Gazeta Rilindja

Gazeta Rilindja Për herë të parë ka dalë më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.

Gazeta shtypet në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren nga numri 1 deri në 60-të. Numri 61 i gazetës faqoset dhe shtypet në Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor. Në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, fillon të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve. Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë gazetë e përditshme (nuk dilte vetëm të

premteve). Nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe. Me 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë here me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra. Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e sh*tur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka mbrri gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë. Gazeta "Rilindja" ka pushuar së botuari që nga viti 2009.

20/10/2021

ghhhh

24/02/2021

23 prill 2019 - Albin Kurti për keqpërdorimet në bujqësi:

''Këta vjedhin edhe te subvencionet e fermerëve, siç e dimë. Vjedhin me letra e pa to. ''

Flet gruaja e Luan Statovcit: Paratë janë nga bizneset që udhëheqin në PrishtinëLuan Statovci është një nga të arrestuar...
24/02/2021

Flet gruaja e Luan Statovcit: Paratë janë nga bizneset që udhëheqin në Prishtinë

Luan Statovci është një nga të arrestuarit e aksionit të sotëm policor, në shtëpinë e të cilit në Batllavë, iu gjetën para.

Ai mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Gruaja e Luan Statovcit, ka deklaruar me insistim se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur aksioni i bastistjes.

Ajo ka pohuar se atë kohë gjendej në punë, ndërsa ka konfirmuar gjithashtu që edhe ajo punon në Ministrinë e Bujqësisë.

Mes tjerash ajo ka thënë për Klan Kosovën, se beson në pafajësinë e bashkshortit të saj dhe shtoi se paratë e gjetura në shtëpinë e tyre, nuk janë të ryshfetit, por janë mjete të ruajtura nga bizneset që udhëheqin në Prishtinë.

Veç kësaj ajo ka hedhur poshtë pretendimet dhe raportimet se ajo ka ndihmuar bashkëshortin e saj në fshehjen e mjeteve tashmë të sekuestruara.

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha.

Ky aksion është zhvilluar edhe në disa komuna tjera të Kosovës, e ku nën pranga kanë përfunduar 12 persona.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro.

Haki Abazi nuk i merr votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur deputet.A duhet të jetë pjesë e Qeverisë Kurti 2?
24/02/2021

Haki Abazi nuk i merr votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur deputet.

A duhet të jetë pjesë e Qeverisë Kurti 2?

Vaki kosovare, qytetari e merr semaforin në shtëpi
24/02/2021

Vaki kosovare, qytetari e merr semaforin në shtëpi

25/01/2021
26/12/2020

Enver Hoxhaj kandidat për kryeministër
nga PDK😉
Nëse fiton UÇK-ja, unë do të kerkoj azil
në Beograd.

Kallet balona me ngjyrat e flamurit së Jugosllavisë në PejëNjë balonë e cila ishte vendosur në hyrje të qytetit të Pejës...
23/11/2020

Kallet balona me ngjyrat e flamurit së Jugosllavisë në Pejë

Një balonë e cila ishte vendosur në hyrje të qytetit të Pejës, e menduar si instalacion nga institucionet komunale, mori kritika të shumta në rrjete sociale.

Kjo balonë mbante ngjyrat e flamurit të Jugosllavisë, e pikërisht për shkak pati edhe polemika të shumta.

Por, që s’qëndroj e tillë, madje as 24 orë, pasi që dikush ia vuri flakën.

Babai i presidentit Thaçi, duke përcjellur në TV djalin e tij gjatë seancës në Hagë 🇦🇱
10/11/2020

Babai i presidentit Thaçi, duke përcjellur në TV djalin e tij gjatë seancës në Hagë 🇦🇱

07/11/2020

Idealizmi i Kadri Veselit, ka kercyer nga aeroplani ne aeroport, ndersa aeroplani nuk ka ateruar 🤣

Baton Haxhia 🤦🏻‍♂️

25/10/2020

Khabi Nurmagomedov kishte një shpirt luftarak duke mos u frikësuar asnjëherë nga luftërat

Ai ishte i pa konkurrencë edhe atëherë nga bashkëmoshatarët e tij, kështu që ariu ishte kundërshtari i vetëm që mund t'i bënte ballë, por edhe atë e mposhte

Sot ai u pensionua si kampion me 29 fitore pa asnjë humbje

20/10/2020

Këto janë sherret më të mëdha në studiot televizive shqiptare.

