Illyrian Zone

Illyrian Zone Illyrian Zone

11/03/2024
Solidaritet Kundër Bullizimit: Rasti i Sonilës në Shkollën e PrizrenitPrizren, Kosovë - Në një kohë kur bashkëjetesa dhe...
16/02/2024

Solidaritet Kundër Bullizimit: Rasti i Sonilës në Shkollën e Prizrenit

Prizren, Kosovë - Në një kohë kur bashkëjetesa dhe harmonia duhet të dominojnë në shoqërinë tonë, një ngjarje e dhimbshme po rëndon atmosferën në një shkollë të Prizrenit. Sonila, një vajzë 9-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, po përjeton një periudhë të vështirë që prej ardhjes së saj në Kosovë për të jetuar, pasi prindërit e saj filluan punë në këtë qytet.

Pavarësisht përpjekjeve për të u përshtatur me ambientin e ri, Sonila është bërë objekt bullizimi nga disa nga shokët e saj të klasës. Veprimet e tyre, që përfshijnë perqeshje dhe imitime të mënyrës së saj të të folurit - e cila karakterizohet nga dialekti i Shqipërisë - kanë shkaktuar një ndjenjë izolimi dhe trishtimi tek ajo.

Prindërit e Sonilës janë shprehur të shqetësuar për këtë situatë dhe kanë ndërmarrë hapa konkretë duke u adresuar disa herë me personelin e shkollës për të kërkuar ndërhyrje. Megjithatë, deri më tani, përpjekjet e tyre nuk kanë rezultuar në ndonjë zgjidhje të qëndrueshme.

Ky rast jo vetëm që rrënqeth për nga natyra e tij, por edhe ngre pyetje të rëndësishme mbi rolin e institucioneve arsimore në luftën kundër bullizimit. Është thelbësore që shkollat të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe inkurajues për të gjithë nxënësit, pa dallim.

Prindërit e Sonilës bëjnë thirrje për veprime të shpejta dhe efektive për të adresuar këtë çështje. Ata kërkojnë një angazhim më të madh nga ana e shkollës për të edukuar nxënësit mbi pasojat e bullizimit dhe për të promovuar një kulturë të respektit dhe mirëkuptimit ndërmjet të gjithë.

Si shoqëri, është detyrë e yni të qëndrojmë kundër bullizimit në çdo formë që ai manifestohet. Rasti i Sonilës nuk është vetëm një kujtesë për sfidat me të cilat përballen fëmijët tanë, por edhe një thirrje për veprim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

23/01/2024

Gjeni dallimet në mes të ministrit të financave Hekuran Murati dhe aktorit Granit Uka, shikoni me kujdes fundin e videove :D

Gjeniu i Kosovës, Dr. Bisla, e ka zbuluar formulën e mirëqenies dhe luftimit të varfërisë. Është fare e thjeshtë "ndjehu...
18/12/2023

Gjeniu i Kosovës, Dr. Bisla, e ka zbuluar formulën e mirëqenies dhe luftimit të varfërisë. Është fare e thjeshtë "ndjehuni të pasur".

01/10/2023

Shkumbin Demaliaj. Hero i gjalle 🇽🇰🇦🇱

10/09/2023

🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

25/08/2022
Artistja e mirenjohur Adelina Muja ka bere lansimin e kemges se re “Oj Dashni” 💚❤️
15/07/2022

Artistja e mirenjohur Adelina Muja ka bere lansimin e kemges se re “Oj Dashni” 💚❤️

Teksti & Muzika: Besim BunjakuOrkestrimi: Hekuran PrenajVideo: VideoArtMediaProducer : Besim Bunjaku

Memories Lounge
29/06/2022

Memories Lounge

Look back on things you've posted or been tagged in on this day in the past.

Vjosa Osmani???
06/06/2022

Vjosa Osmani???

"Na tregoni pse s'është realizuar ky projekt?"- Osmani, Aliu e Peci dështuan t'i mbjellin 1 milionë drunjë të cilat i premtuan para një viti
Lajmi i plotë 👇

18/05/2022

Parashikimi per 10 dite i motit per Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe me gjere.

09/11/2021
05/11/2021
Fjalimi i kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në B...
14/10/2021

Fjalimi i kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar shkëlqesi,

Republika e Kosovës ka një qeveri demokratike dhe ka stabilitet institucional. Si qeveri e re, me afër 200 ditë në detyrë, na është dashur të merremi me dy sfida kryesore: menaxhimin e pandemisë dhe ndihmën për ekonominë që të tejkalohet situata e vështirë me sa më pak dëme. Qarkullimi i bizneseve është për 36% më i lartë krahasuar me vitin 2020 dhe për 21% më i lartë në krahasim me vitin 2019. Në fund të muajit gusht shënuam rritje prej 31 mijë vende të reja pune krahasuar me nivelin e para pandemisë. Të ardhurat e qeverisë janë më të larta për 35% në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo ka ndodhur pa ndryshuar asnjë politikë të vetme tatimore.

