Vazhdojnë problemet me energji elektrike në fshatin Kobaj, banorët ankohen se nga mëngjesi kanë telashe
Vazhdojnë problemet me energji elektrike në fshatin Kobaj, banorët ankohen se nga mëngjesi kanë telashe
Me incidente të ndryshme u shënua ndrrimi i moteve në Prizren!
"Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e ndërrimit të moteve
"Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e ndërrimit të moteve
“Le ta përqafojmë këtë fillim të ri si mundësi për përparim. Të përkushtohemi për një shoqëri ku secili ndihet i vlerësuar dhe i mbrojtur. Gëzuar dhe suksese gjatë vitit 2025,” ka thënë Krasniqi."
Zbritje e madhe në "Fati Home" me rastin e Vitit të Ri
Zbritje e madhe në "Fati Home" me rastin e Vitit të Ri
Zbritje deri në 50% nga data 25 dhjetor - 5 janar 2025
#Zbritje50% #Fati_home
HAP I RËNDËSISHËM PËR NGRITJEN E SIGURISË NË PRIZREN, VIHEN NË FUNKSION KAMERAT VËZHGUESE NË 12 LOKACIONE TË NDRYSHME
Të enjten janë vënë në funksion 12 kamera të sigurisë të cilat do të monitorohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Nga sot, janë vënë në funksion kamerat e sigurisë në 12 lokacione të ndryshme në Prizren, një nga projektet më së të nevojshme që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e komunës së Prizrenit. Për të parë se si do të funksionojë monitorimi nga këto 12 kamerat e para të vendosura në lokacione të ndryshme, të enjten Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, e ka vizituar kryetari Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ai me këtë rast tha se instalimi i këtyre kamerave i cili në të ardhmen do të zgjerohet me numër më të madh të tyre, i shërben angazhimeve tona konkrete për të ofruar më shumë siguri për qytetarët. Komandanti i SP “ Prizren”, Nexhdet Mrasori, e vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm këtë projekt të komunës së Prizrenit me pajisje të kamerave të fjalës së fundit të teknologjisë, pasi për policinë do të ndikojë dukshëm në realizimin e përgjegjësive që i ka, sidomos në rastet e veprave penale dhe sigurisë në trafik, parandalimin e kundërvajtjeve të ndryshme si dhe luan rol të rëndësishëm në radhë të parë për sigurinë e qytetarëve, tha ai. E lumtur që më në fund pas shumë peripecish po implementohet ky projekt kushtuar ngritjes së sigurisë së qytetarëve, u shpreh drejtoresha për Siguri dhe Emergjenca, Ramize Shala. Vitin në vijim, DRP dhe DKSE pritet të zgjerojnë këtë projekt për vendosjen e kamerave shtesë në lokacione që do të përzgjidhen nga ekspertë të sigurisë.
HUMANISTËT E SHQUAR, VËLLEZËRIT SOPE, E BËJNË ME HAPËSIRA BASHKËKOHORE REPARTIN E DIALIZËS NË SPITALIN E PRIZRENIT
Pronarët e kompanisë “ Sope gmbh” me seli në Frajburg të Gjermanisë, vëllezërit Latif, Behar, Bekri dhe Riad Sope, kanë dhuruar donacion të rëndësishëm për spitalin e Prizrenit, duke mundësuar renovimin e tërësishëm të objektit të repartit të dializës. Të enjten, është bërë përurimi i renovimit të këtij reparti, në një ceremoni të organizuar ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, Albin Kurti. Në spitalin “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren u inaugurua renovimi i repartit të hemodializës, falë aktit human nga donatorët e familjes Sope. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri, Albin Kurti dhe ministra të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti theksoi se pas renovimit të këtij reparti, kushtet e punës për punonjësit shëndetësor dhe ato për trajtimin e pacientëve do të jenë edhe më cilësore, duke falënderuar vëllezërit Latif, Behar, Bekri dhe Riad Sope për këtë donacion tejet të rëndësishëm për shumë pacientë të cilët trajtohen në këtë repart. Drejtoresha e spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu – Hoxha, falënderoi fvëllezërit Sope për kontributin e tyre të vazhdueshëm, teksa u ndau edhe një mirënjohje. Shefi i repartit të hemodializës, dr. Rexhep Hapçiu, u shpreh mirënjohës për angazhimin e familjes Sope, duke shpresuar se bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Behar Sope theksoi se ky donacion është bërë në emër të nënës së tij, Nurije Sope, e cila ka qenë paciente e këtij reparti në të kaluarën. Për renovimin e repartit të hemodializës në spitalin e Prizrenit,vëllezërit Sope kanë dhuruar shumën e 151 mijë eurove.