20/10/2020

Avni Çakmaku i partisë ‘Fjala’ e ofendon me nënë gazetarin live në emision

Përfaqësuesi i Partisë Fjala, Avni Çakmaku e ka ofenduar rëndë gazetarin Visar Duriqi ‘live” në emisionin “Prime Time” në Kanal 10, ku po diskutohej për publikimin e karikaturave të profetit Muhamed, shkruan Reporteri.net.

Teksa po përplaseshin gjatë debatit gazetari Duriqi në një moment i tha Çakmakut se po rren.

Kurse Çakmaku i tha: “U ta lufsha nanën. Po ti kokshe pis”.

Më pas ka ndërhyrë moderatori Xhemjl Rexha i cili e ka ndërprerë emisionin. Por, është dëgjuar se me pas edhe e gazetari Duriqi tek sa e quan Çakmakun “kastravec”.

Ndiqeni videon:

Myslimanët besojnë se publikimi i fotografive të profetëve është blasfemi.

Një mësues në Francë u vra më 16 tetor pasi ai kishte shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve të tij.

Edhe ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi po përballet me kritika dhe thirrje për dorëheqje pasi kishte publikuar në rrjetet sociale karikatura të Profetit Muhamed.

Nesër u jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që vdiqën në një aksident trafiku në GjermaniFamiljarët e tre kosovarëve...
20/10/2020

Nesër u jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që vdiqën në një aksident trafiku në Gjermani

Familjarët e tre kosovarëve, që vdiqën ditë më parë në një aksident trafiku në Gjermani kanë njoftuar se varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër në ora 16:00.
Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se varrimi do të bëhet në fshatin Rahovicë, komuna e Ferizajit.

Njoftimi i familjarëve:
Me dhimbje ju njoftojmë se varrimi i tre familjarëve tanë Zaim, Bleon dhe Flori Krasniqi, që vdiqën tragjikisht prej kthimit nga vendlindja në Zvicër, do të mbahet nesër me datë: 21 Tetor 2020 mbas faljes namazit të ikindis në ora 16:00 në varrezat e fshatit Rahovicë – Ferizaj.

Vemendje!Person i zhdukur.Emri mbiemri: Egzona Islam FeratiGjinia :FemerData e lindjes:23/02/1994Gjatsia:160 cmPesha:60 ...
19/10/2020

Vemendje!

Person i zhdukur.
Emri mbiemri: Egzona Islam Ferati
Gjinia :Femer
Data e lindjes:23/02/1994
Gjatsia:160 cm
Pesha:60 kg
Vendlindja: F. Qirez Komuna Skenderaj
Gjendja fizike: E mir
Gjendja Psiqike: E rekomanduar mir nga Doktoret.

Deklerata familjare:Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj.
Personi ne fjal ka dal edhe nje her,eshte gjetur ne nje pyll afer shtepis.
Sipas familjarve vajza eshte e pushtuar nga ,,Xhinet”( djalli ) ne termin fetar.

Vullnetaret dhe grupi i kerkim shpetimit e pranojn kete rast per shqyrtim.
Kerkojm mobilizim te Vullnetarve.

Nesër bëhet varrimi i Vesel Avdylaj nga ZabergjaVesel Avdylaj, 32 vjeçar , nga fshati Zabergjë i Klinës, i cili humbi je...
19/10/2020

Nesër bëhet varrimi i Vesel Avdylaj nga Zabergja

Vesel Avdylaj, 32 vjeçar , nga fshati Zabergjë i Klinës, i cili humbi jetën si pasojë e ngufatjes nga gazi në një fabrikë që merret me prodhimin e vajit për automjete, do të varroset nesër, të martën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Zabergjë(Komuna Klinë), në ora 13:00, kanë konfirmuar familjarët për Klinainfo.
Vesel Avdylaj prej vitesh punonte dhe vepronte në Zvicër, atje ka edhe familjen e tij të ngushtë, gruan dhe djalin 3 vjeç, si dhe ishte në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë.
Vdekja aksidentale e Vesel Avdylajt në vendin e tij të punës në Zvicër ka ndodhur tri ditë më parë.

