Kosovalive

Kosovalive Media as a Means of Education, Dialogue and Equality
www.kosovalive.org

Dhunë me bazë gjinore:- Një në tre gra (rreth 33%) përjetojnë dhunë fizike ose seksuale nga një partner intim ose dhunë ...
09/12/2024

Dhunë me bazë gjinore:
- Një në tre gra (rreth 33%) përjetojnë dhunë fizike ose seksuale nga një partner intim ose dhunë seksuale nga një person që nuk është partner, gjatë jetës së tyre. Kjo është një shqetësim global që prek miliona gra çdo vit. 🌍 (Burimi: Kombet e Bashkuara, World Bank)
- 40-70% e grave kanë përjetuar dhunë fizike, seksuale ose emocionale nga partnerët e tyre. Kjo ka pasojë të rëndë në shëndetin mendor dhe fizik të grave, duke përfshirë dëmtime dhe trauma të përhershme. (Burimi: Organizatë Botërore e Shëndetësisë)
- 70% e viktimave të dhunës seksuale janë gra dhe vajza. Në shumë raste, këto akte dhune mbeten të padënuara për shkak të frikës nga stigmatizimi dhe mungesës së mbështetjes. (Burimi: UN Women)

Në Kosovë:
- 41% e grave kanë përjetuar dhunë fizike, emocionale ose seksuale nga partnerët e tyre në jetën e tyre. Ky është një shqetësim që kërkon veprim të menjëhershëm. 🏠 (Burimi: Rrjeti i Grave të Kosovës)
- Vetëm 15% e rasteve të dhunës në familje janë denoncuar dhe të pastruar në sistemin juridik, duke treguar një nevojë urgjente për mbështetje dhe përmirësim të mekanizmave ligjorë dhe të mbështetjes për viktimat. ⚖️ (Burimi: OSBE)

Çdo grua ka të drejtën për të jetuar pa frikë dhe dhunë. Të gjithë mund të bëjmë ndryshimin – duke ngritur zërin, duke mbështetur viktimat, dhe duke kërkuar një të ardhme me barazi dhe pa dhunë. 🌍
Mos hesht! Ndihmo tani për një botë më të drejtë dhe më të sigurt për të gjitha gratë dhe vajzat.

Sot, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë🤩, u mbajt punëtoria “EmpowerHer Cyber Safety,” ❤️e organizuar nga  në b...
25/11/2024

Sot, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë🤩, u mbajt punëtoria “EmpowerHer Cyber Safety,” ❤️e organizuar nga në bashkëpunim me Kosovalive. Kjo ngjarje kishte për qëllim fuqizimin e vajzave përmes edukimit mbi sigurinë kibernetike dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme.

Workshopi filloi me një prezantim nga ✨Xhanan Karaqa✨, Head of Security në NLB Banka, e cila theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike në epokën dixhitale. Ajo ndau praktikat më të mira dhe sfidat kryesore për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave, duke nxitur diskutime të frytshme me pjesëmarrëset.

Pas një pushimi të shkurtër 🍫🥤, aktivitetet vazhduan me Arnisa Aliqkaj 🤩✨ psikologe organizative dhe themeluese e Myellin OPS, me një përvojë të gjerë në fushën e teknologjisë. Ajo u fokusua te ndikimi i cyberbullying dhe sigurisë kibernetike në shëndetin mendor, duke ofruar këshilla praktike për ruajtjen e mirëqenies psikologjike dhe përballimin e sfidave dixhitale.

Një ditë inspiruese dhe e mbushur me njohuri, ku vajzat patën mundësinë të mësojnë dhe të fuqizohen për një të ardhme më të sigurt online!

