Kronika Info

Kronika Info KronikaPress është portal mbarëkombëtar, me synim që të sjellë informacone të shpejta dhe t?

11/01/2026
11/01/2026
11/01/2026
11/01/2026
11/01/2026

🛑Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit!

Me rastin e vështirësive të shkaktuara në komunën e Drenasit, nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka theksuar se po punohet që gjendja të normalizohet, ndërsa niveli parashkollor dhe shkollor pushon deri të mërkurën.

Postimi i z. Lladrovcit në fb:

Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit!

Ditën e fillova në rrugët me borë, rrugë të vërshuara nga uji i paparë dhe ankesat për mungesën e ujit të pijes.

Gjatë gjithë ditës, me ekipet emergjente, me kompanitë e kontraktuara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, me Policinë e Kosovës, Njësinë e zjarrfikësve, qytetarët dhe kompanitë private, u përpoqëm të bëjmë më të mirën për tejkalimin e situatës.

Në lagjet dhe familjet më të rrezikuara, bëra vizita, duke shprehur solidaritetin njerëzor, ku theksova se ato nuk janë vetëm dhe po punojmë me të gjitha mundësitë për ta përmirësuar gjendjen.

Uji mungon në disa pjesë të komunës dhe këtë shqetësim e kam ngritur me urgjencë.

Me gjithë angazhimin e Ujësjellësit dhe vështirësive, të gjithë po e bëjnë të pamundurën për ta rikthyer normalitetin në tërë komunën edhe furnizimin me ujë.

Kërkoj nga qytetarët të jenë të kujdesshëm në trafik e të mos lëvizin pa nevojë, të jenë të përgatitur me pajisjet dimërore dhe të respektojnë ndalesat për rrugët e vërshuara apo ende të papastruara nga akulli.

Kompanitë e kontraktuara për pastrimin e borës dhe rrugëve, gjatë tërë ditës kanë qenë në krye të detyrës, duke qenë në shërbim të qytetarëve dhe në përpjekje për të normalizuar gjendjen.

Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit, kam marrë vendim të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor e shkollor në komunën e Drenasit, deri të mërkurën, më 14.1.2026.

Të gjitha familjet dhe kompanitë në komunën e Drenasit të dëmtuara nga vërshimet, duhet të kërkojnë vlerësimin e dëmeve nga Komisioni komunal, por, procedurat rreth kompensimit duan kohë për kompensim nga niveli qendror.

Falënderoj qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim si dhe kompanitë private dhe qytetarët të cilët ndihmuan dhe po ndihmojnë në tejkalimin e situatës të shkaktuar nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit.

11/01/2026
10/01/2026

🛑A e ka fituar Vjosa Osmani të drejtën për edhe një mandat 5-vjeçar?👇

10/01/2026
10/01/2026
10/01/2026
10/01/2026

Address

Gustav Mayer
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kronika Info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kronika Info:

Share