Ne kemi lansuar Pakon e Ringjalljes Ekonomike në përmasa të 6% të bruto produktit tonë vendor që synon t’i ndihmojë bizneset dhe ekonominë në krijimin e vendeve të reja të punës, të ndihmojë familjet më të prekura nga pandemia, të forcojë institucionet dhe shërbimet tona publike dhe të investojë në infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme. Plani Ekonomik dhe i Investimeve mund të ndihmojë rajonin tonë në gjenerimin e rritjes së qëndrueshme dhe të arrijë disa nga qëllimet tona strategjike. Për vendin tonë sigurimi i ujit dhe i energjisë janë elemente kyçe. Po ashtu ka nevojë edhe për investime që do të integronin rajonin nëpërmjet infrastrukturës, qoftë asaj fizike, por edhe asaj digjitale.

Unë personalisht i kam dorëzuar një raport zonjës Presidente Ursula von der Leyen, me nevojat për investime kur ajo ishte për vizitë në Kosovë, dhe ne presim në të ardhmen të angazhohemi me BE-në, por edhe me BEI-n, BERZh-in dhe Bankën Botërore për t’i shqyrtuar mundësitë që t’i avancojmë përpara ato projekte.

Kanë kaluar më shumë se tri vite qëkur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. U bëj thirrje udhëheqësve skeptikë në BE të vlerësojnë progresin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët tanë. Nuk duhet të ketë fonde të BE-së për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor pa vlera të BE-së. BE-ja në Ballkanin Perëndimor duhet të kultivohet nga brenda, por nuk mund të bëhet vetvetiu. Ne duhet të përqafojmë vlerat e BE-së në vendet tona, por, për këtë qëllim, ne kemi nevojë edhe për ndihmë nga jashtë.

Ne mirëpresim deklaratën e sotme të përbashkët, por kemi shprehur disa rezerva:
1. Ne besojmë se kur i referohemi Ballkanit Perëndimor kemi nevojë dhe duhet të themi Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, pasi janë gjashtë shtete.
2. Ne besojmë se duhet të përmendet "ballafaqimi me të kaluarën" pasi është pjesë e nevojshme e përpjekjeve për pajtim.
3. Ne gjithashtu besojmë se ky Samit duhet të dënojë angazhimin e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës: Avionët luftarakë MiG-29 fluturuan përgjatë kufirit, ndërsa ambasadori i Rusisë në Beograd shkoi në pikën kufitare për të inspektuar grumbullimin e trupave serbe atje.

Më 15 qershor gjatë takimit tonë në Bruksel, i kam propozuar Presidentit të Serbisë që të nënshkruajmë Deklaratën e Paqes për mossulmim, por ai refuzoi të bëj një gjë të tillë.

Ju falemnderit.

Edhe një hap drejt Vettingut, Majlinda - qytetare me merita të veçanta, zgjerim i rrugës për Shalën dhe Bajgorën, udhëhe...
14/10/2021

Edhe një hap drejt Vettingut, Majlinda - qytetare me merita të veçanta, zgjerim i rrugës për Shalën dhe Bajgorën, udhëheqje të reja profesioniste në disa ndërmarrje publike, e shumë vendime të tjera

Në mbledhjen e sotme, të 39-tën, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, miratuam 34 vendime.

I hapëm rrugën një procesi të rëndësishëm për forcimin e drejtësisë dhe demokracisë së shtetit tonë.

Grupi punues, i themeluar nga Ministria e Drejtësisë, e i përbërë nga përfaqësuesit e gjyqësorit dhe prokurorisë, shoqëria civile dhe ekspertët e fushës, kanë hartuar Koncept Dokumentin dhe kanë propozuar metodologjinë e mbarëvajtjes së procesit të Vetingut, përmes votimit të amendamenteve kushtetuese, që do lejonin hapësirë të mjaftueshme për hartimin e Ligjit për Vettingun.

Duke konsideruar që edhe pasqyra aktuale ligjore lejon hapësirë për mbarëvajtje të procesit të vettingut, përmes plotësim-ndryshimit të ligjeve relevante, Grupi Punues ka propozuar si mundësi të dytë, realizimin e procesit të vettingut përmes ndryshimeve ligjore.

Si përgjigje ndaj efekteve të pandemisë, aprovuam projektligjin lidhur me financimin e Reagimit të Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

Meqenëse sasitë e kontraktuara me Pfizer prej 1.2 milion vaksinave mbulojnë nevojat për vaksinimin të 60% të popullatës, autorizuam Ministrinë e Shëndetësisë për negocimin e vaksinave shtesë, deri në imunizimin e plotë të popullatës, respektivisht në përfundimin e emergjencës shëndetësore.

