Namazi

Namazi Thuaj: Ai, Allahu është Një! Kuran, Ihlaas: 1

Faqja jonë ka qëllim informimin e drejtë në lidhje me tematikën edukative dhe arsimore në vendin ku jetojmë, duke ju shërbyer me tematika sociale, informacione historike, fragmente nga jeta e profetëve paqja qoftë mbi ta, duke shërbyer të gjitha këto për një mirëqenie më të mirë, në rangun edukativ.

13/02/2025

Ibn Rexhepi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Pritja për lehtësim (nga vështërsitë) është ibadet, sepse më të vërtetë sprovat nuk zgjasin përgjithmonë."

(Mexhmu Rasa'il Ibn Rexhepi 3/155)

Pasha Zotin, sprovat nuk zgjasin përgjithmonë, çdo durimtar dhe çdo mund do të shpërblehet.

❤️💎🤲🏻

fans

12/02/2025

11/02/2025

Allahu ﷻ thotë në Kuran:
Për jetën tënde (Muhamed), s’ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
Kuran, Hixhr: 72

Nga tefsiri i ibën Kethirit:
Ajo ishte dehja e epsh*t për të kryer poshtërsinë. Aq të dehur ishin, saqë nuk u bënte përshtypje asnjë qortim. Por dy mysafirët i shpjeguan Lutit se ata ishin melekë të dërguar nga Zoti.

Atëherë, profeti Lut u çlirua nga ankthi që ndiente dhe u përkushtua të zbatonte urdhrin e Zotit të tij, për t'u larguar natën së bashku me familjen. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e shpëtoi Profetin dhe familjen e tij ...

O Allah!
Në mesin e popullit tonë ka të tillë dhe ka mbështetës të tyre, e Ti e di më mirë këtë, o Allah, mos na dëno edhe neve duke qenë brenda këtyre vendeve, ashtu siç i dënove ata dhe siç meritojnë ata!

fans

Pasha Allahun do të vie ajo ditë dhe do të jetë ngushëllim për çdo të tradhtuar.
11/02/2025

Pasha Allahun do të vie ajo ditë dhe do të jetë ngushëllim për çdo të tradhtuar.

Me siguri jemi në ato vite që Muhammedi ﷺ i ka përmendur.
10/02/2025

Me siguri jemi në ato vite që Muhammedi ﷺ i ka përmendur.

09/02/2025

Shkrimtari francez An-drej Moro në librin e tij "Shkaqet e Shkatërrimit të Francës" thotë:

„Nga shkaqet më kryesore për shkatërrimin e Francës në Luftën e Dytë Botërore ka qenë prishja e rinisë, kjo prishje ka qenë rezultat i përhapjes së amoralitetit në mesin e saj".

Kjo e shtyri general De Golin që posa e mori pushtetin në dorë, të thërrasë kryeshefin e policisë dhe t'i thotë:

„Menjëherë t'i mbyllësh këto kafene dhe lokale ku tubohen hipikët".

Edhe viset shqiptare sot, janë në rrezik nga agjenda anti-islame dhe antishqiptare, patjetër duhet më shumë vetëdije dhe reagim kolektiv.


Namazlinjtë

Dhe pikërisht sot gjen "muslimanë" duke përkrahur agjenda të tilla. Allahu na ruajttë!
08/02/2025

Dhe pikërisht sot gjen "muslimanë" duke përkrahur agjenda të tilla. Allahu na ruajttë!

07/02/2025

Profeti Muhammed (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Në ditën e xhuma është një kohë që kush lutet në të, Allahu ia pranon lutjen” (Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejrje).

Shumë nga mendimet që kanë të bëjnë me këtë hadith, çojnë në argumentin se kjo kohë është në fundin e ditës së xhuma, pra tani...

Pra ndalu 5 minuta, lutju Allahut shumë... 🤲🏻

Hadithi i ditës!
07/02/2025

Hadithi i ditës!

Lëvizja Vetëvendosje! në xhaminë e fshatit Majac duke kërkuar vota për ta kaluar Kodin Civil që lejon martesat e pasuesv...
07/02/2025

Lëvizja Vetëvendosje! në xhaminë e fshatit Majac duke kërkuar vota për ta kaluar Kodin Civil që lejon martesat e pasuesve të popullit të Lutit. Kjo është e tmerrshme dhe e turpshme. Vetëm shihni militantët teksa mbajnë sloganet me numrat e tyre dhe logot e tyre brenda xhamisë.

