
29/04/2025
🎙 Në episodin e dytë të podkastit Përtej Ekstremizmit, bisedojmë me Fatjona Mejdinin – gazetare me përvojë të gjatë dhe Drejtoreshë e Observatorit të Evropës Juglindore, pranë Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC).
👉 Me Fatjonën flasim për praninë e ekstremizmit të djathtë dhe etno-nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri, për shkaqet historike të ngritjes së tyre në rajon dhe Evropë, për përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj grave dhe komuniteteve LGBTQ+, si dhe për racizmin ndaj pakicave – veçanërisht ndaj komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptasë – dhe emigrantëve që kërkojnë një jetë më të mirë në Ballkanin Perëndimor.
💬 Fatjona na fton t’i shohim këto sfida si mundësi për të pasuruar shoqëritë tona me vlerat evropiane të bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore.
🎧 Episodin mund ta dëgjoni në platformën tuaj të preferuar, në kanalin e Sbunkerit në Youtube apo në Spotify!
🎙️ https://www.youtube.com/watch?v=DvZkxjpw9PI&t=655s
🎙️ https://open.spotify.com/episode/1TGL4k65SCaSReDwmIbC0g
Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë - Embassy of the Netherlands in Kosovo.
🎙 Në episodin e dytë të podkastit Përtej Ekstremizmit, bisedojmë me Fatjona Mejdinin – gazetare me përvojë të gjatë dhe Drejtoreshë e Observatorit të Evropë...