MBAHET TRYEZË DISKUTIMI LIDHUR ME PËRMIRËSIMIN E SHËRBIMEVE MJEKËSORE NË PRIZREN
MBAHET TRYEZË DISKUTIMI LIDHUR ME PËRMIRËSIMIN E SHËRBIMEVE MJEKËSORE NË PRIZREN
Gjetjet e hulumtimit të organizatës “YES” lidhur me shërbimet mjekësore në kujdesin parësor shëndetësor janë diskutuar me punonjësit e këtij sektori. Kjo organizatë përgjatë shtatë javësh ka realizuar hulumtimin në QKMF, QMF-të dhe AMF-të e Prizrenit. Rezultatet e dala janë shqyrtuar në takimin e mbajtur me mjekët, kryeinfermierët, e infermierët. Pjesë e këtij takimi ishte kreu i komunës, Shaqir Totaj, i cili ka theksuar rëndësinë e hulumtimit, për marrjen e rekomandimeve për përmirësimin e shërbimeve. Drejtuesja e projektit, Vjollca Gurgule, ka theksuar se bazuar në rezultatet e hulumtimit del se Prizreni qëndron mirë me ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët në baza ditore. Ndërkaq, pjesëmarrësit tjerë kanë folur më hollësisht për sfidat me të cilat ballafaqohen në ambientet e tyre të punës, si dhe vlerësuan realizimin e hulumtimit. Projekti është mbështetur nga Komuna e Prizrenit.
TENSIONI SHUMË I ULËT I RRYMËS ELEKTRIKE, SHQETËSIM I VAZHDUESHËM PËR BANORËT NË MALËSINË E RE
TENSIONI SHUMË I ULËT I RRYMËS ELEKTRIKE, SHQETËSIM I VAZHDUESHËM PËR BANORËT NË MALËSINË E RE
Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit Malësi e Re.
Shpesh, si pasojë e kësaj, por edhe të kontaktit të telave gjatë motit me stuhi, pajisjet elektrike janë djegur, duke rrezikuar edhe jetët e njerëzve, por edhe djegien e objekteve të banimit.
“Të lodhur nga pritja se, KEDS-i do t’i marrë parasysh ankesat tona, kemi vendosur që shqetësimin tonë, që po zgjat me vite, ta bëjmë publik, ndoshta dikush do ta kuptojë më në fund seriozitetin e situatës dhe të gjendet një zgjidhje urgjente, sidomos në këto ditë të ftohta, kur situata po bëhet edhe më e rëndë, shkruan lexuesi në ankesën e tij nga Malësia e Re, i cili na ka dërguar edhe disa foto dhe video.
𝐇𝐚𝐩𝐣𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐓𝐞𝐜𝐡 𝐆𝐚𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐄𝐧𝐣𝐭𝐞! 🎉
𝐇𝐚𝐩𝐣𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐓𝐞𝐜𝐡 𝐆𝐚𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐄𝐧𝐣𝐭𝐞! 🎉
Përfitoni zbritje deri në 𝟕𝟐% dhe 𝟐𝟓% 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞̈ vetëm për 𝟏𝟗
𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 në lokacionin tonë të ri:
📍Premium Park Kabashi-2, Rr. Tirana, Prizren.
