Magmus

Magmus "MAGMUS" is a publishing house/label dedicated to music publishing and music production with a focus on new contemporary music.

Librin “IMAGJINARIUMI” me 178 pjesë imagjinative për piano 🎹 mund ta bleni në  he me porosi në DM dhe mail të MAGMUS.
19/05/2024

Librin “IMAGJINARIUMI” me 178 pjesë imagjinative për piano 🎹 mund ta bleni në he me porosi në DM dhe mail të MAGMUS.

Intervistë me Alketa Gashi Fazliu në RTK rreth librit “Bashkëbisedim muzikor me Ilir Bajrin”!
15/04/2024

Intervistë me Alketa Gashi Fazliu në RTK rreth librit “Bashkëbisedim muzikor me Ilir Bajrin”!

𝐅𝐨𝐥𝐥𝐨𝐰 𝐑𝐓𝐊:𝐅𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤: https://shorturl.at/vGHS8𝐖𝐄𝐁: 𝐫𝐭𝐤𝐥𝐢𝐯𝐞.𝐜𝐨𝐦Liburn Jupolli - autor - Mirëmëngjesi Kosovë 15.04.2024Powered by...

Intervistë sot në ora 07:40 në RTK rreth librit të ri “Bashkëbisedim muzikor me Ilir Bajrin”!
15/04/2024

Intervistë sot në ora 07:40 në RTK rreth librit të ri “Bashkëbisedim muzikor me Ilir Bajrin”!

09/04/2024

Send a message to learn more

Kënaqësi të intervistohesh nga Dia Morina për Radio Evropa e Lirë!🔗 Dëgjojeni podkastin e plotë në këtë link - https://y...
18/12/2023

Kënaqësi të intervistohesh nga Dia Morina për Radio Evropa e Lirë!

🔗 Dëgjojeni podkastin e plotë në këtë link - https://youtu.be/sMidxp40Qr4?si=0Gk4f0MUbpqp7UTW

Ndiqni intervistën e plotë në këtë link - 🎙️ Ndjeshmëria ndaj tingujve që çoi kompozitorin në shpikje të instrumenteve

Liburn Jupolli kujton momentin kur ka kompozuar veprën e tij të parë muzikore, rreth moshës 11-12 vjeçare. Tani 33 vjeç, ai rrëfen për rrugëtimin dhe zhvillimin e tij artistik, që karakterizohet me kompozimin e shumë veprave dhe me shpikje të instrumenteve të reja, dhe për përvojat që solli nga shkollimi në Paris dhe në Sofje. Jupolli, po ashtu, është edhe themelues i Fakultetit të parë të Muzikës Moderne në një nga universitetet private në Kosovë.

 

Disa prej momenteve nga prezantimi i botimeve të librave “Vepra Vokale” dhe “Vepra Instrumentale” nga kompozitorja Dafin...
27/01/2023

Disa prej momenteve nga prezantimi i botimeve të librave “Vepra Vokale” dhe “Vepra Instrumentale” nga kompozitorja Dafina Zeqiri Nushi. Ky është botimi i parë i këtij lloji nga një kompozitore grua në Kosovë.

MAGMUS

MAGMUS FEST 202122.04.2021PREZANTIME/PUNËTORI
23/04/2021

MAGMUS FEST 2021

22.04.2021

PREZANTIME/PUNËTORI

MAGMUS FEST 202121.04.2021 - Tryezë diskutimi"Zejtaria muzikore e Kosovës sot"/ Dr.Ass.Prof.Rreze Kryeziu, Dr.Liburn Jup...
21/04/2021

MAGMUS FEST 2021
21.04.2021 - Tryezë diskutimi
"Zejtaria muzikore e Kosovës sot"/ Dr.Ass.Prof.Rreze Kryeziu, Dr.Liburn Jupolli, MA.Visar R. Munishi

MAGMUS FEST 202121.04.2021 -Promovimi i librit "OCTO"- Instrumenti Muzikor Inovativ Bashkëkohor/Q&A - Dr. Liburn Jupolli
21/04/2021