Amandamentimi i marrëveshjes se Grantit me BE do të krijojë mundësinë që Kosova t’i bashkohet Portës Hyrëse të Certifikatës Digjitale COVID të BE–së.

Përmes rregullores së miratuar sot përshpejtohet vlerësimi i ligjshmërisë së akteve komunale, e cila ka një rëndësi të veçantë si për Komunat ashtu edhe për jetën e qytetarëve.

Qytetarëve të Mitrovicës do t’u lehtësohet qarkullimi dhe realizimi i të drejtave të tyre me vendimin e sotëm për përfundimin sa më të shpejtë të ndërtimit të Rrugës Nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Ndërsa me zgjerimin e rrugës ekzistuese në fshatin Bajgorë, do t’u lehtësojë qarkullimin qytetarëve dhe bizneseve në drejtim të Shalës së Bajgorës.

Ndamë mjete financiare për bashkëfinancimin e shtatë projekteve kapitale në komuna, në fushat e infrastrukturës dhe mjedisit, bashkë me UN Habitat-in.
Miratuam dy nisma për projektin që ka për objektiv kryesor ndërtimin e rrjetit të integruar të kanalizimeve në Mitrovicë.

Nga sot Majlinda Kelmendi është qytetare me merita te veçanta. Kjo është një njohje institucionale shtesë për arritjet e Majlindës por edhe të Kosovës në sportin e xhudos dhe për ndërtimin e imazhit pozitiv të vendit tonë.

Bëmë hapin e parë drejt pjesëmarrjes së Kosovës në programin “Evropa Kreative”, një platforme e shkëlqyer e mundësive për fuqizimin e krijimtarisë se komunitetit tonë kulturor.

Me qëllim të reformimit dhe përmirësimit të politikave dhe asistencës sociale drejt familjeve në nevojë, i hapëm rrugë “Projektit të Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Për integrimin e të rinjëve në tregun e punës, aprovuam vendimin për themelimin e Komisionit Ministror për Skemën e Garantuar për të Rinjë.

Për të mundësuar prodhim dhe furnizim të rregullt me energji elektrike, Korporatës Energjetike të Kosovës iu mundësua zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për nxjerrjen e thëngjillit.

Iniciuam për Kuvend 7 projektligje ne fushat e sigurisë, prodhimit e industrisë, bujqësisë e zhvillimit rural. Ndërsa me vendime të veçanta aprovuam pesë nisma për marrëveshje ndërkombëtare.

Për të mundësuar punën e vazhdueshme të ndërmarrjeve publike, emëruam Borde të përkohshme në KRU “Hidroregjioni Jugor, Sh. A. Prizren” dhe KRU “Bifurkacioni Sh. A. Ferizaj”. Emëruam anëtarin e katërt te Bordit te përkohshëm në Ndërmarrjen Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, Sh. A.

Ndërsa bazuar në të gjeturat nga hulumtimet dhe analizat e kryera në terren nga IKShP-ja dhe Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) shkarkuam Bordin e KRU “Hidrodrini Sh. A. Pejë” për të kthyer besimin e qytetareve ndaj Ndërmarrjes dhe ndaj sistemit të furnizimit me ujë në atë zonë.

10/10/2021

Sipas UBO Consulting Istogu shkon ne balotazh ndermjet:

Ilir Ferati LDK
Bekë Berisha AAK

Mendimi i juaj!!
08/09/2021

Mendimi i juaj!!

Address

Wall Street
Pristina
10005

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Illyrian Zone posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Illyrian Zone:

Videos

Share

Illyrian zone

Kur shkruaj për këta dy heronj të mëdhenj , ndihem më i gjallë se të gjithë shqiptarët e tjerë . Ashtu e ndjej edhe unë veten time ! Të shkruash për këta heronjë është një privilegj i madh .

Të shkruash për këto dy figura kombëtare të krijon ndjesinë se shqiptari mund të jetë një fëmijë shumë i mirë për nënën Shqipëri . Atëherë , le të bëhemi fëmijë të mirë për nënën tonë .

Për këta heronjë mund të thuhen fjalët më të mira që egzistojnë . Mund të përzgjedhim fjalët më të mira për këta heronjë , ka mundësi që të ofendohen , por këta dy njerëz mbeten shtyllat kryesore të popullit tonë shqiptar . Ata janë dy shpirtrat e kombit tonë të madh shumë vjeçar .

Po të mos ishin Adem Jashari dhe heroi ynë mbarë-kombëtar Gjergj Kastrioti , ne nuk do të ishim ky popull që jemi . Do të ishim komplet të humbur , pa kurrfarë ndjenjë kombëtare dhe pa më të voglën shpresë për të jetuar , për të mos përmendur edhe qëndresën e madhe shqiptare ndaj pushtuesit .


Other Media/News Companies in Pristina

Show All

You may also like