Global Entrepreneurship Week Kosovo

📢 KosovaLive mbajti ngjarjen përmbyllëse të projektit “Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin”. Ky projekt ...
25/07/2024

📢 KosovaLive mbajti ngjarjen përmbyllëse të projektit “Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin”. Ky projekt kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe aftësive për të dalluar dhe luftuar dezinformimin në media.
🔍 Në kuadër të eventit përmbyllës, u prezantua hulumtimi i realizuar në kuadër të projektit “Mungesa e Edukimit Medial në Kosovë”. Ky hulumtim nxori në pah disa nga sfidat kryesore që përballen qytetarët dhe gazetarët në Kosovë për sa i përket edukimit medial dhe ndikimit të dezinformimit.

🗣️ Gjatë ngjarjes, u zhvillua një bashkëbisedim mes panelistëve dhe pjesëmarrësve, ku u diskutuan gjetjet e hulumtimit dhe u ndanë përvoja të ndryshme. Diskutimi u fokusua në sfidat që përballen gazetarët e rinj në Kosovë dhe rëndësinë e edukimit medial për të forcuar gazetarinë dhe për të luftuar dezinformimin.

🎓 Po ashtu, 18 pjesëmarrës në kuadër të programit Internship dhe Mentorship u certifikuan, duke e përfunduar me sukses praktikën e tyre në KosovaLive.

📚 Kjo ngjarje shërbeu si një platformë e rëndësishme për të diskutuar sfidat dhe për të propozuar zgjidhje konkrete për përmirësimin e edukimit medial në vendin tonë.

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Erlidën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Erlida Mulaku është studente në vitin e dytë në De...
10/05/2024

🌟 Njihuni me Erlidën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Erlida Mulaku është studente në vitin e dytë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Krahas studimeve ajo ndjek edhe trajnime nga fusha më të ndryshme.

Në veçanti, Erlida ka marrë pjesë në disa trajnime të specializuara, duke përfshirë Shkollën për Hulumtime Gazetareske në Prokurim Publik dhe Trajnimin për Mendim Kritik dhe Mediat Sociale.

Përveç kësaj, ajo ka ndjekur trajnime të tjera që i përfshijnë temat e Komunikimit, Leadership-it dhe Avokimit, si dhe Mentorimin e bashkëmoshatarëve.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin,"Erlida i shkroi artikullin "Kush dhe pse po i thotë “jo” shkollimit?" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:
📲 Lexoni artikullin këtu: https://kosovalive.org/.../kush-dhe-pse-po-i-thote-jo.../

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Albinotën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Albinota Krasniqi, ka përfunduar studimet Bachel...
18/04/2024

🌟 Njihuni me Albinotën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Albinota Krasniqi, ka përfunduar studimet Bachelor në drejtimin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka zgjeruar horizontet e saj akademike dhe profesionale duke qenë pjesë e programit CCI (Community College Initiative), ku ka studiuar për një vit në Kolegjin DuPage, Illinois, SHBA, në drejtimin e Edukimit Medial.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Albinota ka përfituar një praktikë gjashtëmujore në revistën e kolegjit, The Courier, duke shkruar artikuj të ndryshëm në lidhje me kolegjin dhe komunitetin lokal. Kjo përvojë i ka dhënë asaj një kuptim më të thellë të gazetarisë dhe punës së redaksisë.

Aktualisht, Albinota punon si menaxhere e rrjeteve sociale në kompaninë e marketingut IMD (Integral Marketing Design).

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin," Albinota shkroi artikullin " Një sfidë e madhe: përballja e të diplomuarve me tregun e punës" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/jqzX9

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

17/04/2024

Thirrja për ndërgjegjësim - Zëri i komuniteteve duhet të ndëgjohet

Kushtet e rënda ekonomike të këtyre komuniteteve çojnë në përjashtimin e tyre nga pjesëmarrja në të gjitha fushat e jetës.

“Në shumë raste, pjesëtarët e komuniteteve egjiptjan, ashkali dhe rom kanë hasur në pengesa dhe diskriminim në arsim.

Kjo ka ndikuar në nivelin e lartë të analfabetizmit dhe nivelin e ulët të suksesit në shkollë.

Për të adresuar këtë problem, është e rëndësishme që të merren masa për të siguruar qasje të barabartë në arsim dhe për të ofruar mbështetje shtesë për studentët dhe nxënës nga këto tri komunitete.