Pra: po kërkojnë vota brenda xhamive, nga muslimanët, për t'i luftuar muslimanët dhe familjet e tyre.

Zgjohuni! Zgjedhjet në Kosovë mbahen këtë të diel dhe partia në pushtet po bën çmos që ta fundosi subjektin "Koalicionin...
06/02/2025

Zgjohuni! Zgjedhjet në Kosovë mbahen këtë të diel dhe partia në pushtet po bën çmos që ta fundosi subjektin "Koalicionin për Familje" duke bashkëpunuar me organizata që mbrojnë interesat e komunitetit që janë pasues të popullit të Lutit.

Muslimanët që kanë besim tek Allahu ﷻ, kurrë nuk do ta mbështesin këtë lëvizje anti-islame dhe antishqiptare. Pra: Lëvzja Vetëvendosje! është kundër familjes. 😶

05/02/2025

Sufjan Eth-Theuri u pyet për thënien e Allahut të Lartësuar:

" ... sepse njeriu është krijuar i dobët." (KURAN, 4:28)

Iu tha Sufjanit: "Si është i dobët (njeriu)?"

Sufjani tha: "Një grua do të kalojë pranë një burri dhe ai nuk mund të përmbahet që ta shikojë atë edhe pse nuk ka dobi prej saj. Çfarë mund të jetë më e dobët se kjo?" [Hiljat El-Eulija 7/68]

IBN 'ABBĀSI KA THËNË:

"NJERIU ËSHTË KRIJUAR I DOBËT SE AI ËSHTË I PAFTË TË QËNDROJË LARG GRAVE."

Interpretimi i Ibn Abasit 4:28.

(Burrat: Na vjen keq që gratë po e kuptojnë dobësinë tonë ndaj tyre 😶)

fans

5 dobitë - Rëndësia e sabahut në xhami:  1) Të kesh dritë në Ditën e Kijametit: Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) k...
04/02/2025

5 dobitë - Rëndësia e sabahut në xhami:

1) Të kesh dritë në Ditën e Kijametit:

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Përgëzoji ata që ecin në xhami në errësirë, me dritë të përsosur në Ditën e Kiametit”. Ebu Daudi (561), Tirmidhiu (223) dhe Ibn Maxheh (781) -Klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih al-Targheeb.

2) Engjëjt dëshmojnë për ju para Allahut

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "... vijnë engjëjt radhazi, natën dhe ditën, dhe takohen në namazin e sabahut dhe të ikindisë, pastaj ata që qëndruan mes jush gjatë natës ngjiten dhe [Allahu] i pyet ata – edhe pse Ai e di më mirë për ta – “Si i latë robërit e Mi?” dhe ata thonë: “Ne i lamë ata kur faleshin dhe erdhëm tek ata kur po faleshin.” El-Buhariu (555)

3) Shpërblimi i faljes së namazit gjatë gjithë natës

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është sikur të ketë kaluar gjysmën e natës në namaz, e kush e fal sabahun me xhemat, është sikur të ketë kaluar tërë natën në namaz”. Muslimi (656).

4) Do të jetë nën mbrojtjen e Allahut

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që e fal sabahun me xhemat, do të jetë nën mbrojtjen e Allahut dhe kushdo që e shkel këtë mbrojtje të Allahut, Allahu do ta hedhë në zjarr me fytyrë”. Muslimi (657)
*“Kushdo që shkel mbrojtjen e Allahut” do të thotë të dëmtosh dhe ofendosh besimtarin që e fali sabahun me xhemat.

5) Ju shpëton nga etiketimi si hipokrit

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Namazi më i rëndë për hipokritët është jacia dhe sabahu. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblim) ka në to, do të vinin (për t'i falur ato namaze) edhe sikur të zvarriteshin. El-Buhariu (657)

03/02/2025

Mos e li namazin e natës... 🤲🏻🤍☝🏻

Allahu ﷻ thotë në Kuran:

E s’ka dyshim, se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.

KURAN, Muzzemmil: 6.