Shefi i shefave” dhe djemtë e tij marrin pasaportat e ShqipërisëShefi i shefave” siç u bë i njohur nga afera printo eksp...
18/10/2020

Shefi i shefave” dhe djemtë e tij marrin pasaportat e Shqipërisë

Shefi i shefave” siç u bë i njohur nga afera printo eksponenti i PDK-së, Adem Grabovci është pajisur me nënshtetësinë e Shqipërisë. Madje, ai është përkujdesur që edhe dy djemtë e tij, Guximi dhe Ngadhnjimi të jenë në listën e personave që pajisen me pasaportën e Shqipërisë.

Djmetë e Adem Grabovcit ishin bërë të njohur në publik pas rrahjes së një polici, ndërsa për këtë vepër ata ishin dënuar nga 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi u gjetën fajtorë, për krimin e kryer, dënimi efektiv për secilin prej të dënuarve ishte 3 mijë euro.

Ndërsa, pas aferës së njohur si “Pronto”, Adem Grabovci, ish-shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim me kusht000. Vendimin për dënimin e Grabovcit, ishte marrë në Gjykatën e Apelit, njofton 24-ore.info.

Sipas Vendimitë të Apelit, pas aprovimit të pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, e ndryshon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pikën II dhe III të dispozitivit.

“Të akuzuarit Adem Grabovci dhe Ilhami Gashi janë gjetur fajtor për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari S.G. për një vepër të tillë penale”, thuhej në njoftim.

Grabovcit nuk do t’i duhet ta mbajë burgun nëse nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.

Gjithashtu i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 vjetësh, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht.

18/10/2020

Pasuria jonë më e madhe është atdheu

Mesazhi i një prindi, Arif Arifaj i cili që 30 vite jeton në mërgim, e që në mërgim i humbi dy djemtë e tij!

18/10/2020

Rinia e PDK-së shkel vendimet e Qeverisë, rreth 100 persona në aheng me muzikë në Drenas (Video)

Ndonëse rastet me COVID-19 ditëve të fundit kanë filluar të rriten, rreth 100 persona janë mbledhur sonte në Drenas, në mesin e tyre edhe ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti dhe kryetari i rinisë së kësaj partie, Donjet Bislimi, të cilëve nuk po ju bënë përshtypje kjo situatë me virus.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët kanë dërguar disa pamje, ku të njëjtit shihen duke u argëtuar me sharkia, meze e birra, në një vend ku shihet edhe një flamur kombëtar.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë njoftuar se në këtë ndejë po festojnë ditëlindjet e dy aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Paralajmërimi i kryeministrit Avdullah Hoti, se do të shtrëngohen masat, siç duket nuk vlen për ata që organizuan këtë aheng, duke e parë se janë shkelur të gjitha masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Në fshatin Poliqkë të Kamenicës dje rreth orës 16:45 është gjetur e varur në degën e një lisi Arbesa Musliu e cila dysho...
18/10/2020

Në fshatin Poliqkë të Kamenicës dje rreth orës 16:45 është gjetur e varur në degën e një lisi Arbesa Musliu e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Arbesa Musliu 20-vjeçare është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e 20-vjeçares nga Kamenica, e cila u gjet e varur mbrëmë në fshatin Poliqkë të Kamenicës

Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i kësaj prokurorie, Jetish Maloku, i cili tha se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

“Mund ta konfirmoj si rast. Viktima dyshohet se është vetëvrarë. Janë duke u bërë hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët dhe më pas është dërguar në IML për obduksion. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti”, tha Maloku.

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Rilindja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share


Other Media/News Companies in Pristina

Show All

You may also like