💳 Mundësi pagese me 12 këste me 0% interes përmes bankave:
✅ TEB
✅ Raiffeisen
✅ BKT
Mos e humbisni këtë mundësi për të blerë produktet më të mira me çmime të pabesueshme!
📞 Kontakt: 046 - 400 - 440
📍 Shihemi në Tech Gate Prizren!
#techgate #prizren #superzbritje #hapjaedyqanit #ofertaspeciale #blerjeme12keste #zbritje72% #elektronikë #teknikeebardhe
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu të dielën më 25 Dhjetor do të performojë në qendrën tregtare ABI Çarshia te kiosqet "Verë n'Çarshi".
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu të dielën më 15 Dhjetor do të performojë në qendrën tregtare ABI Çarshia te kiosqet "Verë n'Çarshi".
Ju mirëpresim! ❤️
#sabrifejzullahu #verencarshi #festivetime #kosove #prizren #abicarshia #timeforcelebrate #newyear #verendimer #musiclive #performance #newyear2025 #festivevibes
PËRKUJTOHET 26 VJETORI I BETEJËS SË LAVDISHME TË UÇK-së NË MALET E PASHTRIKUT
PËRKUJTOHET 26 VJETORI I BETEJËS SË LAVDISHME TË UÇK-së NË MALET E PASHTRIKUT
Të shtunën është përkujtuar përmes një tubimi, 26 vjetori i betejës së famshme të UÇK-së tek vendi “ Likenet e Hasit” në malet e Pashtrikut.26 vite më parë kanë rënë në altarin e lirisë 41 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa hynin në Kosovë për të sjell armatim nga Shqipëria. Në nderim të kësaj ngjarje, në vendin e quajtur “ Likenet e Hasit” në Pashtrik, është organizuar një tubim përkujtimor pjesë e së ciles ishin familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, pjesëtarë të FSK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, para të pranishmëve tha se, sot po përkujtojmë pavdekshmërinë e të rënëve për liri dhe po nderojmë ata që ishin pjesë e betejës së Pashtrikut dhe gjithë luftëtarët e UÇK-së. Kryetari i Rahovecit, Smjal Latifi, tha se kjo betejë ishte ndër ngjarjet më të lavdishme të luftës heroike që bëri UÇK-ja për lirinë e Kosovës.Ish eprori i UÇK-së, Mahir Hasani, protagonist në këtë betejë, tha se Pashtriku plak gjatë luftës në Kosovë, shërbente si autostradë për furnizim të UÇK-së me armatim nga Shqipëria, i cili shpesh është larë më gjakun e dëshmorëve të shumtë për çlirimin e vendit. Ndërkaq, zv’ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se Shtegu i Lirisë I rregulluar vitin e kaluar së bashku me shoqatat e dala nga lufta, na shërben që ta kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishmeNdryshe, më 14 dhjetor të vitit 1998 në malet e Pashtrikut u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake serbe. Në këtë betejë, sipas pjesëmarrësve, morën pjesë 154 luftëtarë të UÇK-së, kundrejt një force shumë më të numërt dhe shumë më të armatos
SHAQIR TOTAJ PËR KUJTIM GASHIN: RRUGËTIMI YNË POLITIK E PROFESIONAL NA KA BASHKU. ËSHTË MERITA E TIJ POR EDHE E GJITH EKIPIT PËR TË GJITHA PROJEKTET QË I KEMI REALIZU NË KOMUNËN E PRIZRENIT
SHAQIR TOTAJ PËR KUJTIM GASHIN: RRUGËTIMI YNË POLITIK E PROFESIONAL NA KA BASHKU. ËSHTË MERITA E TIJ POR EDHE E GJITH EKIPIT PËR TË GJITHA PROJEKTET QË I KEMI REALIZU NË KOMUNËN E PRIZRENIT