Ndiqni videon e krijuar nga Yllka Ramadani në kuadër të projektit “Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin”.

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe mundësohet nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjerman

🌟 Njihuni me Donikën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Donika Fetahu ka përfunduar studimet në Fakultetin...
16/04/2024

🌟 Njihuni me Donikën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Donika Fetahu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin “Hasan Prishtina”. Ajo ka tre vjet përvojë pune në fushën e gazetarisë, duke mbuluar një gamë të gjerë temash me përkushtim dhe profesionalizëm.

Përveç punës së saj si gazetare, Donika ka marrë pjesë në kurse dhe trajnime të ndryshme për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e saja në fushën e gazetarisë. Ajo gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në aktivitetin "From conflict to reconciliation" të organizuar nga YIHR në Beograd, që synon të sjellë pajtim dhe përmirësim të marrëdhënieve pas konflikteve.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin," Donika shkroi artikullin "Mungesa e përkrahjes nga shteti po i shtynë fermerët të heqin dorë nga punimi i tokave" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/gvyOY

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Artën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Arta Drenica, ka përfunduar studimet Bachelor për Ko...
04/04/2024

🌟 Njihuni me Artën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Arta Drenica, ka përfunduar studimet Bachelor për Komunikim Masiv dhe Gazetari. Gjatë kohës së studimeve, Arta ka qenë e përfshirë në shumë aktivitete ku ndër to ishte edhe në Institutin për Demokraci dhe Zhvillim (D4D), duke shërbyer si raportuese e lajmeve toksike në rrjetet sociale. Kjo përvojë e ka pajisur atë me një kuptim më të thellë të sfidave të medias moderne dhe rëndësisë së saj në trajtimin e çështjeve shoqërore të rëndësishme.

Gjithashtu, ajo ka qenë e përfshirë në projekte arsimore në kuadër të fakultetit "AAB," duke treguar përkushtim ndaj arsimit dhe ndërtimin e një rrjeti profesional të gjerë në fushën e komunikimit.

Arta ka ndjektur trajnime të vazhdueshme në KosovaLive dhe tashmë për më shumë se një vit ajo është e punësuar. në Agjencinë e Lajmeve "Kosovapress".

Tema të cilat ajo i trajton me pasion dhe përkushtim janë ato sociale, arsimore dhe të sigurisë, duke reflektuar angazhimin e saj për të adresuar çështje të rëndësishme shoqërore përmes mediumit të informimit.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi medial si mjet për të luftuar dezinformimin," Arta shkroi artikullin "Pasiguri në shkollat e kryeqytetit, rastet e dhunës dhe armët e ftohta janë rutinë" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/imsY3

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Albulenën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Albulena Berisha, 23 vjeçe nga qyteti i Rahoveci...
03/04/2024

🌟 Njihuni me Albulenën - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Albulena Berisha, 23 vjeçe nga qyteti i Rahovecit, e cila përfundoi studimet Bachelor në Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës. Më pas ajo vazhdoi me studimet master në drejtimin e Studimeve Evropiane dhe Administratës Publike në të njëjtin universitet. Gjatë studimeve të saja, ajo mori pjesë në shumë konferenca dhe seminare të organizuara nga organizata të ndryshme, duke përfshirë PEN dhe National Youth Congress.

Në periudhën e saj të studimeve master, Albulena mori pjesë në programin Erasmus+ për tre herë radhazi, duke u bërë studente në Universitetin e Salzburgut në Austri. Kjo përvojë e arritur nëpërmjet studimeve dhe punës praktike në Institute of Region of Europe-IRE në Salzburg e ka ndihmuar atë të zhvillojë perspektiva të reja dhe të thellojë njohuritë e saj.