Nga tefsiri i Ibën Kethirit:
- "Me të vërtetë adhurimi i natës ndikon më fort (në shpirt) dhe Fjala (e Kuranit) që lexohet është më e qartë (për mendjen dhe zemrën)." - Namazi i natës, pasi je çlodhur me gjumë, është më i dobishëm. Përfitimi prej Kuranit është më i madh larg zhurmave dhe angazhimeve të ditës. Në këtë kohë, Kurani lexohet me gojë, por edhe ndihet me zemër. Kështu rregullohen çështjet e robit dhe merret plotësisht udhëzimi prej Kur'anit. Ndërsa ditën, këto qëllime janë më të vështira për t'u arritur".

fans

02/02/2025

Kërkesë për të bërë dua nga një motër muslimane:

Bëni dua që: Allahu të ma mundësojë ta fali namazin me rregull dhe të ma largojë ankthin, panikun dhe pikëllimin!

Allahu jua shpërbleftë!

fans

02/02/2025

Ai (Profeti) ﷺ ishte njeri, vuante nga uria dhe etja, sëmurej dhe siç përmend Aishja r.a. kurrë nuk kishte parë njeri të rëndohej nga sëmundja si Muhammedi ﷺ.

Kur po hapej hendeku, nga uria e madhe njerëzit kishin futur nga një gur sipër barkut, për ta zvogëluar ndjeshmërinë e mungesës së ushqimit.
Në ato çaste të rënda, Muhammedi ﷺ e shpalosi petkun e tij dhe sahabët panë se edhe ai mbante gurë dhe i kishte 2 të tillë lidhur sipër barkut.

Kujtojmë hadithin se "kë Allahut e do më shumë, e sprovon më shumë..." kuptojmë se e donte vet Profetit Muhammed ﷺ.

Përkujtim për secilin besimtar: kjo dunja është e mbushur me sprova, rëndesa e tyre është sipas nivelit të besimit te besimtari.

Durim se kjo dunja është kaluese, u sprovua Profeti Muhammed ﷺ, që është krijesa më me peshë tek Allahu ﷻ, sprovohemi dhe ne, sprovat kalojnë dhe të sinqertët dalin në sipërfaqe, fitojnë dhe gradohen në shkallët e Xhennetit.

Dhe buzëqesh, trego se kënaqesh me caktimin e Allahut!

fans Namazlinjtë

Profeti ﷺ ka thënë: Kur i vdes fëmija robit, Allahu i Lartësuar i pyet engjëjt e Tij: "A ia keni marrë jetën fëmijës së ...
02/02/2025

Profeti ﷺ ka thënë: Kur i vdes fëmija robit, Allahu i Lartësuar i pyet engjëjt e Tij: "A ia keni marrë jetën fëmijës së robit Tim?" Ata përgjigjen në mënyrë pozitive (Po). Më pas Ai i pyet: 'A ia keni marrë frytin e zemrës së tij?' Ata përgjigjen në mënyrë pozitive. Më pas Ai i pyet (ndonëse Ai e di): "Çfarë ka thënë robi Im?" Ata i thonë: 'Ai të ka lavdëruar dhe ka thënë: "Inne lilahi ue inne ilejhi raxhi'un" (Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi). Allahu thotë: 'Ndërto një shtëpi për robin Tim në Xhenet dhe emërtoje atë Bejt-ul-Hamd (Shtëpia e Lavdërimit dhe Falënderimit).

[Et-Tirmidhi].

31/01/2025

Mesazh:
Nëse sprovat tuaja, punët tuaja dhe brengat tuaja janë të shumta, duken të pazgjidhshme dhe jeni lodhur shumë...

Ta dini se qielli është i hapur dhe adresa e vetme është Allahu ﷻ, Ai është Zot i botëve, El Fetah (Zgjidhjedhënësi), El Muxhib (Lutjepranuesi).

Drejtohuni tek Ai me dua, është fundi i ditës së xhuma, kohë nga kohët kur pranohet çdo dua.

Bëni dua për veten tuaj, familjen, shoqërinë tuaj, bëni dua për të mira në këtë dhe botën tjetër.

nëse ju kushton zemra: bëni dua edhe për ne. 😊

Namazlinjtë fans

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Namazi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Namazi:

Videos

Share

Allahu Është Një

Faqja “Allahu Është Një ” është një iniciativë për të informuar publikun shqiptar me njohuri të përgjithshme dhe të dobishme rreth Islamit. Qëllimi dhe synimi ynë është, të ndihmojmë në vetëdijesimin e muslimanëve dhe zgjimin e radhës së tyre; të kontribuojmë në ngritjen e ideve përparimtare; ta ruajmë dhe të forcojmë edhe më shumë shkëlqimin e traditës islame.