MAGMUS FEST 2021
21.04.2021
-Promovimi i librit "OCTO"- Instrumenti Muzikor Inovativ Bashkëkohor/Q&A - Dr. Liburn Jupolli

Promovimi i librit “Antologji e Kompozitorëve Kosovar - 2000-2020”
05/02/2021

Promovimi i librit “Antologji e Kompozitorëve Kosovar - 2000-2020”

Moving Landscapes” nga Drinor Zymberi është botimi i parë i .Të gjitha kopjet fizike janë sh*tur dhe shpërndarë por kopj...
05/02/2021

Moving Landscapes” nga Drinor Zymberi është botimi i parë i .
Të gjitha kopjet fizike janë sh*tur dhe shpërndarë por kopje online ka ende.

Tash mund të bëni porositjen online të librit “Antologji e Kompozitorëve Kosovarë - Kompozitorët e rinj - 2000-2020 në D...
17/11/2020

Tash mund të bëni porositjen online të librit “Antologji e Kompozitorëve Kosovarë - Kompozitorët e rinj - 2000-2020 në Dukagjini Bookstore

POROSIT ONLINE
🎼“Antologji e Kompozitorëve Kosovarë” - Kompozitorët e rinj - 2000-2020

Dy dekadat e fundit shënojnë dekadat më të suksesshme të kompozimit të muzikës klasike në historinë e Kosovës. Perkundër cmimeve dhe performancave të veprave të kompozitorëve klasikë Kosovarë në nivel botëror, puna e tyre mbetet e pa dokumentuar dhe jo e njohur për
publikun e gjerë.

“Antologji e Kompozitorëve Kosovarë” - Kompozitorët e rinj- 2000-2020 është një prej librave të parë që përmbledhë veprimtarine muzikore të kompozitorëve të rinj Kosovarë.

Me këtë libër mund të zbuloni 25 vepra muzikore profesionale për një llojlloshmëri të instrumenteve(nga solo piano, muzikë dhome, orkestrale, elektronike mixt etj) nga 25 kompozitorë bashkë me informata biografike, listë të veprave të shquara dhe apjegim/analizë për çdo vepër muzikore.

Botimi i veçantë nga shtëpia botuese poashtu vjen me nje vështrim analitik nga Prof.PhD.Cand.Liburn Jupolli dhe dy veshtrime hyrëse nga profesori/kompozitori i njohur Francez Stephane de Gerando dhe nga profesoresha/ historianja muzikore Prof.ass.Dr.Rreze Kryeziu Breznica.

📚Distributor ekskluziv

Shtëpia botuese/Qendra për dokumentim muzikor “MAGMUS” në bashkpunim me Komunën e Prishtinës ka promovuar "Antologji e k...
28/10/2020

Shtëpia botuese/Qendra për dokumentim muzikor “MAGMUS” në bashkpunim me Komunën e Prishtinës ka promovuar "Antologji e kompozitorëve Kosovarë (Kompozitorët e rinj 2000-2020)".

Dy dekadat e fundit shënojnë dekadat më të suksesshme të kompozimit të muzikës klasike në historinë e Kosovës. Perkundër cmimeve dhe performancave të veprave të kompozitorëve klasikë Kosovarë në nivel botëror, puna e tyre mbetet e pa dokumentuar dhe jo e njohur për publikun e gjerë.

Për të kontribuar ndaj integritetit profesional që këta kompozitorë e meritojnë, shtëpia botuese MAGMUS ka bërë përmbledhjen e veprave të kompozitorëve te rinj në këtë botim.

Kjo antologji përmban vepra të përzgjedhura, detaje biografike të kompozitorëve bashkë me analiza e vështrime profesionale.

22/10/2020

Këtë të martë do të mbahet Promovimi i Antologjisë së Kompozitorëve Kosovarë.

Në videon e mëposhtme mund të ndëgjoni intervistën e Liburn Jupolli rreth eventit si dhe përmbajtjes së antologjisë.