Aktualisht, Albulena është duke punuar në temën e saj të diplomes në kuadër të studimeve të saj master dhe është e apasionuar për artin, kulturën dhe muzikën.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi mediatik si mjet për të luftuar dezinformimin," Albulena shkroi artikullin " Synimi i një ngritjeje tjetërfare profesionale, tejkalon sfidat e studimit jashtë vendit" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/bhnNR

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Valmire Maliiqi - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰Valmire Maliqi, ka përfunduar studimet Bac...
19/03/2024

🌟 Njihuni me Valmire Maliiqi - Pjesë e Programit "Internship & Mentorship"! 🎓📰

Valmire Maliqi, ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës në degën e “Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun”. Më pas, ajo ka vazhduar studimet master në drejtimin e "Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike".

Me një përvojë të pasur në fushën e medias, Valmira ka punuar si gazetare në gazeta të shtypura, portalet online dhe radio. Përveç punës profesionale në fushën e gazetarisë, ajo ka qenë e angazhuar edhe në trajnime të ndryshme, si në fushën e medias, ashtu edhe në aspektin e administratës publike.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi Medial si mjet për të luftuar dezinformimin," Valmira shkroi artikullin " Qentë endacakë vazhdojnë të sfidojnë qytetarët e institucionet" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/epNUX

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe mundësohet nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Resmijen - Praktikant në Programin Internship & Mentorship! 🎓📰Resmije Sadiku, 35-vjeçare nga Gjilani, e cil...
13/01/2024

🌟 Njihuni me Resmijen - Praktikant në Programin Internship & Mentorship! 🎓📰

Resmije Sadiku, 35-vjeçare nga Gjilani, e cila ka përfunduar studimet Bachelor në Komunikim Masiv dhe Gazetari. Me një përvojë pune si gazetare në media të ndryshme, duke përfshirë gazetë, radio dhe televizion, Resmije ka pasur një kontribut të rëndësishëm në fushën e informimit. Aktualisht, ajo është pjesë e redaksisë së Gazetës Enigma. Resmija ka manifestuar një angazhim të vazhdueshëm për të pasuruar shkathtësitë e saj në fushën e gazetarisë.

Përveç punës së saj, ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme, duke përfshirë ato në Kosovar Center for Security Studies (KCSS) dhe "Regional Economic Development" në kuadër të projektit të CARE International-Kosovo. Pjesëmarrja në këto trajnime tregon dëshirën e saj për të zhvilluar njohuritë e saj në fusha të ndryshme dhe për të pasuruar perspektivën e saj në lidhje me zhvillimet aktuale dhe sfidat që shoqëria po përballet.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi mediatik si mjet për të luftuar dezinformimin” Resmija shkroi artikullin "Lulëzimi” i Fake News në kohë krizash" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://kosovalive.org/2024/01/03/lulezimi-i-fake-news-ne-kohe-krizash/

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ (Gjermania e Madhe), i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

🌟 Njihuni me Aurorën - Praktikant në Programin Internship & Mentorship! 🎓📰 Aurora Salihu ka përfunduar studimet Bachelor...
11/01/2024

🌟 Njihuni me Aurorën - Praktikant në Programin Internship & Mentorship! 🎓📰

Aurora Salihu ka përfunduar studimet Bachelor në Gazetari dhe aktualisht është studente e vitit të parë në programin Master, me drejtimin Gazetari dhe Kontakte me Publikun në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve të saj, ajo ka pasuar një shkëmbim studentësh për një semestër përmes programit Erasmus + në Universitetin Nicolaus Copernicus në Poloni. Aurora gjithashtu ka pasuar Kongresin Global të Mediave në Abu Dhabi këtë vit, duke patur mundësinë të ndjekë punëtori dhe panele diskutimesh nga profesionistë të mediave nga e gjithë bota.

