau!

🚚 Për porosi online na kontaktoni në rrjetet tona sociale ose në WhatsApp & Viber: 046 836 836

Tragjike / Rritet në 44.758 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në GazaAutoritetet në Rripin e Gazës kan...
09/12/2024

Tragjike / Rritet në 44.758 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 44.758 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 430 ditësh në Rripin e Gazës.

Në "3 masakra" që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 50 palestinezë dhe 84 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 44.758, ndërsa i të plagosurve në 106.134.

Gjithashtu, nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, teksa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

FIBULA TRAVEL KOSOVA, Shpallet Touroperatori më i mirë në Ballkan i vitit 2024👇Fibula Travel është shpallur Touroperator...
09/12/2024

FIBULA TRAVEL KOSOVA, Shpallet Touroperatori më i mirë në Ballkan i vitit 2024👇

Fibula Travel është shpallur Touroperatori më i mirë në Ballkan i vitit 2024 nga: BATI - Balkan Awards Of Tourism Industry 2024!
TOUR OPERATOR OF THE YEAR!

Ky çmim ka rëndësi të madhe në kompanin tonë, që operon 25 vite në Kosovë, me rrisi dhe destinacione te reja!

Pushimet 2024 janë Pushimet FIBULA!

Ju faleminderit për përkrahje!

Fibula Travel Agency - Kosova

Maqedonci për përplasjen e helikopterëve në Turqi: Pjesëtarët e FSK-së atje janë mirë dhe të sigurtDy helikopterë ushtar...
09/12/2024

Maqedonci për përplasjen e helikopterëve në Turqi: Pjesëtarët e FSK-së atje janë mirë dhe të sigurt

Dy helikopterë ushtarakë në Turqi u përplasën në ajër të hënën, duke shkaktuar rrëzimin e njërit prej tyre dhe duke lënë të vdekur gjashtë personel ushtarak në bord, thanë zyrtarët.

Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci është shprehur i tronditur dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve, transmeton Klankosova.

“Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet. Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai shton se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që janë aktualisht atje duke ndjekur trajnimet, kanë qenë larg vendit të ngjarjes dhe janë mirë e të sigurt.

“Fatmirësisht, pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët!”.

Arsytohet asambleisti Sveçla, disa asambleistët e VV-së qëndruan në sallën gjatë votimit të buxhetit, për atë edhe e dëm...
09/12/2024

Arsytohet asambleisti Sveçla, disa asambleistët e VV-së qëndruan në sallën gjatë votimit të buxhetit, për atë edhe e dëmtoi sallën e Kuvendit të Prishtinës👇

Helikopterët ushtarakë përplasen në ajër, gjashtë të vdekur në TurqiDy helikopterë ushtarakë në Turqi u përplasën në ajë...
09/12/2024

Helikopterët ushtarakë përplasen në ajër, gjashtë të vdekur në Turqi

Dy helikopterë ushtarakë në Turqi u përplasën në ajër të hënën, duke shkaktuar rrëzimin e njërit prej tyre dhe duke lënë të vdekur gjashtë personel ushtarak në bord, thanë zyrtarët. Helikopteri i dytë u ul i sigurt.

Pesë nga viktimat vdiqën në vendin e aksidentit, ndërsa personi i gjashtë nga plagët e marra ndërroi jetë në spital, tha Ministria e Mbrojtjes.

Përplasja ndodhi në provincën jugperëndimore të Ispartës gjatë fluturimeve të rregullta stërvitore, sipas guvernatorit të rajonit, Abdullah Erin.

Një gjeneralbrigade që ishte në krye të shkollës së aviacionit ushtarak ishte mes viktimave, tha ai.

Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi kontaktin e dy helikopterëve. Erin tha se një hetim ka nisur, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.

Agjencia private e lajmeve DHA tha se helikopteri UH-1 u rrëzua në një fushë dhe u nda në dysh. Helikopteri i dytë u ul rreth 400 metra larg.

09/12/2024

Koalicioni për Familjen mbajti tribunën “Si të mbrohet familja në epokën e planprogrameve degjeneruese

Ushtria izraelite pushton anën siriane të Malit SheikhUshtria izraelite ka pushtuar anën siriane të Malit Hermon (Sheikh...
09/12/2024

Ushtria izraelite pushton anën siriane të Malit Sheikh

Ushtria izraelite ka pushtuar anën siriane të Malit Hermon (Sheikh), që gjendet në Lartësirat e pushtuara të Golanit.

Sipas transmetuesit publik, ushtria izraelite konfirmoi se ka pushtuar pjesën siriane të Malit Sheikh.

Në lajm thuhet se njësitë e lidhura me forcat ajrore të ushtrisë izraelite morën nën kontroll anën siriane të malit Sheikh, në mënyrë që të forconin pozicionet e tyre mbrojtëse kundër "kërcënimeve të mundshme" nga grupet që përmbysën regjimin Baath.

Më tej, bëhet e ditur se operacioni i nisur nga ushtria izraelite për pushtimin u zhvillua pasi grupet që përmbysën regjimin Baath filluan të kapnin pozicionet e ushtrisë siriane në kufirin me Izraelin.

Njësitë ushtarake izraelite nuk janë përballur me ndonjë rezistencë gjatë operacionit.

Ushtria izraelite më parë njoftoi se ka dërguar forca në Lartësitë e Golanit pas përmbysjes së regjimit 61-vjeçar Baath në Siri.

09/12/2024

Kërkohet intervenim urgjent për renovimin e Xhamisë së Bajraklisë në Prizren

09/12/2024

Gëzim Sveçla shefi i asambleistëve të VV-së e vandalizon Kuvendin e Prishtinës pasi u votua buxheti👇

09/12/2024

🔴Ka ende të burgosur të paarritshëm në katet e poshtme të burgut Sednaya, i cili njihet si qendra e torturës e regjimit të Asadit.

Opozita siriane po përpiqen të kuptojnë strukturën e ndërtesës duke parë hartat.

Address

Saraçët PN
Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RTV BESA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to RTV BESA:

Videos

Share

Category

Nearby media companies


Other TV Channels in Prizren

Show All