Eventin e promovimit mund ta gjeni në këtë link: https://www.facebook.com/events/802653420509828

Florent Shasivari është ndër kompozitorët e rinj të Kosovës dhe pjesë e Antologjisë së Kompozitorëve Kosovarë. Në këtë l...
21/10/2020

Florent Shasivari është ndër kompozitorët e rinj të Kosovës dhe pjesë e Antologjisë së Kompozitorëve Kosovarë.

Në këtë link mund të gjeni eventin e Promovimit të Antologjisë: https://www.facebook.com/events/802653420509828

Florenti ka filluar studimet e larta të muzikës në Universitetin e Prishtinës për të vazhduar në konservatoriumin e Strasburgut për të studiuar Analizë të shekullit XX me Werner Strinz dhe kompozim me Philippe Manoury.

Më poshtë mund të dëgjoni veprën e tij "Rugëtimi":

Rrugëtimi is piece for piano solo, this piece shows the journey Albanian music, music which has been passed through the centuries.

Drinor Zymberi është kompozitori i radhës i cili do të jetë pjesë e Antologjisë së Kompozitorëve Kosovarë. Drinori ka pë...
18/10/2020

Drinor Zymberi është kompozitori i radhës i cili do të jetë pjesë e Antologjisë së Kompozitorëve Kosovarë. Drinori ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Universitetin e Prishtinës me profesor Mendi Mengjiqin.

Veprat e Drinorit janë luajtur në festivale të ndryshme si 'DamFestival’ Prishtinë, ‘Pre-Art Festival’ Cyrih- Zvicër, ‘Ditët e muzikës së dhomës’ Tiranë-Shqipëri, ‘Kuhmo chamber music festival’ Kuhmo-Finlandë, ‘Gaudeamus music week’ Amsterdam-Holandë, ‘Festival Maribor’ Maribor-Slloveni.

Më poshtë mund të dëgjoni veprën e tij "Sinfonietta":

Composer: Drinor Zymberi 00:00- I. Presto energico 05:12- II.Andante 09:43- III.Allegro Realised on Sibelius (noteperformer)

Kompozitorja e radhës e cila do të jetë pjesë e Antologjisë së kompozitorëve Kosovarë është Anda Kryeziu. Anda ka ndjeku...
13/10/2020

Kompozitorja e radhës e cila do të jetë pjesë e Antologjisë së kompozitorëve Kosovarë është Anda Kryeziu.

Anda ka ndjekur studimet e pianos në Universitetet e Arteve të Bernit dhe Luzernës për të përfunduar studimet e masterit me profesorët Konstantin Lifschitz dhe Dieter Ammann. Në vazhdim, ajo ka ndjekur studimet e kompozimit e të elektroakustikës mes Bazelit dhe Berlinit.

Anda Kryeziu është laurete e çmimit të parë të Garës së Kompozitorëve Ballkanikë 2019 dhe muzika e saj është luajtur në ansamble dhe festivale të ndryshme si: Ensemble Adapter, KNM Berlin, Asamisimasa (Oslo), “Soyuz21” (Zvicërr), Münchener Biennale, Neue Musik Rümlingen, Mostra Sonora Sueca (Spanjë), etj.

Më poshtë mund të gjeni të bashkëngjitur veprën "Fumes" të luajtur nga Delirium Ensemble:

Delirium Ensemble Azra Ramic - Klarinetten Paco Olmedo Molina - Posaune Zsuzsa Lakatos - Kontrabass Krzysztof Bolek - E-Gitarre Dawid Konrad Rydz - E-Akkorde...

Trimor Dhomi është ndër kompozitorët Kosovarë të rinj të vlerësuar në nivel vendor dhe ndërkombëtar, posaqerisht edhe i ...
02/10/2020

Trimor Dhomi është ndër kompozitorët Kosovarë të rinj të vlerësuar në nivel vendor dhe ndërkombëtar, posaqerisht edhe i njohur për veprimtarinë e tij në muzikë për film dhe teatër. Ai i ka ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës, Universitetin shtetëror të Maqedonisë së Veriut "Cyril And Metodij" dhe universitetin Irlandezo-Amerikan "Film Scoring Academy of Europe" në Bullgari.