Aurora ka përfunduar një periudhë praktikë në Koha.net dhe KTV si gazetare. Gjatë kësaj kohe, ajo ka pasuar një rol si përkthyese nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Angazhimi i saj në praktikë dhe pjesëmarrja në ngjarje ndërkombëtare tregojnë vullnetin dhe pasionin e saj për të zhvilluar përvojën dhe njohuritë e saj në fushën e gazetarisë.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi mediatik si mjet për të luftuar dezinformimin" Aurora shkroi artikullin "Teatri midis të rinjve të pa interesuar për të dhe mungesës së edukimit kulturor" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://kosovalive.org/2023/12/31/teatri-midis-te-rinjve-te-pa-interesuar-per-te-dhe-mungeses-se-edukimit-kulturor/

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ (Gjermania e Madhe), i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

Urime Festat e Fundvitit! Happy Holidays! 🎄Ju urojmë një vit PA Dezinformim ⚖️ We wish you a year without Disinformation...
30/12/2023

Urime Festat e Fundvitit! Happy Holidays! 🎄
Ju urojmë një vit PA Dezinformim ⚖️
We wish you a year without Disinformation 🛎


Lexoni www.kosovalive.com
Read www.kosovalive.org

🌟 Njihuni me Yllkën - Praktikante në Programin Internship & Mentorship! 🎓📰Yllka Ramadani ka përfunduar studimet Bachelor...
27/12/2023

🌟 Njihuni me Yllkën - Praktikante në Programin Internship & Mentorship! 🎓📰

Yllka Ramadani ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin "Hasan Prishtina" në degën e gazetarisë. Ndërkaq, ajo vijon studimet master në Administratë Publike dhe Diplomaci. Yllka shfaqet si një pasionante e fushës së gazetarisë dhe, përtej angazhimit dhe përgjegjësisë në rolin e gazetares, ka manifestuar një përkushtim të vazhdueshëm për zhvillimin e shkathtësive të saj, përmes pjesëmarrjes në aktivitete të organizatave vendore.

Ajo ka qenë e përfshirë në trajnime të organizuara nga Sbunker, Kosovo 2.0, AGK (Agjencia e Gazetarisë së Kosovës), si dhe nga KosovaLive. Përmes këtyre trajnimeve, Yllka ka arritur të ndërtojë një perspektivë më të gjerë në fushën e gazetarisë, duke i shtuar dimensione të reja përvoje dhe njohurish në profesionin e saj. Angazhimi i saj tregon një dëshirë të vazhdueshme për rritje dhe kontribut në fushën e informimit dhe ndërgjegjësimin shoqëror.

Në kuadër të programit "Internship & Mentorship" të projektit "Edukimi mediatik si mjet për të luftuar dezinformimin" Yllka shkroi artikullin "Ëndrra e Edonës vazhdon të mbetetet e parealizuar shkaku i kushteve ekonomike" i cili mund të lexohet në linkun më poshtë:

📲 Lexoni artikullin këtu: https://shorturl.at/blH17

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe është mundësuar nga SustainMedia, një projekt i GIZ (Gjermania e Madhe), i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

21/12/2023

Në vitin 2022, nga 2 mijë e 764 raste të dhunës në familje, vetëm 519 prej tyre ishin raste të dhunës ndaj burrave. Në krahasim me vitin 2021, ku në total ishin 500 raste të dhunës ndaj burrave, në vitin 2020 ishin shënuar 469, kurse një vit më herët, më 2019, gjithsej 365 burra kishin raportuar dhunën që ishte ushtruar ndaj tyre në polici.

Ndiqni videon e krijuar nga Florentina Lipovica në kuadër të projektit “Edukimi mediatik si mjet për të luftuar dezinformimin”.

Ky program implementohet nga KosovaLive dhe mundësohet nga SustainMedia, një projekt i GIZ, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+38344730000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosovalive posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kosovalive:

Videos

Share

Category

Media si mjet i edukimit, dialogut dhe barazisë.

Media as a means of education, dialogue and equality.

About us:

Established on August 2000, in Prishtina, Kosova, as the first online subscription based News Agency in Kosovo, we at KosovaLive believe that the media’s purpose in addition to informing is to educate, promote dialogue and contribute to equality. Thus, we focus our work in ensuring that the common Kosovar is served unbiased, straight-forward news; encouraging research, with the intention of enriching the common knowledge pool about Kosovo; and hosting events, that have a focus in developing critical thinking abilities among the common Kosovar.

------