Veprat dhe puna e Trimorit janë vlerësuar me çmime nga Albanian Film Week në New York, Festivali i Filmit të Shkurtë "Nine Eleven" në Prishtinë, Festivali i Teatrit Kombëtar në Prishtinë, IBLA Foundation në New York, Orkestra Kontemporale e Sidenit e shumë të tjerë me rradhë.

Më poshtë mund të dëgjoni veprën e tij "Into a Dream" të performuar nga Orkestra Filharmonike e Bërnos dhe e dirigjuar nga Mikel Toms:

Composer Contemporary, Film, Theatre/Dance Operas, Symphonic, Modern Dance, Chamber; orchestral and voice/choir Contact e-mail: [email protected]

28/09/2020

Në kuadër të Antologjisë së Kompozitorëve Kosovarë do të botohen edhe vepra të kompozitorëve të rinj, të talentuar dhe me plot potencial për të kontribuuar në kompozimin Kosovar. Ndër këta emra janë:

Bardh Dubovci i cili ka studiuar muzikë në Kosovë dhe Itali dhe është fitues i çmimeve të para në ArsKosova Music Competition në Kosovë dhe European Music Festival në Belgjikë.

Leutrim Sahiti i cili ka studiuar piano dhe kompozim në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ku edhe ka zënë vendin e parë dy herë në garat shtetërore në teori dhe harmoni.

Ersan Januzi ndjek studimet e kompozimit në fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe deri me tash eshte vleresuar me çmime nga Skena E Muzikës Serioze Shqiptare dhe Tirana Composition Academy.

Arber Salihu është kompozitor, kantautor dhe multi-instrumentist i cili ka kontribuuar në skenën muzikore që nga viti 2013 dhe deri tani ka kompozuar muzikën për filmat “Me dasht’, me dasht’, me dasht’” (2017) dhe “Kanarinët e dinë” (2015), për të cilën ka fituar çmimin “Best original score” në Sapporo Shorts në Japoni.

Diar Zasella ndjek studimet e kompozimit në Conservatorie Internationale de Musique në Paris ku edhe punon në fushën e Elektroakustikës. Diari është i angazhuar në sferën e muzikës klasike, eksperimentale post-punks si dhe krijon materiale solo në kufi me muzikën industriale dhe zhurmën.

23 Shtatori 2020 shënon 111 vjetorin e lindjes së kompozitorit të parë të Kosovës, Lorenc Antoni. Veprimtaria e Lorenc A...
23/09/2020

23 Shtatori 2020 shënon 111 vjetorin e lindjes së kompozitorit të parë të Kosovës, Lorenc Antoni.

Veprimtaria e Lorenc Antonit është e bazuar në idiomën muzikore popullore shqiptare dhe vazhdon të rezonojë në punën e kompozitorëve Kosovarë që e pasojnë.

Përpos kompozimit, dirigjimit, dhe punimeve shkencore në etnomuzikologjinë shqiptare, Lorenci ka hapur shkollën e parë të muzikës në Kosovë në 1948 dhe me punën e tij e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të kompozitorëve të shquar.

Më poshtë mund të dëgjoni "Malësorja", një ndër veprat më të shquara të tij:

Ylli Daklani është kompozitor i ri dhe premtues i Kosovës. Ylli është pjesëmarrës i festivaleve dhe turneve si DAM Festi...
21/09/2020

Ylli Daklani është kompozitor i ri dhe premtues i Kosovës. Ylli është pjesëmarrës i festivaleve dhe turneve si DAM Festival, Remusica, dhe KYO tour.

Puna e tij është vlerësuar me çmime në konkurse si Artistes en Herbe Composing Competition në Luksembourg, konkursin për kompozitorë të rinjë nga pre-art, Zvicër, konkursin për kompozitorë të rinjë nga Prishtina International Vocal Festival dhe garën për kompozitorët e Ballkanit në Prishtinë.

Më poshtë mund të dëgjoni veprën "The Newborn" të Yllit e cila do të jetë pjesë e Antologjisë së kompozitorëve Kosovarë:

The Newborn (2018), for flute, clarinet in b, vibraphone, vl.1, vl.2, vla., vlc. Performed by Oerknal. Concepted in two parts: 1. E G G and 0. D'n'A

Ardian Halimi është një ndër kompozitorët veprat e të cilëve do të publikohen në Antologjinë e kompozitorëve Kosovarë. A...
18/09/2020

Ardian Halimi është një ndër kompozitorët veprat e të cilëve do të publikohen në Antologjinë e kompozitorëve Kosovarë. Ai është një ndër kompozitorët e rinj të Kosovës me një stil unik shprehës i cili përkon me estetikat post-moderne.

Ardiani pas përfundimit të studimeve të kompozimit me profesor Mendi Mengjiqin ka ndjekur shtudimet e mëtutjeshme në Konzervatoriumin artEZ në Zwolle, Holandë dhe që nga viti 2015 vazhdon studimet në Universitetin e muzikës në Freiburg Gjermani.

Më poshtë mund të dëgjoni veprën "Nachleben" të luajtur nga Yeji Jung, Ke Xu, Paul Ebert dhe Henry Heizmann, të dirigjuar nga Pascal Pons në sallën e koncerteve "Hochschule für Musik" në Freiburg:

Ardian HALIMI "Nachleben" für zwei Klaviere und zwei Schlagzeuger (2019) Yeji Jung, Ke Xu - Klavier Paul Ebert, Henry Heizmann - Schlagzeug Dirigent:…

Dr. Dafina Zeqiri Nushi është një nga kompozitoret e reja më të suksesshme të Kosovës, një ndër veprat e së cilës do të ...
15/09/2020

Dr. Dafina Zeqiri Nushi është një nga kompozitoret e reja më të suksesshme të Kosovës, një ndër veprat e së cilës do të jetë pjesë e Antologjisë së kompozitorëve Kosovarë.

Dafina është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare dhe të vendit duke përfshirë konkursin e kompozitorëve të rinj “Çesk Zadeja”, “Theodore Front Prize” në U.S.A, "Zëri i kompozitorëve" organizuar nga Vox Novus-New York, etj.

Të bashkëngjitur mund të gjeni një ndër veprat e Dafinës, DREAM e interpretuar në Muzeun Britanik në Londër nga violinisti i njohur Peter Sheppard Skaerved:

Peter Sheppard Skaerved, violin British Museum, London

Dy dekadat e fundit shënojnë dekadat më të suksesshme të kompozimit të muzikës klasike në historinë e Kosovës. Perkundër...
07/09/2020

Dy dekadat e fundit shënojnë dekadat më të suksesshme të kompozimit të muzikës klasike në historinë e Kosovës. Perkundër cmimeve dhe performancave të veprave të kompozitorëve klasikë Kosovarë në nivel botëror, puna e tyre mbetet e pa dokumentuar dhe jo e njohur për publikun e gjerë.

Këto vepra janë një pasqyrim i kulturës dhe traditës së vendit pasi nuk janë të krijuara në vakum por të inspiruara nga elementet e shoqërisë dhe vendit.

Për të kontribuar ndaj integritetit profesional që këta kompozitorë e meritojnë, shtëpia botuese MAGMUS ka filluar punën në përmbledhjen e veprave të kompozitorëve te rinjë në “Antologji e Kompozitorëve Kosovarë - Kompozitorët e Rinj 2000-2020”. Kjo antologji përmban vepra të përzgjedhura, detaje biografike të kompozitorëve bashkë me analiza e recenzura profesionale.

Ky projekt do të realizohet nga MAGMUS në bashkëpunim me Komuna e Prishtinës.

08/12/2019

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Magmus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Magmus:

Share

Category

Nearby media companies


Other Record Labels in Pristina

Show All